Diaspora shqiptare në SHBA protesta për regjistrimin e popullsisë
Washington D.C Komuniteti shqiptar në SHBA do të organizojë protesta të
pakënaqur me regjistrimin e popullsisë në Maqedoni, thonë burime informative
në Nju Jork.
Përfaqësues të shoqatave shqiptaro-amerikane, kryesisht të përbëra nga
dibranë, Prespa, Kërçova, Tetova , Gostivari, Struga, Manastori e Oheri, dhe
shqiptarët e zonave tjera të Maqedonisë do të organizojnë protestat në Nju
Jork, në shenjë proteste për procesin e regjistrimit të popullsisë në
Maqedoni, i cili me ligjin e ri do të anashkalojë votimin e diasporës shqiptare
.
Përveç protestave do të përgaditet edhe një peticion i përbashkët që do ti
drejtohet institucioneve amerikane, përfaqësive diplomatike të Maqedonisë
në SHBA dhe të OKB-së për të kundërshtuar manipulimin e autoriteteve
maqedonase lidhur me numrin e shqiptarëve dhe anashkalimin e diasporës shqiptare
,e cila është në numër të konsiderueshëm.
Protesta pritet të mbahet para selisë së OKB-së në Nju Jork dhe përfaqësisë
diplomatike të Maqedonisë. Komuniteti shqiptar në SHBA përkrah të gjitha
përpjekjet dhe zërat e protestave për të parandaluar manipulimin dhe
falsifikimin e numrit të shqiptarëve në regjistrimin e popullsisë që do të mbahet
më 1 prill të vitit 2011.
Diaspora shqiptare kërkon transparencë dhe përkrahjen e ndryshimeve të
Ligjit për regjistrim të propozuar nga partitë opozitare shqiptare para se ky
ligj të marrë dritën jeshile nga maxhoranca e koalicionit qeveritar
VMRO-DPMNE dhe BDI. /B.Sina/
Washington D.C Komuniteti shqiptar ne SHBA do te organizoje protesta te
pakenaqur me regjistrimin e popullsise ne Maqedoni, thone burime informative
ne Nju Jork.
Perfaqesues te shoqatave shqiptaro-amerikane, kryesisht te perbera nga
dibrane, Prespa, Kerçova, Tetova , Gostivari, Struga, Manastori e Oheri, dhe
shqiptaret e zonave tjera te Maqedonise do te organizojne protestat ne Nju
Jork, ne shenje proteste per procesin e regjistrimit te popullsise ne
Maqedoni, i cili me ligjin e ri do te anashkaloje votimin e diaspores shqiptare
.
Perveç protestave do te pergaditet edhe nje peticion i perbashket qe do ti
drejtohet institucioneve amerikane, perfaqesive diplomatike te Maqedonise
ne SHBA dhe te OKB-se per te kundershtuar manipulimin e autoriteteve
maqedonase lidhur me numrin e shqiptareve dhe anashkalimin e diaspores shqiptare
,e cila eshte ne numer te konsiderueshem.
Protesta pritet te mbahet para selise se OKB-se ne Nju Jork dhe
perfaqesise diplomatike te Maqedonise. Komuniteti shqiptar ne SHBA perkrah te gjitha
perpjekjet dhe zerat e protestave per te parandaluar manipulimin dhe
falsifikimin e numrit te shqiptareve ne regjistrimin e popullsise qe do te mbahet
me 1 prill te vitit 2011.
Diaspora shqiptare kerkon transparence dhe perkrahjen e ndryshimeve te
Ligjit per regjistrim te propozuar nga partite opozitare shqiptare para se ky
ligj te marre driten jeshile nga maxhoranca e koalicionit qeveritar
VMRO-DPMNE dhe BDI. (B.Sina/)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.