Topalli: Te perndjekurit, u sakrifikuan per levizjen e lire
Respekt për ish-të burgosurit dhe të persekutuarit politikë, të cilët
sakrifikuan dhe vuajtën më shumë se kushdo për fjalën dhe lëvizjen e lirë. Me
këto fjalë u është drejtuar Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ish-të
burgosurve dhe të persekutuarve të diktaturës komuniste në aktivitetin e
organizuar me rastin e liberalizimit të vizave. Topalli kujtoi se historia e
burrave dhe grave të persekutuar e burgosur është historia e një shpirti të
lirë, e një sakrifice për ata që donin ta shihnin vendin e tyre të lirë e
dinjitoz. “Shqipëria ishte një burg i madh. Nuk ka një popull më të vuajtur
dhe më të sakrifikuar për lirinë, sesa kombi ynë”, - tha Topalli. Ndaj,
shtoi ajo, vendimi që është marrë më 8 nëntor së pari fillon nga puna,
sakrifica, shpirti i madh i lirisë i atyre që janë me emra të gdhendur në këtë
muze. “Është dëshira e tyre e madhe për të prekur botën e lirë, ndaj dhe bashkë
kemi filluar betejën në vitin 1945, bashkë e kemi fituar betejën në vitin
1991, bashkë me ju kemi fituar vendimin e 8 nëntorit”, - pohoi ajo.
_Gazeta Standard - Topalli: Të përndjekurit, u sakrifikuan për lëvizjen e
lirë_ (http://www.standard.al/index.php/abi/14065.html)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.