_http://www.albdreams.net/nje-mal-i-madh-me-kenge-dhe-valle-shqiptare-ne-ame
rike-foto/comment-page-1/#comment-554_
(http://www.albdreams.net/nje-mal-i-madh-me-kenge-dhe-valle-shqiptare-ne-amerike-foto/comment-page-1/#comment-554
)
_AlbDreams.Net » Blog Archive » Një “Mal i Madh” me këngë dhe valle
shqiptare në Amerikë (FOTO…)#comment-554#comment-554_
(http://www.albdreams.net/nje-mal-i-madh-me-kenge-dhe-valle-shqiptare-ne-amerike-foto/comment-page-1/#c
omment-554)
_Një “mal i madh” me këngë dhe valle shqiptare në Amerikë (FOTO…)_
(http://www.albdreams.net/nje-mal-i-madh-me-kenge-dhe-valle-shqiptare-ne-amerike-fo
to/)
0:56, November 9, 2010 by Pafragje under: _Sidebar_
(http://www.albdreams.net/category/sidebar/) | _1 Comment_
(http://www.albdreams.net/nje-mal-i-madh-me-kenge-dhe-valle-shqiptare-ne-amerike-foto/#comments)
(http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2010/11/XX-fest-327.jpg)
BEQIR SINA, New York
NJU JORK : Në Lehman Ceneter Performing Arts në Bronks- Nju Jork, në 6
nëntor u zhvillua Festivali i XX-të i Këngës e Valles Shqiptare, organizuar
nga Qendra ” “Nënë Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale
- nën kujdesin e kësaj famullie dhe meshtarit e famullitarit dom Pjetër
Popaj, kushtuar 100- Vejtorit të lindjes së Nënë Tereses. Në këtë festival
si çdo vit marrin pjesë , artistët, muzikantët e këngëtarët e vallëtarët
shqiptarë, të cilët, për arsye, kohë, e rrethana të ndryshme, dihet se lanë
vendlindjen dhe ushtruan aktivitetin e tyre në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Madje shumë prej tyre edhe nga ata që kanë qënë me ansambalin shtetror
të këngëve e valleve.
Festivalin e XX-të Shqiptar, që u mbajt të shtunën në mbrëmje e ndoqën më
shumë se 3000 veta. Në festën e madhe të kulturës, për të parë Festivalin e
XX-të, erdhën me këtë rast edhe përfaqësues të komunitet të artistëve,
drejtues të organizatave e shoqatave shqiptare, televizionet e gazetat e
komunitetit, disa autoritete lokale, si edhe bashkëatdhetar nga qytetet e tjera
rreth Nju Jorkut, e shtetet për rreth tij.
Përfaqësues të shtetit të Shqipërisë në Nju Jork, dhe Republikës së
Kosovës. Ishte i ftuar nderi i këtij festivali edhe kongresmeni Eliot Engel,
kryetari i Komunës së Gjakovës Pal Leka, kryetari i Federatës PanShqiptare
Vatra, dr Gjon Buçaj, Presidenti i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan Martin
Shkreli, veprimtari i dalluar i komunitetit Harry Bajraktari, aktori i
njohur shqiptar në SHBA-, Jim Biberaj, Luan Bexheti dhe regjizori amerikan
Joshua Marston .
Në skenën e festivalit për më shumë se 6 orë, u ngjitën grupe vallëtarësh,
këngëtarësh e instrumentistësh nga të gjitha trevat, duke interpretuar
sipas programit më se 35 pika të ndryeshme. Fëmijë të moshave 6 -7 vjeçare dhe
të moshuar kënduan, vallëzuan së bashku në skenën e festivalit..
Festivali, ishte i pasur me këngë e valle, humor e pjes instrumentale, skeçe e
parodi, valle e melodi të zgjedhura shqiptare, të të gjitha krahinave. Festivali
u hap me dy këngë “Këngë për Nënë Teresen dhe Kënga për Festivalin e XX me
Vasil Shkreli dhe Grupi. Dhe u mbyll me një spektakël madhështor, me
pjesën muzikore “Shqipet tona kurr nuk ndalen”, interpretuar nga Grupi “Mergimi”
nga Patersoni me solist Liridona Dervishi dhe Arlind Brahimi, dhe
shpalosjen e një flamuri të madh kuqezi sa e gjithë skena.
