Islami dhe identiteti nacional shqiptar

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
*Islami dhe identiteti nacional shqiptar*

*Hamdi Nuhiju*



*(Reagim ndaj shkrimit “Passepartout, ose si Islami i bën shqiptarët e
Maqedonisë të mos kenë dinjitet nacional shqiptar” te autorit Kastriot
Myftaraj, shkrim i botuar në Gazetën Sot dhe i publikuar edhe në
zemrashqiptare.net)*

Urrejtja e këtij njeriu ndaj Islamit dhe myslimanëve tashmë është një
urrejtje e njohur në mesin e shqiptarëve mysliman. Ajo nuk është një
urrejtje e zakontë e një njeriu të çmendur, por një çmenduri e zakontë e një
njeriu të paguar. Megjithatë është mirë që ekziston ai dhe njerëz si ai.
Njeri që mban ujin gjithmonë të turbullt në skenën publicistike shqiptare
dhe që nxitë në luftëra të pabaza ndërmjet vet shqiptarëve. Nuk ka dyshim se
luftën e ka humbur ai së bashku me paguesit e tij.

E shoh që orientimi i bosëve të tij është i drejtuar kah shqiptarët mysliman
të Maqedonisë, ngaqë në Shqipëri më askush nuk ia vë veshin.

Kur lexoj Kastriot Myftaraj më kthehet kujtesa historike në kohën e
kryqëzatave.

Pas që natyra e shkrimeve të tij përputhet tërësisht me natyrën e pabazë të
kryqtarëve evropian që nisën luftëra të përgjakshme kundër myslimanëve, këtu
po ceki vetëm disa elemente të shkëputura nga këto histori.

*“ Një ditë, rrëfen ai,guvernatori frëng i Munajtras, në malësitë libaneze,
i shkroi një letër ungjit tim, sulltanit, emirit të Shejzerit, ku i kërkonte
të dërgonte një mjek për të kuruar disa raste urgjente. Ungji përzgjodhi një
nga doktorët tanë të krishterë, një burrë të quajtur Thabit. Nuk kaluan as
disa ditë kur ai u kthye në shtëpi. Ne të gjithë ishim shumë kureshtarë të
mësonim se si ia kish dalë të kuronte kaq shpejt pacientët, dhe kështu e
mbuluam me pyetje. Thabiti tha:” Para meje sollën një kavalier me një gungë
në këmbë dhe një grua që vuante nga dobësia. Kavalierit ia mbështolla këmbën
me allçi dhe gunga iu hap e iu përmirësua. Gruas i këshillova një dietë që
ajo të fillonte e ta merrte veten.”- Por, mandej ia bëhu një doktor frëng
dhe kundërshtoi:” Ky burrë nuk di t`i kurojë ata.”- Dhe duke iu drejtuar
kavalierit, e pyeti:” Çfarë parapëlqen, të jetosh me një këmbë të vetme apo
të vdesësh me të dyja?”- Kur pacienti u përgjigj se parapëlqente të jetonte
me një këmbë të vetme, mjeku urdhëroi -:” Më sillni një kavalier të fuqishëm
me një sëpatë të mprehtë lufte.” Kavalieri me sëpatë mbërriti menjëherë.
Doktori frëng vendosi këmbën e të sëmurit në një bllok prerjeje, duke i
thënë të sapombërriturit:-“ Jepi një goditje të mprehtë që ta presësh
pastër.”- Mu para syve të mi, ai i dha një goditje të parë, por mandej,
meqenëse këmba ishte ende e ngjitur, e goditi për së dyti. Palca e këmbës
shpërtheu në ajër dhe i plagosuri vdiq në vend. Sa i takon gruas, doktori
frëng e ekzaminoi dhe tha:-“ Ajo ka një djall në kokë që ka rënë në dashuri
me të. Pritjani flokët.”- Ata ia prenë flokët. Mandej gruaja filloi të hante
sërish ushqimin e tyre me hurdha dhe mustardë, gjë e cila ia përkeqësoi
gjendjen. Doktori i tyre konfirmoi :-“ Në kokën e saj duhet të ketë hyrë vet
djalli.”- Pastaj, me një brisk në dorë, ai hoqi një prerje në formë kryqi,
nxori sheshit kockën e kafkës dhe e fërkoi me kripë. Gruaja vdiq në vend.
Mandej unë i pyeta:-“ Keni më nevojë për mua?”- Ata thanë jo dhe unë u
ktheva në shtëpi, duke mësuar shumë ngaqë nuk e dija nga mjekësia e
frëngut.” ( Kryqëzatat në syrin e arabëve, Amin Maaluf, Shkup, 2010,
f.207-208).*

