Vatra : In Memoriam per Professor Peter Priftin

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Vatra : In  Memoriam per Professor Peter Priftin  
BEQIR SINA,  
Peter Prifti,  shkrimtar, studiues e veprimtar politike, konsiderohet si 
nje nder figurat me te  shquara te diaspores shqiptare ne Amerike 
BRONX NEW  YORK  : 
Per t'a nderuar   kujtimin e  te ndjerit Professor Peter R. Prifti, qe 
dikur ishte sekretar i  organizates patriotike Vatra  dhe ndihmes editor i 
gazetes Dielli, Federata  PanShqiptare e VATRA - nen kujdesin e saj - organizoje 
nje veprimtari - "Ne  Kujtim - In Memoriam", ne Qendren komunitare 
"Comprehensive Care Management", ne  Bronks- Nju Jork.   
Ne kete tubim perkujtimore, u mbajten disa kumtesa  nga studiues te njohur  
nga Diaspora ne SHBA-es, dhe nga Shqiperia si dhe u sollen nga  folesit, 
studime, shkrime, intervista dhe mbresa e kujtime nga ata qe  e njohen 
profesorin - kolege e  studiues, gazetar, professor, perkthyes dhe  veprimtar te 
dalluar te komunitetit.


Qendra  komunitare "Comprehensive Care Management", ne Bronks- Nju 
Jork(kordinatore  Blerta Alikaj), prej ores 03.00 te mbasdites deri ne oren 08.00, 
te  mbremjes,  ka qene dje e mbushur me dhjetra njerez, te cilet i dhane  nje 
kujtim te bukur, me kumtesat e tyre  Professor Priftit, dhe i dhane me  
kete rast edhe  ngushellime familjareve, vellait te tij sekretarit te  
organizates Vatra, shkrimtarit te njohur Naum Prifti dhe bashkeshortes se  tij, 
Rina.  
Per  te bere nje homazh, ne kete tubim perkujtimor erdhi dhe perfaqesuesi i 
shtetit  Shqiptare, Konsulli i Pergjitheshem i Shqiperise ne Nju Jork, 
Dritan Mishto. Te  pranishem qene gjithashtu dhe shume veprimtar e drejtues te, 
shoqatatve ,  organizatave dhe partive politike. Si dhe anetare te Vatres, 
te aferm dhe  bashkeudhetaret te tij, miq dhe koleg te te ndjerit, 
personalitete te arttit dhe  kultures ne komunitet, studente,studiues, gazetare, 
shkrimtare e poete,  emigrante te vjeter dhe te rinje, qe ndoshta nuk kishin 
pasur mundesi ta takonin  kurre, por qe adhuronin punen e tij, ose kishin lexuar 
per profesorin qe e kaloj  gjithe jeten ne Amerike.
Prof. Peter  Prifti, ka qene nje nga figurat me te njohura te Diaspores 
shqiptare ne Amerike.  Ai vdiq  ne moshen 85 vjeçare ne nje spital te San 
Diegos ne Kaliforni. I  ndjeri ishte anetar i departamentit te gjuhesise ne 
Universitetin e Kalifornise, San  Diego. Peter Prifti, e  filloi punen e tij 
akademike me 1969, me studimin monografik: "Kosovo in Ferment  ", ndersa punonte 
ne Institutin Teknologjik te Masaçusets (MIT).   
Me pas ai do te radhitej krahas studiuesve anglisht-foles me libra te tjere 
te  shkencave politike si: Socialist Albania Since 1944, botuar me 1978,  
Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999, librin e 
vetem  ne shqip: Mozaik shqiptar, botuar me 2003 dhe me 2005, monografine ne 
anglisht  "Unfinished Portrait of a Country" nje portret rreth te kaluares, se 
tashmes dhe  te ardhmes se Shqiperise. 
Peter Prifti erdhi ne Amerike ne vitin 1940, ne moshen 15 vjeçare per te 
banuar  me te atin dhe vellain e madh, te cilet per arsye ekonomike kishin 
emigruar nga  Shqiperia vite me pare. Ne vitin 1949, Peter Prifti diplomohet 
nga Universiteti  i Pensilvanise dhe vendoset ne Boston. Aty njihet  
personalisht me Fan Nolin dhe fillon te punoje si sekretar i Federates  PanShqiptare 
te Amerikes Vatra, dhe si ndimes/editor i gazetes Dielli, se bashku  me 
atdhetarin e njohur Qerim Panariti. 

