Gazetare dhe analiste te medias shqiptare ne Nju Jork takohen me Konsullin
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Gazetare dhe analiste te medias shqiptare ne Nju Jork takohen me Konsullin e Pergjitheshm z. Dritan Mishto BEQIR SINA, New York Konsulli i Pergjithshem i Shqiperise ne Nju Jork Dritan Mishto rithekson rendesine e Diaspores dhe premton bashkepunim NEW YORK CITY : Te marten ne mbremje, Konsulli i Pergjitheshem i Republikes se Shqiperise ne Nju Jork, hapi dyert e Konsullates per gazetare dhe analiste, te medias se shkruar dhe elektronike, te cilet punojne per mediet shqiptare ne SHBA, Kosove dhe Shqiperi. Ne kete takim/Konference Shtypi, ishin te pranishem: Editori i gazetes me te vjeter ne boten shqiptare “Dielli” , z. Dalip Greca; Themelues dhe producenti I “Albania Culture TV” z. Adem Belliu; Themeluesi dhe presidenti i “Alba Life TV”, z. Qemal Zylo; gazetarja znj Kozeta Zylo; Televizioni 21 nga Kosova, gazetari i saj z. Halil Mula; korespondenti i axhensise se lajmeve ne Maqedoni, Illyria News Agency - INA dhe “Bota Sot” ne SHBA-s, si dhe disa perfaqesues te shoqatave, etj. Ne hapje te takimit Konsulli i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise z. Dritan Mishto tha: "Jam sot perpara Jush, per te pershendetur ne rradhe te pare vendimin e Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian per liberalizmin e vizave me Shqiperine. Ky vendim historik eshte nje konfirmim i reformave te thella te ndermarra keto vite nga Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri Sali Berisha. Sot, te gjithe shqiptaret, ne atdhe, por edhe emigrantet shqiptare dhe bashkekombasit tane qe jetojne ne Shtetet e Bashkuara ndjehen akoma me shume krenar, me shume anetare te denje te hapwsires se lire dhe Evropes, pjese natyrale dhe kulturore e se ciles jemi prej shekujsh.” Sipas tij, kjo ngjarje e shume pritur, krahas arritjes historike te anetaresimit ne NATO, perben nje gur tjeter themeli ne ngritjen e Shqiperise evropiane, ndaj edhe nje here Konsullata e Pergjitheshme uron te gjithe shqiptaret per kete arritje te merituar. Me pas, ne emer te institucionit qe perfaqeson, z. Mishto iu drejtua te gjithe emigranteve dhe bashkeatdhetareve duke pergezuar dhe nderuar punen , mundin, perkushtimin e emigranteve gazetarve dhe te familjeve te tyre, per te jetuar me dinjitet ne Shtetet e Bashkuara. Ne kete kontekst ai permendi edhe faktin se se shpejti Konsullata e Pergjithshme do te riformatoje dhe ridimensionoje sherbimet ndaj qytetareve shqiptare, por jo vetem, duke ndihmuar kesisoj komunitetin te permbushe ne kohe nevojat dhe angazhimet e tij. Konsulli i Pergjithshem Dritan Mishto vleresoi ne menyre te vecante edhe punen e gazetareve, duke u shprehur: "Eshte kenaqesi e veçante qe te organizoje kete takim/konference per shtyp me Ju, si nje nga grupet e sakrifices me te madhe. Shpesh here vullnetarisht, apo me pagese dhe kushte minimale, ju si gazetare fluturoni kudo dhe kurdo qe te kapni lajmin dhe t'ua sillni ate kominitetit shqiptar. Pavaresisht kohes dhe largesise, ju jeni gjithmone atje ku shqiptaret jane. Ne emer te Konsullates se Pergjitheshme te Republikes se Shqiperise une ju pergezoj dhe ju shpreh mirenjohjen me te madhe per punen tuaj." Duke u ndalur tek veprimtaria e shoqatave, organizatave, grupeve