per te ndjekur nje slideshow nga festivali klikoni ne Malesia.org

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
 (http://www.malesia.org/) 
  
    *   _Ballina_ (http://www.malesia.org/)   
    *   _Malesia  Forum_ (http://www.malesiaforum.com/)   
    *   _Malesia  Chat_ (http://www.malesia.org/chat)   
    *   _Malesia  TV_ (http://www.malesia.org/malesiatv)   
    *   _Marketing_ (http://www.malesia.org/marketing)   
    *   _Histori_ (http://www.malesia.org/histori)   
    *   _Fotogalerite_ (http://www.malesia.org/fotogalerite)   
    *   _Malesia  Party_ (http://www.malesia.org/malesiaparty)   
    *   _Per  Ne_ (http://www.malesia.org/perne)   
    *   _Stafi_ (http://www.malesia.org/stafi)   
    *   _Kontakto_ (mailto:[email protected]) 

 
Kerko | _Ne avancim_ (http://www.malesia.org/search.php)  


 
 
 
 
Sekcionet
 
    *   _Aktualitete _ (http://www.malesia.org/index.php?category=8)  
    *   _Politikë _ (http://www.malesia.org/index.php?category=1)  
    *   _Kulturë _ (http://www.malesia.org/index.php?category=2)  
    *   _Rajoni _ (http://www.malesia.org/index.php?category=3)  
    *   _Diaspora _ (http://www.malesia.org/index.php?category=9)  
    *   _Opinione &  Editoriale _ 
(http://www.malesia.org/index.php?category=12)  
    *   _Sport _ (http://www.malesia.org/index.php?category=4)  
    *   _Vip - ShowBiz &  Fun _ 
(http://www.malesia.org/index.php?category=13)  
    *   _Bota _ (http://www.malesia.org/index.php?category=7)  
    *   _Të Ndryshme &  Njoftime _ 
(http://www.malesia.org/index.php?category=5) 


 
Sondazhi: Kuriozitet
A besoni në  ëndrra?  
 
Po  Jo  







 
 
_Ballina_ (http://www.malesia.org/)  | _Diaspora_ 
(http://www.malesia.org/index.php?category=9)  | Nju Jork: U zhvillua Festivali XX  -të Shqiptarë në 
SHBA 
 
Nju Jork: U zhvillua Festivali XX -të Shqiptarë në SHBA
09/11/2010 13:10:00 
Madhesia e shkronjave:  (javascript:tsz('article_body','12px'))   
(javascript:tsz('article_body','16px'))  
 
 
Një "Mal i Madh" me këngë dhe valle shqiptare në Amerikë  

NJU JORK : Në Lehman Ceneter Performing Arts në Bronks- Nju  Jork, në 6 
nëntor u zhvillua Festivali i XX-të i Këngës e Valles Shqiptare,  organizuar 
nga Qendra " "Nënë Tereza" e Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" në  Hartsdale - 
 nën kujdesin e kësaj famullie dhe meshtarit e famullitarit dom  Pjetër 
Popaj, kushtuar 100- Vejtorit të lindjes së Nënë Tereses.  Në këtë  festival si 
çdo vit marrin pjesë , artistët, muzikantët e këngëtarët e  vallëtarët 
shqiptarë, të cilët, për arsye, kohë, e rrethana të ndryshme, dihet  se lanë 
vendlindjen dhe ushtruan aktivitetin e tyre në Shtetet e Bashkuara të  
Amerikës. Madje shumë prej tyre edhe nga ata që kanë qënë me ansambalin shtetror  të 
këngëve e valleve. 

Festivalin e XX-të Shqiptar, që u mbajt të shtunën  në mbrëmje e ndoqën më 
shumë se 3000 veta. Në festën e madhe të kulturës, për të  parë Festivalin e 
XX-të, erdhën me këtë rast edhe përfaqësues të komunitet të  artistëve, 
drejtues të organizatave e shoqatave shqiptare, televizionet e  gazetat e 
komunitetit, disa autoritete lokale,  si edhe bashkëatdhetar nga  qytetet e tjera 
rreth Nju Jorkut, e shtetet për rreth tij.