Këto janë disa sekuenca të shkurtra interesante nga koha e kryqëzatave.
Kastrioti do të thonte, prapë myslimanët kanë qenë të dobët ngaqë kanë
dërguar një mjek krishterë në mesin e kryqtarëve. Parimisht ai do të duket
se ka të drejtë. Por, duke pasur parasysh rrethanat historike dhe pabesitë e
kryqtarëve, myslimanët dërguan më mirë një mjek krishterë që ka mësuar të
myslimanët dhe që ishte njeri besnik ndaj shtetit islam, sesa një mysliman e
të përballej me pabesitë dhe çmenduritë e kryqtarëve.

Mirë, kjo sekuencë historike çka ka të bëj me temën në fjalë? Lexuesi i
përgjithshëm do të thonte se asgjë, ndërsa ai që lexon edhe ndërmjet
shkronjave do ta kuptoj thelbin e kësaj sekuence historike.

*Iu kthehemi tash fjalëve të Kastriotit. Ai tha:” Emisioni "Passepartout" i
datës 19 tetor 2010 në Tv Alb, një emetues shqiptar në Shkup, është një nga
ato ngjarje që vërtetojnë se feja islame i ka bërë shqiptarët e Maqedonisë
që t' u mungojë dinjiteti nacional shqiptar. Se është një gjë të thuash jam
shqiptar, dhe një gjë tjetër të kesh dinjitet nacional shqiptar.”*

Ekzistojnë me miliona fakte historike se shqiptarët e Maqedonisë feja islame
i ka ruajtur nga asimilimi sllav. Ekzistojnë shumë ortodoks që janë me
rrënjë shqiptarë, ndërsa flasin shumë bukur gjuhën maqedonase dhe nuk dinë
asnjë fjalë të gjuhës shqipe. Ato janë shqiptarë, por ngaqë ishin ortodoks
humbën identitetin e tyre nacional shqiptarë dhe tash nuk kanë asnjë ndjenjë
nacionale. Janë të martuar me femra sllave dhe normal që janë sllavizuar.
Kemi edhe rastin e kundërt, kur shqiptarët mysliman të Maqedonisë janë të
martuar me femra ortodokse sllavo-maqedonase dhe ata ende gjenden në
identitetin e tyre nacional, bile edhe këto maqedonase sot flasin shumë
bukur shqip dhe kanë pranuar të gjitha traditat dhe doket e shqiptarëve.

Këto dy krahasime të thjeshta e këndellin kokën e Kastriotit nëse është në
gjendje ai të këndellet. Por, e kuptoj unë atë, ngaqë asnjëherë nuk ka qenë
i martuar dhe nuk është, prandaj edhe nuk mund të kuptoj këto raporte midis
shqiptarëve mysliman me ortodokset sllavo-maqedonase.

Sa i përket identitetit nacional të shqiptarëve të Maqedonisë, me plot
bindje them se ai identitet ekziston dhe është më i theksuar në Maqedoni
sesa në Shqipëri e Kosovë. Mund të kthehemi te zgjedhjet e fundit për
kryetar shteti në Republikën e Maqedonisë. Në një kohë kur kryetari aktual i
Maqedonisë Gjorgje Ivanov u bë kryetar shteti pa legjitimitetin e
shqiptarëve të këtushëm, Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare ishin të parat
që njohën për legjitim këtë kryetar shteti. Tash nuk di mbi çfarë barometra
nacional kanë vepruar këto dy qendra shqiptare, por se po bëjnë dëm në mesin
e shqiptarëve të Maqedonisë, kjo gjë po shihet sheshit.

