Skifter Kellici - Mergimi ne Amerike, krijimtaria letrare dhe publistike
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Interviste eskluzive per Bota Sot, me shkrimtarin, publicistin dhe komentatorin e njohur sportiv, Skifter Kellici, SKIFTER KELLICI-MERGIMI NE AMERIKE,KRIJIMTARIA LETRARE DHE PUBLICISITIKE BOSTON - MASSACHUSSTES : 11 vjet me pare ,saktesisht ne mars te viti 1999, shkrimtari, publicisti dhe komentatori i njohur sportiv, Skifter Kellici, la Shqiperine dhe mori rrugen e mergimit, ne Boston te SHBA-se. La Biblioteken Kombetare, qe u be shtepia e tij e dyte, la kameran dhe mikrofonin sportiv, per te filluar nje jete te re te panjohur dhe plot te papritura. Ai jeton prej vitesh se bashku me familjen e tij ne "kryeqytetin" e kolonive te para te emigranteve shqiptare ne Bostonin e Nolit, siç e njohim ne shqiptaret kete qytet. Ne kete interviste me gazetarin tone Beqir Sina ne SHBA-es, flete per jeten e tij ne Shqiperi dhe me pas ne SHBA-es si shkrimtari publicisti dhe komentatori i njohur sportiv. Bota Sot : Perse Skifter? Skifter Kellici : - Fundi i viteve ’90-te,sic dihet, qe shume i veshtire ne Shqiperi.M’u duk se duke shkruar mbi 20 libra ,romane,si “Atentat ne Paris’,”Pas gjurmeve”,(per femije),vellime me tregime,si “Nje ndodhi ne stadium”,”Zerat e jetes”, libra publicistike sportive,”Si histori e futbollit”.”Yjet e futbollit boteror”,kisha perfunduar krejtesisht ciklin tim krijues, per te filluar keshtu nje jete te veshtire, kryesisht per te siguruar te ardhmen e djalit tim te vetem,Maldi, qe kishte pasion per kitare, instrument pe per te cilin nuk kishte specialitet ne Shqiperi. -Por koha tregoi se cikli krijues nuk kishte mbaruar, sepse ti gjate ketyre 11 vjeteve te mergimit amerikan,ke botuar romane,si “Te korruptuarit” per situaten e sotme ne Shqiperi,”Festivali i njembedhjete”,kushtuar kesaj ngjarjeje kaq tragjke ne vitin 1972, te cilin diktatori Enver Hoxha e perdori si shkas per te nisur sulmin e tij te eger ndaj kultures dhe artit tone,si dhe cikle “dossier” per probleme ne fushen e letersise, arteve, gjuhes, historise e sportit, te botuara thuajse ne tere shtypin tone dhe ne gazetat e diaspores, “Illyria” dhe “Bota Sot”, qe nga viti 1999 e deri tani. -Nuk e kisha menduar kurre qe ketu ne Boston, ku merrem me nje pune qe nuk ka te beje fare me gazetarine, a letersine, te shkruaj mbi 500 faqe cikle “dosisier”, sic ve ne dukje ti.Por, sic duket, shueme ngjarje nga pervoja ime si gazetar dhe shkrimtar, te hasura gjate kerkimeve ne Arkivin e Shtetit dhe Biblioteken Kombetare ne Tirane,si Konferenca e Tiranes, qe u shtyp ne menyren me mizore nga Enver Hoxha,ngjarje ne Radio Tirana,si arrestimi me 1963 dhe denimi me vdekje i gazeterve te saj Fadil Kokomani dhe Vangjeel Lezho pas disa vitesh,Festivali i 11-te i Kenges me 1972, qe e kam perjetur si gazetar ne RTVSH, kujtime nga jeta e komentatorit te madh sportiv, Anton Mazreku,te Ballkaniades se vitit 1946, ku Shqiperia u shpall kampione e shume te tjera, me shtyne qe te shkruaj cikle “dossier” qe besoj se kane ndricuar edhe me shume keto ngjarje te rendesishme ne nje kendveshrim tjeter,pa