Sondazhi: Shumica e shqiptareve mbeshtesin Shqiperine Etnike Madhesia e germave:
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_Gazeta Standard - Sondazhi: Shumica e shqiptarëve mbështesin Shqipërinë
Etnike_ (http://www.standard.al/index.php/sociale/14201.html)
Sondazhi: Shumica e shqiptareve mbeshtesin Shqiperine Etnike
Madhesia e germave: (javascript:tsz('article_body','12px'))
(javascript:tsz('article_body','16px'))
Ardit Bido 17/11/2010 11:07:00
Sondazhi i Gallup: 62.8 per qind ne Shqiperi dhe 81 per qind ne Kosove e
mbeshtesin personalisht idene e Shqiperise Etnike. Surpriza, 51.9 per qind e
banoreve te Maqedonise, qofshin shqiptare apo maqedonas e perkrahin kete
ide
Deshira e shprehur se pari nga Naum Veqilharxhi duket se nuk ka reshtur
kurre se ekzistuari ne mendjen e bashkekombesve tane. Realizimi i nje shteti
shqiptar, ku do te perfshiheshin te gjitha trojet shqiptare, gjen
perkrahjen e pjeses me te madhe te shqiptareve ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni dhe,
per surprize, gjen perkrahje edhe nga maqedonasit. Te rinjte jane me
patriote, ne ndryshim nga grup-mosha mbi 55 vjeç, ndersa Shqiperia e Mesme duket
se “çalon” ne krahasim me zonat e tjera te vendit. Keto jane rezultatet e
sondazhit te kryer nga Gallup International dhe te publikuara pak dite me
pare, si pjese e projektit ‘Balkan Monitor’.
Pro
Sondazhi qe eshte kryer ne te gjitha vendet e Ballkanit, ne Shqiperi,
Maqedoni dhe Kosove ka pyetur te intervistuarit edhe mbi idene e Shqiperise
Etnike, me pyetjen e formuluar: “A do ta mbeshtesnit personalisht idene e
Shqiperise se Madhe”? Ne baze te ketyre rezultateve ne Shqiperi, 62.8 per qind
jane pro, 29.7 per qind jane kunder, 4.4 jane pergjigjur “nuk e di” dhe
3.1 per qind kane refuzuar te pergjigjen.
Ne Kosove, situata duket me pro bashkimit, pasi 81 per qind e kane
perkrahur kete ide, 12.6 per qind jane shprehur kunder dhe 2.9 per qind kane “
abstenuar”, nderkaq 2.6 per qind nuk jane pergjigjur.
Surpriza e ketij sondazhi eshte Maqedonia, ku jane pyetur nepermjet
sondazhit rreth 1000 persona, prej te cileve 66 per qind ishin maqedonas dhe 25.7
per qind ishin shqiptare. Por idene e bashkimit te trojeve shqiptare me
Shqiperine e kane perkrahur 51.9 per qind e te intervistuarve, çka do te
thote se nje pjese e mire e maqedonasve jane shprehur pro kesaj ideje. Nderkaq
35.1 per qind e kane kundershtuar, 9.1 per qind jane pergjigjur se nuk e
dine dhe 3.7 per qind kane refuzuar te japin mendimin e tyre.
Nese neser do te kishte referendum
Nese neser do te kishte nje referendum per bashkimin e Shqiperise, Kosoves
dhe trojeve shqiptare ne Maqedoni, duket se pergjigjja do te ishte “PO”.
Nder ata qe kane mendim pozitiv dhe negativ, ne Shqiperi referendumi do te
triumfonte me raport 7:3, ose me sakte 67.9 per qind pro dhe vetem 32.1 per
qind do te votonin kunder bashkimit te trojeve shqiptare ne nje shtet.
Ne Kosove fitorja e bllokut pro do te ishte edhe me e thelle, pasi me
shume se 8 ne 10 banore te Kosoves do te votonin pro bashkimit. Ne kete menyre,
sipas sondazhit te Gallup International, 86.3 per qind do te ishin pro
bashkimit dhe vetem 13.7 per qind do te votonin kunder. “Lufta” do te behej
ne Maqedoni, por çuditerisht edhe ketu, sipas sondazhit, do te fitonte “Po”
-ja, pasi 59.7 per qind do te votonin pro dhe vetem 40.3 per qind do te
ishin kunder.
“Çalon” Shqiperia e Mesme
Sondazhi ka dhene edhe rezultate mbi rajone te veçuara, duke treguar se
cilat jane zonat qe jane me shume pro dhe cilat jane ato qe e kundershtojne
Shqiperine Etnike. Ne ndryshim nga sa mund te pritej, Shqiperia nuk ka
ndonje ndryshim Veri-Jug ne kete aspekt, por eshte Shqiperia e Mesme ajo qe,
ndonese eshte pro, ka nje numer te konsiderueshem personash qe e kundershtojne
bashkimin.
Keshtu, ne Shqiperine e Veriut, 68.5 per qind jane pro, perkundrejt vetem
23.1 per qind kunder (74.8 dhe 25.2 nder ata qe kane dhene mendim),
perafersisht e njejte me Shqiperine e Jugut, ku 65.6 per qind jane pro dhe 26.2
kunder (71.5:28.5). Ky hendek ndryshon kur vjen puna ne Shqiperine e Mesme ku
vetem 53.8 per qind jane shprehur pro Shqiperise Etnike dhe 37.7 per qind
jane shprehur kunder.