Këngët e vallet e Festivalit të XX-të u shoqëruan nga grupi muzikor ”ALBA”
nën drejtimin e kitaristit të talentuar të orkestrës së RTVSH dhe
Ansamblit shtetëror të këngëve dhe Valleve Popullore Edmond Xhani, në klarinetë
dhe saks mjeshtri Sokol Asllani, në organo kompozitori i mirënjohur Ilir
Dangëllia, në bateri Artan Kushi dhe në kitar bas Bradhyl Gaba.
Kryetar i Komisionit të festivalit ishte Famulllitari, Dom Pjetër Popaj,
Drejtor i Festivalit Mark K. Shkreli, Drejtor Organizativ Fran Çotaj,
Drejtor i Skenës Ludvig Çotaj, Publiciteti dhe Marketingu Ismer Mjeku,
Koordinator i Medieve Simon Vukel, Koordinatore të reklamave: Lule Gjokaj, Age
Ivezaj, dhe Viktor Gjelaj. Koferencirët të festivalit Lidia Ujkaj dhe Erion
Spiro, Dirigjent Edmond Xhani, Skenografia Luan Qose, Skenografia Luan Qose dhe
Drejtor Artistik /Regjizor Gëzim Nika.
Bekimin e Festivalit i XX-të Artistik i Këngës Shqiptare, në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës së bashku me përshëndetjen tradicionale e bëri Dom
Pjeter Popaj, famullitar i Kishës “Zoja e Shkodres”, në Hartsdale – Nju Jork.
(http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2010/11/festivali_shqip1.jpg)
“Ky fesitavl , tha Dom Pjetër Popaj, i dedikohet 100 – Vjetorit të
lindjes së Nana Tereses. Ne faleminderojmë Zotin për të gjitha bekimet që na i ka
dhënë. Ai i ka bërë këto bekime e virtyte të njohura në krejt botën
nëpërmjet Nanës Tereze.Dedikimi i saj ndaj Zotit dhe popullit qet në pah dhuratën
tipike shqiptare të Besës. Kur ja jep besën dikujt ja ke dhënë fjalën, ja
ke dhënë jetën. Nana Tereze ishte në atë mënyrë . Ajo dhuroi jetën e vetë
Zotit dhe të varfërve dhe e ka mbajtur besën deri në fund të jetës së vetë.
Sonte ne kremtojmë së bashku, traditën tonë të bukur ruajtjen prej etërve
tanë ndër shekuj. Shumë këngë u dedikohen herojve tanë që nuk kanë kursyer
veten dhe kan dhënë jetën për të ruajtur traditën dhe indetitettin tonë. Ne
jemi shumë krenar për të rijnjt e të rejat e komunitetit tonë, sidomos ata
që kanë lindur këtu, që nuk e harronë prejardhjen e tyre shqiptare. Ata e
dojnë gjuhën shqipe dhe krenohen se janë shqiptar. Shumë prej tyre do t’ju
argëtojnë sonte. Vëreni sa bukur vallëzojnë e këndojnë shqip që tregon se sa
fort janë të kënaqur që janë shqiptar.
Nana Tereze deri që ka vdekur e ka thanë uratën e Puna e Pendimit
shqip.Ajo gjithmonë ka qënë krenare për të qënë shqiptare. Tani faleminderojmë
Zotin që na Parriz kemi një shqiptare që flet shqip. E faleminderojmë
komisijonin organizativë për punën e palodhur për ta bërë këtë mbrëmje kaq të bukur
për neve. Ne kemi ardhur për tu përgëzuar me njeri tjetrin ndërsa
përcjellim argëtimin e pashoq të bijëve e bijave tuaja, vëllezërve dhe motrave tona,
ne jemi krenar me ta, dhe jemi krenar me kulturën tonë të pasur e të lasht
kombëtare. Prandaj edhe nji herë mirë se keni ardhur dhe kalofshi mirë në
këtë festival.
Koferencirët të festivalit Lidia Ujkaj dhe Erion Spiro, në fillim të
shfaqjes thanë se “ Festivali Shqiptar përpiqet që të indetifikojë,
dokumentojë dhe prezantojë artistë të folklorit nga komuniteti shqiptar dhe
njëkohësisht të mbajë të bashkuar komunitetin tonë, pa dallim feje apo krahine.