pretenduar se kam nxjerre ne pah fakte te reja ne histori,letersi a gjuhesi. Bota Sot : -Sidoqofte, pa e tepruar, me keto cikle “dossier” e artikuj te tjere,mund te them me plot goje se je nga publicistet me te shquar te ketyre viteve te fundit. Skifter Kellici : -E besoj,po te marrim parasysh se keshtu me kane thene edhe kolege te tjere, nder te cilet kolegu im,publicisti i njohur, Marash Hajati,i cili nje nga librat e tij publicistike,ma dhuroi vitin e kaluar,mos ma merr per mungese modestie, me perkushtimkn si “…nje nga penat me te shquara ne publicistie”. Bota Sot : -Por, ndonese je marre me kete zhaner qe sot kultivohet me sukses nga gazetare dhe publiciste te tjere, nuk ke lene pas dore edhe krijimtarine artistike.Ne intervista qe ke dhene ne shtyp edhe ne radiotelevizione, sic me thone edhe kolege nga Tirana, ti ke shkruar dhe botuar edhe vepra te tjera.Nder to do te permend romanin “Dashuri e gdhdedur ne shkemb” me teme ilire. Skifter Kellici : -Te them te drejten, nuk kisha menduar kurre qe do te shkruja ketu ne mergim letersi te mirefillte artistike.Por nuk ndodhi keshtu.Bazuar ne disa motive te noveles se njohur “Tej kaltersive” te shkrimtarit Bilal Xhaferi, qe ka vdekur me 1987 ne Cikago,madje ka nje version qe eshte vrare nga njerez te Sigurimit te Shtetit, te ardhur enkas ne SHBA,shkrova romanin e mesiperm,qe u botua me 2007.Me vjen shume mire qe njerez te njohur te letersise dhe arteve, studiues,kritike, e kane vleresuar kete roman si nje nder veprat me te rendesishme te letersise me teme historike.Eshte nder per mua dhe, per me teper, per Bilal Xhaferin, nje nder shkrimtaret dhe poetet me te mire shqiptare, i cili do te kishte arritur maja edhe me te larta, po te kishte qene gjalle, sepse do te ishte sot 75 vjec. Bota Sot : -Siç ke permendur ne intervista ke shkruar edhe romane me teme amerikane. Skifter Kellici : -Po. Êshte nje dukuri qe nuk e kisha menduar kurre.Por 11 vjet te kaluara ketu ne Amerike mund te them se me kane dhene mundesi te njoh jo pak jeten dhe psikologjine amerikane.Keshtu kam shkruar romanin “ Dashuria e shurdhememecit Kent”, ku pershkruaj dramen e nje njeriu te vetmuar dhe fatkeq.Pr. dr.Eshref Ymeri, publicist dhe autore fjaloresh,qe ka lexuar doreshkrimin, e ka krahasuar kete personazh me Akakij Akakijevicin, heroin e njohur te Gogolit ne novelen “Kapota” (“Manteli”), qe eshte botuar edhe ne gjuhen shqipe.Besoj se romani do te botohet nga se shpejti nga “ Toena”. Bota Sot : -Ne dosierin “11 shtatori 2001 ne perjetimet e nje shqiptari”, botuar ne shtypin e Tiranes,ke permendur se nga kjo tragjedi mbareboterore je frymezuar per te shkruar nje roman. Skifter Kellici : -Po, kam shkruar romanin me titull “Shtatori gjemes se madhe”, kushtuar tre shqiptareve nga trojet tona ne Malin e Zi qe humben jeten midis 3000 te tjereve ne tragjedine e 11 shtatorit.Pres qe ndonje shtepi botuese ta marre ne shqyrtim. Bota Sot : -Kur permendet emri yt, shumekush ka parasysh komentatorin e njohur te futbollit ne Radio dhe Televizion deri me 1999. Skifter Kellici :-Do te doja qe krahas kesaj njohjeje ne fushe e gazetarise radiotelevizive te