Përfaqësues të  shtetit të Shqipërisë në Nju Jork, dhe Republikës së 
Kosovës. Ishte i ftuar  nderi i këtij festivali edhe kongresmeni Eliot Engel, 
kryetari i Komunës së  Gjakovës Pal Leka, kryetari i Federatës PanShqiptare 
Vatra, dr Gjon Buçaj,  Presidenti i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan Martin 
Shkreli, veprimtari i  dalluar i komunitetit Harry Bajraktari, aktori i 
njohur shqiptar në SHBA-, Jim  Biberaj, Luan Bexheti dhe regjizori amerikan 
Joshua Marston .

Në skenën e  festivalit për më shumë se 6 orë, u ngjitën grupe vallëtarësh, 
këngëtarësh e  instrumentistësh nga të gjitha trevat, duke interpretuar 
sipas programit më se  35 pika të ndryeshme. Fëmijë të moshave 6 -7 vjeçare dhe 
të moshuar kënduan,  vallëzuan së bashku në skenën e festivalit.. 
Festivali, ishte i pasur me këngë e  valle, humor e pjes instrumentale, skeçe e 
parodi, valle e melodi të zgjedhura  shqiptare, të të gjitha krahinave. Festivali 
u hap me dy këngë "Këngë për Nënë  Teresen dhe Kënga për Festivalin e XX me 
Vasil Shkreli dhe Grupi. Dhe u mbyll me  një spektakël madhështor, me 
pjesën muzikore "Shqipet tona kurr nuk ndalen",  interpretuar nga Grupi "Mergimi" 
nga Patersoni me solist Liridona Dervishi dhe  Arlind Brahimi, dhe 
shpalosjen e një flamuri të madh kuqezi sa e gjithë  skena.

Këngët e vallet e Festivalit të XX-të u shoqëruan nga grupi  muzikor "ALBA" 
nën drejtimin e kitaristit të talentuar të  orkestrës së  RTVSH dhe 
Ansamblit shtetëror të këngëve dhe Valleve Popullore Edmond Xhani, në  klarinetë 
dhe saks mjeshtri Sokol Asllani, në organo kompozitori i mirënjohur  Ilir 
Dangëllia, në bateri Artan Kushi dhe në kitar bas Bradhyl  Gaba.

Kryetar i Komisionit të festivalit ishte Famulllitari, Dom Pjetër  Popaj, 
Drejtor i Festivalit Mark K. Shkreli, Drejtor Organizativ Fran Çotaj,  
Drejtor i Skenës Ludvig Çotaj, Publiciteti dhe Marketingu Ismer Mjeku,  
Koordinator i Medieve Simon Vukel, Koordinatore të reklamave: Lule Gjokaj, Age  
Ivezaj, dhe Viktor Gjelaj. Koferencirët të festivalit  Lidia Ujkaj dhe  Erion 
Spiro, Dirigjent Edmond Xhani, Skenografia Luan Qose, Skenografia Luan  Qose dhe 
Drejtor Artistik /Regjizor Gëzim Nika.

Bekimin e  Festivalit i XX-të Artistik i Këngës Shqiptare, në Shtetet e 
Bashkuara të  Amerikës së bashku me përshëndetjen tradicionale e bëri Dom 
Pjeter Popaj,  famullitar i Kishës "Zoja e Shkodres", në Hartsdale - Nju  Jork.

"Ky fesitavl , tha Dom Pjetër Popaj, i dedikohet 100 -  Vjetorit të lindjes 
së Nana Tereses. Ne faleminderojmë Zotin për të gjitha  bekimet që na i ka 
dhënë. Ai i ka bërë këto bekime e virtyte të njohura në krejt  botën 
nëpërmjet Nanës Tereze.Dedikimi i saj ndaj Zotit dhe popullit qet në pah  dhuratën 
tipike shqiptare të Besës. Kur ja jep besën dikujt ja ke dhënë fjalën,  ja 
ke dhënë jetën. Nana Tereze ishte në atë mënyrë . Ajo dhuroi jetën e vetë  
Zotit dhe të varfërve dhe e ka mbajtur besën deri në fund të jetës  së  vetë.

