Dom Pjeter Popaj, ne 25 vjetorit te meshtarise
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Dom Pjeter Popaj, famullitar dhe meshtari i Kishes Katolike Shqiptare “
Zoja e Shkodres” ne New York ne 25 vjetorit te meshtarise
Shkruan Tome Mrijaj
Dom Pjeter Popaj, vijues i tradites per fe, atdhe e perparim
NJU JORK : Keshilli i Kishes Katolike “Zoja e Shkodres” ne Hartsdale,
New York, se bashku me mijera besmitaret e vet, pati te djelen ne darke
nderin e veçante qe te organizoje nje mbremje festive per famullitarin e
meshtarin Dom Pjeter Popajt, duke i uruare atij :"25 vjetorin e shugurimit
prift, me deshirat me te mira per shendet e suksese ne misionin e tij ne sherbim
te Zotit e anetareve te famullise."
Dom Pjeter Popaj, per 25 vjet me radhe, duke qene meshtar dhe ne krye te
famullise se Kishes Katolike “Zoja e Shkodres” ne Hartsdale, New York, ka
deshmuar se eshte nje njeri i perkushtuar me zemer e shpirt ne sherbim te
Krishtit e te kombit.
Ai sot eshte nje figure e respektuar ne komunitetin tone, dhe ne gjithe
boten shqiptare per bashkepunimin qe ka pasur dhe ka me perfaqesues te te
gjitha besimeve fetare dhe me te gjithe bashkatdhetaret, pa marre parasysh
besimin dhe vendin nga jane. Ne jemi shume krenare me veprimtarine e Dom
Pjeter Popajt dhe e urojme nga zemra qe te kete shendet gjithmone ne sherbim te
fese e kombit.
Ne 25 vjetorit te meshtarise
Ne librimin tim ( MONSINJOR DR. ZEF OROSHI NJE JETE E SHKRIRE PER FE E
ATDHE- Jeteshkrim - Redaktor: Klajd Kapinova Korrektor gjuhesor: Dardanesha
Andoni Recensent: Mr. Nue Oroshi Prof. Mikel Gojani Kompjuter: Nikolle
Mrijaj Faqosja: Albanian Yellow Pages© Copyright: AutoriNew York, U.S.A.
2008), kam shkruar 10 faqe per Dom Pjeter Popaj. Dhe si nje urim te bukur i ri
sjell me rastin e 25 vjetorit te meshtarise.
Dom Pjeter Ndoc Popaj, lindi ne Shen Gjergj, me 10 qershor 1958, ne nje
nga qendrat e hershme te krishterimit nder shqiptare. Kisha katolike ne
vendlindjen e tij daton ne shek. XIV. Ajo i eshte perkushtuar Shen Gjergjit dhe
ben pjese ne Arqipeshkvine Metropolitane te Tivarit, ku, i pari i saj ishte
Primat i Serbise.
Me kujtohet si tani babai i Dom Pjetrit, nje burre i hijshem nga pamja,
elegant nga veshja dhe i mprehte nga fjala. Nje dite, ne oborrin e Kishes, me
tha: “Eshte komunitet i madh e Dom Pjetri eshte i ri nga mosha, per t’i
perballuar gjithe ketyre.” “Z.Ndoc,- i thashe,- Dom Pjetri, eshte shume i
pergatitur per te perballuar pune edhe shume me te medhaja.” Ai me shihte ne
sy dhe degjonte me shume kujdes. Mbas nje pauze te vogel, shtoi: “Zoti te
bekofte! Me burra te ndershem arrihet gjithçka.”
Me kujtohet, kur ne Kishen tone ishte i pranishem ish-Ambasadori ne Seline
e O.K.B.-se z.Pellumb Kulla, se bashku me bashkeshorten e tij dhe te tjere
qe e shoqeronin. Porsa Dom Pjetri mbaroi meshen, aktorja e njohur zonja
Xhulieta Kulla, tha keto fjale: “Dom Pjeter, predikimi juaj me ka lene shume
mbresa sot. Ju jeni me artist se artistet.”
Ne vendlindje Pjetri i vogel mori mesimet fillestare, kurse vitet e fundit
te shkolles fillore i perfundoi ne Ulqin. Me 1972, si shume shqiptare te
tjere, edhe familja e tij, nena Lina e babai Ndoc, mori udhen e mergimit per
ne Sh.B.A..