kisha po ate popullaritet edhe ne letersi. Por, ja qe kjo, per fat te keq nuk ka ndodhur dhe nuk di a do te ndodhe. Bota Sot : -Duke mbetur te kjo teme, si ndodhi qe gjate viteve te diktatures je dukur dhe zhdukur nga ekrani sportiv. Skifter Kellici : -Eshte histori e gjate,dramatiko-komike.Ne vitet 70- te me mua mor drejtiri pedant dhe konservator Thanas Nano, qe thoshte se u ngjaja komentatoreve italiane dhe keshtu me hoqi nga ekrani sportiv.Por me 1986 u zhduka perseri nga kamera dhe nga komentimi i ndeshjeve nderkombetare te futbollit ne TVSH .Me pas, me 1991, nje nga ish-drejtuesit kryesore te RTVSH-se me shpjegoi se isha hequr atehere me urdher te Ramiz Alise .E habitshme,por ja qe eshte e ertetete.Duket se edhe ai gjykonte me metrin e Thanas Nanos, qe aso kohe ishte prej 10 vjetesh ne pension.Sot kjo tigellon e habitshme, po te hamendesosh sikur presidentit Obama t’i shkrepte ne koke qe ne CNN,ne kete gjigand televiziv ne Amerike, te hiqej nga kamera X ose Y komentator.Drejtuesit e CNN-se do t’i thonin presidentit te merrej me punet e tij se kjo ishte komptence e tyre. Bota Sot : -Po me koleget e tjere sportive si ke shkuar? Skifter Kellici : -Koleege te mi kane qene Anton Mazreku,babai i mikrofonit dhe gazetarise sportive dhe pasuesi i pare i tij , Ismet Bellova.Me ta kam shkuar shume mire.Por, per fat te keq, ne vitet 80-te u gjenden nja dy “ mikrofoniste, a kameraniste sportive”, sidomos njeri- V.G., cili ka rreth 40 vjete ne mikrofon dhe perdor ende 14 fjale dhe… 25 perqind te tyre, ose, me sakte, 15 fjale pa nje cerek, sic e kam theksuar edhe ne nje shkrim te koheve te fundit,i cili, duke vuajtur nga kompleksi i inferioritetit, pati bere c’eshte e mundur te me pengonte ne mikrofon dhe kamera.Dhe te mendosh se isha une qe e futa ne kete rruge kete “komentator sportiv” qe deri tani nuk ka botuar jo me liber sportive, por as artikuj per te qene, pale qe te lexoje libra te tille edhe ne gjuhe te huaja. Bota Sot : -Te kthehemi te letersia.Cilat vepra te bejne te jesh krenar? Skifter Kellici :-Romani “Atentat ne Paris’,per femije- novela “Kujtimet e mehalles se vjeter” dhe romani “Pas gjurmeve”, i cili eshte ekranizuar edhe nga Kinostudioja “Shqiperia e Re”, me regjisore Xhanfise Kekon, dhe ka fituar cmimin e trete ne Festivalin Nderkometar te Filmit per Femje ne Xhifoni, (Itali), midis 95 fimash nga 75 vende te botes.Romanin”Atentat ne Paris” e kam ripunuar dhe besoj se po te botohet, do te jete nder veprat me te mira me teme historike. Bota Sot : -Cili eshte shkrimtari qe adhuroni me shume? Skifter Kellici, -Ismail Kadarea.Nga ai kam mesuar te shkruaj, besoj mire. Bota Sot : -Sa ka ndikuar gazetaria ne formimin tend si shkrimtar. Skifter Kellici :-Nuk ka ndikuar shume, sepse une gjate kohes qe kam punuar si gazetar ne Radio dhe pastaj ne TVSH,duke u marre kryesisht me emisione artistike e sportive, nuk kam levizur shume neper Shqiperi. Madje, mund te them se gazetaria sportive me ka penguar qe te jem shkrimtar edhe me mire, sepse ma marre shume kohe, me lexime, studime e vepra publicistike sportive qe permenda me siper.Dhe, anasjelltas, po te mos kisha