Nuk di çfarë dinjiteti nacional kanë Tirana dhe Prishtina zyrtare kur
shkelin mbi dinjitetin nacional të shqiptarëve të Maqedonisë dhe e njohin
për legjitim kryetarin Gjorgje Ivanov.

*Ai përsëri vazhdon në tekstin e tij të kamufloj idetë e tij përçarëse:”
Përgjigjia e Gollçovskës tregon se edhe ata sllavo-maqedonë të cilët shtiren
si më të afruar ndaj shqiptarëve, në fakt i shohin shqiptarët e Maqedonisë
thjesht si islamikë. Gollçovska u tha shqiptarëve të pranishëm në emision,
si dhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë: Për ne sllavo-maqedonët ju jeni
arabë! Prandaj e kemi ngritur në Shkup kryqin më të lartë në botë, që t' i
themi Perëndimit të krishterë se këtu është një nga fushëbetejat e
Perëndimit me Islamin.”*

Kastrioti ka problem serioz me të kuptuarit e termit mysliman dhe arab. Nuk
ia zë për të madhe, ngaqë bazohet tek kryqtarët të cilët shëronin të sëmurët
e tyre në mënyrën më të ‘përkryer’.

Shqiptarët e Maqedonisë si për shqiptarët, si për maqedonasit janë
shqiptarë. Dhe jo pse do Kastrioti të jemi kështu, por ngaqë periudha pesë
shekullore osmane ruajti me dinjitet nacionalitetin shqiptar në këto troje.
Nëse Kastrioti nuk e kupton termin  arab dhe mysliman, faji gjendet tek ai.
Por të thuash për shqiptarët e Maqedonisë se janë arab vetëm pse praktikojnë
Islamin, kjo është një logjikë e vdekur e periudhës së Enver Hoxhës. Këtë
logjikë me ëndje po mundohet ta ngjall Kastrioti ynë.

*Në pasusin tjetër ai vazhdon:” Gollçovska fliste me një buzëqeshje të
këndshme, por nesër tipa të tillë bëhen si Biljana Plavsiç lidere të
fushatave të genocidit, amazona që bekojnë flamujt e ushtrisë që bën
spastrim etnik. Nesër Gollçovska e këndshme do të kqyrë me të njëjtën
buzëqeshje se si masakrohen të tre të rinjtë shqiptarë me të cilët gjendej
në emision.”*

Kastrioti me çdo kusht do që të nxisë urrejtje nacionale midis shqiptarëve
dhe etniteteve tjera në Ballkan. Dhe tash e kuptuam orientimin e tij të
saktë. E shoh edhe nëpër shkrimet e tij në raportet midis shqiptarëve dhe
grekëve, ai mundohet që të nxitë urrejtje midis dy palëve deri në nivelin e
luftës. Dhe si fajtor kryesor për urrejtjen e popujve tjerë ndash nesh e
sheh Islamin. Dhe kur kemi parasysh se Islami në periudha të rëndësishme
historike e mbrojti nacionalitetin shqiptarë nga asimilimi, Kastriot
Myftaraj indirekt dhe direkt si pengesë e sheh ekzistencën e kombit
shqiptarë në Ballkan. Ai do të na shoh me çdo kusht të përçarë dhe në luftë
me të gjithë popujt tjerë. Një njeri që urren kaq shumë identitetin e vet
nacional edhe atë duke u thirrur në këtë identitet nuk mund të jetë ndryshe
përveçse njeri i shitur.

Thirrja e tij maskuese është Perëndimi. Me siguri se tradhtia e tij ka
lindur nga Perëndimi.

Kur lexojmë termin Perëndimi, e kemi parasysh periudhën e kryqëzatave prej
të cilës periudhë Kastrioti ka frymëzimin kryesor. Na kujtohen vrasjet,
masakrat dhe përbuzja e perëndimorëve ndaj gjithçkaje që njihet si vlerë.
Ata edhe ndërmjet veti ishin njerëz të krisur dhe të çmendur. Ndërsa maska e
Kastriotit është e lyer mu në këto të ashtuquajtura  vlera.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.