Per 12 muaj ata qenduan ne Itali, per pergatitjen e dokumentave dhe ne
nentor te vitit 1973, arriten ne aeroportin J.F.K. Prinderit e regjistruan
Pjetrin ne “Joan of Ark” High School, ne Manhattan e me pas ne “Evander Childs
” High School, ne Bronx, New York. Tek i riu, zgjohet ne brendesi te
shpirtit thirrja e pare per t’iu perkushtuar Hyjit.
Vitet kaluan e ai perfundoi studimet e larta ne “Cathedral Preparatory
Seminar”, ne Manhattan. Por etja per dije filozofike do te bente qe ai te
rregjistrohej ne “Cathedral College of the Immaculate Conception” ne
Douglastown, Yonkers, NY, ndersa studimet
teologjike t’i perfundonte me sukses “St Joseph’s Seminary”, ne
Dunwoodie , New York, ne vitin 1985. I shuguruar si djakon, per 6 muaj sherbeu ne
Kishen “Saint Lucy’t”, ne Bronx.
Nje muaj me pas, me 16 nentor 1985, ne Katedralen e Saint Patrick-ut, ne
Manhattan, NY, nga Shkelqesia e Tij John Cardinal O’Connor, Arqipeshkev
Metropolit i New York-ut, u shugurua prifti i pare shqiptar ne Amerike, duke
veshur petkat e meshtarit. Ky gezim i perbashket, u festua me 24 nentor
1985, ne “Imperial Manor”, ne Paramus, New Jersey nga bashkatdhetaret e
meshtaret: Imzot Dr.Johseph J.Oroshi, bashkevendasi Dom Rrok Mirdita (sot
Arqipeshkev Metropolit i Arqipeshkvise Metropolitane Tirane-Durres, Shkelqesia e
Tij, Imzot Rrok Mirdita), Monsinjor John Doherty, Vicar Episcopal, Father
Hebert D’Argenio, nga Keshilli i Kishes, ku, kryetar darke ishte Tonin
Mirakaj. Ishte kjo dite, kur Dom Pjeter Popaj celebroi meshen e pare ne Kishen
Shqiptare ne Bronx, ku, moren pjese 1014 persona.
Me 17 maj, Cardinali i New York-ut, Eminenca e Tij Jonhn Connor, njoftoi
emrimin e Dom Pjeter Popajt si ndihmesadministrator ne Kishen “Saint Lucy’s”
, Bronx, NY. Me 1 qershor 1989, prifti i ri celebroi meshen e pare si
ndihmesfamullitar ne Kishen Shqiptare “Zoja e Keshillit te Mire”.
Prej vitesh peligrinet shqiptare shkojne te organizuar ne grupe ne vendet
e shenjta,
per te cilat, eshte shkruar ne faqet e ketij libri. Dom Pjeter Popaj, ka
organizuar tubime shkencore e kulturore ne nderim te klerikeve katolike dhe
personaliteteve te ndryshme te kultures shqiptare.
I tille eshte seminari shkencor, mbajtur me 7 tetor te vitit 1989, ne
perkujtim te
300-vjetorit te vdekjes se Imzot Pjeter Bogdanit (1625-1689) dhe rendesise
se vepres se tij “Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore mundi et ejus
evangelica veritate italice et epirotice contexta et in duas partes divisa a
Petro Bogdani… Patavii MDCLXXXV.” (Çeta e Profetenve), ne Fordham
University Campus Center, New York, ne te cilen moren pjese kumtuesit: Prof.Arshi
Pipa (University of Minnesota), Ate Daniel Gjeçaj O.F.M. (Rome, Itali),
Prof.Dr.Ibrahim Rugova (Instituti Albanologjik, Prishtine Kosove), Prof.Engjell
Sedaj (Prishtine, Kosove) dhe u lexua kumtesa e Prof.Martin Camajt
(Universiteti i Munyh-it, Gjermani).