Ne Maqedonine Veriperendimore qe ka shumice shqiptare, 66.5 per qind jane
pro dhe 22.2 jane kunder, ndersa ne pjesen tjeter 34.3 per qind jane pro
dhe 50.7 per qind jane kunder. Per sa u perket kryeqyteteve, ato nuk variojne
shume nga njera-tjetra. Ne Tirane 62.4 per qind jane shprehur pro dhe 30.6
per qind jane shprehur kunder, jo shume larg perceptimit ne Prishtine ku
69.7 jane pro dhe 25 per qind jane kunder. Ne Shkup 41.2 per qind jane
shprehur pro, 8.8 per qind kunder, ndersa 41.2 per qind kane zgjedhur “Nuk e di”
.
E ardhmja eshte bashkimi
Nese do te shohim drejt se ardhmes, atehere me siguri mund te themi qe
trendi eshte ne rritje. Nderkohe qe 62.8 per qind jane pro Shqiperise Etnike,
me shume se 70 per qind katapultohet kur vjen fjala tek individet nen 55
vjeç. Sipas sondazhit, te moshuarit nuk jane dhe aq te dhene pas kesaj ideje,
pasi ne grup-moshat mbi 55 vjeç, vetem 54.2 per qind jane pro bashkimit
dhe 40.7 per qind jane kunder.
Ne te kundert, nese neser do te ishte nje referendum, grup-mosha 15 me 24
vjeç do te votonte 72.2 per qind pro, ajo 25 me 39 vjeç, 71.3 per qind pro
dhe personat ndermjet 40 dhe 55 vjeç do te votonin 71.2 per qind pro.
Ky fenomen verehet edhe ne Maqedoni dhe ne Kosove, ku sa me e re eshte
mosha e te intervistuarve, aq me pozitiv ndaj bashkimit kombetar jane ata. Ne
te kundert, moshat e medha duket se nuk jane dhe aq te dhena pas kesaj
ideje, ndoshta edhe per shkak te izolimit komunist qe kane pasur me pjeset e
tjera te kombit tone.
Trende te ndryshme
Por trendet se si ndryshon ky fenomen jane te ndryshme. Ne krahasim me nje
vit me pare, duket se ka nje renie te lehte te shqiptareve te Shqiperise
qe mbeshtesin bashkimin, pasi vjet perqindja ishte 70. Krejt e kunderta
ndodh ne Kosove, ku vetem dy vjet me pare, personat qe ishin pro bashkimit
ishin vetem 54.7 per qind dhe vjet ishin 74 per qind, nje trend rritjeje qe u
ruajt edhe kete vit.
Surpriza me emrin Maqedoni, dy vitet e kaluara ishte ne nivelin 13.9 dhe
13.6 pro idese se bashkimit, shume here pra me poshte se niveli prej 51 per
qind qe eshte sivjet ne sondazhin e pervitshem te Gallup International.
A do ta mbeshtesnit personalisht idene e Shqiperise Etnike?
Raporti Po/Jo
Rajoni
Po
Jo
Nuk e di
Refuzoj
Po
Jo
Shqiperi
62.8
29.7
4.4
3.1
67.9
32.1
Shqiperi e Jugut
68.5
23.1
5.5
2.9
74.8
25.2
Shqiperi e Mesme
53.8
37.7
4.9
3.6
58.8
41.2
Shqiperi e Veriut
65.6
26.2
2.9
5.3
71.5
28.5
Tirane
62.4
30.6
3.5
3.5
67.1
32.9
Kosove
81
12.6
2.9
2.6
86.5
13.5
Prishtine
69.7
25
2.6
2.6
73.6
26.5
Maqedoni
51.9
35.1
9.3
3.7
59.7
40.3
Rajoni me shumice shqiptare
66.5
22.2
7
4.4
75
25
Rajoni me shumice maqedonase
34.3
50.7
11.2
3.7
40.4
59.6
Shkupi
41.2
8.8
41.2
8.8
82.4
17.6
Shqiperi
Mosha
15-24
64.8
25
72.2
27.8
25-39
64.9
26.1
71.3
28.7
40-55
66.7
27
71.2
28.8
55+
54.2
40.7
57.1
42.9
Kroatet kunder BE-se?
Ne pergjithesi studimi i Gallupit tregon se mbeshtetja e pergjithshme per
integrim ne BE eshte e larte ne Ballkanin Perendimor. Ne te gjitha vendet,
me perjashtim te Kroacise, gati dy te tretat e qytetareve do te votonin ne
nje referendum pro anetaresimit ne BE. Fakti qe ne Kroaci, ne vendin me
prane anetaresimit te BE, jane vetem 38% e te pyeturve, qe do te votonin pro
anetaresimit, ndersa 43% madje jane kunder anetaresimit ne BE, ka shpjegime
te ndryshme. Andrew Pirk, nje analist i Gallupit, i pyetur nga DW mendon
se kjo ka te beje nder te tjera me faktin se njerezit ne Kroaci jane me te
ndergjegjshem per veshtiresine e reformave te kerkuara nga BE, si kusht per
vazhdimin e procesit integrues.
clip_image001.gif
(image/gif, 57 B) - not displayed
clip_image002.gif
(image/gif, 64 B) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 8.5 KB) - not displayed