Kandidati republikan Joe DioGuardi nuk arrin fitore I Will Continue My Mission
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Kandidati republikan Joe DioGuardi nuk arrin fitore BEQIR SINA, New York DioGuardi mori 39 perqind te votave ndersa kandidatja demokrate Kirsten Gillibrand fitoi me 57 perqind te votave NJU JORK : Kandidati Konservator dhe Republikan Joe DioGuardi nuk mundi te jete nje fitues i nje vendi ne Senat per Nju Jorkun, por, ai ishte ylli republikan ne rritje, i cili, humbi me nje diference, prej me shume se 18 perqind . DioGuardi, humbi mbreme ne garen me Senatoren Kirsten Gillibrand, e cila kandidoje siç tha ai per parate e saj ne garen e New Yorkut , duke shpenzuar me shume se 10 milion dollare, perballe shumes simbolike qe shpenzoje DioGuardi, ne nje kohe jo te mjaftueshme. Ish kongresmeni DioGuardi, i cili, sherbeu ne Kongres 1985-1988, ishte i vetmi kandidate ne SHBA Kontabilist i Çertifikuar Publik, per te perfaqesuar Nju Jorkun ne Senat, ka fituar me keto zgjedhje ne shtetin e Nju Jorkut, profilin e tij per t'u ngritur me larte. DioGuardi, erdhi duke promovuar veten si nje luftetar, per t'ju kundervene reformes se kesaj qeverisje, e cila, siç tha ai "eshte i varur dhe i kapur prej shpenzimeve dhe borxheve te huamarrjes." Joe DioGuardi, teksa u ngjit ne "ballkonin" e republikaneve, ne Hilton Hotel, se bashku me familjen e tij bashkeshorten Shirli Klojes - DioGuardi, e cila i ka ndenjur prane gjate gjithe fushates, duke u bere "krah i fuqishem i tij" , vellaun e tij, djalin dhe motrat, nipat e mbesat, dhe kryetarin e partise republikane Ed Cox, stafin e tij te perkushtuar dhe te palodhur, perpara mbeshtetesve te tij te flaket shqiptar qe nuk kursyen asgje dhe atyre amerikan, foli me enutusiazem dhe shprese te madhe se "gara dhe misioni i tij nuk kane perfunduar" DioGuardi premtoje ne nje fjalim te shkurter se ai" do te vazhdoje te luftoje ne sektorin privat, per te krijuar pergjegjesi me te madhe fiskale dhe pergjegjshmerise publike ne Uashington. Ne, tha DioGuardi nuk mund te vazhdojme te shpenzojme para, qe ne nuk kemi dhe te marrim hua nga vendet qe nuk ndajne vlerat tona. Ne nuk mund te vazhdojme te bejme tatime bizneseve te falimentuara, apo te rrezikojme endrren amerikane. Ne nuk mund te vazhdojme te miratojne legjislacionin qe shtyn ekonomine tone drejt pragfalimentimit, dhe te "fusim" femijet tane ne borxh, ose potencialin tone dhe ate te Amerikes." "Ne, si qytetare Amerikane, duhet te punojme per t'i dhene fund politikave destruktive qe kane dale nga Uashingtoni. Vendi yne nuk mund te vazhdoje pa reforma, dhe ne qofte se perfaqesuesit tane ne Uashington, demokrat apo republikan, nuk jane te gatshem per te mbrojtur interesat tona, ne duhet te levizim ne veprime si qytetare private." DioGuardi tha se konkurrenca e dy kandidateve sjell gjithmone disa nga çeshtjet me te rendesishme, edhe pse njeri ka per te humbur e tjetri ka per te fituar". Joe DioGuardi tha ne mbyllje te kesaj gare se ai ishte i kenaqur se kandidatura e tij solli nje "drite qe e ndriçoi" mbi ate qe ka ndodhur ne Nju Jork." Ai tha se e kishte telefonuar kundershtaren e tij dhe i a kishte uruar fitoren. JoeDioGuardi tha se"Kur ju shikoni se çfare behet ne shoqerine tone, sidomos kete shtet, ju duhet te keni parasysh nje konkurrence, ne menyre qe te sjelle nga çeshtjet e rendesishme," tha ai. DioGaurdi gjithashtu vuri ne dukje se humbja e tij i "dedikohet asaj sepse sipas tij ai kishte fonde te kufizuara dhe kohe jo qa sa duhet perballe kundershtarit te tij demokrat Kirsten Gillibrand per te sfiduar se senatore ne detyre. "Nje mesazh ne nje debat eshte i bukur, por per te fituar ju duhet te perserisni ate mesazh vazhdimisht ne kontiunitet tha DioGuardi. Kjo gare dhe kjo humbje per mua tha DiGuardi eshte nje mesim qe une shpresoj se disa prej jush duan per te kandiduar perseri - misioni im nuk ka perfunduar" tha ai duke iu falenderuar mjaft ngrohtesisht te gjithe mbeshtetesve te tij. Kandidati republikan Joe DioGuardi nuk arrin fitore BEQIR SINA, New York DioGuardi mori 39 përqind të votave ndërsa kandidatja demokrate Kirsten Gillibrand fitoi me 57 përqind të votave NJU JORK : Kandidati Konservator dhe Republikan Joe DioGuardi nuk mundi të