Me 24 maj 1999, Dom Pjeter Popaj, ishte ne krye te nje grupi besimtaresh
shqiptaro-amerikane, qe shkuan ne qytetin e Shkodres per te marre pjese ne
perkushtimin (konsekrimin) e Shenjtores “Zoja e Keshillit te Mire”, qe ne
Shqiperi njihet si “Zoja e Shkodres”. Ceremonia e rastit u drejtua nga
Eminenca e Tij, Kardinal Joseph Tomko, Drejtor i Zyres “Propaganda Fide”,
prane Selise se Shenjte ne Vatikan, i shoqeruar nga Shkelqesia e Tij, Imzot
Rrok Mirdita, Arqipeshkev i Arqipeshkvise Durres-Tirane dhe President i
Konferences Ipeshkevnore te Shqiperise, Nunci Apostolik ne Shqiperi, Imzot
Giovanni Bulatis, meshtare te tjere te ardhur nga Italia, Kroacia, Kosova, si dhe
nje numer murgeshash te udherave te ndryshem, qe sherbenin ne Shqiperi. I
pranishem ishte edhe Presidenti i Shqiperise, Prof.Dr.Rexhep Meidani,
kryetari i Parlamentit te Shqiperise, shkrimtari Pjeter Arbnori (1935-2006) e
perfaqesues te pushtetit lokal te qytetit.
Me 8 qershor 2002, ne mjediset komode te Qendres “Nene Tereza” ne
Hartsdale,
New York, prane Kishes Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres”, u organizua
Simpoziumi me teme: “Kisha ne komunitetin shqiptar”. Ne kete tubim te
rendesishem kulturoro-historik ishin te pranishem perfaqesues te klerit
katolik shqiptar, Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkev i Arqipeshkevise Metropolitane
Tirane-Durres dhe z/President i Konferences Ipeshkevnore te Shqiperise,
famullitari organizues dhe mikprites, i perndershmi Dom Pjeter Popaj, Dom
Nikolin Pergjini, studiues, intelektuale, besimtare etj. Organizatore te
simpoziumit ishin: “The Internacional Club Illiriada” dhe Kisha Katolike
Shqiptare “Zoja e Shkodres”.
Dom Pjetri, eshte organizatori i pervitshem i darkes madheshtore te Kishes
“Zoja e Shkodres”, per te perkujtuar Zojen e Shkodres si pajtore, nje
nene mbrojtese e kujdesshme per bijte e vet arberore, te famullise ne
Hartsdale, New York.
Me 10 prill 2005, Qendra Kulturore “Nene Tereza”, prane Kishes Katolike “
Zoja e Shkodres”, nen drejtimin e Dom Pjeter Popajt, beri perkujtimin e
80-vjetorit te vdekjes se liberatorit te madh Luigj Gurakuqi (1879-1925) dhe
30-vjetorin e vdekjes se prozatorit modern, ish-Ministrit te Arsimit ne
Shqiperi, Prof.Ernest Koliqit.
Me 25 tetor 2005, ne New York, u organizua tubimi shkencor ne perkujtim
te 600-vjetorit te vdekjes se Gjergj Kastriotit. Ne vitin 2006, me nje darke
solemne, u festua 40-vjetori i daljes se numerit te pare te revistes “Jeta
Katolike” (1966), qe themeloi dhe drejtoi Monsinjor Oroshi, ku, per rolin
dhe rendesine e ketij buletini ne komunitetin tone ne Amerike, foli
organizatori, i Perndershmi Dom Pjeter Popaj. Fjalimin kryesor e mbajti aktivisti
i palodhur i Kishes, z.Tonin Mirakaj.
Prej 16 vitesh (1991) e ne vijim Dom Pjetri, eshte organizatori i
festivalit mbareshqiptar ne Lehman College (Bornx, NY), ku mblidhen grupe e
kengetare shqiptare nga shtetet e ndryshme te Amerikes, te cilet, sipas tradites,
i pershendet meshtari mikprites.
Edhe pse pjesen me te madhe te jetes se tij Dom Pjetri e ka kaluar ne
Amerike, ai ka dashuri te pakufi per vendin e tij te lindjes, te cilen e
viziton shpesh me mall e nostalgji.
Kleriku shqiptar, thote: “Duke vizituar shpesh vendlindjen, mesojme me
teper per veten tone”. Aty kujton femijerine dhe truallin, ku, ka lindur ai,
familja dhe stergjysherit e tij
brez pas brezi, duke i quajtur ato dite ne Ulqin, si kujtimet me te bukura
te jetes se tij. Ja nje pasazh mbreselenes i perjetimit te klerikut tone,
botuar ne revisten kulturore: “Jeta Katolike”, ne New York:
“Pas 34 viteve ne mergim, shkova per te vizituar vendlindjen. Edhe me pare
kam
patur raste te rendesishme per te shkuar ne trojet e mia. Ishte bere nje
kohe teper e gjate. Bekimi i Kishes se Shen Markut, ne Shtoj te Ulqinit,
ishte rast gezimi i dyfishte per Shtojin e New York-un…
Nje perjetim te shkelqyer ndjeva gjate vizites prane kishave te Shasit.
