Shqiptaret e Amerikes gati te festojn 28 Nentorin, Diten e Flamurit dhe
Shpalljes se Pavaresise
BEQIR SINA, New York
Atmosfere madheshtore festive ne shume qytete Amerikane, me rastin e
Dites se Flamurit dhe te Pavaresise se Shqiperise
NJU JORK : NEW YORK CITY : Shqiptaret e Amerikanes masivisht presin neser
te festoin, ne te gjitha qytetet amerikane, ku jane te perqendruar me se
shumti shqiptaret, pervjetorin e 98-te te shpalljes se pavarsise se
Shqiperise, dhe 66-vjetorin e çlirimit te vendit me manifestime madheshtore dhe
ngritjen flamurit kuqezi, ne rruget e sheshet e disa qyteteve me te medha
amerikane, si ne Nju Jurok, Filadelfia, Boston, Çikago, Detroit, Feniks, Dallas,
Stamford, me ceremoni festive, mbremje dhe koncerte.
Ne, Stanford, Uster, Boston, Uashingtoni dhe Nju Jorku, jane qytetet ku
sipas tradites do te kete ceremoni festive per ngritjen e flamurit kuqezi me
shkaben dykrenare. Kjo ndodhi behet sipas tradite se vjeter te patriotve
dhe atdhetarve shqiptare ne diaspore. Te cilat jane jane qendrat me te medha
e te rendesishme te shqiptarve, por, edhe ne shume qytete te tjera, eshte
lajmeruar se ne menyre madheshtore festimet, jane te shoqeruar me kenge,
valle e muzike shqiptare, me kengetar e grupe te njohura nga komuniteti dhe
atyre qe kan ardhur nga Shqiperia e Kosova.
Kjo feste kujton 28 Nentorin 1912, kur delegate nga te gjitha trojet etnike
shqiptare, dhe diaspora u mblodhen ne Vlore, plot 98 vjet me pare, ne
nentorin e vitit 1912, dhe Ismail Bej Qemali, apo siç njihet ndryshe ne
historine e Shqiperise, si Plaku i urte i Vlores, ngriti flamurin ne Vlore, duke
shpallur pavaresine e Shqiperise dhe proklamonte shtetin e ri shqiptar. Ne
nje kohe qe pothuajse pjesa me e madhe e territoreve te vendit tone nga jugu
ne veri ishin te okupuara nga ushtrite e disa shteteve te huaja, kryesisht
fqinje me Shqiperine, Serbia dhe Greqia. Me 28 Nentore 1912, Shqiperia
shpalli zyrtarisht pavaresine nga Turqia, ndersa me 28 Nentor 1944, ajo
feston si diten e çlirimit te vendit nga pushtimi gjerman.
Nga ana dekorative ajo qe e ka ndezur edhe me shume atmosferen festive
gjate kesaj jave, ka qene ajo se per here te dyte ne historine e emigracionit
shqiptare, per nje jave flamujt shqiptare jane vendosur ne disa rruget kryes
ore te qytetit te Nju-Jorkut. Pergjate disa bulevardeve dhe rrugeve ne
qytetin e Bronzit te Nju-Jorkut , jane vendosur ne lartesine e shtyllave te
ndriçimit, ne qendra biznesi dhe institucione flamujt shqiptare dhe perkrah
tyre, flamujt amerikane.
Manifestimi qe thirret qendror dhe me i vjetri sipas tradites, do te
mbahet me moton "Te gjithe bashke ne Diten e Flamurit" . Ky manifestim
organizohet nga shoqata patriotite dhe atdhetare , Federata Panshqiptare e Amerikes “
VATRA”. Shoqata e shqiptarve te Amerikes , Vatra, e cila, lindi ne te
njejten dite, me diten me pavaresine e Shqiperise.