Sonte ne kremtojmë së bashku, traditën tonë të bukur ruajtjen prej  etërve 
tanë ndër shekuj. Shumë këngë u dedikohen herojve tanë që nuk kanë  kursyer 
veten dhe kan dhënë jetën për të ruajtur traditën dhe indetitettin tonë.  Ne 
jemi shumë krenar për të rijnjt e të rejat e komunitetit tonë, sidomos ata 
që  kanë lindur këtu, që nuk e harronë prejardhjen e tyre shqiptare. Ata e 
dojnë  gjuhën shqipe dhe krenohen se janë shqiptar. Shumë prej tyre do t'ju 
argëtojnë  sonte. Vëreni sa bukur vallëzojnë e këndojnë shqip që tregon se sa 
fort janë të  kënaqur që janë shqiptar.

Nana Tereze deri që ka vdekur e ka thanë uratën  e Puna e Pendimit 
shqip.Ajo gjithmonë ka qënë krenare për të qënë shqiptare.  Tani faleminderojmë 
Zotin që na Parriz kemi një shqiptare që flet shqip. E  faleminderojmë 
komisijonin organizativë për punën e palodhur për ta bërë këtë  mbrëmje kaq të bukur 
për neve. Ne kemi ardhur për tu përgëzuar me njeri tjetrin  ndërsa 
përcjellim argëtimin e pashoq të bijëve e bijave tuaja, vëllezërve dhe  motrave tona, 
ne jemi krenar me ta, dhe jemi krenar me kulturën tonë të pasur e  të lasht 
kombëtare. Prandaj edhe nji herë mirë se keni ardhur dhe kalofshi mirë  në 
këtë festival.  

Koferencirët të festivalit  Lidia Ujkaj dhe  Erion Spiro, në fillim të 
shfaqjes thanë se "  Festivali Shqiptar përpiqet  që të indetifikojë, 
dokumentojë dhe prezantojë artistë të folklorit nga  komuniteti shqiptar dhe 
njëkohësisht të mbajë të bashkuar komunitetin tonë, pa  dallim feje apo krahine. 
Festivali, ruan dhe përkrah traditat muzikore dhe  folklorike autoktone 
shqiptare si dhe siguroj që ato do të vazhdojnë të  ekzistojnë dhe të kenë 
domethënie për brezat e ardhshëm. Festivali i ofron  spektatorit të thjeshtë 
mundësinë e mishërimit me thesarin e pasur të kulturës  shqiptare. Së fundi, 
Festivali Shqiptar manifeston begatinë kulturore të  komunitetit shqiptar si një 
pjesë indetifikuese e komunitetit të përgjithshëm  amerikan."

Pjesa që mori më shumë duartrokitje ishte grupi i ansamblit të  krjiuar nga 
mjeshtri i firzamonikës Raif Hyseni, dhe Merita Halili, gjë e cila i  solli 
publikut një atmosfer që rrallë e kemi parë, kur këngëtarët dhe solistët e  
instrumentitët amerikan, kënduan shqip dhe interpretuan vetëm shqip. 
Kënaqësia  në sallë mbrriti kulmin, kur rreth 3000 spektator, u ngritën në këmbë 
dhe  duartrokitën zjarrt, interpretimin e tyre të këngëve ""Ti ti ti matane, 
Laje -  Laje kryt se rosa, Çësht ma bukur në kyt bot, Oh ku po shkon moj 
rrushja e  lalës".

Në fund, Juria e Festivalit të XX-të, e përbërë nga  Liljana Qose Kryetare 
dhe anëtarët: aktorja e njohur Elza Zagreda, sekongrafi  Astrit Tota , 
poetja Rita Saliu dhe Vasil Marku , tha se duke e patur të  vështirë në 
përcaktimin e fitueseve arriti të vendosi për përcatimin e fituesve  pas u tërhoq në 
konsultime se:

Jiria e festivalit pas shumë  "vështërsish" për të gjetur se kush ishte 
kostumi më i bukur, kënga më e bukur,  grupi më i talentuar , muzikanët më të 
talentuar, me kostumet me folklorin  brilant , pra gjithëçka të 
mrekullueshme, e tjer, ka vendosur, tha kryetarja e  Jurisë, z Liliana Qose, që me:

