AKREPAT E ORËS 60 MINUTA MBRAPA

Senad Maku <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
AKREPAT E ORËS 60 MINUTA MBRAPA
E Shtunë, 10.30.2010, 09:50pm (GMT+1)

Ndryshimi i orës do të bëhet më datën 31 tetor 2010, e dielë, në orën 3.00 të mëngjesit, kur akrepat do të kthehen mbrapa 60 minuta duke treguar orën 2:00 të mëngjesit.Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.Si ligj europian, ndryshimi i orës në këtë rajon u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet . Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit. www.voal-online.ch

   Senad  Maku - Ulqin  Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT  www.bibladhekurani.com
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.