Te gjithe tek Vatra - rreth 30, shoqata e organizata , kishat e xhamiat e
te tria besimeve fetare, Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane per New York dhe
New Jersey,Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres”, Kisha Ortodokse
Shqiptare “Shen Kolli”, se bashku me shoqatat e organizatat e komunitetit
Albanian American Society Foundation, Albanian American Community
Association, APEN, Fondi Humanitar Malesia, Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan,
Lidhja Demokratike e Dardanise, Lidhja Demokratike e Kosoves, Liga Qytetare
Shqiptare Amerikane, Organizata e Grave”Motrat Qiriazi”, Partia Levizja e
Legalitetit, Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane, Shoqata Atdhetare
Dibrane, Shoqata Dede Gjo Luli, Shoqata "Hasan Prishtina" Waterbury,Shoqata
Drenica, Shoqata Kulturore Artistike Bashkimi Kombetar, Shoqata Peja,
Shoqeria Cameria per te Drejtat e Njeriut, Shoqata Rugova, Shqiptaro-Amerikanet
Per Demokraci, perfshire edhe Konsullaten e Pergjithshme e Shqiperise ne
New York do te festojne te dielen, 28 nentor 2010 ne oren 6.00 te mbremjes ne
lokalin Maestro’s, 1703 Bronxdale Avenue, Bronx, NY 10462
Si zakonishte perveç fjalimeve pershendetese te liderve e veprimtarve te
komunitetit, ne kete feste vijne edhe mysafirve nga Shqiperia, Kosova,
dhe te gjitha trojet shqiptare. Ne darken festive familjet shqiptare do te
argetohen nga Grupi muzikor i Brunilda Sotes dhe Hermes me kenge popullore
nga te gjitha trojet tona, vallezime, e muzike e lehte. Per kenaqesine e
kesaj dite do te kendojne edhe kengetaret Vasil Marku dhe Kino Gara-Mithat
Salihu
Shoqata patriote e atdhetare VATRA
Atmosfera festive e Dites se Flamurit - Shpalljes te Pavaresise se
Shqiperise, dhe pervjetorit te çlirimit te Shqiperise, "zien" keto dite ne te
gjitha qytetet dhe shtetet, ku jane vendosur shqiptaret e Amerikes. Mbremjet
festive jane sipas tradites se shqiptareve te vjeter, nacionalisteve,
patrioteve e atdhetarve, e cila tashme eshte bere trashgemni te cilen e ruajn
me besnikeri brezat e shqiptareve ne Amerike. Me kete rast ne Bostonin
Nolian, Nju-Jorkun, Detroitin, Çikagon, Filadelfia, e qytetet e tjera te e
patriotve dhe atdhetarve te flaket ka ceremoni te veçanta per kete dite.
Megjithse, manifestimi me i madh dhe me madheshtori, pritet te mbahet
sipas tradites vatrane diten e diel me 28 nentore ne Bronks - Nju Jork.
Oraganizimi i 28 Nentorit, nga shoqata me e vjeter shqiptare, ne Amerike,
Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA, ka nje domethenje te madhe dhe ka nje
rendesi te veçante. Kjo, shoqate, sipas tradites, ne kete eveniment ka
arritur per te bashkuar kesaj rradhe me shume se 30 shoqata, organizata, e
fondacione ne festen e madhe. Vatra me kete raste do te nderoje me çmimin Fan
Stilian Noli, figura te shquara te komunitetit, per kontributin dhe rolin e
tyre te madh ne dobi te çeshtjes shqiptare.
Ne darken e Flamurit, qe organizon “Vatra” me 28 nentor 2010, programit
te Festes i eshte shtuar edhe dekorimi i dy Klerikeve nacionaliste te
diaspores shqiptare ne Amerike, Mons. Zef Oroshi dhe Imam Isa
Hoxha (pas vdekjes). Ne emer te presidences, Urdherat e dekorimit” Gjergj
Kastrioti Skenderbeu” dhe mesazhin e presidentit Bamir Topi, do t’i
percjelle kryetari i Komitetit te Kulteve, z. Rasim Hasani.
Nderkohe komunitetit shqiptar i eshte bashkengjitur edhe Kunsullata e
Pergjithshme i cili ne emer te perfaqesuesve te shtetit Shqiptar, do t'a
festoje Diten e shenuar te Flamurit se bashku me shoqatat dhe organizatat e
komunitetit .