qene shkrimtar, do te kisha dhene me shume vepra me teme sportive.Por nuk jam i penduar per kete. Bota Sot : -A ke shkruar vepra skematike? Skifter Kellici : -Si shume shkrimtare te tjere .I tille eshte romami ” Nen harqet e zjarrta”,(1979), kushtuar klases punetore, bazuar ne parimet e realizmit socialist, qe duhet harruar.Por ne publicistike, sidomos ciklet “ dossier”dhe vepra “Historia e Radiotelevizionit Shqiptar”(1938-1990), besoj se do te mbeten per vlerat qe kane . Bota Sot : -Cili eshte libri i radhes qe pret te botosh? Skifter Kellici : -Me mire, cilet jane librat e radhes, sepse jane disa,vecse te shkruar ne vite te ndryshme:“Qeni i kampit te perqendrimit”,roman humoristiko-tragjik,qe eshte planifikuar te botohet nga Shtepia Botuese “ Faik Konica” ne Prishtine, romani “Historia e nje vdekeje te vonuar”, kushtuar renies se komunizmit, me 1991, qe pres te botoje Shtepia Botuese “Buzuku” , po ne Prishtine dhe romanet me teme amerikane,vecanerisht romani “ Shtatori i gjemes se madhe”. Bota Sot : -Po shkrime te tjera sportive? Skifter Kellici : -Kam botuar para disa muajsh ne “Albania”18 artikuj per boteroret e futbollit nga viti 1930 deri me 2006 me kujtime te Nando Martelinit,komentatorit te madh italian,te Anton Mazrekut dhe me kujtime te miat.Botoj hera heres fejtone edhe ne gazeten “Sporti Shqiptar “ te krijuar nga vete Anton Mazreku, me 1935 dhe me duket se jam edhe une nga ata qe vazhdoj pervojen e tij te vyer ne kete fushe,pra duke mbetur se pari gazetar dhe komentator sportiv e pastaj shkrimtar. Interviste nga Beqir Sina,Nju Jork Intervistë eskluzive për Bota Sot, me shkrimtarin, publicistin dhe komentatorin e njohur sportiv, Skifter Këllici, SKIFTER KELLICI-MERGIMI NE AMERIKE,KRIJIMTARIA LETRARE DHE PUBLICISITIKE BOSTON - MASSACHUSSTES : 11 vjet më parë ,saktësisht në mars të viti 1999, shkrimtari, publicisti dhe komentatori i njohur sportiv, Skifter Këllici, la Shqipërinë dhe mori rrugën e mërgimit, në Boston të SHBA-së. La Bibliotekën Kombëtare, që u bë shtëpia e tij e dytë, la kameran dhe mikrofonin sportiv, për të filluar një jetë të re të panjohur dhe plot të papritura. Ai jeton prej vitesh së bashku me familjen e tij në "kryeqytetin" e kolonive të para të emigrantëve shqiptarë në Bostonin e Nolit, siç e njohim ne shqiptarët këtë qytet. Në këtë intervistë me gazetarin tonë Beqir Sina në SHBA-ës, fletë për jetën e tij në Shqipëri dhe më pas në SHBA-ës si shkrimtari publicisti dhe komentatori i njohur sportiv. Bota Sot : Përse Skifter? Skifter Këllici : - Fundi i viteve ’90-të,sic dihet, qe shumë i vështirë në Shqipëri.M’u duk se duke shkruar mbi 20 libra ,romane,si “Atentat në Paris’,”Pas gjurmëve”,(për fëmijë),vëllime me tregime,si “Një ndodhi në stadium”,”Zërat e jetës”, libra publicistikë sportivë,”Si histori e futbollit”.”Yjet e futbollit botëror”,kisha përfunduar krejtësisht ciklin tim krijues, për të filluar kështu një jetë të vështirë, kryesisht për të siguruar të ardhmen e djalit tim te vetëm,Maldi, që kishte pasion për kitarë, instrument pë për të cilin nuk kishte specialitet në Shqipëri. -Por koha tregoi se cikli krijues nuk kishte