Themelet e muret e rrenuara te kishave te hershme me lane te habitur. U
mahnita shume me Kishen e vogel te Shen Marise, ne nje shkemb rreze malit te
Ambullit. Prej liqenit te Shasit, eshte nje e perpjete e veshtire, me
shkembinj te mprehte e te dendur, me shkurre e therra. Kur gjindesh ne fund te
malit, thua kur do te ngjitem atje. Jo vetem qe ngjitesh mire, por as nuk ndjen
lodhje. Kur kthehesh poshte, te duket se te ka pushuar trupi…
Me deshiren e zjarrte per te njohur sa me shume vendlindjen time, kam dale
per te pare ato male te larta, qe ruajne ne zemra histori te lavdishme te
malesoreve trima.
…Kudo qe shkova kam gjetur mikpritjen e bujarine tradicionale te shqiptarit
…Per nje kohe te shkurter kam bere shume vizita e takime te rendesishme e
sidomos vizita ne vendlindje, qe zene nje vend te posaçem.
…Vizita ne vendlindje eshte e nevojshme per ne. Prej aty vjen identiteti
yne, gjuha, feja, kultura, etnosi, tradita. Aty eshte burimi i jetes tone.
Vendlindja, duhet trajtuar si nje vend i shenjte. Zoti e ka zgjedh per ne,
me lind aty. Kjo eshte sipas planit te Tij.
Duke u moshuar e kujtojme vendlindjen me shpesh. Shprehja popullore na
tregon se fruti i pjekur, kur keputet nga dega, bjen te rrenja. Pjekuria jone
matet me ndergjegjesimin tone. Pyetja kryesore per çdo njerin eshte: Kush
jemi ne? Padyshim, se pergjigja nuk mund te jepet pa pyetjen tjeter: Nga
jemi ne? Te meditojme rreth te kaluaren tone, femijerise tone, tokes se te
pareve tane. Duke vizituar shpesh vendlindjen, mesojme me teper per veten tone
…”
Sot, Kisha jone “Zoja e Shkodres”, ne Hartsdale, New York, nen drejtimin
e tij dhe Dom Nikolin Pergjinit, po perballet me aktivitete te larmishme
fetare e kombetare, me ngjarje te rendesishme. Me kete veprim per fe e atdhe,
po vijohet me nje dinamizm te shkelqyer rruga e themeluesit te Kishes
Katolike Shqiptare ne Amerike, Imzot Dr.Zef Oroshit.
Po keshtu, Dom Pjetri, do te shkruaje mbresat e udhetimit per viziten e
fundit, qe
pati ne fshatin Shen Koll ne Ulqin.
Meshtarin tone Dom Pjeter Popaj, kisha fatin e mire ta njoh per kualitetin
e tij fetar dhe atdhetar, kur kryesoja shoqaten “Rozafat”, gjate viteve
1997-1998. Ishte shume i perpikte ne pjesemarrje, kur beheshin provat e
perditshme, per pergatitjen e festivaleve, qe organizonte Shoqata Kulturore
Artistike “Rozafat”.
Tek ai me binte ne sy fakti, se gjithnje e merrte fjalen i fundit e
degjonte me shume vemendje diskutimet e te gjitheve. Ai ishte shume i kthjellet
dhe i sakte, duke bindur pjesemarresit me mendimet e tij racionale, shume te
efektshme per mbarevajtjen e festivaleve.
Toleranca dhe kultura e zgjedhur e fjales spikasin ne veçanti, duke qene i
gatshem per nisma te reja. Ai e priti me shume kenaqesi e gatishmeri
propozimin tim, se kishim rene dakord me grupin e mesimdhenesve prane Shoqates,
per organzimin e nje festivali tradicional te rinjsh plot talent, ne çdo
stine te pranveres, duke e pagezuar me emrin: “Festivali i talenteve te reja”
.