Festivali, ruan dhe përkrah traditat muzikore dhe folklorike autoktone shqiptare
si dhe siguroj që ato do të vazhdojnë të ekzistojnë dhe të kenë domethënie
për brezat e ardhshëm. Festivali i ofron spektatorit të thjeshtë mundësinë
e mishërimit me thesarin e pasur të kulturës shqiptare. Së fundi,
Festivali Shqiptar manifeston begatinë kulturore të komunitetit shqiptar si një
pjesë indetifikuese e komunitetit të përgjithshëm amerikan.”
Pjesa që mori më shumë duartrokitje ishte grupi i ansamblit të krjiuar nga
mjeshtri i firzamonikës Raif Hyseni, dhe Merita Halili, gjë e cila i solli
publikut një atmosfer që rrallë e kemi parë, kur këngëtarët dhe solistët e
instrumentitët amerikan, kënduan shqip dhe interpretuan vetëm shqip.
Kënaqësia në sallë mbrriti kulmin, kur rreth 3000 spektator, u ngritën në këmbë
dhe duartrokitën zjarrt, interpretimin e tyre të këngëve “”Ti ti ti matane,
Laje – Laje kryt se rosa, Çësht ma bukur në kyt bot, Oh ku po shkon moj
rrushja e lalës”.
Në fund, Juria e Festivalit të XX-të, e përbërë nga Liljana Qose Kryetare
dhe anëtarët: aktorja e njohur Elza Zagreda, sekongrafi Astrit Tota ,
poetja Rita Saliu dhe Vasil Marku , tha se duke e patur të vështirë në
përcaktimin e fitueseve arriti të vendosi për përcatimin e fituesve pas u tërhoq në
konsultime se:
Jiria e festivalit pas shumë “vështërsish” për të gjetur se kush ishte
kostumi më i bukur, kënga më e bukur, grupi më i talentuar , muzikanët më të
talentuar, me kostumet me folklorin brilant , pra gjithëçka të
mrekullueshme, e tjer, ka vendosur, tha kryetarja e Jurisë, z Liliana Qose, që me:
Çmimin “Grupi dhe Kostumi” më i mirë të nderojë, Grupi Rugova.
Çmimi grupi folklorik më i miri : “Grupi Kelmëndi”
Çmimi i veçnatë i jepet grupit më të mirë Agim Kola me Grupin e Fëmijëve
dhe solistin Kreshnik Zhabjaku shoqëruar nga fëmijët e korit të Kishës
Katolike Zonja e Shkodrës.
Çmimi i tjetër Grupi Polifinik nga Bostoni.
Çmimi i Grupit më të Mirë të Valltarve – Grupi ‘Bashkimi” nga Bostoni, me
drejtues korogrfin e njohur Bashkim Braho.
Çmim i veçantë për interpretuesen më të mirë Arlinda Balidemaj me këngën
për Nanë Terezen.
Çmim i veçantë për njërin nga pesë grupet që bëri interpretimin më të
bukur dhe koreografinë më të mirë – Grupi i Vallve “Rozafati” i Kishës
Katolike shqiptare Zonja e Shkodrës me korografi të Angjelina Nika.
Në fund tha kryetarja e Jurisë, z Liliana Qose, se:” Në këtë festival
jubilar meqënse është Festivali i XX-të i këngës dhe valles shqiptare në
Amerikë, dedikuar 100 Vjetorit të lindjes së Nëna Tereses, ishte një diçka e
mrekullueshme jo vetëm për floklorin e bukur shqiptar, por edhe për ne
shqiptarët e Amerikës, ndajm një çmimin të posaqëm “Grupi Sopecial” për Grupin më
fatastik të festivalit, Ansambalin Shiptarë e Amerikan të drejtuar nga
mjeshtri i firzamonikës Raif Hyseni , grupi : ”Raif Hyseni’s Albanian –
American Ensemble” Merita Halili – Sing Calss Polly Tapia Ferber – Frame Drum
Class”.
Në fund u dha dhe çmimi këngëtari më i mirë , të cilin e mori Artur Matia
dhe një çmim për orkestrën e festivalit orkestrën ”Alba”, me drejtues
Edmont Xhani, ( Sokol Asllani Klarinet, Artan Kushi drums, Illir Dangëllia
organo,Bradhyl Graba keyboard).
