VATRA: Deklerate me rastin e Liberalizmit te Vizave per Shqiperine
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
DEKLARATE ME RASTIN E LIBERALIZIMIT TE VIZAVE PER SHQIPERINE Federata Panshqiptare e Amerikes”VATRA” uron shqiptaret me rastin e miratimit te vendimit te BE per liberalizimin e vizave Vatranet, si te gjithe shqiptaret e tjere kudo ne bote, e priten me gezim te madh miratimin vendimit te Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Perpjekjet e qeverise dhe te qytetareve shqiptare, per te permbushur kriteret e kerkuara nga Komisioni Europian, kishin perfunduar me sukses qe ne shtatorin a kaluar. Por, pas pajtimit te Parlamentit, mbetej dhe miratimi nga ana e Ministrave te Brenshem dhe te Drejtesise te Bashkimit Europian, per te hequr vizat per qytetaret e Shqiperise qe duan te vizitojne shtetet e zones se “Schengen”-it. Ministrat votuan unanimisht ne favor te levizjes se lire te qytetarevet shqiptare ne Europe. Kjo dite do te mbetet ne histori si dita kur per shqiptaret u happen dyeret e Europes, ato dyer ku ne trokitem me shekuj duke deshmuar, neper mundime e sakrifica te medha, se jemi pjestare te denje te familjes se kombeve te qyteteruara europiane. Sot eshte dite feste dhe e gezojme se bashku. Eshte edhe dite mirenjohjeje per institucionet dhe per zyrtaret europiane, nder te cilet po dallojme eurodeputeten Tanja Fajon, e cila u tregua si perkrahese e fuqishme e Shqiperise. Pergezojme shqiptaret qe bene perpjekje pa u kursyer ne procesin e permbushjes se kushteve per heqjen e vizave dhe shprehim mirenjohjen e thelle per qeverine, per qytetaret dhe te gjithe ata qe dhane kontributin e tyre te vlefshem per kete arritje historike. Udhetimi pa viza eshte nje komoditet dhe nje privilegj shume i çmuar, por ka nje kusht me rendesi: te mos abuzohet. Kemi besim te thelle te rinija jone dhe te shqiptaret ne pergjithesi, te cilet do te udhetojne pa viza, se do te dijne te deshmojne se shqiptaret e meritojne udhetimin e lire neper Europe. New York, 8 nentor 2010 DEKLARATË ME RASTIN E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE PËR SHQIPËRINË Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” uron shqiptarët me rastin e miratimit të vendimit të BE për liberalizimin e vizave Vatranët, si të gjithë shqiptarët e tjerë kudo në botë, e pritën me gëzim të madh miratimin vendimit te Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Përpjekjet e qeverisë dhe të qytetarëve shqiptarë, për të përmbushur kriteret e kërkuara nga Komisioni Europian, kishin përfunduar me sukses që në shtatorin a kaluar. Por, pas pajtimit të Parlamentit, mbetej dhe miratimi nga ana e Ministrave të Brënshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Europian, për të hequr vizat për qytetarët e Shqipërisë që duan të vizitojnë shtetet e zonës së “ Schengen”-it. Ministrat votuan unanimisht në favor të lëvizjes së lire të qytetarëvet shqiptarë në Europë. Kjo ditë do të mbetet në histori si dita kur për shqiptarët u hapen dyerët e Europës, ato dyer ku ne trokitëm me shekuj duke dëshmuar, nepër mundime e sakrifica të mëdha, se jemi pjestarë të denjë të familjes së kombeve të qytetëruara europiane. Sot është ditë feste dhe e gëzojmë së bashku. Është edhe ditë mirënjohjeje për institucionet dhe për zyrtarët europianë, ndër të cilët po dallojmë eurodeputeten Tanja Fajon, e cila u tregua si përkrahëse e fuqishme e Shqipërisë. Përgëzojmë shqiptarët që bënë përpjekje pa u kursyer në procesin e përmbushjes së kushteve për heqjen e vizave dhe shprehim mirënjohjen e thellë për qeverinë, për qytetarët dhe të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre të vlefshëm për këtë arritje historike. Udhëtimi pa viza është një komoditet dhe një privilegj shumë i çmuar, por ka një kusht me rëndësi: të mos abuzohet. Kemi besim të thellë te rinija jonë dhe te shqiptarët në përgjithësi, të cilët do të udhëtojnë pa viza, se do të dijnë të dëshmojnë se shqiptarët e meritojnë udhëtimin e lirë nepër Europë. New York, 8 nëntor 2010
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 10.9 KB) - not displayed