Koha Jone Daul: Te bindesh PS, si te besh nje gomar te pije uje kur s'ka etje

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
 
 
_http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=57278_ 
(http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=57278) 
 
 
_Koha Jone_ (http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=57278)  Daul: Te  
bindesh PS, si te besh nje gomar te pije uje kur s'ka etje
 
 
 
 
Qamil Xhani
 
 
 
 
Parlamenti Evropian do te kene nje angazhim edhe te me te madh  per te 
ndihmuar palet qe te kapercejne ngercin politik ne Shqiperi. Kreu i  partive 
popullore ne Parlamentin Evropian, Joseph Daul shprehet se do te  perpiqen qe 
te gjejne nje zgjidhje per situaten se bashku me perfaqesuesin e  partive te 
majta ne PE. I pyetur per kohen qe kane ne dispozicion nderkombetaret  per 
gjetjen e nje zgjidhejeje politike, ne nje interviste dhene per televizionin  
"Klan" ne Bruksel, Daul u shpreh se autoritetet e Parlamentit Evropian po  
perpiqen qe te bejne me te miren e mundshme. "E di qe kemi nje afat shume te 
 shkurter, por po ju them nje shprehje franceze qe thote, 'eshte veshtire 
qe te  besh te pije nje gomar, qe s'ka etje'. 
 
 
 
    Pra, ajo qe po bej eshte qe po i hedh pak  sheqer ujit, qe ta bej ujin 
te pijshem", tha dje kreu i partive popullore ne  Parlamentin Evropian. Nga 
ana tjeter ai ka komentuar dhe qendrimin e partive te  majta ne PE. Sipas 
tij qellimi i paleve eshte i njejte dhe ato synojne qe te  bejne me te miren 
per shqiptaret, me qellimin kapercimin e ngercit dhe afrimin  me Bashkimin 
Evropian. Ai ka folur ne menyre konkrete dhe per kreun e partive te  majta ne 
Parlamentin Evropian, dhe qendrimin qe ka mbajtur Schulz per situaten  ne 
vend. "Martin Schulz eshte si une. Ne jemi demokrate, pavaresisht se s'kemi  
te njejten tendence politike, por ne kerkojme nje zgjidhje, sepse populli  
shqiptar meriton nje funksionim normal te demokracise', tha dje Daul.
 
 
      Ne komentin e tij kreu i PPE-se,  Jozeph Daul ka folur dhe per mos 
marrjen e statusit te vendit kandidat nga  Shqiperia. Ai eshte ndalu 
konkretisht ne raportin e Komisionit Evropian per kete  ceshtje dhe ka theksuar se ka 
kerkuar sqarime te autoritetet perkatese. "I kam  kerkuar per te mu 
pergjigjur mbi kritikat e Komisionit, sepse dua te di nga  vijne ato, pasi une 
vazhdoj te mos i besoj. Nese nuk e shoh vete me syte e mia,  nuk besoj", tha 
Daul. Kreu i PPE-se theksoi se ka kerkuar informacion per  raportin e 
Shqiperise dhe nga Presidenti i PE-se, Jerzy Buzek dhe nga  Presidentit i Komisionit 
Evropian, Manuela Barroso. 
 
 
     "Une i kam kerkuar presidentit te  Parlamentit qe te shkruaje nje 
leter dhe i kam kerkuar gjithashtu Barrosos qe te  me pergjigjet ne nje leter 
per te me sqaruar mbi disa pika qe jane ne raport",  tha ai. Me tej Daul ka 
shtuar se pas marrjes se pergjigjeve do te vendos dhe me  perfaqesuesin e 
partive te majta ne PE se cfare qendrimi do te mbaje. "Ne do te  shohim me mikun 
tim Martin Shulz se si mund te dalim nga kjo krize. Nuk eshte e  mundur te 
vazhdohet keshtu ne Shqiperi. Populli shqiptar ke nevoje per nje  opozite te 
vertete qe luan rolin e saj, qe ben propozimet e saj legjislative ose  
kundrapropozimet", ka deklaruar Daul 
_Komentet e  juaja_ (javascript:poptastic('zkomente.php?id=57278');)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.