F O T O G R A F I
_1.Festivali i XX-te Shqiptar – Nju Jork 2010/1_
(http://albdreams.blogspot.com/2010/11/festivali-i-xx-te-shqiptar-nju-jork.html)
_2.Festivali i XX-te Shqiptar – Nju Jork 2010/2_
(http://albdreams.blogspot.com/2010/11/festivali-i-xx-te-shqiptar-nju-jork_08.html)
_3.Festivali i XX-te Shqiptar – Nju Jork 2010/3_
(http://albdreams.blogspot.com/2010/11/festivali-i-xx-te-shqiptar-nju-jork_808.html)
_4.Festivali i XX-te Shqiptar – Nju Jork 2010/4_
(http://albdreams.blogspot.com/2010/11/normal-0-false-false-false-en-us-x-none.html)
_5.Festivali i XX-te Shqiptar – Nju Jork 2010/5_
(http://albdreams.blogspot.com/2010/11/festivali-i-xx-te-shqiptar-nju-jork_9672.html)
Opinione nga Festivali XX Shqiptar 2010
BEQIR SINA, New York
Festivali Shqiptar në Nju Jork, është festavali që mban gjallë kulturën
tonë në Diasporë
NJU JORK : Për mbajtjen e Festivalit të XX-të Shqiptarë 2010, gazeta jonë
mori disa opinione nga personalitete të njohura shqiptare të muzikës e
artitit . "Unë sinqerisht, ashtu si edhe çdo artdashës e mirëprita me shumë
kënaqësi organizimin e këtij festivali, pasi ai të bie në sy kur shohim sesi
shumë të rinjtë në Amerikë shumë pak janë të inkuadruar në aktivitete të
këtilla dhe ky festival bëhet natyrisht një rast i mirë për ta pasi me sa
kemi parë , ky festival është i vetmi i këtij lloji në SHBA-së, që
ekskluzivisht u kushtohet këngës, valles, traditës e kulturës sonë kombëtare. Por,
ajo që ka më shumë rëndësi është aktivizimi i moshave të reja.- unë vrejta se
më shumë se gjysma e tyre, në festival pjesmarrës dhe publik, ishin moshat
e reja nga 10 deri në 25 vjeç" Suksese dhe jetëgjatësi Festivalit
Shqiptarë në Amerikë ! thotë Luan Behxheti aktor i njohur shqiptarë në SHBA.
Pjesmarrjen e të gjithë fëmijëve dhe të vajzave e djemve të rinjë
shqiptarë në Amerikë në këtë festival, e nënvizoi me kënaqësi edhe Drejtori i
këtij Festivali zoti Mark K. Shkreli, i cil thotë " është e pa mundur duke
parë edhe cilësinë e festivalit, por edhe disa kritere që duhen marrë
parasyshë për të realizuar një festival të till. Ai tha se "Interesimi i këngëtarve
dhe grupeve të të rinjve që e duan muzikën shqiptare edhe këtu në Amerikë,
megjithse kan lindur e janë rritur këtu, për të qenë pjesëmarrës në këtë
festival është e madhe, por që në pamundësi të plotësimit të kritereve të
festivalit, komisioni që ne ngrejm për mbarvajtjen e festivalit, me në krye
Famullitarin e Kishës Katolike Shqiptare "Zonja e Shkodrës, dom Pjetër
Popaj, nuk mundet t'i bëjë të gjithë pjesmarrës."
"Êshtë vërtet se ky festival dhe organizatori meritojnë çdo lëvdatë, por
levdata më e madhe është edhe prania shumë e madhe e artdashësve në
festival, me qëllim që të gjithë këta të rinj e të reja, studentë, burra e gra,
intelektualë e pensionistë, qoftë edhe në një natë të vetme t'a përcillnin
këtë ngjarje të madhe kulturore në komunitetin tonë". tha Famullitarin e
Kishës Katolike Shqiptare "Zonja e Shkodrës, dom Pjetër Popaj, i cili e bekoi
festivalin dhe përshëndeti publikun e mrekullueshem siç e quajti ai.
Edhe disa nga pjesëmarrësit pas mbarimit të festivalit në bised me gazetën
tonë flasin fjalë nga më të mirat për këtë ngjarje të rëndësishme
kulturore dhe janë shumë të interesuar që çdo vit të rritet cilësia dhe të rritet
pjesëmarria.
