Annuit Coeptis, Novus Ordo Seclorum' Cfarë është Globalizmi dhe Kush e Kerkon Ate?
Arben Nelku <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Annuit Coeptis, Novus Ordo Seclorum
Megjithëse ish presidenti Xhorxh Bush Senior e përdorte këtë frazë gjerësisht,
ajo nuk është fraz e re.
Rendi i ri Botëror është një frazë që është përdorur për qindra vjet nga disa
shoqëri sekrete për t'iu referuar qëllimit të tyre të vendosjes së një qeverie
diktatoriale dhe totalitare botërore në globin tonë.
Vështroni pjesën e pasme të karmonedhës njëdollarëshedhe do të shihni frazën
Rend i Ri Botëror në latinisht "Novus Ordo Seclorum." Fjalët në latinisht
"Novus Ordo Seclorum" do të thonë "Rend i Ri Laik" ose "Rend i Ri Tokësor" pra,
fraza Rend i Ri Botëror.
Fjalët "Annuit Coeptis" afërsisht përkthehet si "Komplot i aprovuar". Fjala
latine "annuit" faktikisht do të thotë "tund kokën në shenjë aprovimi." Fjala
latine "coeptis" faktikisht do të thotë "puna e planifikuar ka filluar" ose
"filloi sipërmarrjet e komplotuara." Dy fjalët së bashku +japin kuptimin "puna
e planifikuar është aprovuar " ose "përpjekja e konspiruar e cila sapo kishte
filluar ishte aprovuar,"
pra fraza "Komplot i Aprovuar."
Rrjedhimisht sllogani "Annuit Coeptis, Novus Ordo Seclorum" na fakt është një
deklaratë që "Komploti i Aprovuar është Rendi i Ri Botëror". Megjithatë mbesin
pyetje të tilla si : kush e ka aprovuar këtë komplot apo sipërmarrje?
Për më tepër, cfarë përfaqëson piramida dhe c'kuptim ka syri mbi të?
Së pari ne duhet të studiojmë grupet që përpiqen apo konspirojnë për të arritur
këtë Rend të Ri Botëror për të rrokur plotësisht këto simbole dhe domethëniet e
tyre.
Këto grupe të Rendit të Ri Botëror operojnë në fshehtësi, sepse ajo që besojnë
ata do të frikësonte personin e zakonshëm. Nëse feja e tyre sekrete
ekspozohet, shumica e njerëzve që besojnë në Zot dhe e vlerësojnë lirinë do ta
refuzonin atë.
Feja sekrete e këtyre shoqërive sekrete është adhurimi i Satanit. Satani thirret
në shumë emra si djall, Lucifer, Iblis, zoti i zjarrit, zoti i dritës, e kështu
me radhë.
Në Islam, Satani refuzoi urdhëresat e Zotit dhe u nxor jashtë parajsës. Satani
është gjithashtu armiku i Njeriut. Përpara se të merrte titullin e Satanit, ai
quhej Iblis. Zoti e krijoi Iblisin nga Zjarri, si një krijesë që quhej xhin.
Zoti e lejoi atë të adhuronte së bashku me engjëjt.
Kur Zoti e urdhëroi Iblisin të përkulej ndaj Adamit, Iblisi me gjithë
arrogancën e tij refuzoi t'i përulej Adamit duke pretenduar për superioritet
ndaj tij, pasi Adami ishte krijuar nga argjila ndërsa ai (Iblisi) ishte krijuar
nga zjarri. Arroganca e tij dhe rebelimi kundër Zotit të Plotfuqishëm i dha
atij titullin "Shaytan Rajeem" ose "Satani i Përzënë" apo "I panënshtruari i
përzënë."
Satani pastaj u betua të mashtrojë sa njerëz të mundej në mënyrë që dhe ata të
rebeloheshin kundër Zotit. Shënjestra e parë e Satanit ishte Adami dhe
Eva.
Edhe të krishterët kanë pothuajse të njëjtën histori. Bibla i referohet Satanit
si armiku i Zotit dhe i Njeriut për rebelimin e tij kundër Zotit.
Këto grupe sekrete të cilët adhurojnë satanin nuk duan të përdorin titullin e
Satanit sepse ishte një titull diskretitues i dhënë atij nga Zoti, që do të
thotë "rebel" ose "I panënshtruar" ose "kundërshtar."
Ata përdorin në vend të këtij titulli emrin Lucifer apo "Mbajtës i Dritës."
Doktrina e tyre Luciferiane që Satani (ose Luciferi sic e quajnë ata) u trajtua
në mënyrë të padrejtë nga Zoti dhe që Luciferi vetëm po përpiqej t'i tregonte
Adamit dhe Njerëzimit që ata mund të bëheshin vetë Zotër.
Luciferianët adhurojnë Satanin brenda lozhave dhe tempujve të tyre por mbrojnë
humanizmin për njeriun e zakonshëm për të shkatërruar besimin në Një Zot,
Krijuesin e Plotfuqishëm.
Ata mbështesin lëvizjet që thërrasin për Humanizëm, Ateizëm, Materializëm,
komunizëm dhe të tjera si këto në mënyrë që të shkatërrojnë besimin në Zot, pra
rendin "laik" apo "tokësor".
Një nga librat e tyre të shenjtë është libri cifut, Kabala. Kabala është nje
tekst i lashtë i shkruar që përdor formulim të pakuptueshëm dhe simbole të
fshehura.
Esenca e Kabalasë, pas misticizmit të fshehtë, është feja e Satanizmit dhe
Demonologjisë.
Kabalaja përmban një listë të detajuar dhe hierarki të demonëve dhe djajve me
emrat dhe përgjegjësitë e tyre.
Kabalaja gjithashtu përmban histori seksuale të këtyre demonëve dhe një racë
qëniesh si pjella të njerëzve dhe djajve (gjysëm njerëz dhe gjysëm
demonë).
Kabalaja konsiderohet një libër i shenjtë nga shumë shoqëri sekrete si Knights
Templars, Frimasonët, dhe shumë të tjerë.
Disa dijetarë i quajnë këto grupe luciferiane së bashku "Iluminatë" që do të
thotë "Të ndricuarit" sipas emrit të Luciferit. Të tjerë i quajnë ata Masonë
apo të ngjashëm me to.
Unë preferoj t'i quaj ata Kabalistë sipas librit të tyre të shenjtë.
Cilido qoftë emri që përdorin, fakti është që ata ndryshojnë emrat e tyre gjatë
viteve për të mashtruar shimicën e njerëzve që nuk dinë asgjë për ta.
Faktikisht, lista e emrave të tyre është e pafund.
Grupet më të njohura janë Frimasonët apo Masonët dhe degët e tyre ( Riti
Skocez, Riti Jorkez, Anëtarët e Faltores, Ylli i Lindjes etj ,) Kalorësit
Tempullar dhe degët e ndryshme të tyre (DeMolays, Kafka dhe Kockat, Kalorësi i
Jeruzalemit, Kalorësit e Shën Xhonit), dhe shumë urdhëra, lozhe dhe tempuj të
tjerë.
Qëllimi i tyre final është vendosja e një diktature Luciferiane në botë dhe
skllavizimi i të gjithëve që nuk bëjnë pjesë në lozhet dhe tempujt e tyre.
Ata gjithashtu kanë ngritur organizata politike si fronte për të arritur
qëllimin e tyre të pushtimit të botës. Disa nga këta organizata janë Grupi
Bilderberger, Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë, Komisioni Trilateral dhe
shumë të tjerë.