VOAL : Agim Vatoci takohet me zonjen Pack

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
_VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AGIM VATOVCI TAKOHET ME ZONJËN  PAK_ 
(http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTARËT&article=9878)  
 
 
 
 
AGIM VATOVCI TAKOHET ME ZONJËN  PAK
E Shtunë, 11.06.2010, 07:50am  (GMT+1)




Voal-online  -  Të nderuar lexues, po ju sjellim foton e Zonjës Doris Pak 
me të  nderuarin Agim Vatovci,  shqiptar i Kosovës me aftësi të kufizuara, i 
cili  është diplomuar në Universitetin e Prishtinës për Ekonomi. Agim 
Vatovci pati  rastin të takohej me Europarlamentaren gjermane, miken e të gjithë 
shqiptarëve  duke u ndjerë  i privilegjuar të ishte ftuar nga miku i tij i 
madh, i cili  është mik i gjithë personave me aftësi të kufizuara të Kosovës,  
 Prof.Dr.Mujë Rugova, Rektori i Universitetit të Prishtinës në ceremoninë e 
 organizuar me rastin e shpalljes së zonjes Doris Pac Doctor Honoris  Causa.

Kur kishte marë ftesën i kishte lindur ideja se çfarë mund t'i  dhuronte 
Zonjës Pak në shenjë respekti dhe nderimi për mbështetjen që kjo u jep  
shqiptarëve, dhe pa u hamendur fare sipas tij, i kishte dhuruar  një  Portret të 
nënes sonë të madh, Nënes Terezë dhe siç na tregon vetë Agim Vatovci,  Zonja 
Pak ishte imresionuar pa masë nga dhurata të cilën ajo e mori nga duart e  
vogla të Agimit, i cili si një xhentëlmen i vërtetë paçka se i vogël në trup 
po  në shenjë nderime e respekti ia puthi dorën Zonës Pak, duke shkaktuar në 
sallë  duatrokitje e brohoritje frenetike.

Në mesazhin që na dërgonte, Agim  Vatovci na përshëndeste si Përshpejtuesi 
i hyrjes së Kosovës në BE. Ne nga ana  jonë, duke i uruar të nderuari 
Vatovci realizimin e dëshirës së tij për ta parë  sa më shpejt Kosovën në BE, i 
bëjmë thirrje gjithë opinionit shqiptar po ashtu  edhe biznesit e politikës që 
të ndihmojnë shqiptarët me aftësi të kufizuara, në  mesin e të cilëve 
ndodhet edhe Agim Vatovci. Ne shqiptarët që jemi dalluar  denbabaden për zemrën 
tonë bujare tashmë sikur jemi bërë cingunë dhe egoistë të  mëdhenj, duke 
menduar veç për vete.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.