Mirepo e njejta atmosfer festive ndihet kudo ne diaspore. Ajo ka perfshire
si asnjehere tjeter edhe shtetet e tjera te Amerikes me shumice shqiptare,
si,Illionois, Wiskosin,Pensillvenia, Washington, Arizona. Teksas, Miçigan,
Masaçusets, Ilinois etj. Kesaj atmosfere i ka prire edhe shtypi i
diaspores gazeta Illyria dhe Dielli dalin me numera special qe i kushtohen festes.
Dielli per te dytin vit me rradhe, gazeta me e vjeter e shqiptareve te
Amerikes, “Dielli”, do te dale neser me nje numer te posaqem festiv me 90
faqe . Ajo do te dali me nje numer special me shume faqe, urime dhe artikujt
patrotik me i madhi ne historine e kesaj gazete, ku gjithçka i kushtohet
Dites se Flamurit.
Tek Vatra, ashtu si dhe ne oraganizimet e shqiptareve te Amerikes,
shqiptaret e kalojne festen deri ne oret e vona te nates, Shqiptaret festojne nen
gezimin e madh te valleve, kengeve e melodive nga te gjitha trevat, dhe si
zakonisht per te bere edhe me madheshtore atmosferen festive, per gjate
gjithe atmosfera e mbremjes kalon nen argetimin muzikaneve dhe kengetareve
te mirenjohur te muzikes popullore shqiptare ne komunitet , por edhe te
kengetarve te ardhur nga Shqiperia e Kosova e viset e tjera.
Vlene te perpendet se ne darken festive tek Vatra, ashtu si dhe ne
organizimet e tjera te shqiptareve ne te gjitha qytetet e Amerikes, ne kete kremte
madheshtore, marin pjese bashkeatdhetaret tane nga te gjitha trojet
shqiptare, Shqiperia Etnike, prej Çameris martire, Kosoves, shqiptarve te
Maqedonis, shqiptarve nen Mal te Zi, atyre ne Presheve, Medvegje e Bujanovc,
Shqiperia etj, perfaqesuesit e Shqiperise e Kosoves, si dhe autoritetet vendore.
Shqiptarët e Amerikës gati të festojn 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe
Shpalljes së Pavarësisë
BEQIR SINA, New York
Atmosferë madhështore festive në shumë qytete Amerikane, me rastin e
Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë
NJU JORK : NEW YORK CITY : Shqiptarët e Amerikanës masivisht presin nesër
të festoin, në të gjitha qytetet amerikane, ku janë të përqendruar më së
shumti shqiptarët, përvjetorin e 98-të të shpalljes së pavarsisë së
Shqipërisë, dhe 66-vjetorin e çlirimit të vendit me manifestime madhështore dhe
ngritjen flamurit kuqezi, në rrugët e sheshet e disa qyteteve më të mëdha
amerikane, si në Nju Jurok, Filadelfia, Boston, Çikago, Detroit, Feniks, Dallas,
Stamford, me ceremoni festive, mbremje dhe koncerte.
Në, Stanford, Uster, Boston, Uashingtoni dhe Nju Jorku, janë qytetet ku
sipas traditës do të ketë ceremoni festive për ngritjen e flamurit kuqezi me
shkabën dykrenare. Kjo ndodhi bëhet sipas traditë së vjetër të patriotve
dhe atdhetarve shqiptarë në diasporë. Të cilat janë janë qendrat më të mëdha
e të rëndësishme të shqiptarve, por, edhe në shumë qytete të tjera, është
lajmëruar se në mënyrë madhështore festimet, janë të shoqëruar me këngë,
valle e muzikë shqiptare, me këngëtar e grupe të njohura nga komuniteti dhe
atyre që kan ardhur nga Shqipëria e Kosova.