mbaruar, sepse ti gjatë këtyre 11 vjetëve të mërgimit amerikan,ke botuar romane,si “Të korruptuarit” për situatën e sotme në Shqipëri,”Festivali i njëmbëdhjetë”,kushtuar kësaj ngjarjeje kaq tragjke në vitin 1972, të cilin diktatori Enver Hoxha e përdori si shkas për të nisur sulmin e tij të egër ndaj kulturës dhe artit tonë,si dhe cikle “dossier” për probleme në fushën e letërsisë, arteve, gjuhës, historisë e sportit, të botuara thuajse në tërë shtypin tonë dhe në gazetat e diasporës, “Illyria” dhe “Bota Sot”, që nga viti 1999 e deri tani. -Nuk e kisha menduar kurrë që këtu në Boston, ku merrem me një punë që nuk ka të bëjë fare më gazetarinë, a letërsinë, të shkruaj mbi 500 faqe cikle “dosisier”, sic vë në dukje ti.Por, sic duket, shuëmë ngjarje nga përvoja ime si gazetar dhe shkrimtar, të hasura gjatë kërkimeve në Arkivin e Shtetit dhe Bibliotekën Kombëtare në Tiranë,si Konferenca e Tiranës, qe u shtyp në mënyrën më mizore nga Enver Hoxha,ngjarje në Radio Tirana,si arrestimi më 1963 dhe dënimi me vdekje i gazetërve të saj Fadil Kokomani dhe Vangjeël Lezho pas disa vitesh,Festivali i 11-të i Këngës më 1972, që e kam përjetur si gazetar në RTVSH, kujtime nga jeta e komentatorit të madh sportiv, Anton Mazreku,të Ballkaniadës së vitit 1946, ku Shqipëria u shpall kampione e shumë të tjera, më shtynë që të shkruaj cikle “dossier” që besoj se kanë ndricuar edhe më shumë këto ngjarje të rëndësishme në një këndvëshrim tjetër,pa pretenduar se kam nxjerrë në pah fakte të reja në histori,letërsi a gjuhësi. Bota Sot : -Sidoqoftë, pa e tepruar, me këto cikle “dossier” e artikuj të tjerë,mund të them me plot gojë se je nga publicistët më të shquar të këtyrë viteve të fundit. Skifter Këllici : -E besoj,po të marrim parasysh së kështu më kanë thënë edhe kolegë të tjerë, ndër të cilët kolegu im,publicisti i njohur, Marash Hajati,i cili një nga librat e tij publicistikë,ma dhuroi vitin e kaluar,mos ma merr për mungesë modestie, me përkushtimkn si “…një nga penat më të shquara në publicistië”. Bota Sot : -Por, ndonëse je marrë më këtë zhanër që sot kultivohet me sukses nga gazetarë dhe publicistë të tjerë, nuk ke lënë pas dore edhe krijimtarinë artistike.Në intervista që kë dhenë në shtyp edhe në radiotelevizione, sic më thonë edhe kolegë nga Tirana, ti ke shkruar dhe botuar edhe vepra të tjera.Ndër to do të përmend romanin “Dashuri e gdhdedur në shkëmb” me tëmë ilire. Skifter Këllici : -Të them të drejtën, nuk kisha menduar kurrë që do të shkruja këtu në mërgim letërsi të mirëfilltë artistike.Por nuk ndodhi kështu.Bazuar në disa motive të novelës së njohur “Tej kaltërsive” të shkrimtarit Bilal Xhaferi, që ka vdekur më 1987 në Cikago,madje ka një version që është vrarë nga njërëz të Sigurimit të Shtetit, të ardhur enkas në SHBA,shkrova romanin e mësipërm,që u botua më 2007.Më vjen shumë mirë që njerëz të njohur të letërsisë dhe arteve, studiues,kritikë, e kanë vlerësuar këtë roman si një ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë me temë historike.Eshtë nder për mua dhe, për më tepër, për Bilal Xhaferin, një ndër shkrimtarët dhe poetët më të mirë shqiptarë, i cili do të