Shqiptaret e Kosoves edhe mund te marrin pasaporta te Shqiperise 15-11-2010 /

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 

_Shqiptaret e  Kosoves edhe mund te marrin pasaporta te  Shqiperise_ 
(http://www.gazeta55.net/index.php?artikulli=16510)  
15-11-2010 / Gazeta  55 (http://www.gazeta55.net/index.php?artikulli=16510) 
   
Flet ministri ne  doreheqje i Integrimit Evropian ne Kosove, Besim Beqaj

Zyrtare te  qeverise se Kosoves nuk kane perjashtuar mundesine qe nje numer 
i kosovareve te  synojne pajisjen me pasaporta shqiptare, pas hyrjes se 
Shqiperise ne zonen  “Schengen”.  
Siç ka bere te ditur ambasada shqiptare ne Prishtine, jane  tete kritere qe 
duhet te plotesohen per te marre pasaporte te Shqiperise per nje  huaj, 
duke perfshire edhe qendrimin rezident prej 5 vjetesh, respektivisht 3  vjetesh 
per qytetaret e Kosoves. Ministri ne doreheqje i Integrimit Evropian,  
Besim Beqaj thote se historia ka treguar qe pas liberalizimit te vizave me  
Serbine, disa shqiptare te Kosoves jane pajisur me pasaporta serbe dhe e njejta  
tani mund te ndodhe edhe me Shqiperine. 
“Ka qene nje fshehtesi publike nese  mund ta quaj keshtu, qe qytetaret tone 
kane mundur te shkojne ne Serbi dhe te  blejne pasaporta biometrike”, thote 
ai. 
Sipas ministrit Beqaj, ka pasur disa  raste kur qytetaret e Kosoves kane 
shkuar ne Serbi dhe kane bere regjistrim  fiktiv, duke marre pasaporta serbe 
per te perfunduar keshtu ne vende te ndryshme  te Bashkimit Evropian. 
“Kjo ka treguar se çdo bllokim qe behet, krijon  mundesi qe ata te gjejne 
rruge alternative dhe ky eshte argumenti qe ne perdorim  çdo dite”, tha 
ministri Beqaj.
Pak dite me pare, Komisionerja e Bashkimit  Evropian per Çeshtjet e 
Brendshme, Cecilia Malmstrom i ka terhequr verejtjen  Serbise dhe Maqedonise per “
keqperdorimin e liberalizimit te vizave” duke  permendur edhe mundesine e 
rishikimit te ketij procesi.
Pas vendimit te  fundit per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen, 
Kosova ka mbetur vendi i  vetem, qytetaret e se ciles nuk do te mund te 
udhetojne ne zonen “Schengen” pa  viza. 
Komisioni Evropian ka paralajmeruar fillimin e shpejte te dialogut me  
Kosoven per procesin e liberalizimit, duke e kushtezuar ate me ri-integrimin e  
te zhvendosurve. Komisioneri i Bashkimit Evropian per Zgjerimin, Stefan 
Fule, ne  nje interviste per BBC-ne nuk ka sqaruar kur pritet saktesisht te 
filloje ky  dialog, por ka lene te kuptohet se eshte çeshtje javesh e jo muajsh. 
“Shume  shpejt do te thote shume shpejt”, eshte shprehur ai.




_Shqiptarët e Kosovës  edhe mund të marrin pasaporta të Shqipërisë_ 
(http://www.gazeta55.net/index.php?artikulli=16510) 
15-11-2010 / Gazeta 55 (http://www.gazeta55.net/index.php?artikulli=16510)  
 
Flet ministri në dorëheqje i  Integrimit Evropian në Kosovë, Besim Beqaj

Zyrtarë të qeverisë së  Kosovës nuk kanë përjashtuar mundësinë që një numër 
i kosovarëve të synojnë  pajisjen me pasaporta shqiptare, pas hyrjes së 
Shqipërisë në zonën  “Schengen”.  
Siç ka bërë të ditur ambasada shqiptare në Prishtinë, janë  tetë kritere që 
duhet të plotësohen për të marrë pasaportë të Shqipërisë për një  huaj, 
duke përfshirë edhe qëndrimin rezident prej 5 vjetësh, respektivisht 3  vjetësh 
për qytetarët e Kosovës. Ministri në dorëheqje i Integrimit Evropian,  
Besim Beqaj thotë se historia ka treguar që pas liberalizimit të vizave me  
Serbinë, disa shqiptarë të Kosovës janë pajisur me pasaporta serbe dhe e njëjta  
tani mund të ndodhë edhe me Shqipërinë. 
“Ka qenë një fshehtësi publike nëse  mund ta quaj kështu, që qytetarët tonë 
kanë mundur të shkojnë në Serbi dhe të  blejnë pasaporta biometrike”, thotë 
ai. 
Sipas ministrit Beqaj, ka pasur disa  raste kur qytetarët e Kosovës kanë 
shkuar në Serbi dhe kanë bërë regjistrim  fiktiv, duke marrë pasaporta serbe 
për të përfunduar kështu në vende të ndryshme  të Bashkimit Evropian. 
“Kjo ka treguar se çdo bllokim që bëhet, krijon  mundësi që ata të gjejnë 
rrugë alternative dhe ky është argumenti që ne përdorim  çdo ditë”, tha 
ministri Beqaj.
Pak ditë më parë, Komisionerja e Bashkimit  Evropian për Çështjet e 
Brendshme, Cecilia Malmstrom i ka tërhequr vërejtjen  Serbisë dhe Maqedonisë për “
keqpërdorimin e liberalizimit të vizave” duke  përmendur edhe mundësinë e 
rishikimit të këtij procesi.
Pas vendimit të  fundit për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën, 
Kosova ka mbetur vendi i  vetëm, qytetarët e së cilës nuk do të mund të 
udhëtojnë në zonën “Schengen” pa  viza. 
Komisioni Evropian ka paralajmëruar fillimin e shpejtë të dialogut me  
Kosovën për procesin e liberalizimit, duke e kushtëzuar atë me ri-integrimin e  
të zhvendosurve. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan 
Fule, në  një intervistë për BBC-në nuk ka sqaruar kur pritet saktësisht të 
fillojë ky  dialog, por ka lënë të kuptohet se është çështje javësh e jo muajsh. 
“Shumë  shpejt do të thotë shumë shpejt”, është shprehur  ai.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.