Kjo festë kujton 28 Nëntorin 1912, kur delegatë nga të gjitha trojet
etnike shqiptare, dhe diaspora u mblodhën në Vlorë, plot 98 vjet më parë, në
nëntorin e vitit 1912, dhe Ismail Bej Qemali, apo siç njihet ndryshe në
historinë e Shqipërisë, si Plaku i urtë i Vlorës, ngriti flamurin në Vlorë, duke
shpallur pavarësinë e Shqipërisë dhe proklamonte shtetin e ri shqiptar. Në
një kohë që pothuajse pjesa më e madhe e territoreve të vendit tonë nga
jugu në veri ishin të okupuara nga ushtritë e disa shteteve të huaja,
kryesisht fqinje me Shqipërinë, Serbia dhe Greqia. Me 28 Nëntorë 1912, Shqipëria
shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Turqia, ndërsa më 28 Nëntor 1944, ajo feston
si ditën e çlirimit të vendit nga pushtimi gjerman.
Nga ana dekorative ajo që e ka ndezur edhe më shumë atmosferën festive
gjatë kësaj jave, ka qënë ajo se për herë të dytë në historinë e emigracionit
shqiptarë, për një javë flamujt shqiptarë janë vendosur në disa rrugët
kryesore të qytetit të Nju-Jorkut. Përgjatë disa bulevardeve dhe rrugëve në
qytetin e Bronzit të Nju-Jorkut , janë vendosur në lartësinë e shtyllave të
ndriçimit, në qendra biznesi dhe institucione flamujt shqiptarë dhe përkrah
tyre, flamujt amerikanë.
Manifestimi që thirret qëndror dhe më i vjetri sipas traditës, do të
mbahet me moton "Të gjithë bashkë në Ditën e Flamurit" . Ky manifestim
organizohet nga shoqata patriotite dhe atdhetare , Federata Panshqiptare e
Amerikës “VATRA”. Shoqata e shqiptarve të Amerikës , Vatra, e cila, lindi në të
njëjtën ditë, me ditën me pavarësinë e Shqipërisë.
Të gjithë tek Vatra - rreth 30, shoqata e organizata , kishat e
xhamiat e të tria besimeve fetare, Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane për New York
dhe New Jersey,Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, Kisha
Ortodokse Shqiptare “Shën Kolli”, së bashku me shoqatat e organizatat e
komunitetit Albanian American Society Foundation, Albanian American Community
Association, APEN, Fondi Humanitar Malësia, Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan,
Lidhja Demokratike e Dardanisë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Liga
Qytetare Shqiptare Amerikane, Organizata e Grave”Motrat Qiriazi”, Partia Lëvizja
e Legalitetit, Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane, Shoqata Atdhetare
Dibrane, Shoqata Dedë Gjo Luli, Shoqata "Hasan Prishtina"
Waterbury,Shoqata Drenica, Shoqata Kulturore Artistike Bashkimi Kombëtar, Shoqata Peja,
Shoqëria Camëria për të Drejtat e Njeriut, Shoqata Rugova,
Shqiptaro-Amerikanët Për Demokraci, përfshirë edhe Konsullatën e Përgjithshme e Shqipërisë në
New York do të festojnë të dielën, 28 nëntor 2010 në orën 6.00 të mbrëmjes
në lokalin Maestro’s, 1703 Bronxdale Avenue, Bronx, NY 10462
Si zakonishtë përveç fjalimeve përshëndetëse të liderve e veprimtarve
të komunitetit, në këtë festë vijnë edhe mysafirve nga Shqipëria, Kosova,
dhe të gjitha trojet shqiptare. Në darkën festive familjet shqiptare do të
argëtohen nga Grupi muzikor i Brunilda Sotës dhe Hermes me këngë popullore
nga të gjitha trojet tona, vallëzime, e muzikë e lehtë. Për kënaqësinë e
kësaj dite do të këndojnë edhe këngëtarët Vasil Marku dhe Kino Gara-Mithat
Salihu
Shoqata patriote e atdhetare VATRA
Atmosfera festive e Ditës së Flamurit - Shpalljes të Pavarësisë së
Shqipërisë, dhe përvjetorit të çlirimit të Shqipërisë, "zien" këto ditë në të
gjitha qytetet dhe shtetet, ku janë vendosur shqiptarët e Amerikës. Mbrëmjet
festive janë sipas traditës së shqiptarëve të vjetër, nacionalistëve,
patriotëve e atdhetarve, e cila tashmë është bërë trashgëmni të cilën e ruajn
me besnikëri brezat e shqiptarëve në Amerikë. Me këtë rast në Bostonin
Nolian, Nju-Jorkun, Detroitin, Çikagon, Filadelfia, e qytetet e tjera të e
patriotve dhe atdhetarve të flakët ka ceremoni të veçanta për këtë ditë.