Dom Pjetër Popaj, famullitar dhe meshtari i Kishës Katolike Shqiptare “
Zoja e Shkodrës” në New York në 25 vjetorit të meshtarisë
Shkruan Tomë Mrijaj
Dom Pjetër Popaj, vijues i traditës për fe, atdhe e përparim
NJU JORK : Këshilli i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New
York, së bashku me mijëra besmitarët e vet, pati të djelën në darkë
nderin e veçantë që të organizojë një mbremje festive për famullitarin e
meshtarin Dom Pjetër Popajt, duke i uruarë atij :"25 vjetorin e shugurimit prift,
me dëshirat më të mira për shëndet e suksese në misionin e tij në shërbim
të Zotit e anëtarëve të famullisë."
Dom Pjetër Popaj, për 25 vjet me radhë, duke qenë meshtar dhe në krye të
famullisë së Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, ka
dëshmuar se është një njeri i përkushtuar me zemër e shpirt në shërbim të
Krishtit e të kombit.
Ai sot është një figurë e respektuar në komunitetin tonë, dhe në gjithë
botën shqiptare për bashkëpunimin që ka pasur dhe ka me përfaqësues të të
gjitha besimeve fetare dhe me të gjithë bashkatdhetarët, pa marrë parasysh
besimin dhe vendin nga janë. Ne jemi shumë krenarë me veprimtarinë e Dom Pjetër
Popajt dhe e urojmë nga zemra që të ketë shëndet gjithmonë në shërbim të
fesë e kombit.
Ne 25 vjetorit te meshtarise
Në librimin tim ( MONSINJOR DR. ZEF OROSHI NJË JETË E SHKRIRË PËR FE E
ATDHE- Jetëshkrim - Redaktor: Klajd Kapinova Korrektor gjuhësor: Dardanesha
Andoni Recensent: Mr. Nue Oroshi Prof. Mikel Gojani Kompjutër: Nikollë
Mrijaj Faqosja: Albanian Yellow Pages© Copyright: AutoriNew York, U.S.A. 2008),
kam shkruar 10 faqe për Dom Pjetër Popaj. Dhe si një urim të bukur i ri
sjell me rastin e 25 vjetorit të meshtarisë.
Dom Pjetër Ndoc Popaj, lindi në Shën Gjergj, më 10 qershor 1958, në një
nga qendrat e hershme të krishtërimit ndër shqiptarë. Kisha katolike në
vendlindjen e tij daton në shek. XIV. Ajo i është përkushtuar Shën Gjergjit dhe
bën pjesë në Arqipeshkvinë Metropolitane të Tivarit, ku, i pari i saj ishte
Primat i Serbisë.
Më kujtohet si tani babai i Dom Pjetrit, një burrë i hijshëm nga pamja,
elegant nga veshja dhe i mprehtë nga fjala. Një ditë, në oborrin e Kishës, më
tha: “Është komunitet i madh e Dom Pjetri është i ri nga mosha, për t’i
përballuar gjithë këtyre.” “Z.Ndoc,- i thashë,- Dom Pjetri, është shumë i
përgatitur për të përballuar punë edhe shumë më të mëdhaja.” Ai më shihte në
sy dhe dëgjonte me shumë kujdes. Mbas një pauze të vogël, shtoi: “Zoti të
bekoftë! Me burra të ndershëm arrihet gjithçka.”
Më kujtohet, kur në Kishën tonë ishte i pranishëm ish-Ambasadori në Selinë
e O.K.B.-së z.Pëllumb Kulla, së bashku me bashkëshorten e tij dhe të tjerë
që e shoqëronin. Porsa Dom Pjetri mbaroi meshën, aktorja e njohur zonja
Xhulieta Kulla, tha këto fjalë: “Dom Pjetër, predikimi juaj më ka lënë shumë
mbresa sot. Ju jeni më artist se artistët.”
Në vendlindje Pjetri i vogël mori mësimet fillestare, kurse vitet e fundit
të shkollës fillore i përfundoi në Ulqin. Më 1972, si shumë shqiptarë të
tjerë, edhe familja e tij, nëna Lina e babai Ndoc, mori udhën e mërgimit për
në Sh.B.A..
Për 12 muaj ata qënduan në Itali, për përgatitjen e dokumentave dhe në
nëntor të vitit 1973, arritën në aeroportin J.F.K. Prindërit e regjistruan
Pjetrin në “Joan of Ark” High School, në Manhattan e më pas në “Evander Childs
” High School, në Bronx, New York. Tek i riu, zgjohet në brendësi të
shpirtit thirrja e parë për t’iu përkushtuar Hyjit.