Pas hapjes se kesaj  perkujtimore nga kryetari i organizates Panshqiptare  
Vatra, dr Gjon Buçaj - i cili, vuri ne pahe edhe nje here jeten dhe vepren  
e Professor Priftit, ishte  drejtuesi i kesaj veprimtarie, editori i  
gazetes Dielli, z Dalip Greca, qe ne emer te Vatres dhe anetareve te  Kryesise se 
saj, familjes se te ndjerit,  te pranishmeve t'ju kerkoje qe te  mbajne nje 
minute heshtje.  

Ne vazhdim te pranishmeve iu drejtua  Presidenti i Shoqates se Shkrimtareve 
Shqiptaro-Amerikane  shkrimtari, nga  Presheva, ne Amerike, poetit Adnan 
Mehmeti   : 
"Kur 9  vite me pare, ne vitin 2001, u themelua Shoqata e Shkrimtareve  
Shqiptaro-Amerikane, tha ne fjalen e tij Adnan Mehmeti, ky lajm u mireprit nga  
krijuesit e vendndodhur ne Amerike. Nder te paret tha ai ishte Profesor 
Peter  Prifti qe e pershendeti me shume perzermersi krijimin e Shoqates: “
Qellimi eshte  i denje dhe Shoqata do te sherbeje si shtepi ose fole per 
shkrimtaret tane, per  tu afruar dhe per tu njohur si kolege, si dhe per te punuar 
se bashku per  qellime me vlere”.  
Me  pase poeti preshevar Presidenti i shqoates se shkrimtarve, tha se I 
Perjeteshmi  Profesor Peter Prifti, iu bashkua Shoqates, duke dhene ndihmen e 
tij pa asnje  shperblim, si studiues dhe perkthyes, duke i qendruar prane, me 
fjalen e tij te  mençur dhe kurajuese, te gjithe krijuesve qe kishin nevoje 
per mendimin e tij,  per gjithçka qe dha pa kursyer, mbeti deri ne fund te 
jetes se Tij Nderi qe  Nderon te gjithe krijuesit  ne kete kontinent dhe me 
gjere.   
Nderkohe,  editori i tanishem  Diellit, ne kumtesen e tij” Peter Prifti, 
editori i  Diellit, model per stilin e te shkruarit”, u fokusua ne stilin e te 
shkruarit te  Peter Priftit. “Edhe pse Peter Prifti qendroi si editor i 
Diellit vetem pak  kohe, gjithesej 15 tetor 1958-16 shtator 1959, ai la pas 
modelin e tij te  perkryer te stilit gazetaresk. Modeli i tij ite shkruarit, 
sipas zotit  Greca, ishte konciziteti dhe argumenti ne mbeshtetje te ideve qe 
percillte.  Shkrimet e tij hynin ne rezonance me lexuesin edhe nga menyra se 
si e  kompozonte.Nuk derdhte uje te teper ne miellin me te cilin gatunte 
shkrimin,  shprehet editori i sotem i Diellit, zoti Greca, duke shtuar se 
"Edhe  kur profesori shkruante per Nolin, ai s’perdoret fjale parasite qe gjene 
me  shumice sot ne gazetarine e internetit apo shtypin e ketushem, fjale te 
tilla si  "poet i shquar, artist i madh, gazetar i shquar…e  tjer" 
Shkrimtari i  njohur Naum Prifti, Sekretari i tanishem i  Vatres, solli ne 
kete tubim  perkujtimor, disa kujtime per vellain e tij Peter Prifti, te 
cilat ai i  shfaqi gjate ceremonise se organizuar nga Vatra dhe Shoqata e  
Shkrimtareve. 
Ai tha se  gjate vizites se pare ne atdhe, ne vitin 1962, babai rronte 
akoma dhe ai u gezua  shume nga ardhja e djalit turist nga Amerika, por u 
deshperua kur mori vesh se  ai do te largohej pas dy tri javesh se do te shkonte 
ne Athine.- Ç’do te besh  atje? - e pyeti babai. -Dua te vizitoj Akropolin, - 
iu pergjegj Peteri. -E kam  pare une, - iu pergjegj babai. – S’ka ndonje 
gje atje, ca germadha jane...   
-Po kur e shohin gjithe  bota, pse te mos e shoh dhe une? –ngulmoi vellai. 
Metej i vellai i te ndjerit  Naum Prifti tha se "Ne te vertete ai kishte 
marre persiper t’I shkruante  gazettes Boston Globe,  reportazhe per mbresat e 
tij nga vendet e Europes  qe do te vizitonte, Greqi,  Itali, France, 
Gjermani, Shqiperi, detyre qe e  plotesoi me sukses. 
Pasi vellai u kthye nga vizita ne Berat, Permet, Gjirokaster, Sarande, une  
e  pyeta se çfare i kishte lene mbrese. -Bukuria e vendit dhe buka, - me  
tha. Pergjegja e tij me befasoi ndaj e pyeta: -Buka?  Cila buke? E bardha,  e 
zeza, paninet, qahijet? -Te gjitha, - me tha. –Ishin shume te shijshme. - 
Pse  s’ka buke ne Amerike? – e ngacmoca une., the zoti Naum Prifti    
-"Llojet e bukes ne Amerike s’kane te numeruar, jane me qindra, por asnje nuk  e  
ka shijen e bukes sone, - e mbylli ai argumentin per kete  teme". 
Vellai i professor Peter Priftit, shkrimtari i njohur Naum Prifti tregoje 
se i  ndjeri i kishte thene se ai pati tre gezime ne jete. E para: rrezimi i  
diktatures komuniste ne vendin e tij me 1990. E dyta: qe pa shpalljen e  
pavaresise se Kosoves, e cila ishte enderra e tij  tridhjet vjeçare. E  treta, 
qe pa librat e tij te botuara ne Shqiperi dhe ne Amerike.   