Megjithse, manifestimi më i madh dhe më madhështori, pritet të mbahet
sipas traditës vatrane ditën e diel më 28 nëntorë në Bronks - Nju Jork.
Oraganizimi i 28 Nëntorit, nga shoqata më e vjetër shqiptare, në Amerikë,
Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA, ka një domethënje të madhe dhe ka një
rëndësi të veçantë. Kjo, shoqatë, sipas traditës, në këtë eveniment ka
arritur për të bashkuar kësaj rradhe më shumë se 30 shoqata, organizata, e
fondacione në festën e madhe. Vatra me këtë rastë do të nderojë me çmimin Fan
Stilian Noli, figura të shquara të komunitetit, për kontributin dhe rolin e
tyre të madh në dobi të çështjes shqiptare.
Në darken e Flamurit, që organizon “Vatra” me 28 nëntor 2010,
programit të Festës i është shtuar edhe dekorimi i dy Klerikëve nacionalistë të
diasporës shqiptare në Amerikë, Mons. Zef Oroshi dhe Imam Isa
Hoxha (pas vdekjes). Në emër të presidencës, Urdhërat e dekorimit” Gjergj
Kastrioti Skënderbeu” dhe mesazhin e presidentit Bamir Topi, do t’i
përcjellë kryetari i Komitetit të Kulteve, z. Rasim Hasani.
Ndërkohë komunitetit shqiptar i është bashkëngjitur edhe Konsullata e
Pëergjithshme e cila në emër të përfaqësuesve të shtetit Shqiptar, do t'a
festojë Ditën e shënuar të Flamurit së bashku me shoqatat dhe organizatat e
komunitetit .
Mirëpo e njëjta atmosfer festive ndihet kudo në diasporë. Ajo ka përfshirë
si asnjëherë tjetër edhe shtetet e tjera të Amerikës me shumicë shqiptare,
si,Illionois, Wiskosin,Pensillvenia, Washington, Arizona. Teksas, Miçigan,
Masaçusets, Ilinois etj. Kësaj atmosfere i ka prirë edhe shtypi i
diasporës gazeta Illyria dhe Dielli dalin me numëra special që i kushtohen festës.
Dielli për të dytin vit me rradhë, gazeta më e vjetër e shqiptarëve të
Amerikës, “Dielli”, do të dalë nesër me një numër të posaqëm festiv me 90 faqe
. Ajo do të dali me një numër special me shumë faqe, urime dhe artikujt
patrotik më i madhi në historinë e kësaj gazete, ku gjithçka i kushtohet
Ditës së Flamurit.
Tek Vatra, ashtu si dhe në oraganizimet e shqiptarëve të Amerikës,
shqiptarët e kalojnë festën deri në orët e vona të natës, Shqiptarët festojnë nën
gëzimin e madh të valleve, kengëve e melodive nga te gjitha trevat, dhe si
zakonisht për të bërë edhe më madhështore atmosferën festive, për gjate
gjithë atmosfera e mbremjes kalon nen argetimin muzikanëve dhe këngëtarëve
të mirënjohur të muzikës popullore shqiptare në komunitet , por edhe të
këngëtarve të ardhur nga Shqipëria e Kosova e viset e tjera.
Vlenë të përpendet se në darkën festive tek Vatra, ashtu si dhe në
organizimet e tjera të shqiptarëve në të gjitha qytetet e Amerikës, në këtë
kremte madhështore, marin pjesë bashkëatdhetarët tanë nga të gjitha trojet
shqiptare, Shqiperia Etnike, prej Çamëris martire, Kosovës, shqiptarve te
Maqedonis, shqiptarve nën Mal të Zi, atyre në Presheve, Medvegje e Bujanovc,
Shqiperia etj, përfaqësuesit e Shqipërisë e Kosovës, si dhe autoritetet
vendore.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.