NJU JORK: Muslimanet shqiptare festuan se bashku Kurban Bajramin

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
NJU JORK: Muslimanet  shqiptare festuan se bashku Kurban Bajramin   
BEQIR SINA, New  York 
Kurban Bajrami,  festa e sakrifices, festa e madhe te meshires, e faljes, 
mirekuptimit,  miresise, vellazerimit dhe paqes 
Albermarle Rd -  Brooklyn(NY) :  Ne metropolin e  botes Nju Jork, e shtetet 
per rreth tij, sot me mijera besimtare musliman  shqiptare, mes tyre edhe 
shume femije, jane mbledhur ne xhamite  shqiptare, te cilat ketu thirren 
Qendrat Islamike Shqiptare, per te  kryer ritet e Kurban Bajramit, i cili, eshte 
dita me e shenuar  ne  kalendarin islam. 
Kurban-Bajrami filloi sot heret ne mengjes, ne njeren prej lagjeve te Nju  
Jorkut, prej kur disa qindra besimtare musliman shqiptare, mergimtare nga  
Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja e  
Çameria, u mblodhen se bashku ne Xhamine e Bruklinit - Qendren e  pare Islame 
Shqiptare, ne SHBA-es .   
Duke prezantuar Imamin e ri, te kesaj xhamie Imam Osman Zaka, u tha 
besimtarve  te tij se :"Ne kete dite te bekuar, ne kemi rastin qe ne xhamine tone,  
t'i japim rasti edhe imamit te ri Roland Çinari, te na jap nje ligjerat te  
thukte, per kete dite te bekuar."  
Me  pase ligjeraten e mbylli vete Imam Osman Zaka, deri sa filloi falja  e 
Kurban Bajramit ne oren 8:00 te mengjesit, ndersa,  Hytben e mbajti Imam 
Roland Çinari. 
Me  shenimin e ketij rituali, besimtaret shqiptare te besimit islame ne 
Shtetet  e Bashkuara, kane filluar te kremtojne diten e pare te festes se 
Kurban  Bajramit.  
Me  rastin e festes se Kurban Bajramit,  Imam Osman Zaga dhe Imam  Roland 
Çinari, pasi u a kane uruar te gjithe besimtarve te besimit islam -  festen e 
tyre, kane ligjeruar me pase pjese te librit te shejte  te Kura-nit.  
Ku kane bere thirrje tek besimataret, qe ky : "Kurban Bajram te  kaloi ne 
frymen e tij te zemergjeresise, bashkejeteses dhe  bamiresise, qe t'i bejne 
besimtaret musliman ngado qe jane te besojn  me shume, duke e lutur Allahun e 
Madherishem per mirqenien, lumturine dhe  shendetin e te gjithe  
besimtareve." 
Imam  Roland Çinari, i u uroje ne fillim te ligjerates se tij, qe te gjithe 
 besmitarve muslimane - Gezuar festen e Kurban Bajramit! Duke, thene se 
Allahu i  u sjellte te gjithe besimtareve kudo qe jane mbaresi, paqe dhe 
harmoni ne  familjet e tyre. "Urojme qe kjo feste te jete njeherit, tha ai edhe si 
 nje shenje e bukur e bashkimit te te gjithe kombit tone shqiptare, nje  
popull dhe komb i dalluar ne shekuj - per harmonine dhe bashkejetesen  fetare. 
 
Ai  shtoi se per besimtaret musliman shqiptar, kjo eshte nje feste  e 
devoteshmeris dhe bindjes ndaj Allahut qe te na afroje edhe me  shueme ne 
besimtaret musliman me njeri tjetrin., qe ne kete menyre te jemi me te  devoteshem 
ndaj familjes sone , ndaj vetvetes dhe gjithe shoqerise." tha Imami i  ri i 
kesaj xhamie Roland Çinari. 
