Holandë; Koka të prera derrash nëpër xhami

albertino rakipi <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
		
						
									Holandë; Koka të prera derrash nëpër xhami							
						
						
								
								
				
										
											
									
										
											
									
										
											
										
				
							
						
		
			
				
			
				
		
						
				Shkruar nga Radio Pendimi			
				
			|	
						
				20 Tetor 2010			
			
			

				
		
				
				
		 
  Share
Në Holandë me ardhjen në krye të 
detyrës të qeverisë se re të pakicave e cila u formua me mbështetjen e 
partisë raciste Lira, sulmet kundër turqve dhe marokenëve janë shtuar.
Përshkallëzimi i sulmeve kundrejt 
xhamive ka filluar të shkaktojë shqetësim. Partitë opozitare sulmet në 
fjalë i ngritën në rendin e parlamentit.
Javët e fundit sulmet kundër xhamive 
në Holandë janë dendësuar në mënyrë të ndjeshme. Ndërkohë që në qytetin 
Dordrecht një xhami është sulmuar me armë, një xhamie tjetër në Gronigen
 i është vënë zjarri.
Nëpër shumë xhami muret janë 
shkarravitur me slogane raciste si dhe janë lyer me gjak derri. Nëpër 
disa xhami janë hedhur edhe koka të prera derrash.
Partia e Majtë e të Gjelbërve dhe 
Partia Laburiste kanë paraqitur në parlament nga një interpelancë. 
Partia Laburiste gjithashtu ka kërkuar që parlamenti të mblidhet në një 
seancë urgjente për të diskutuar sulmet kundër myslimanëve dhe faltoreve
 të tyre. Ky propozim është përkrahur edhe nga Partia e Majtë e të 
Gjelbërve.
Kurse Gert Uilders, i cili njihet për 
deklaratat si "Sa më pak xhami të ketë në Holandë aq më mirë është", në 
një mesazh që ka shkruar në TWITTER ka thënë se "sulmet ndaj xhamive 
janë të papranueshme". /TRT/
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.