Vitet kaluan e ai përfundoi studimet e larta në “Cathedral Preparatory
Seminar”, në Manhattan. Por etja për dije filozofike do të bënte që ai të
rregjistrohej në “Cathedral College of the Immaculate Conception” në
Douglastown, Yonkers, NY, ndërsa studimet
teologjike t’i përfundonte me sukses “St Joseph’s Seminary”, në
Dunwoodie , New York, në vitin 1985. I shuguruar si djakon, për 6 muaj shërbeu në
Kishën “Saint Lucy’t”, në Bronx.
Një muaj më pas, më 16 nëntor 1985, në Katedralën e Saint Patrick-ut, në
Manhattan, NY, nga Shkëlqësia e Tij John Cardinal O’Connor, Arqipeshkëv
Metropolit i New York-ut, u shugurua prifti i parë shqiptar në Amerikë, duke
veshur petkat e meshtarit. Ky gëzim i përbashkët, u festua më 24 nëntor
1985, në “Imperial Manor”, në Paramus, New Jersey nga bashkatdhetarët e
meshtarët: Imzot Dr.Johseph J.Oroshi, bashkëvendasi Dom Rrok Mirdita (sot
Arqipeshkëv Metropolit i Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës, Shkëlqësia e
Tij, Imzot Rrok Mirdita), Monsinjor John Doherty, Vicar Episcopal, Father
Hebert D’Argenio, nga Këshilli i Kishës, ku, kryetar darke ishte Tonin
Mirakaj. Ishte kjo ditë, kur Dom Pjetër Popaj celebroi meshën e parë në Kishën
Shqiptare në Bronx, ku, morën pjesë 1014 persona.
Më 17 maj, Cardinali i New York-ut, Eminenca e Tij Jonhn Connor, njoftoi
emrimin e Dom Pjetër Popajt si ndihmësadministrator në Kishën “Saint Lucy’s”
, Bronx, NY. Më 1 qershor 1989, prifti i ri celebroi meshën e parë si
ndihmësfamullitar në Kishën Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Prej vitesh peligrinët shqiptarë shkojnë të organizuar në grupe në vendet
e shenjta,
për të cilat, është shkruar në faqet e këtij libri. Dom Pjetër Popaj, ka
organizuar tubime shkencore e kulturore në nderim të klerikëve katolikë dhe
personaliteteve të ndryshme të kulturës shqiptare.
I tillë është seminari shkencor, mbajtur më 7 tetor të vitit 1989, në
përkujtim të
300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit (1625-1689) dhe rëndësisë
së veprës së tij “Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore mundi et ejus
evangelica veritate italice et epirotice contexta et in duas partes divisa a
Petro Bogdani… Patavii MDCLXXXV.” (Çeta e Profetënve), në Fordham
University Campus Center, New York, në të cilën morën pjesë kumtuesit: Prof.Arshi
Pipa (University of Minnesota), Atë Daniel Gjeçaj O.F.M. (Romë, Itali),
Prof.Dr.Ibrahim Rugova (Instituti Albanologjik, Prishtinë Kosovë), Prof.Engjëll
Sedaj (Prishtinë, Kosovë) dhe u lexua kumtesa e Prof.Martin Camajt
(Universiteti i Munyh-it, Gjermani).
Më 24 maj 1999, Dom Pjetër Popaj, ishte në krye të një grupi besimtarësh
shqiptaro-amerikanë, që shkuan në qytetin e Shkodrës për të marrë pjesë në
përkushtimin (konsekrimin) e Shenjtores “Zoja e Këshillit të Mirë”, që në
Shqipëri njihet si “Zoja e Shkodrës”. Ceremonia e rastit u drejtua nga
Eminenca e Tij, Kardinal Joseph Tomko, Drejtor i Zyrës “Propaganda Fide”,
pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan, i shoqëruar nga Shkëlqësia e Tij, Imzot
Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Arqipeshkvisë Durrës-Tiranë dhe President i
Konferencës Ipeshkëvnore të Shqipërisë, Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot
Giovanni Bulatis, meshtarë të tjerë të ardhur nga Italia, Kroacia, Kosova, si dhe
një numër murgeshash të udhërave të ndryshëm, që shërbenin në Shqipëri. I
pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Prof.Dr.Rexhep Meidani,
kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, shkrimtari Pjetër Arbnori (1935-2006) e
përfaqësues të pushtetit lokal të qytetit.