Me pase u lexuan dhe pershendetjet e deguara me kete  raste : 
Ne emer te Akademise se Shkencave te Shqiperise pershendetjen e tij e 
kishte  derguar Akademiku Jorgo Bulo, sikurse, nje kumtese te gjate kishte 
derguar   edhe prof.as.dr Eleni Karamitri, kumtese te cilen e lexoi e bija e saj 
Edis  Karamitri. 
Me pase u tha se edhe Very. rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezes  
shqiptare te Bostonit , kishte derguar nje pershendetje ku thuhej se "Peter R.  
Prifti ishte nje nga me te shquarit studiues dhe historian per 
kombin  shqiptar dhe popullin e vet. 

Very.  rev. Artur Liolin, thote ne letern e tij per professor  Priftin se" 
Kerkimet dhe punimet e tij jane vepra klasike per brezat e  interesuar ne  
trashegimnine ametare qe ai donte me zemer. Personaliteti i  tij krijues u  
shkrine nje me avokatsine per mbrojtjen e te drejtave  themelore e qytetare  
humane si ketu ne Amerike dhe jashte saj. Peter nuk u  lekund asnjehere te 
mbante  qendrim ndaj gjithshkaje qe ai mendonte te  ishte korrekte dhe e 
ndershme ne emer  te drejtesise dhe barazise  njerezore. Ai nuk rreshti se 
mbrojturi integritetin  territorial te te  gjithe shqiptareve ne kerkim te 
vetvendosjes se tyre ne trojet  e te  pareve.

"Lutemi Zotit  ta bekoje Peter-in qe te pushoje midis me te ndershmeve  dhe 
familjes qe ai  donte aq shume ti jape  durim e lehtesim ne kete humbje!  I 
perjetshem  qofte kujtimi I tij!" thuhej ne fund te letres se 
Very. rev. Artur Liolin,  kancelar i kryedioqezes shqiptare te Bostonit  
Pershendeten me pase edhe Konsulli i Pergjitheshem  i Shqiperise ne  Nju 
Jork, Dritan Mishto, n/kryetari i ASHSHA, Dr Adem Harxhi, shkrimtari Tom  
Paloka, dhe studuesi e shkrimtari Idriz Lamaj - ish gazetar i Zerit te Amerikes, 
 shkrimtarja dhe poetja Kozeta Zylo, poetja Rita Saliu dhe aktori i  njohur 
Shaban Lajqi (me  nje poezi te Azem Shkrelit) dhe kryetari i  shoqates 
Çameria ne Nju Jork zoti Sali Bollati, studiuesi Genc Leka,poetja dhe  
shkrimtarja Iliriana Sulkuqi. 