kishte arritur maja edhe më të larta, po të kishte qenë gjallë, sepse do të ishte sot 75 vjec. Bota Sot : -Siç ke përmendur në intervista ke shkruar edhe romane me temë amerikane. Skifter Këllici : -Po. Êshtë një dukuri që nuk e kisha menduar kurrë.Por 11 vjet të kaluara këtu në Amerikë mund të them se më kanë dhënë mundësi të njoh jo pak jetën dhe psikologjinë amerikane.Kështu kam shkruar romanin “ Dashuria e shurdhememecit Kent”, ku përshkruaj dramën e një njeriu të vetmuar dhe fatkeq.Pr. dr.Eshref Ymeri, publicist dhe autorë fjalorësh,që ka lexuar dorëshkrimin, e ka krahasuar këtë personazh me Akakij Akakijevicin, heroin e njohur të Gogolit në novelën “Kapota” (“Manteli”), që është botuar edhe në gjuhën shqipe.Besoj se romani do të botohet nga së shpejti nga “ Toena”. Bota Sot : -Në dosierin “11 shtatori 2001 në përjetimet e një shqiptari”, botuar në shtypin e Tiranës,ke përmendur se nga kjo tragjedi mbarëbotërore je frymëzuar për të shkruar një roman. Skifter Këllici : -Po, kam shkruar romanin me titull “Shtatori gjëmës së madhe”, kushtuar tre shqiptarëve nga trojet tona në Malin e Zi që humbën jetën midis 3000 të tjerëve në tragjedinë e 11 shtatorit.Pres që ndonjë shtëpi botuese ta marrë në shqyrtim. Bota Sot : -Kur përmendet emri yt, shumëkush ka parasysh komentatorin e njohur të futbollit në Radio dhe Televizion deri më 1999. Skifter Këllici :-Do të doja që krahas kësaj njohjeje në fushë e gazetarisë radiotelevizive të kisha po atë popullaritet edhe në letërsi. Por, ja që kjo, për fat të keq nuk ka ndodhur dhe nuk di a do të ndodhë. Bota Sot : -Duke mbetur të kjo temë, si ndodhi që gjatë viteve të diktaturës je dukur dhe zhdukur nga ekrani sportiv. Skifter Këllici : -Eshtë histori e gjatë,dramatiko-komike.Në vitet 70- të me mua mor drejtiri pedant dhe konservator Thanas Nano, që thoshte se u ngjaja komentatorëve italianë dhe kështu më hoqi nga ekrani sportiv.Por më 1986 u zhduka përsëri nga kamera dhe nga komentimi i ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit në TVSH .Më pas, më 1991, një nga ish-drejtuesit kryesorë të RTVSH-së më shpjegoi se isha hequr atëherë me urdhër të Ramiz Alisë .E habitshme,por ja që është e ërtetetë.Duket se edhe ai gjykonte me metrin e Thanas Nanos, që aso kohe ishte prej 10 vjetësh në pension.Sot kjo tigëllon e habitshme, po të hamendësosh sikur presidentit Obama t’i shkrepte në kokë që në CNN,në këtë gjigand televiziv në Amerikë, të hiqej nga kamera X ose Y komentator.Drejtuesit e CNN-së do t’i thonin presidentit të merrej me punët e tij se kjo ishte komptencë e tyre. Bota Sot : -Po me kolegët e tjerë sportivë si ke shkuar? Skifter Këllici : -Koleëgë të mi kanë qenë Anton Mazreku,babai i mikrofonit dhe gazetarisë sportive dhe pasuesi i parë i tij , Ismet Bellova.Me ta kam shkuar shumë mirë.Por, për fat të keq, në vitet 80-të u gjendën nja dy “ mikrofonistë, a kameranistë sportivë”, sidomos njeri- V.G., cili ka rreth 40 vjetë në mikrofon dhe përdor ende 14 fjalë dhe… 25 përqind të tyre, ose, më saktë, 15 fjalë pa një cerek, sic e kam theksuar edhe ne një shkrim të kohëve të fundit,i cili, duke vuajtur nga kompleksi