Më 8 qershor 2002, në mjediset komode të Qendrës “Nënë Tereza” në
Hartsdale,
New York, pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, u organizua
Simpoziumi me temë: “Kisha në komunitetin shqiptar”. Në këtë tubim të
rëndësishëm kulturoro-historik ishin të pranishëm përfaqësues të klerit katolik
shqiptar, Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Arqipeshkëvisë Metropolitane
Tiranë-Durrës dhe z/President i Konferencës Ipeshkëvnore të Shqipërisë,
famullitari organizues dhe mikpritës, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, Dom
Nikolin Përgjini, studiues, intelektualë, besimtarë etj. Organizatorë të
simpoziumit ishin: “The Internacional Club Illiriada” dhe Kisha Katolike
Shqiptare “Zoja e Shkodrës”.
Dom Pjetri, është organizatori i përvitshëm i darkës madhështore të Kishës
“Zoja e Shkodrës”, për të përkujtuar Zojën e Shkodrës si pajtore, një
nënë mbrojtëse e kujdesshme për bijtë e vet arbërorë, të famullisë në
Hartsdale, New York.
Më 10 prill 2005, Qendra Kulturore “Nënë Tereza”, pranë Kishës Katolike “
Zoja e Shkodrës”, nën drejtimin e Dom Pjetër Popajt, bëri përkujtimin e
80-vjetorit të vdekjes së liberatorit të madh Luigj Gurakuqi (1879-1925) dhe
30-vjetorin e vdekjes së prozatorit modern, ish-Ministrit të Arsimit në
Shqipëri, Prof.Ernest Koliqit.
Më 25 tetor 2005, në New York, u organizua tubimi shkencor në përkujtim të
600-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit. Në vitin 2006, me një darkë
solemne, u festua 40-vjetori i daljes së numërit të parë të revistës “Jeta
Katolike” (1966), që themeloi dhe drejtoi Monsinjor Oroshi, ku, për rolin
dhe rëndësinë e këtij buletini në komunitetin tonë në Amerikë, foli
organizatori, i Përndershmi Dom Pjetër Popaj. Fjalimin kryesor e mbajti aktivisti
i palodhur i Kishës, z.Tonin Mirakaj.
Prej 16 vitesh (1991) e në vijim Dom Pjetri, është organizatori i
festivalit mbarëshqiptar në Lehman College (Bornx, NY), ku mblidhen grupe e
këngëtarë shqiptarë nga shtetet e ndryshme të Amerikës, të cilët, sipas traditës,
i përshëndet meshtari mikpritës.
Edhe pse pjesën më të madhe të jetës së tij Dom Pjetri e ka kaluar në
Amerikë, ai ka dashuri të pakufi për vendin e tij të lindjes, të cilën e
viziton shpesh me mall e nostalgji.
Kleriku shqiptar, thotë: “Duke vizituar shpesh vendlindjen, mësojmë më
tepër për vetën tonë”. Aty kujton fëmijërinë dhe truallin, ku, ka lindur ai,
familja dhe stërgjyshërit e tij
brez pas brezi, duke i quajtur ato ditë në Ulqin, si kujtimet më të bukura
të jetës së tij. Ja një pasazh mbresëlënës i përjetimit të klerikut tonë,
botuar në revistën kulturore: “Jeta Katolike”, në New York:
“Pas 34 vitëve në mërgim, shkova për të vizituar vendlindjen. Edhe më parë
kam
patur raste të rëndësishme për të shkuar në trojet e mia. Ishte bërë një
kohë tepër e gjatë. Bekimi i Kishës së Shën Markut, në Shtoj të Ulqinit,
ishte rast gëzimi i dyfishtë për Shtojin e New York-un…
Një përjetim të shkëlqyer ndjeva gjatë vizitës pranë kishave të Shasit.