Autori i disa shkrimeve per Professor Peter Priftin,  Prof. Dr. Agron Fico 
-N/Kryetar i Akademise Shqiptaro-Amerikane te Shkencave dhe  Arteve, mbajti 
me kete raste kumtesen :"Ne nderim te Prof. Peter  Priftit" 

" Kam dhe ruaj emocione te thella per njeriun dhe dijetarin e shquar Peter  
Prifti, tha Prof. Dr. Agron Fico, per bashkepunimin intelektual me te, per  
perkrahjen shkencore publike me ese dinjitoze dhe letra plot mençuri 
pothuajse  per te gjitha librat dhe studimet qe kam botuar ne dhjetevjeçarin e 
fundit, si  “Profesor ne tre kontinente” 2004, “Diaspora e Rilindur, 2006, e 
te tjera.  Natyrisht, kete akt kulturor intelektual nga Prof. Peter Prifti 
nuk e marr si  privilegj, por kryesisht si nje gjykim fisnik nga nje dijetar i 
permasave  akademike qe e di mire metrin e gjerave." 

Professor Fico, kujtoje se Prof. Peter Prifti eshte dukuria intelektuale,  
publike e shoqerore, qe u rrit ne mjedisin demokratik te Amerikes, ne 
mjedisin e  Fan Nolit dhe nolianeve te Vatres dhe me gjere.Universi krijues, jeta 
publike  dhe arkivi qe la, deshmojne se Prof. Peter Prifti kishte tri 
dashuri te  medha: 
E para – dashuria per Shqiperine, Kosoven, per Kombin shqiptar, qe gjeti  
shprehjen ne librat dhe dhjetera e dhjetera shkrime per to. Por akti me i 
larte  njerezor - deshira qe hirit i trupit t’i shperndahej ne token shqiptare –
 e  skalit perjete dashurine e Peter Priftit per Atdheun, per Shqiperine, 
per Kombin  shqiptar.
E dyta – dashuria per gjuhen, kulturen, traditat e lashta dhe te  pasura 
shqiptare - qe perben boshtin e veprimtarise se tij kulturore-shkencore  dhe 
publike.E treta – dashuria dhe nderimi per Fan Noli, per “Vatren, per  “
Diellin”, me te cilet bashkepunoi dhe kontribuoi. 
Ne fund  Besim Muhadri, studiues i folklorit, nje albanolog e shkrimtar  
shqiptar nga Kosova, kujtoje fillimisht me nje kujtim te shkurter  edhe 
vdekjen e poetit Din Mehmeti, qe eshte konsideruar si nje nder  perfaqesuesit 
klasike, e me te mirenjohur te poezise se sotme ne Kosove,  dhe me pase ai 
lexoje nje kumtese te derguar enkas per kete veprimtari nga  shkrimtari  Emil 
Lafe, kumtes e cila, titullohej "Fjale kujtimi dhe nderimi  per Peter R. 
Priftin" 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Vatra, mbajti In Memoriam për Professor Peter  Priftin 
 
 
 
 
BEQIR SINA, 
 
 
 
 
Peter Prifti, shkrimtar, studiues e veprimtar politike,  konsiderohet si 
një ndër figurat më të shquara të diasporës shqiptare në  Amerikë
 
 
 
 
BRONX NEW YORK :
 
Për t'a nderuar  kujtimin e  të ndjerit Professor Peter R.  Prifti, që 
dikur ishte sekretar i organizatës patriotike Vatra  dhe ndihmës  editor i 
gazetës Dielli, Federata PanShqiptare e VATRA - nën kujdesin e saj -  organizojë 
një veprimtari - "Në Kujtim - In Memoriam", në Qendren komunitare  
"Comprehensive Care Management", në Bronks- Nju Jork.  
 