i inferioritetit, pati bërë c’është e mundur të më pengonte në mikrofon dhe kamera.Dhe të mendosh se isha unë që e futa në këtë rrugë këtë “komentator sportiv” që deri tani nuk ka botuar jo më libër sportive, por as artikuj për të qenë, pale që të lexojë libra të tillë edhe në gjuhë të huaja. Bota Sot : -Të kthehemi te letërsia.Cilat vepra të bëjnë të jesh krenar? Skifter Këllici :-Romani “Atentat në Paris’,për fëmijë- novela “Kujtimet e mëhallës së vjetër” dhe romani “Pas gjurmëve”, i cili është ekranizuar edhe nga Kinostudioja “Shqipëria e Re”, me regjisore Xhanfise Kekon, dhe ka fituar cmimin e tretë në Festivalin Ndërkomëtar të Filmit për Fëmjë në Xhifoni, (Itali), midis 95 fimash nga 75 vende të botës.Romanin”Atentat në Paris” e kam ripunuar dhe besoj se po të botohet, do të jetë ndër veprat më të mira me temë historike. Bota Sot : -Cili është shkrimtari që adhuroni më shumë? Skifter Këllici, -Ismail Kadarea.Nga ai kam mësuar të shkruaj, besoj mirë. Bota Sot : -Sa ka ndikuar gazetaria në formimin tend si shkrimtar. Skifter Këllici :-Nuk ka ndikuar shumë, sepse unë gjatë kohës që kam punuar si gazetar në Radio dhe pastaj në TVSH,duke u marrë kryesisht me emisione artistike e sportive, nuk kam lëvizur shumë nëpër Shqipëri. Madje, mund të them se gazetaria sportive më ka penguar që të jem shkrimtar edhe më mirë, sepse ma marrë shumë kohë, me lexime, studime e vepra publicistike sportive që përmenda më sipër.Dhe, anasjelltas, po të mos kisha qenë shkrimtar, do të kisha dhënë më shumë vepra me temë sportive.Por nuk jam i penduar për këtë. Bota Sot : -A ke shkruar vepra skematike? Skifter Këllici : -Si shumë shkrimtarë të tjerë .I tillë është romami ” Nën harqet e zjarrta”,(1979), kushtuar klasës punëtore, bazuar në parimet e realizmit socialist, që duhet harruar.Por në publicistikë, sidomos ciklet “ dossier”dhe vepra “Historia e Radiotelevizionit Shqiptar”(1938-1990), besoj se do të mbeten për vlerat që kanë . Bota Sot : -Cili është libri i radhës që pret të botosh? Skifter Këllici : -Më mirë, cilët janë librat e radhës, sepse janë disa,vecse të shkruar në vite të ndryshme:“Qeni i kampit të përqendrimit”,roman humoristiko-tragjik,që është planifikuar të botohet nga Shtëpia Botuese “ Faik Konica” në Prishtinë, romani “Historia e një vdekeje të vonuar”, kushtuar rënies së komunizmit, më 1991, që pres të botojë Shtëpia Botuese “Buzuku” , po në Prishtinë dhe romanet me temë amerikane,vecanërisht romani “ Shtatori i gjëmës së madhe”. Bota Sot : -Po shkrime të tjera sportive? Skifter Këllici : -Kam botuar para disa muajsh në “Albania”18 artikuj për botërorët e futbollit nga viti 1930 deri më 2006 me kujtime të Nando Martelinit,komentatorit të madh italian,të Anton Mazrekut dhe me kujtime të miat.Botoj hear herës fejtone edhe në gazetën “Sporti Shqiptar “ të krijuar nga vetë Anton Mazreku, më 1935 dhe më duket se jam edhe unë nga ata që vazhdoj përvojën e tij të very në këtë fushë,pra duke mbetur së pari gazetar dhe komentator sportiv e pastaj shkrimtar. Intervistë nga Beqir Sina,Nju Jork
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 3.8 KB) - not displayed