Këngët, melodit, vallet, dhe pjesët artistike në këtë festival ishin të
një cilësie të mirë të gjitha kishin veçantitë e veta dhe secila nga këto
interpretime këngë, valle, pjesë muzikore e tjer, kishte nga një mesazh të
qartë dhe shumë domethënës për kulturën tonë folklorike në Diasporë. Festivali
megjithse ka karakter simbolik garues dhe organizatori kishte menduar që
si shenjë respekti të ndante disa çmime inkurajuese, përsëri mendohet se
është manifestimi më i madh kultoror në Diasporë. Për vetë faktin se të gjithë
pjesëmarrësit u prezantuan denjësisht dhe me risi në kulturën tonë
burimore folklorike e popullore tradiconale e cila buron nga gurra e pashtershme e
jona popullore që nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva,
Bujanovci, Medvegja, Çamëria, Arbereshët dhe Diaspora.
Drejtuesi artistik i këtij festivalit këngëtari i njohur tropojan Gëzim
Nika, thotë se "Ky festival është kësaj rradhe edhe jubilar - Festivali i
XX-të i këngës e valles popullore shqiptare në Amerikë, është më madhështori
dhe më i bukuri në Diasporë. Ky festival këtë vit u zhvillua në kuadrin e
aktiviteteteve të vitit të shpallur si "Viti i Nënë Tereses" në 100
Vjetorin e Nënës sonë të madhe - Nëna Tersese së gjithë botës, e cila, ndodhet sot
kudo në kë këtë festival - ndodhet mes nesh - në mes vallëve, në mes
këngëve dhe në mesin e gëzimit tonë."
Poeti kelmendas Gjovalin Luma dhe udhëheqsi artistik i grupit "Kelmendi"
i cili u nderua me çmimin e parë të grupit më të mirë, ka ardhur enkas nga
Ditroiti për këtë festival. Zoti Luma, thotë se : "Ky festival është një
kororëzim e shkëlqyer - një fjalë e "pazgjidhur" për nga mënyra sesi kanë
arritur organizatorët, t'i organzojnë kaq bukur në diasporë 20 festivale. E
kam shumë të vështirë të gjejë një fjalë që do tja përshtatja ashtu siç e
meriton ky festival, mbasi çdo gjë që të thuash për festivalin e shqiptarve të
Amerikës "mbetesh borxhlli".
Sipas tij ky është festivali i befasive të mrekullueshme, Shoqëria
kluturore artistike "Kelmendi", që ai drejton, thotë si të gjitha festivalet e
tjera nuk ka ardhur me pretendime për të "marrë çmim"., sepse kemi ardhe me
përkushtim e punë të madhe të gjithë këtyre djemëve e vajzave të talentura,
që të kënaqim publikun e mrekullueshem këtu në Nju Jork. Ne vimë në këtë
festival me një material krejt të ri, që normalisht don shumë punë për të u
prezantuar ashtu si duhet. Dhe me vjen mirë se Kelmendasit e kanë arritur në
mënyrë të shkëlqyer ta bëjnë këtë, tha poeti popullor nga Kelmendi
Gjovalin Luma, i cili jeton në Detroit.
Koreografi Bashkim Braho, i cili është krijuesi dhe drejtuesi i Grupit
"Bashkimi" nga Bostoni, pjesmarrës i rregullt i këtij festivali në Nju Jork,
dhe i të gjitha festivaleve në SHBA,s, me vendosjen e tij ne Boston ne
1995, jo vetem qe nuk e ndali karrieren e tij artistike, perkundrazi shenoi
themelimin e grupit te valleve 'Bashkimi', grup i cili nen drejtimin e tij
vazhdon te jap shfaqje me valle nga te gjitha trevat shqiptare,
Ky është një grup që të mahnit me këngët e vallet tona , e sidomos ato
të Çamrëris. "Vajzat si sorkadhet dhe djemtë si shqiponja, duket sikur
flutorjnë në skenën e fstivalit dhe korrin me dashamirësi në çdo shfaqje
duartrokitjet e zjarrta të publikut shqiptar në Amerikë, ato janë bukuria e
festivalit shqiptar në SHBA.