     Në këtë tubim përkujtimorë, u mbajtën disa  kumtesa  nga studiues të 
njohur nga Diaspora në SHBA-ës, dhe  nga Shqipëria si dhe u sollën nga 
folësit, studime, shkrime,  intervista dhe mbresa e kujtime nga ata që e njohën 
profesorin - kolegë  e  studiues, gazetar, professor, përkthyes dhe veprimtar 
të dalluar të  komunitetit.


Qendra komunitare "Comprehensive Care Management",  në Bronks- Nju 
Jork(kordinatore Blerta Alikaj), prej orës 03.00 të mbasdites  deri në orën 08.00, 
të mbrëmjes,  ka qenë dje e mbushur me dhjetra  njerëz, të cilët i dhanë një 
kujtim të bukur, me kumtesat e tyre  Professor  Priftit, dhe i dhanë me këtë 
rast edhe  ngushëllime familjarëve, vëllait të  tij sekretarit të 
organizatës Vatra, shkrimtarit të njohur Naum Prifti dhe  bashkëshortes së tij, Rina. 
 
    Për të bërë një homazh, në këtë tubim përkujtimor erdhi  dhe 
perfaqësuesi i shtetit Shqiptarë, Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë në  Nju Jork, 
Dritan Mishto. Të pranishëm qenë gjithashtu dhe shumë veprimtar e  drejtues 
të, shoqatatve , organizatave dhe partive politike. Si dhe anëtarë  të 
Vatrës, të afërm dhe bashkëudhëtarët të tij, miq dhe koleg të të ndjerit,  
personalitete të arttit dhe kulturës në komunitet, studentë,studiues, gazetarë,  
shkrimtarë e poetë, emigrantë të vjetër dhe të rinjë, që ndoshta nuk kishin  
pasur mundësi ta takonin kurrë, por që adhuronin punën e tij, ose kishin 
lexuar  për profesorin që e kaloj gjithë jetën në Amerikë.


Prof. Peter Prifti, ka qënë një nga figurat më të njohura të  Diasporës 
shqiptare në Amerikë. Ai vdiq  në moshën 85 vjeçare në një spital  të San 
Diegos në Kaliforni. I ndjeri ishte anëtar i departamentit të gjuhësisë  në 
Universitetin e Kalifornisë, San Diego. Peter Prifti, e filloi punën e tij  
akademike më 1969, me studimin monografik: "Kosovo in Ferment ", ndërsa punonte  
në Institutin Teknologjik të Masaçusets (MIT). 
 
     Më pas ai do të radhitej krahas studiuesve  anglisht-folës me libra të 
tjerë të shkencave politike si: Socialist Albania  Since 1944, botuar më 
1978, Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle,  1969-1999, librin 
e vetëm në shqip: Mozaik shqiptar, botuar më 2003 dhe më 2005,  monografinë 
në anglisht "Unfinished Portrait of a Country" një portret rreth të  
kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes së Shqipërisë.
 
    Peter Prifti erdhi në Amerikë në vitin 1940, në moshën  15 vjeçare për 
të banuar me të atin dhe vëllain e madh, të cilët për arsye  ekonomike 
kishin emigruar nga Shqipëria vite më parë. Në vitin 1949, Peter  Prifti 
diplomohet nga Universiteti i Pensilvanisë dhe vendoset në Boston. Aty  njihet 
personalisht me Fan Nolin dhe fillon të punojë si sekretar i Federatës  
PanShqiptare të Amerikës Vatra, dhe si ndimës/editor i gazetës Dielli, së bashku  me 
atdhetarin e njohur Qerim Panariti.
 

Pas hapjes së kësaj  perkujtimore nga kryetari  i organizatës Panshqiptare 
Vatra, dr Gjon Buçaj - i cili, vuri në pahë edhe një  herë jetën dhe vëprën 
e Professor Priftit, ishte  drejtuesi i kësaj  veprimtarie, editori i 
gazetës Dielli, z Dalip Greca, që në emër të Vatrës  dhe anëtarëve të Kryesisë së 
saj, familjes së të ndjerit,  të pranishmëve  t'ju kërkojë që të mbajnë një 
minutë heshtje. 
 