Çmimin  "Grupi dhe Kostumi"  më i mirë  të nderojë, Grupi Rugova. 
Çmimi grupi folklorik më i miri :  "Gurpi Kelemndi"
Çmimi i veçnatë i jepet grupit më të mirë Agim Kola me  Grupin e Fëmijëve 
dhe solistin Kreshnik Zhabjaku shoqëruar nga fëmijët e korit  të Kishës 
Katolike Zonja e Shkodrës.
Çmimi i tjetër Grupi Polifinik nga  Bostoni.
Çmimi i Grupit më të Mirë të Valltarve - Grupi 'Bashkimi" nga  Bostoni, me 
drejtues korogrfin e njohur Bashkim Braho.
Çmim i veçantë për  interpretuesen më të mirë Arlinda Balidemaj me këngën 
për Nanë Terezen.
Çmim  i veçantë për njërin nga pesë grupet që bëri interpretimin më të 
bukur dhe  koreografinë më të mirë - Grupi i Vallve "Rozafati" i Kishës Katolike 
shqiptare  Zonja e Shkodrës me korografi të Angjelina Nika. 

Në fund tha  kryetarja e Jurisë, z Liliana Qose, se:" Në këtë festival 
jubilar meqënse është  Festivali i XX-të i këngës dhe valles shqiptare në 
Amerikë, dedikuar 100  Vjetorit të lindjes së Nëna Tereses, ishte një diçka e 
mrekullueshme jo vetëm  për floklorin e bukur shqiptar, por edhe për ne 
shqiptarët e Amerikës, ndajm një  çmimin të posaqëm "Grupi Sopecial" për Grupin më 
fatastik të festivalit,  Ansambalin Shiptarë e Amerikan të drejtuar nga 
mjeshtri i firzamonikës Raif  Hyseni , grupi : "Raif Hyseni's Albanian - American 
Ensemble" Merita Halili -  Sing Calss Polly Tapia Ferber - Frame Drum 
Class".

Në fund u dha  dhe çmimi këngëtari më i mirë , të cilin e mori Artur Matia 
dhe një çmim për  orkestrën e festivalit orkestrën "Alba", me drejtues 
Edmont Xhani, ( Sokol  Asllani Klarinet, Artan Kushi drums, Illir Dangëllia 
organo,Bradhyl Graba  keyboard). 
/BEQIR SINA, New York/ 
_FOTOGRAFITË_ 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2010/nentor/festivali_nju_jork/index.html)  - _KOMENTOJE_ 
(http://www.malesiaforum.com/showthread.php?p=118724#post118724) 



 
 
 
 


 
 
    *       *   _ Verzioni i printimit_ 
(http://www.malesia.org/index.php?news=4099&print)  



 
 
Vleresoje kete artikull 

 
 
5.00
  













 
 
    *   _Aktualitete _ (http://www.malesia.org/index.php?category=8)  
    *   _Politikë _ (http://www.malesia.org/index.php?category=1)  
    *   _Kulturë _ (http://www.malesia.org/index.php?category=2)  
    *   _Rajoni _ (http://www.malesia.org/index.php?category=3)  
    *   _Diaspora _ (http://www.malesia.org/index.php?category=9)  
    *   _Opinione & Editoriale _ 
(http://www.malesia.org/index.php?category=12)  
    *   _Sport _ (http://www.malesia.org/index.php?category=4)  
    *   _Vip - ShowBiz & Fun _ 
(http://www.malesia.org/index.php?category=13)  
    *   _Bota _ (http://www.malesia.org/index.php?category=7)  
    *   _Të Ndryshme & Njoftime _ 
(http://www.malesia.org/index.php?category=5) 
 _Ballina_ (http://www.malesia.org/)  | _Shto si faqe fillestare_ 
(http://www.malesia.org/index.php?news=4099#)  |  _Shto tek preferencat_ 
(javascript:bookmarksite('',document.URL);)  |  _Rss_ 
(http://www.malesia.org/http://www.malesia.org/feed.php?output_type=rss)   / _Atom_ 
(http://www.malesia.org/http://www.malesia.org/feed.php?output_type=rss)   | _Kontakti_ 
(mailto:[email protected])  
MALESIA.ORG - Tuz,  Malësia. Të gjitha te drejtat e rezervuara. 
© Copyright 2000 -  2009
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.