Sikurse thotë dhe vetë zoti Braho, se "Pasioni i tij per kete pjese te
kultures shqipetare jo vetem ka ndihmuar ne formimin e ketij grupi, por
gjithashtu u ka hapur syte dhe zemrat shume te rinjve shqipetare per t'a
perqafuar kete thesar qe quhet vallja popullore. Ky thesar i perket te gjitheve,
na tha ai pavarësisht jemi në vendlindje apo jemi në mërgim. Nepermjet këtij
folklori burimor nga Shqipëria, Kosova e Çamëria e viset e tjera
shqiptare, jemi ne ata në gjendje t'i japim bashkatdhetareve tane, ashtu si dhe
vendasve, nje pasqyre te muzikes, valles, tradites dhe kultures shqipetare."
Sigurisht, thekson Braho, te gjitha keto arritje nuk do te ishin te
mundura pa perkrahjen e komunitetit dhe vecanerisht perkrahjen e organizatave e
shoqatave kulturore dhe perfaqesuesve te komunitetit, afariste e biznesmen,
dhe natyrisht Festivalin e Shqiptarve në Nju Jork që organizon Qendra
Kluturore Nëna Tereze dhe Kisha Katolike Shqiptare Zonja e Shkodrës me
famullitar dom Pjetër Popaj."
Skenogrifi i njohur Astrit Tota, piktor dhe drejtues i disa festivaleve
këtu në SHBA-ës, mes emocioneve të mëdha që ka përjetuar thekson se "Ky
është padyshim aktiviteti më madh kulturor që mbahet në ShBA, dhe ajo që e bënë
edhe më të madh këtë festival - është se kësaj rradhe ky festival përkon
edhe si festivali jubilar - duke kremtuar 20 vjetorin e tij në 100 -
Vjetorin e ardhjes në jetë të Nënë Tereses bijës shqiptare Nënës së gjithë
njerëzimit. Ky festival, sipas skenografit Toata, është ai që i mbledh pothuajse
të gjithë shqiptarët e Amerikës, në një natë te vetëme me të gjitha
këngët, vallet dhe kostumet popullore nga të gjitha krahinat e Shqipërisë,
eimgruar në SHBA."
Tota, nënvizon se " Pastaj si gjithmon ky festival - dallohet për suprizat
që sjell nga festivali në festival. Ashtu siç mund të jetë kësaj rradhe
grupi i Polifonik, por edhe më fantastiku grupi i ansamblit të krjiuar nga
mjeshtri i firzamonikës Raif Hyseni, dhe Merita Halili, gjë e cila i solli
publikut një atmosfer që rrallë e kemi parë, kur këngëtarët dhe solistët e
instrumentitët amerikan - kënduan kaq bukur shqip dhe interpretuan vetëm
shqip." Ju e patë vetë thotë ai se kënaqësia në sallë mbrriti kulmin - kur
rreth 3000 spektator u ngritën në këmbë dhe duartrokitën zjarrtë, eshoqëruan
edhe ata duke kënduar së bashku interpretimin e ansamblit të këngëve të
Raif Hysenit si këngët: ""Ti ti ti matane, Laje - Laje kryt se rosa, Çësht ma
bukur në kyt bot, Oh ku po shkon moj rrushja e lalës". Pra, që të
organizosh një festival të till në Nju Jork "kryeqytetin e botës kluturore" është
një krenari e nderi i shqiptarëve të Amerikës," tha në fund skenografi i
njohur Astrtit Tota.
Edmond Xhani (Muzikant - Kitarist) i cili, me orkestrën “Alba" dhe
instrumentistët profesionistë të drejtuar me mjeshtri, orkestranti dhe drejtues
muzike i disa festivalve në Diasporë, ish kitaristi i talentuar të
orkestrës së RTVSH dhe Ansamblit shtetëror të këngëve dhe Valleve Popullore, fletë
eskluzivishtë për Festivalin Shqiptarë në SHBA-ës.
"A është ky një festival që përfaqëson me të vërtet vlerat tonë kombëtare
në 20 vjet"
Edmond Xhani : Besoj se po! Unë shpreh mendimin tim që kemi nga viti në
vit një rritje të interesimit dhe një prurje të madhe të këngëve , vallve ,
melodive dhe veshjeve të reajl floklorike shqiptare nga të gjitha trevat.
