Diaspora shqiptare ne SHBA kundershton regjistrimin e popullsise ne Maqedoni

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Diaspora  shqiptare ne SHBA kundershton  regjistrimin e popullsise ne  
Maqedoni 
BEQIR SINA, New  York 
 


Washington D.C Komuniteti shqiptar ne  SHBA do te organizoje protesta te 
pakenaqur me regjistrimin e popullsise ne  Maqedoni, njofton korrespodenti i 
gazetes kombetare Bota Sot ne Nju  Jork.  
Perfaqesues te  shoqatave shqiptaro-amerikane, kryesisht te perbera nga 
dibrane, Prespa,  Kerçova, Tetova , Gostivari, Struga, Manastori e Oheri,  dhe  
shqiptaret e zonave tjera te Maqedonise do te organizojne protestat ne Nju 
Jork,  ne shenje proteste per procesin e regjistrimit te popullsise ne 
Maqedoni, i cili  me ligjin e ri do te anashkaloje votimin e diaspores shqiptare 
.  
Perveç protestave do  te pergaditet edhe nje peticion i perbashket qe do ti 
drejtohet institucioneve  amerikane, perfaqesive diplomatike te Maqedonise 
ne SHBA dhe te OKB-se per te  kundershtuar manipulimin e autoriteteve 
maqedonase lidhur me numrin e  shqiptareve dhe anashkalimin e diaspores shqiptare 
,e cila eshte ne numer te  konsiderueshem.  
Protesta pritet te  mbahet para selise se OKB-se ne Nju Jork dhe 
perfaqesise diplomatike te  Maqedonise. Komuniteti shqiptar ne SHBA perkrah te gjitha 
perpjekjet dhe zerat e  protestave per te parandaluar manipulimin dhe 
falsifikimin e numrit te  shqiptareve ne regjistrimin e popullsise qe do te mbahet 
me 1 prill te vitit  2011.  
Diaspora shqiptare  kerkon transparence dhe perkrahjen e ndryshimeve te 
Ligjit per regjistrim te  propozuar nga partite opozitare shqiptare para se ky 
ligj te marre driten  jeshile nga maxhoranca e koalicionit qeveritar 
VMRO-DPMNE dhe BDI. (B.Sina/)

Dibranet e SHBA-se  perkrahin protesten e 14 nentorit     
BEQIR SINA New  York 
Shoqata Atdhetare  Dibrane, me baze ne Staten  Island mbeshtet teresisht  
qendrimin e deputeteve te partise Demokracia e Re te cilet kundershtuan 
terminin  e mbajtjes se regjistrimit te popullsise.  
Kjo shoqate shprehet  edhe kunder propozim-ligjit per regjistrimin e 
popullsise ne Maqedoni ne muajin  Prill dhe pa perfshirjen e shqiptareve ne 
procesin e regjistrimit, thone  burime informative  ne Nju Jork.  
“Pas shume perpjekjeve  dhe iniciativave, pas shume propozimeve te partise 
parlamentare DR per pushtetin  e VMRO-se dhe BDI-se qe te permiresojne 
gabimet e ligjit per regjistrim dhe pas  asaj qe ata nuk u vetedijesuan dhe 
vertetuan qellimin e qarte te ketij ligji qe  perjashton 1/3 e popullates 
shqiptare nga regjistrimi i ardhshem ne vitin 2011  dhe refuzimi i pakuptimte i 
BDI-se per bashkepunim qe te bllokojme kete ligj  diskriminues, Shoqata 
Atdhetare Dibrane, vendosem qe shqetesimin tone t'a  shprehim nepermjet kesaj 
deklarate”, thuhet ne deklaraten me shkrim te shoqates  Dibrane.  
Komuniteti dibran, i  cili perfaqesohet gjeresisht ne Shoqaten Atdhetare 
Dibrane, me nje popullsi deri  ne 15 mije dibrane ne qytetin e Nju Jorkut, 
shumica qytetare Amerikane, qe  emigruan ne vite te ndryshme per shkaqe dhe 
rrethana te ndryshme, eshte tejet i  shqetesuar per menyren se si qeveria e 
Gruevskit, po kerkon te shfrytezoje  muajin prill - per regjistrimin e 
popullsise, duke menijanuar shqiptaret ne  diaspore, te cilet dihen se mund te 
kthehen ne vendlindje vetem ne termin e  pushimeve te sesionit veror, pra muajt e 
veres - qershor, korrik,  gusht. 
SHAD, e sheh vendimin  e Shkupit, per projektligjin e regjistrimit si nje 
teze, e gabuar, e cila u  thote shqiptarve se: “Neqoftese dikush, banore i 
Republikes se Maqedonise -se  shtetas pra i Republikes se Maqedonise, nuk 
regjistrohet gjate regjistrimit te  vitit 2011, atehere per kete shtet ai nuk 
ekziston, çka do te thote qe te mos  regjistrohesh ne nje shtet ti si qytetar 
i atij shteti per ne do te thote nuk  ekziston me”. 
“I kujtojme me kete  raste qeverise se Maqedonise, se SHBA-se, per 
regjisrtimin e popullsise  shpenzuan me qindra miliona dollare dhe perdoren per 
regjistrimin e popullsise  se saj, te gjitha komunitetet ne baza etnike e te 
tjera. Regjistrimi U.S. Census  2010, u be ne te gjitha gjuhet dhe u perfshine 
te gjitha etnit ne termin, "maj -  qershor - ndersa u shfrytezua si afati i 
fundit edhe muaji korrik, i cili, u  perdor si muaji i fundit i 
regjistrimit". Ky termin u perdor si me i voliteshmi,  per te bere regjistrimin dhe 
eshte me i voliteshmi mendojm ne ne te gjithe  boten”, thuhet ne tej ne 
deklarate.  

