Bota Sot : Muriqi fitoi me lehtesi

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_Bota  Sot » Muriqi fitoi me lehtësi_ 
(http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=17&id=89281)  
Muriqi fitoi me lehtesi 

Elvir Muriqi është rikthyer pas 13-muajve me fitore bindëse ndaj amerikanit 
 Daniel Judah. Muriqi 38-5 (23 KO) që nga raundi i parë ka zhvilluar duelin 
me  mençuri duke dominuar plotësisht, duke mos rrezikuar asgjë dhe mbajtur  
plotësisht nën kontroll Judah-n dhe duke përmbyllur duelin në favor të tij. 
 Gjyqtarët në fund e vlerësuan me 100-90, 100-90 dhe 99-90 në të mirë të 
Muriqit.  
Judah 23-7-3 (10 KO) ka qenë gjatë gjithë kohës dinak dhe me një strategji 
të  përlyer është munduar të ndikoj te Muriqi por edhe gjyqtari ka qenë në 
nivel të  detyrës dhe nuk kanë ardhur në shprehje simulimet e tij, por në 
herën e dytë  edhe është qortuar. Judah ra në tokë për disa goditje kinse “
Low-Blow” nën brez,  por këto gjeste nuk i shkuan për qejfi të tij. “Ka qenë 
një duel i vështirë për  mua në aspektin psikologjik, sepse siç e dini për 
13-muaj nuk kam zhvilluar  ndonjë duel. Më gëzon ky triumf”, deklaroi Muriqi 
për Kosova Boxing.  
Muriqi pritet që me këtë fitore të rikthehet në të gjitha ranglistat ku 
ishte  edhe më parë në TOP-15. Në parameç të Muriqit boksoi edhe shqiptari 
tjetër  Stivens Bujaj i cili shënoi fitore ndaj debutuesit Hamid Abdul-Mateen.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.