Në vazhdim të pranishmëve iu drejtua Presidenti i  Shoqatës së Shkrimtarëve 
Shqiptaro-Amerikanë  shkrimtari, nga Presheva, në  Amerikë, poetit Adnan 
Mehmeti  :
 
 
 
   "Kur 9 vite më parë, në vitin 2001, u themelua Shoqata e  Shkrimtarëve 
Shqiptaro-Amerikane, tha në fjalën e tij Adnan Mehmeti, ky lajm u  mirëprit 
nga krijuesit e vendndodhur në Amerikë. Ndër të parët tha ai ishte  Professor 
Peter Prifti që e përshëndeti me shumë përzermërsi krijimin e  Shoqatës: “
Qëllimi është i denjë dhe Shoqata do të shërbejë si shtëpi ose fole  për 
shkrimtarët tanë, për tu afruar dhe për tu njohur si kolegë, si dhe për të  
punuar së bashku për qëllime me vlerë”. 
 
    Më pasë poeti preshevar Presidenti i shqoatës së  shkrimtarve, tha se I 
Përjetëshmi Professor Peter Prifti, iu bashkua Shoqatës,  duke dhënë 
ndihmën e tij pa asnjë shpërblim, si studiues dhe përkthyes, duke i  qëndruar 
pranë, me fjalën e tij të mençur dhe kurajuese, të gjithë krijuesve që  kishin 
nevojë për mendimin e tij, për gjithçka që dha pa kursyer, mbeti deri ne  
fund të jetës së Tij Nderi që Nderon të gjithë krijuesit  në këtë kontinent  
dhe më gjerë. 
 
 
   Ndërkohë, editori i tanishëm  Diellit, në kumtesën e tij”  Peter Prifti, 
editori i Diellit, model për stilin e të shkruarit”, u fokusua në  stilin e 
të shkruarit të Peter Priftit. “Edhe pse Peter Prifti qëndroi si editor  i 
Diellit vetëm pak kohë, gjithësej 15 tetor 1958-16 shtator 1959, ai la pas  
modelin e tij të përkryer të stilit gazetaresk. Modeli i tij itë shkruarit,  
sipas zotit Greca, ishte konciziteti dhe argumenti në mbështetje të ideve  
që përcillte. Shkrimet e tij hynin në rezonancë me lexuesin edhe nga mënyra 
se  si e kompozonte.Nuk derdhte ujë të tepër në miellin me të cilin gatunte  
shkrimin, shprehet editori i sotëm i Diellit, zoti Greca, duke shtuar  se 
"Edhe kur profesori shkruante për Nolin, ai s’perdoret fjalë  parasite që 
gjenë me shumicë sot në gazetarinë e internetit apo shtypin e  këtushëm, fjalë 
të tilla si "poet i shquar, artist i madh, gazetar i  shquar…e tjer"
 
 
 
  Shkrimtari i njohur Naum Prifti, Sekretari i tanishëm  i  Vatrës, solli 
në këtë tubim përkujtimor, disa kujtime për vëllain e  tij Peter Prifti, të 
cilat ai i shfaqi gjate ceremonisë së organizuar nga  Vatra dhe Shoqata e 
Shkrimtareve.
 
   Ai tha se gjatë vizitës së parë në atdhe, në vitin 1962, babai  rronte 
akoma dhe ai u gëzua shume nga ardhja e djalit turist nga Amerika, por u  
dëshpërua kur mori vesh se ai do të largohej pas dy tri javesh se do të shkonte 
 në Athinë.- Ç’do të bësh atje? - e pyeti babai. -Dua të vizitoj Akropolin, 
- iu  përgjegj Peteri. -E kam parë unë, - iu përgjegj babai. – S’ka ndonjë 
gjë atje,  ca gërmadha janë... 
 
-Po kur e shohin gjithë bota, pse të mos e shoh dhe unë? –ngulmoi vëllai.  
Mëtej i vëllai i të ndjerit Naum Prifti tha se "Në të vërtetë ai kishte 
marrë  përsipër t’I shkruante gazettes Boston Globe,  reportazhe për mbresat e 
tij  nga vendet e Europës që do të vizitonte, Greqi,  Itali, Francë, 
Gjermani,  Shqipëri, detyrë që e plotësoi me sukses.
 