Kjo shoqate thote se  pergezone te gjitha ato forcat politike ne Maqedoni 
qe i jane bashkengjitur  vendimit per organizimin e protestave 
gjithepopullore para Parlamentit te  Republikes se Maqedonise me 14 nentor, te dielen ne 
ora 14:00.  

Shoqata Atdhetare  Dibrane shpreh mirenjohje te thelle edhe per mbeshtetjen 
qe po u japin atyre  edhe Partite politike ne Diaspore, organizatat dhe 
shoqatat e tjera te  komunitetit shqiptare ne SHBA-se.  (B.SINA) 
 
Diaspora shqiptare  druhet nga manipulimi me regjistrimin e popullsise  
Shkup, 13 shtator -  Intervali kohor per regjistrimin e popullsise prej 1 
deri me 15 prill te vitit  2011, nuk do te jete i pershtatshem per diasporen 
shqiptare. Ata thone se  pikerisht ne kete kohe i tere procesi mund te 
manipulohet dhe ata te  perjashtohen nga regjistrimi, e me kete edhe mos te jepen 
te dhena te sakta per  perqindjen e shqiptareve ne Maqedoni. 
Sipas agjencise INA,  Komuniteti shqiptaro-amerikan ne shtetin e Ilionisit 
dhe ne Nju Jork ka reaguar  duke nenvizuar se perfaqesuesit politik shqiptar 
ne Maqedoni duhet te jene te  vemendshem rreth vendimeve te tyre, qe siç 
thone, mund te jene fatale per  shqiptaret dhe numrin e tyre ne Maqedoni.  
Nje reagim i njejte  eshte bere edhe nga Bashkesia Shqiptare me seli ne 
Gjermani, e cila gjithashtu  kritikon daten e percaktuar per regjistrim, ne 
periudhen kur siç thuhet nuk  eshte i pranishem numri i madh i shqiptareve qe 
jetojne perkohesisht dhe punojne  ne boten e jashtme.  
Sipas statistikave  jozyrtare te demografeve, rreth 300 mije shqiptare 
jetojne jashte vendit, mirepo  keto shifra dyshohet te jene edhe me te larta.  
Nderkohe, ne nje  prononcim per mediat ne Maqedoni deputeti i BDI-se, Tahir 
Hani, tha se propozimi  per regjistrimin e popullsise edhe me tej nuk ka 
hyre neper komisionet  parlamentare per shqyrtim, duke lene te kuptohet se ka 
hapsire per ndryshimin e  saj. 
“Per asnje opcion ne  nuk mund te mohojme se eshte i drejte. Kur te hyn ne 
komisionet parlamentare do  te shqyrtohet me detajisht”, thot Hani -. 
Ndryshe, dje ne nje  konference per shtyp, zv/kryeministri Abdylaqim Ademi 
dhe Ministri i Drejtesie  Mihajllo Manevski, ben apel qe procesi te mos 
politizohet dhe etnizohet, duke u  angazhuar per nje atmosfere ligjore sipas 
standardeve nderkombetare te  regjistrimit. 
Regjistrimin e  popullsise ne Maqedoni do ta vezhgoje Enti Evropian i 
Statistikave, EUROSTAT.  /BEQIR SINA/ 
Diaspora shqiptare ne  Skandinavi kundra regjistrimit te popullsise ne 
Maqedoni   
 