Imam  Osman Zaka, i xhamis "Qendra  Islamike Shqiptare" ne Bruklin,  thote 
se: Mesazhi qe percjell tek te gjithe besimatert musliman, kjo  feste, eshte 
shpresa per ate qe quhet sakrifica dhe devoteshmeria. Kur edhe  e dime qe 
me rituailin te bejme Kurban, ne muslimanet, dime  te tregojme jo vetem 
besimin e perhereshem ndaj Allahaut, por edhe bindjen  dhe devoteshmerine tone, 
per kete dite dhe besimin tone ndaj fese Islame.  Pikerishte, per ate qe kjo 
dite ne na ka dhuruar dhe ne duhet t'a bejme ne  shenje besimi ne kete dite 
dhe feste muslimane anemban botes muslimane".theksoje  Imam i xhamise Oasman 
Zaka. 
Me tej ai  tha se "Kurban Bajrami, tregoje si nga hear se  percolli 
mesazhin e tij qe eshte aferimi, paqja, dashuria dhe  respekti i madhe per 
njeritjetrin. Me kryerjen e ketij rituali ne kete dite,  thote Imam Osman Zaka, ne 
jemi shume me afer njeri tjetrit " çka kjo dite  do te thote, se ne jemi edhe 
me te devoteshem ndaj besimit tone dhe te  perkushtuar per besimin tone 
islam." 
Anetari i  kryesise se xhamise "Qendra  Islamike Shqiptare" ne Bruklin, 
zoteri  Hazize Cemenia, tha se te mbledhurat e Kurban Bajramit, do te dergohen 
ne  Medresen e Tiranes, per 'tu shperndare sipas nevojave ne Kosove dhe 
viset  shqiptare, Maqedoni, Mal te Zi dhe Luginen e Presheves. Ai tha se kjo 
xhami  diten e shtune do te organizoje ne Xhami edhe nje darke per te gjithe 
besimtaret  ne mbyllje te Kurban Bajramit 
Kjo,  feste gezuar dhe masovike eshte kremtuar sot edhe ne xhamite e tjera  
shqiptare ne qytetin e Nju  Jork-ut,( Saten Island, Queens, Long  Island, 
Bronx). Autoritetet e  rendit ne qytet, kishin marre te gjitha masat e 
sigurise qe dhe besimtaret  myslimane shqiptare te festojne te qete e te gezuar 
Kurban Bajramin, e  cila njihet si dita simbol e sakrifices ndaj besimit te  
Zoti. 
Me  mesazhin e besimit ndaj Zotit dhe dashurise ndaj njeriut, drejtuesit 
fetare te  komunitetit mysliman shqiptar ne Nju Jork, kane drejtuar faljen e 
namazit  te kesaj dite ne te gjitha xhamit "Qendrat  Islamike Shqiptare", 
dhe, ka  percjell gjate gjithe dites urimet e tyre, ashtu si dhe besimtaret 
duke  shtrenguar duart me njeri tjetrin dhe bere vizita ne familjet e tyre, 
miqt dhe  shoket  . 
Riti i faljes se Kurban Bajramit, konsistoj sipas liderve fetar te ketyre  
xhamive ne dy momente; e para thane ata eshte lutja nepermjet te ciles  
shprehet adhurimi per Zotin dhe me pas vjen predikimi i  saj. 
Nderkohe, Kurban  Bajrami shihet tek te gjithe besimtaret musliman "si 
festa e  cila perben festen e madhe te meshires, te faljes, mirekuptimit, 
miresise,  vellazerimit dhe paqes. Mijera vjet me pare profeti Ibrahim ishte i 
gatshem te  sakrifikonte djalin e tij ne emer te besimit ndaj Zotit." thuhej ne 
predikimet e  tyre
Bajram009.JPG (image/jpeg, 86.1 KB) - not displayed
Bajram012.JPG (image/jpeg, 36.6 KB) - not displayed
Bajram019.JPG (image/jpeg, 52.7 KB) - not displayed
Bajram021.JPG (image/jpeg, 42.8 KB) - not displayed
Bajram026.JPG (image/jpeg, 42.2 KB) - not displayed
Bajram029.JPG (image/jpeg, 40.5 KB) - not displayed
Bajram038.JPG (image/jpeg, 37.2 KB) - not displayed
Bajram039.JPG (image/jpeg, 32.2 KB) - not displayed
Bajram046.JPG (image/jpeg, 33.7 KB) - not displayed
Bajram053.JPG (image/jpeg, 53.5 KB) - not displayed
Bajram002.JPG (image/jpeg, 36.1 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.