     Pasi vëllai u kthye nga vizita në Berat, Përmet,  Gjirokastër, 
Sarandë, unë e  pyeta se çfarë i kishte lënë mbresë. -Bukuria  e vendit dhe buka, - 
më tha. Përgjegja e tij më befasoi ndaj e pyeta:  -Buka?  Cila bukë? E 
bardha, e zeza, paninet, qahijet? -Të gjitha, - më  tha. –Ishin shumë të 
shijshme. - Pse s’ka bukë në Amerikë? – e ngacmoca unë.,  the zoti Naum Prifti   
-"Llojet e bukës në Amerikë s’kanë të numëruar,  janë me qindra, por asnjë 
nuk e  ka shijen e bukës sonë, - e mbylli ai  argumentin për këtë temë".
 
       Vëllai i professor Peter Priftit,  shkrimtari i njohur Naum Prifti 
tregojë se i ndjeri i kishte thënë se ai pati  tre gëzime në jetë. E para: 
rrëzimi i diktaturës komuniste në vendin e tij më  1990. E dyta: që pa 
shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila ishte endërra e  tij  tridhjet vjeçare. E 
treta, që pa librat e tij të botuara në Shqipëri  dhe në Amerikë. 
 

Më pasë u lexuan dhe përshëndetjet e dëguara me këtë rastë  :
 
     Në emër të Akademise së Shkencave të Shqipërisë  përshëndetjen e tij e 
kishte dërguar Akademiku Jorgo Bulo, sikurse, një kumtesë  të gjatë kishte 
dërguar  edhe prof.as.dr Eleni Karamitri, kumtesë të  cilën e lexoi e bija e 
saj Edis Karamitri.
 
      Më pasë u tha se edhe Very. rev. Artur  Liolin, kancelar i 
kryedioqezës shqiptare të Bostonit , kishte dërguar një  përshëndetje ku thuhej se 
"Peter R. Prifti ishte nje nga me te shquarit studiues  dhe historian per 
kombin shqiptar dhe popullin e vet.
 

Very. rev. Artur Liolin, thotë në  letërn e tij për professor Priftin se" 
Kerkimet dhe punimet e tij jane  vepra klasike per brezat e interesuar ne  
trashegimnine ametare qe ai donte  me zemer. Personaliteti i tij krijues u  
shkrine nje me avokatsine per  mbrojtjen e te drejtave themelore e qytetare  
humane si ketu ne Amerike dhe  jashte saj. Peter nuk u lekund asnjehere te 
mbante  qendrim ndaj  gjithshkaje qe ai mendonte te ishte korrekte dhe e 
ndershme ne emer  te  drejtesise dhe barazise njerezore. Ai nuk rreshti se 
mbrojturi  integritetin  territorial te te gjithe shqiptareve ne kerkim te  
vetvendosjes se tyre ne trojet  e te  pareve.

"Lutemi Zotit  ta bekoje Peter-in qe te pushoje midis me te ndershmeve  dhe 
familjes qe ai  donte aq shume ti jape  durim e lehtesim ne kete humbje!  I 
perjetshem  qofte kujtimi I tij!" thuhej në fund të letrës së 
Very. rev. Artur Liolin,  kancelar i kryedioqezës shqiptare të Bostonit 
 
     Përshëndetën më pasë edhe Konsulli i  Përgjithëshëm  i Shqipërisë në 
Nju Jork, Dritan Mishto, n/kryetari i  ASHSHA, Dr Adem Harxhi, shkrimtari Tom 
Paloka, dhe studuesi e shkrimtari Idriz  Lamaj - ish gazetar i Zërit të 
Amerikës, shkrimtarja dhe poetja Kozeta Zylo,  poetja Rita Saliu dhe aktori i 
njohur Shaban Lajqi (me  një poezi të  Azem Shkrelit) dhe kryetari i shoqatës 
Çamëria në Nju Jork zoti Sali Bollati,  studiuesi Genc Leka,poetja dhe 
shkrimtarja Iliriana Sulkuqi.
 