jetë një fitues i një vendi në Senat për Nju Jorkun, por, ai ishte ylli republikan në rritje, i cili, humbi me një diferencë, prej më shumë se 18 përqind . DioGuardi, humbi mbrëmë në garën me Senatoren Kirsten Gillibrand, e cila kandidojë siç tha ai për paratë e saj në garën e New Yorkut , duke shpenzuar më shumë se 10 milion dollarë, përballë shumës simbolike që shpenzojë DioGuardi, në një kohë jo të mjaftueshme. Ish kongresmeni DioGuardi, i cili, shërbeu në Kongres 1985-1988, ishte i vetmi kandidatë në SHBA Kontabilist i Çertifikuar Publik, për të përfaqësuar Nju Jorkun në Senat, ka fituar me këto zgjedhje në shtetin e Nju Jorkut, profilin e tij për t'u ngritur më lartë. DioGuardi, erdhi duke promovuar veten si një luftëtar, për t'ju kundërvënë reformës së kësaj qeverisje, e cila, siç tha ai "është i varur dhe i kapur prej shpenzimeve dhe borxheve të huamarrjes." Joe DioGuardi, teksa u ngjit në "ballkonin" e republikanëve, në Hilton Hotel, së bashku me familjen e tij bashkëshorten Shirli Klojes - DioGuardi, e cila i ka ndenjur pranë gjatë gjithë fushatës, duke u bërë "krah i fuqishëm i tij" , vëllaun e tij, djalin dhe motrat, nipat e mbesat, dhe kryetarin e partisë republikane Ed Cox, stafin e tij të përkushtuar dhe të palodhur, përpara mbështetësve të tij të flakët shqiptar që nuk kursyen asgjë dhe atyre amerikan, foli me enutusiazëm dhe shpresë të madhe se "gara dhe misioni i tij nuk kanë përfunduar" DioGuardi premtojë në një fjalim të shkurtër se ai" do të vazhdojë të luftojë në sektorin privat, për të krijuar përgjegjësi më të madhe fiskale dhe përgjegjshmërisë publike në Uashington. Ne, tha DioGuardi nuk mund të vazhdojmë të shpenzojmë para, që ne nuk kemi dhe të marrim hua nga vendet që nuk ndajnë vlerat tona. Ne nuk mund të vazhdojmë të bëjmë tatime bizneseve të falimentuara, apo të rrezikojmë ëndrrën amerikane. Ne nuk mund të vazhdojmë të miratojnë legjislacionin që shtyn ekonominë tonë drejt pragfalimentimit, dhe të "fusim" fëmijët tanë në borxh, ose potencialin tonë dhe atë të Amerikës." "Ne, si qytetarë Amerikanë, duhet të punojmë për t'i dhënë fund politikave destruktive që kanë dalë nga Uashingtoni. Vendi ynë nuk mund të vazhdojë pa reforma, dhe në qoftë se përfaqësuesit tanë në Uashington, demokrat apo republikan, nuk janë të gatshëm për të mbrojtur interesat tona, ne duhet të lëvizim në veprime si qytetarë privatë." DioGuardi tha se konkurrenca e dy kandidatëve sjell gjithmonë disa nga çështjet më të rëndësishme, edhe pse njëri ka për të humbur e tjetri ka për të fituar". Joe DioGuardi tha në mbyllje të kësaj gare se ai ishte i kënaqur se kandidatura e tij solli një "dritë që e ndriçoi" mbi atë që ka ndodhur në Nju Jork." Ai tha se e kishte telefonuar kundërshtaren e tij dhe i a kishte uruar fitoren. JoeDioGuardi tha se"Kur ju shikoni se çfarë bëhet në shoqërinë tonë, sidomos këtë shtet, ju duhet të keni parasysh një konkurrencë, në mënyrë që të sjellë nga çështjet e rëndësishme," tha ai. DioGaurdi gjithashtu vuri në dukje se humbja e tij i "dedikohet asaj sepse sipas tij ai kishte fonde të kufizuara dhe kohë jo qa sa duhet përballë kundërshtarit të tij demokrat Kirsten Gillibrand për të sfiduar se senatore në detyrë. "Një mesazh në një debat është i bukur, por për të fituar ju duhet të përsërisni atë mesazh vazhdimisht në kontiunitet tha DioGuardi. Kjo garë dhe kjo humbje për mua tha DiGuardi është një mësim që unë shpresoj se disa prej jush duan për të kandiduar përsëri - misioni im nuk ka përfunduar" tha ai duke iu falënderuar mjaft ngrohtësisht të gjithë mbështetësve të tij.
finale%20009.JPG
(image/jpeg, 50.4 KB) - not displayed
finale%20032.JPG
(image/jpeg, 52.8 KB) - not displayed
finale%20036.JPG
(image/jpeg, 52.7 KB) - not displayed
finale%20038.JPG
(image/jpeg, 32.5 KB) - not displayed
finale%20056.JPG
(image/jpeg, 37.4 KB) - not displayed
finale%20061.JPG
(image/jpeg, 38.5 KB) - not displayed
finale%20073.JPG
(image/jpeg, 36.1 KB) - not displayed
finale%20081.JPG
(image/jpeg, 35.3 KB) - not displayed
finale%20082.JPG
(image/jpeg, 38.3 KB) - not displayed
finale%20085.JPG
(image/jpeg, 39.5 KB) - not displayed
finale%20089.JPG
(image/jpeg, 37.3 KB) - not displayed
finale%20006.JPG
(image/jpeg, 38.5 KB) - not displayed