Intervali kohor per  regjistrimin e popullsise prej 1 deri me 15 prill te 
vitit 2011, nuk do te jete  i pershtatshem per diasporen shqiptare. Ata thone 
se pikerisht ne kete kohe i  tere procesi mund te manipulohet dhe ata te 
perjashtohen nga regjistrimi, e me  kete edhe mos te jepen te dhena te sakta 
per perqindjen e shqiptareve ne  Maqedoni.  
Ne pakenqesin  medhe qe kane shperthyer kudo ne diasporen shqipetare neper 
bote, eshte  perfrshire edhe  Komuniteti shqiptar ne vendet  Skandinave, ne 
Suedi te cilet  kan reaguar duke nenvizuar se  perfaqesuesit politik 
shqiptar ne Maqedoni duhet te jene te vemendshem rreth  vendimeve te tyre, qe siç 
thone, ata mund te jene fatale per shqiptaret dhe  numrin e tyre ne Maqedoni. 
 
Nje  reagim qe eshte bere edhe nga shoqata e te burgosurve politik ne 
Suedi,  gjithashtu kritikohet data e percaktuar per regjistrim, ne periudhen kur 
siç  thuhet nuk eshte i pranishem numri i madh i shqiptareve qe jetojne 
perkohesisht  dhe punojne ne boten e jashtme.  
Duke e argumentuar se  termini me i pershtatshem eshte edhe muaji korrik 
-gusht kur edhe mundesit e  emgiranteve jane shume me te medha te vizitojne 
vendlidjen - me kohen e tyre te  pushimeve verore qe siç dihet me mijra 
shqiptare kthehen ne kete sesion vit per  vite.  
Keshtu thuhet ne  nje mesazh te derguar per mediat shqiptare, nga  ish i  
burgosuri  politik i demonstratave  te vitit 1981, ne Kosove, i denuari me  
tete vite e gjysm  burgim, nen okupimin dhe sundimin barabare te  Serbis ne 
Kosove, ish-kryetari i Partise Dekmokratike Kombetare per  Iliride,  kirurgu 
i permndur, Dr. Kastriot Rexha; i cili kerkon qe  dhe mergimtaret shqiptare 
ne Skandinavi , pra siç thote ai " kendej  rrugeve botes, "t'a ngreme zerin 
ne kup te qiellit",  kunder projekt-  ligjit te rregjistrimit te popullates 
ne Maqedoni, dhe qe regjistrimi i  popullate te behet ne muajin, prill kur 
te gjithe  mergimtaret shqiptare s'do mund te marrin pjese." sipas  ish te 
burgosurit politik i demonstratave  te vitit 1981, ne  Kosove, i denuari me 
tete vite e gjysm  burgim, nen okupimin  dhe sundimin barabare te Serbis ne 
Kosove, ish-kryetari i Partise  Dekmokratike Kombetare per Iliride,  kirurgu i 
permndur, Dr. Kastriot  Rexha;/BEQIR SINA/
clip_image002.jpg (image/jpeg, 82.8 KB) - not displayed
clip_image003.jpg (image/jpeg, 17.7 KB) - not displayed
clip_image004.jpg (image/jpeg, 40 KB) - not displayed
clip_image001.jpg (image/jpeg, 22.4 KB) - not displayed
clip_image005.jpg (image/jpeg, 104.2 KB) - not displayed
clip_image006.jpg (image/jpeg, 19.7 KB) - not displayed
clip_image007.jpg (image/jpeg, 34.4 KB) - not displayed
clip_image008.jpg (image/jpeg, 217.3 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.