Autori i disa shkrimeve për Professor Peter Priftin, Prof. Dr.  Agron Fico 
-N/Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve,  mbajti 
me këtë rastë kumtesën :"Në nderim të Prof. Peter  Priftit"
 

" Kam dhe ruaj emocione të thella për njeriun dhe  dijetarin e shquar Peter 
Prifti, tha Prof. Dr. Agron Fico, për bashkëpunimin  intelektual me të, për 
përkrahjen shkencore publike me ese dinjitoze dhe letra  plot mençuri 
pothuajse për të gjitha librat dhe studimet që kam botuar në  dhjetëvjeçarin e 
fundit, si “Professor në tre kontinente” 2004, “Diaspora e  Rilindur, 2006, e 
të tjera. Natyrisht, këtë akt kulturor intelektual nga Prof.  Peter Prifti 
nuk e marr si privilegj, por kryesisht si një gjykim fisnik nga një  dijetar 
i përmasave akademike që e di mirë metrin e gjërave."
 

Professor Fico, kujtojë se Prof. Peter Prifti  është dukuria intelektuale, 
publike e shoqërore, që u rrit në mjedisin  demokratik të Amerikës, në 
mjedisin e Fan Nolit dhe nolianëve të Vatrës dhe më  gjerë.Universi krijues, jeta 
publike dhe arkivi që la, dëshmojnë se Prof. Peter  Prifti kishte tri 
dashuri të mëdha:
 
     E para – dashuria për Shqipërinë, Kosovën, për  Kombin shqiptar, që 
gjeti shprehjen në librat dhe dhjetëra e dhjetëra shkrime  për to. Por akti më 
i lartë njerëzor - dëshira që hirit i trupit t’i shpërndahej  në tokën 
shqiptare – e skalit përjetë dashurinë e Peter Priftit për Atdheun, për  
Shqipërinë, për Kombin shqiptar.
E dyta – dashuria për gjuhën, kulturën,  traditat e lashta dhe të pasura 
shqiptare - që përbën boshtin e veprimtarisë së  tij kulturore-shkencore dhe 
publike.E treta – dashuria dhe nderimi për Fan Noli,  për “Vatrën, për “
Diellin”, me të cilët bashkëpunoi dhe kontribuoi.
 
 
 
     Në fund  Besim Muhadri, studiues i folklorit,  një albanolog e 
shkrimtar shqiptar nga Kosova, kujtojë fillimisht me një kujtim  të shkurtër edhe 
vdekjen e poetit Din Mehmeti, që është konsideruar  si një ndër përfaqësuesit 
klasikë, e më të mirënjohur të poezisë së  sotme në Kosovë, dhe më pasë ai 
lexojë një kumtesë të dërguar enkas për këtë  veprimtari nga shkrimtari  
Emil Lafe, kumtes e cila, titullohej "Fjalë  kujtimi dhe nderimi për Peter R. 
Priftin"
P.Prifti002.JPG (image/jpeg, 49 KB) - not displayed
P.Prifti004.JPG (image/jpeg, 32 KB) - not displayed
P.Prifti015.JPG (image/jpeg, 38.6 KB) - not displayed
P.Prifti020.JPG (image/jpeg, 44.6 KB) - not displayed
P.Prifti022.JPG (image/jpeg, 38.9 KB) - not displayed
P.Prifti027.JPG (image/jpeg, 36.5 KB) - not displayed
IMG_6639.JPG (image/jpeg, 48.1 KB) - not displayed
IMG_6637.JPG (image/jpeg, 45.2 KB) - not displayed
IMG_6638.JPG (image/jpeg, 45.9 KB) - not displayed
P.Prifti013.JPG (image/jpeg, 26.4 KB) - not displayed
P.Prifti025.JPG (image/jpeg, 24.3 KB) - not displayed
P.Prifti034.JPG (image/jpeg, 25.1 KB) - not displayed
P.Prifti037.JPG (image/jpeg, 25.2 KB) - not displayed
P.Prifti046.JPG (image/jpeg, 45.9 KB) - not displayed
P.Prifti052.JPG (image/jpeg, 37.7 KB) - not displayed
P.Prifti056.JPG (image/jpeg, 22 KB) - not displayed
P.Prifti058.JPG (image/jpeg, 26.1 KB) - not displayed
P.Prifti059.JPG (image/jpeg, 39.4 KB) - not displayed
P.Prifti076.JPG (image/jpeg, 17.8 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.