Themelet e muret e rrënuara të kishave të hershme më lanë të habitur. U
mahnita shumë me Kishën e vogël të Shën Marisë, në një shkëmb rrëzë malit të
Ambullit. Prej liqenit të Shasit, është një e përpjetë e vështirë, me
shkëmbinj të mprehtë e të dendur, me shkurre e therra. Kur gjindesh në fund të
malit, thua kur do të ngjitem atje. Jo vetëm që ngjitesh mirë, por as nuk ndjen
lodhje. Kur kthehesh poshtë, të duket se të ka pushuar trupi…
Me dëshirën e zjarrtë për të njohur sa më shumë vendlindjen time, kam dalë
për të parë ato male të larta, që ruajnë në zemra histori të lavdishme të
malësorëve trima.
…Kudo që shkova kam gjetur mikpritjen e bujarinë tradicionale të shqiptarit
…Për një kohë të shkurtër kam bërë shumë vizita e takime të rëndësishme e
sidomos vizita në vendlindje, që zënë një vend të posaçëm.
…Vizita në vendlindje është e nevojshme për ne. Prej aty vjen identiteti
ynë, gjuha, feja, kultura, etnosi, tradita. Aty është burimi i jetës tonë.
Vendlindja, duhet trajtuar si një vend i shenjtë. Zoti e ka zgjedh për ne,
me lind aty. Kjo është sipas planit të Tij.
Duke u moshuar e kujtojmë vendlindjen më shpesh. Shprehja popullore na
tregon se fruti i pjekur, kur këputet nga dega, bjen te rrënja. Pjekuria jonë
matet me ndërgjegjësimin tonë. Pyetja kryesore për çdo njerin është: Kush
jemi ne? Padyshim, se përgjigja nuk mund të jepet pa pyetjen tjetër: Nga
jemi ne? Të meditojmë rreth të kaluarën tonë, fëmijërisë tonë, tokës së të
parëve tanë. Duke vizituar shpesh vendlindjen, mësojmë më tepër për veten tonë
…”
Sot, Kisha jonë “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale, New York, nën drejtimin
e tij dhe Dom Nikolin Pergjinit, po përballet me aktivitete të larmishme
fetare e kombëtare, me ngjarje të rëndësishme. Me këtë veprim për fe e atdhe,
po vijohet me një dinamizm të shkëlqyer rruga e themeluesit të Kishës
Katolike Shqiptare në Amerikë, Imzot Dr.Zef Oroshit.
Po kështu, Dom Pjetri, do të shkruajë mbresat e udhëtimit për vizitën e
fundit, që
pati në fshatin Shën Koll në Ulqin.
Meshtarin tonë Dom Pjetër Popaj, kisha fatin e mirë ta njoh për kualitetin
e tij fetar dhe atdhetar, kur kryesoja shoqatën “Rozafat”, gjatë viteve
1997-1998. Ishte shumë i përpiktë në pjesëmarrje, kur bëheshin provat e
përditshme, për përgatitjen e festivaleve, që organizonte Shoqata Kulturore
Artistike “Rozafat”.
Tek ai më binte në sy fakti, se gjithnjë e merrte fjalën i fundit e
dëgjonte me shumë vemendje diskutimet e të gjithëve. Ai ishte shumë i kthjellët
dhe i saktë, duke bindur pjesëmarrësit me mendimet e tij racionale, shumë të
efektshme për mbarëvajtjen e festivaleve.
Toleranca dhe kultura e zgjedhur e fjalës spikasin në veçanti, duke qenë i
gatshëm për nisma të reja. Ai e priti me shumë kënaqësi e gatishmëri
propozimin tim, se kishim rënë dakord me grupin e mësimdhënësve pranë Shoqatës,
për organzimin e një festivali tradicional të rinjsh plot talent, në çdo
stinë të pranverës, duke e pagëzuar me emrin: “Festivali i talenteve të reja”
.
\\
Grupi "Rozafatit" ne vitin 1980, nga e majta ne kembe Martin Merturi,
Martin Gjelaj, Miliana Mirakaj, Marjan Merturi, Loro Lulaj, Fran Shala, (ulur)
Linda Shala, Deda Markic, Hajrajdin Cekaj, dhe Mirko Shala.
Untitled.jpg
(image/jpeg, 37.8 KB) - not displayed
Untitled.jpg
(image/jpeg, 63.6 KB) - not displayed
XX%20fest%20246.JPG
(image/jpeg, 25 KB) - not displayed
XX%20fest%20099.JPG
(image/jpeg, 25.8 KB) - not displayed
XX%20fest%20096.JPG
(image/jpeg, 34.3 KB) - not displayed