te ndryshme dhe individeve, z. Mishto shprehu nderimin dhe respektin e larte per punen dhe aktivitetet e mrekullueshme, nepermjet te cilave shoqeria civile shqiptare mban gjalle vlerat tona kombetare, nderon figurat historike, nxjerr ne pah kapacitetet tona dhe ushqen kulturen amerikane me talente dhe energji te reja. Ai deklaroi se si nje prioritet i qeverise shqiptare, letesimi i jetes komunitare te diaspores perben edhe per Konsullaten e Pergjitheshme nje objektiv paresor. Konsullata do te rrise pjesmarrjen ne aktivitetete dhe ceremonite e ndryshme, ashtu siç nga ana tjeter z. Mishto do t'i kerkonte shoqatave dhe organizatave shqiptare ne komunitete ta konsiderojne Konsullaten e Pergjithshme nje bashkepuntor ne te ardhmen. Ne kete kuader ai theksoi se po pergatitej nje axhende e organizimit te takimeve me perfaqesues te shoqerise civile shqiptare ne Amerike, ku nepermjet nje diskutimi te hapur do te synoj edhe institucionalizimin e nje klubi permanent debati dhe shkembimi te mendimeve. Ne fund te fjales se tij, Konsulli i Pergjithshem i Shqiperise ne Nju Jork Dritan Mishto theksoi edhe nje here, se me rastin e marrjes se detyres se kishte deshire te pershendeste perzemersisht te gjithe bashkeqytetaret dhe bashkekombasit, duke shprehur bindjen per nje bashkepunim te ngushte. Me pas takimi vijoi me shqetesimet e perditshme dhe ato me afatgjata te komunitetit, per te cilat Konsulli i Pergjithshem Dritan Mishto shprehu gadishmerine e tij per ndihme dhe angazhim konkret. Nga ana e tyre, gazetaret dhe analistet e pranishem treguan me entuziazem historite profesionale dhe pervojat e punes se tyre , me komunitetin si dhe çfare kane mesuar me pervojen e tyre Amerikane ne pergjithesi. Te gjithe pohuan qe kjo pervoje i ka ndihmuar te mesojne rendesine e pranimit te gjithe te tjereve, duke qene mendje-hapur per njerezit dhe pikepamjet e tyre ne komunitet, sa me afer lajmit, korrekt, ne kohe, me profesionalizem dhe atdhedashuri e patriotizem. Vlen te theksohet se ky eshte rasti i pare i nje bashkepunimi te tille dhe palet siguruan per nje maredhenie te ngushta ne te ardhmen. CV e shkurter e Konsullit te Pergjithshem Konsulli i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise ne New York Dritan Mishto eshte emeruar ne kete detyre me Urdherin Nr. 147, Dt. 15. 07. 2010 te Kryeministrit te Republikes se Shqiperise z. Sali Berisha. Konsulli i Pergjithshem z. Dritan Mishto eshte diplomuar “Jurist” nga Universiteti i Tiranes dhe mban graden Master ne “Ceshtjet Legjislative” nga “ George Washington University”. Me profesion avokat dhe me nje eksperience te konsoliduar ne fushen e se drejtes, z. Mishto u emerua ne Tetor 2005 Zedhenes i Kryeministrit dhe pas dy vjetesh, ne Nentor 2007 nis karrieren diplomatike ne Ambasaden e RSH Washington DC. Gjate ushtrimit te detyrave diplomatike ne Washington DC, ai ka ka qene pergjgjes per ceshtjet politike, marredheniet me institucionet amerikane dhe procesin e integrimit ne NATO. Konsulli i Pergjithshem Dritan Mishto mban graden Minister Keshilltar dhe perpara ardhjes ne New York ka drejtuar ambasaden ne Washington DC si I Ngarkuar me Pune A.I.. Gazetarë dhe analistë të medias shqiptare në Nju Jork takohen me Konsullin e Përgjithëshm z. Dritan Mishto BEQIR SINA, New York Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Nju Jork Dritan Mishto rithekson rëndësinë e Diasporës dhe premton bashkëpunim NEW YORK CITY : Të martën në mbrëmje, Konsulli i Përgjithëshëm i Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, hapi dyert e Konsullatës për gazetarë dhe analistë, të medias së shkruar dhe elektronike, të cilët punojnë për mediet shqiptare në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri. Në këtë takim/Konferencë Shtypi, ishin të pranishëm: Editori i gazetës më të vjetër në botën shqiptare “Dielli” , z. Dalip Greca; Themelues dhe producenti I “Albania Culture TV” z. Adem Belliu; Themeluesi dhe presidenti i “Alba Life TV”, z. Qemal Zylo; gazetarja znj Kozeta Zylo; Televizioni 21 nga Kosova, gazetari i saj z. Halil Mula; korespondenti i axhensisë së lajmeve në Maqedoni - Illyria News Agency - INA dhe “Bota Sot”, në SHBA-s, si dhe disa perfaqesues te shoqatave, etj. Në hapje të takimit Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z. Dritan Mishto tha: "Jam sot përpara Jush, për të përshëndetur në rradhë të parë vendimin e Këshillit të Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë. Ky vendim historik është një konfirmim i reformave të thella të ndërmarra këto vite nga Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri Sali Berisha. Sot, të gjithë shqiptarët, në atdhe, por edhe emigrantët shqiptarë dhe bashkëkombasit tanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara ndjehen akoma më shumë krenar, më shumë anëtarë të denjë të hapwsirës së lirë dhe Evropës, pjesë natyrale dhe kulturore e së cilës jemi prej shekujsh.” Sipas tij, kjo ngjarje e shumë pritur, krahas arritjes historike të anëtarësimit në NATO, përbën një gur tjetër themeli në ngritjen e Shqipërisë evropiane, ndaj edhe një herë Konsullata e Përgjithëshme uron të gjithë shqiptarët për këtë arritje të merituar. Më pas, në emër të institucionit që përfaqëson, z. Mishto iu drejtua të gjithë emigrantëve dhe bashkëatdhetarëve duke përgëzuar dhe nderuar punën , mundin, përkushtimin e emigrantëve gazetarve dhe të familjeve të tyre, për të jetuar më dinjitet në Shtetet e Bashkuara. Në këtë kontekst ai përmendi edhe faktin se së shpejti Konsullata e Përgjithshme do të riformatojë dhe ridimensionojë shërbimet ndaj qytetarëve shqiptarë, por jo vetëm, duke ndihmuar kësisoj komunitetin të përmbushë në kohë nevojat dhe angazhimet e tij. Konsulli i Përgjithshëm Dritan Mishto vlerësoi në mënyrë të vecantë edhe punën e gazetarëve, duke u shprehur: "Është kënaqësi e veçantë që të organizojë këtë takim/konferencë për shtyp me Ju, si një nga grupet e sakrificës më të madhe. Shpesh herë vullnetarisht, apo me pagesë dhe kushte minimale, ju si gazetarë fluturoni kudo dhe kurdo që të kapni lajmin dhe t'ua sillni atë kominitetit shqiptar. Pavarësisht kohës dhe largësisë, ju jeni gjithmonë atje ku shqiptarët janë. Në emër të Konsullatës së Përgjithëshme të Republikës së Shqipërisë unë ju përgëzoj dhe ju shpreh mirënjohjen me të madhe për punën tuaj." Duke u ndalur tek veprimtaria e shoqatave, organizatave, grupeve të ndryshme dhe individëve, z. Mishto shprehu nderimin dhe respektin e lartë për punën dhe aktivitetet e mrekullueshme, nëpërmjet të cilave shoqëria civile shqiptare mban gjallë vlerat tona kombëtare, nderon