Në se e vrejtët ju sot, mbushja kaq e madhe më artëdashës dhe një publiku të
mrekullueshëm është një arritje e madhe dhe "justfifikim" i asaj që thoni
ju se "a është ky një festival që përfaqëson me të vërtet vlerat tonë
kombëtare në 20 vjet". Unë do të shtoja në përgjigje të pyetjes suaj gjithçka në
këtë festival është në rritje dhe niveli artistik mbi të gjitha është në
rritje.
Me perjatshim që vrejtje që ne e kemi të vazhdueshme nga
publike"kohëzgjatja". Por, po t'a shohësh nga ana tjetër e mendaljes këto artistë që
derdhin kaq djerësë e mund gjatë gjith vitit, kanë "të drejtën e tyre të
natyrshme të interpretojnë". Ata me "zor presin që të gjënjnë një hapsirë si kjo
sken kaq e madhe " të interpretojnë, kjo është një e drejtë e tyre. Dhe kjo
për mendimin tim është ajo që themi ne shqiptarët " Asnjëherë nuk shumë dhe
asnjëherë nuk është pak".
Duhet të kemi parasyshë se ky është festival vlerash që vijnë nga shumë
prej atyre artistëve që kanë lindur në Amerikë, por vallëzojn, këndojn dhe
interpretojnë aq bukur sikur të kishin lindur në Shqipëri, Kosovë, e viset e
tjera shqiptare. Gjithçka shqip, duke na sjell për disa orë një atmosfer
shqiptare në zemër të Nju Jorkut.
Për kë e keni fajlën.. ?
Edmond Xhani : E kam fjalën për të gjithë pjesmarrësit, organizatorët
dhe Qendrën Kulturore Nëna Terese, Kishën Katolike Shqiptare Zonja e
Shkodrës, dhe famullitarin dom Pjetër Popaj. Drejtorin dhe kryetari e Kishës
zotin Mark Shkreli, zotin Fran Çotaj, Ludvik Çotaj, Gjon Çotaj, regjizorin e
fetivalit këngëtarin e njohur Gëzim Nika,( të më fali ndonjëri nëse e
harrojë për shkak të shpejtësisë), pta të gjithë ata që na dhuruan këtë festival
të mrekullueshem.( Ju faleminderojë ju si media që na keni përcjellur me
profesionalizëm!)
Ju folët për vlerat, a mund të na thoni më konkretisht si muzikan dhe
njohës i mirë i muzikës, se ku i vreni ju vlerat e këtij festivali ?
Edmond Xhani : Tek të gjitha grupet folklorike, gjënë vlera të veçanta
. Mënyra e të kënduarti, të bënë përshtypje krahinat,kostumet popullore
shumëngjyrshe, këngët e rejae shumë risi të reja. S.p. sh. kësaj rradhe na
solli vlera të veçanta grupi polifinik i Bostonit, një diçka e rrallë dhe e
paparë ndonjëherë në Amerikë. Ose grupi i Kelmendit me tekstet të Gjovalin
Lumës, me ngjallën shumë emocione dhe më kujtuan Ansamblin Shtetror, mbasi
kam punuar shumë vitë të shkuar me Ansamblin e Shtetit. Këto janë disa vlera
që tregojnë se ka vlera të mirëfillta dhe të bukura artistike. Këngëtari i
talentuar në Amerikë Ylli Isufaj, ka intonacione të bukura, ashtu si dhe
disa këngëtar të tjerë si Vasel Shkreli, këngëtari veteran Gjon Krasniqi i
cili me vokalin dhe temperamentin e tij e bëri shumë për vete publikun dhe
këngëtarin Artur Matia që mori dhe çmim.
Inisiativa e Raif Hysenit është fantastike. I cili, ka vite që së bashku
me Meritën merret me organizmin e këtij ansambli, i cili ka shumë për t'u
amrrë shëmbull. Ata kanë arritur që kulturën tonë tradicionale t'a përcjellin
aq bukur që vetëm ata dinë t'a bëjnë tek muzikantët Amerikan. Muzikantë
amerikan që kishin udhtuar me mijra kilomtra nga Teksasi, Kalifronia,
Florida, Illonoi, Miçigani, Pensillvenia, Kenektiket e tjer, për të kënduar këngët
popullore shqiptare shqip. Arti ynë në amerikë tregon me këtë se ka
vleratë panumërta.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.