figurat historike, nxjerr në pah kapacitetet tona dhe ushqen kulturën amerikane me talente dhe energji të reja. Ai deklaroi se si një prioritet i qeverisë shqiptare, letësimi i jetës komunitare të diasporës përbën edhe për Konsullatën e Përgjithëshme një objektiv parësor. Konsullata do të rrisë pjesmarrjen në aktivitetete dhe ceremonitë e ndryshme, ashtu siç nga ana tjetër z. Mishto do t'i kërkonte shoqatave dhe organizatave shqiptare në komunitete ta konsiderojnë Konsullatën e Përgjithshme një bashkëpuntor në të ardhmen. Në këtë kuadër ai theksoi se po përgatitej një axhendë e organizimit të takimeve me përfaqësues të shoqërisë civile shqiptare në Amerikë, ku nëpërmjet një diskutimi të hapur do të synoj edhe institucionalizimin e një klubi permanent debati dhe shkëmbimi të mendimeve. Në fund te fjales se tij, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Nju Jork Dritan Mishto theksoi edhe një herë, se me rastin e marrjes së detyrës se kishte dëshirë të përshëndeste përzëmërsisht të gjithë bashkëqytetarët dhe bashkëkombasit, duke shprehur bindjen për një bashkëpunim të ngushtë. Më pas takimi vijoi me shqetësimet e përditshme dhe ato më afatgjata të komunitetit, për të cilat Konsulli i Përgjithshëm Dritan Mishto shprehu gadishmërinë e tij për ndihmë dhe angazhim konkret. Nga ana e tyre, gazetarët dhe analistët e pranishëm treguan me entuziazëm historitë profesionale dhe përvojat e punës së tyre , me komunitetin si dhe çfarë kanë mësuar me përvojën e tyre Amerikane në përgjithësi. Të gjithë pohuan që kjo përvojë i ka ndihmuar të mësojnë rëndësinë e pranimit të gjithë të tjerëve, duke qenë mendje-hapur për njerëzit dhe pikëpamjet e tyre në komunitet, sa më afër lajmit, korrekt, në kohë, me profesionalizëm dhe atdhedashuri e patriotizëm. Vlen të theksohet se ky është rasti i parë i një bashkëpunimi të tillë dhe palët siguruan për një maredhenie te ngushta në të ardhmen. CV e shkurter e Konsullit te Pergjithshem Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në New York Dritan Mishto është emëruar në këtë detyrë me Urdhërin Nr. 147, Dt. 15. 07. 2010 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha. Konsulli i Përgjithshëm z. Dritan Mishto është diplomuar “Jurist” nga Universiteti i Tiranës dhe mban gradën Master në “Cështjet Legjislative” nga “ George Washington University”. Me profession avokat dhe me një eksperiencë të konsoliduar në fushën e së drejtës, z. Mishto u emerua në Tetor 2005 Zëdhënës i Kryeministrit dhe pas dy vjetësh, në Nëntor 2007 nis karrierën diplomatike në Ambasadën e RSH Washington DC. Gjatë ushtrimit të detyrave diplomatike në Washington DC, ai ka ka qene pergjgjes per cështjet politike, marrëdhëniet me institucionet amerikane dhe procesin e integrimit në NATO. Konsulli i Përgjithshëm Dritan Mishto mban gradën Ministër Këshilltar dhe përpara ardhjes në New York ka drejtuar ambasadën në Washington DC si I Ngarkuar me Punë A.I..
Konsu012.JPG
(image/jpeg, 20.2 KB) - not displayed
Konsu013.JPG
(image/jpeg, 29.7 KB) - not displayed
Konsu015.JPG
(image/jpeg, 23.4 KB) - not displayed
Konsu018.JPG
(image/jpeg, 19.7 KB) - not displayed
Konsu034.JPG
(image/jpeg, 37.5 KB) - not displayed
Konsu037.JPG
(image/jpeg, 35.2 KB) - not displayed
Konsu011.JPG
(image/jpeg, 19.8 KB) - not displayed