Gazeta “Illyria” në New York – 300 per 28 Nentorin

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Gazeta “Illyria” në New York – 300 për 28  Nëntorin





Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” botoi më 28 Nëntor një numër 
voluminoz  me 300 faqe, kushtuar Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
E  njohur si zëri më I rëndësishëm I shqiptarëve të Amerikës në këto 20 
viytet e  fundit, “Illyria” ka luajtur një rol të rëndësishëm në punën e 
diasporës për të  ndihmuar në çështjen kombëtare, në ndërkombëtarizimin e 
çështjes së Kosovës dhe  krijimin e një imazhi pozitiv për Shqipërinë. Të drejtat 
dhe liritë e  shqiptarëve në të gjitha trojet tona historike mbetet mision I 
kësaj gazete edhe  sot e kësaj dite.
Ky numër I 28 Nëntorit përmban materiale të rëndësishme  historike, studime 
dhe analiza. Ato gërshetohen bukur me kujtime personale e  dëshmi historike 
nga e kaluara që I sjellin lexuesit emocionet e disa prej  epokave të 
rëndësishme të historisë sonë. 
Gazeta lidh në mënyrë të natyrshme  të kaluarën me të sotmen. Ajo përmban 
intervista të posaçme që informojnë për  zhvillimet e fundit në trojet 
shqiptare dhe përçojnë mesazhe me vlera për  diasporën.
Si gjithmonë i lihet vend prezantimit të figurave të ndryshme të  
komunitetit, në fushën e biznesit, kulturës etj. Nisma humanitare apo kombëtare  që 
burojnë nga komuniteti shërbejnë për të dhënë mesazhin se lidhjet me atdheun  
pritet vetëm që të shtohen në të ardhmen dhe “Illyria” e ka për detyrë që t
’I  nxisë dhe propagandojë ato.
Me qindra aktivistë, biznesmenë, përfaqësues  organizatash, fondacionesh e 
dashamirës së gazetës kanë botuar mesazhet e tyre  tradicionale uruese për 
festën e madhe të 28 Nëntorit.
Është traditë tashmë  që çdo vit, “Illyria” boton një numër gjigand që 
ruhet si koleksion nga lexuesit  e saj, një lloj libri historik që “mat” 
rrugën në të cilën ka ecur kombi dhe  komuniteti. 
“Është një nga arritjet e rëndësishme të këtij komuniteti në  vite”, thotë 
botuesi Vehbi Bajrami. “Shqiptaro-amerikanët janë shquar në shumë  drejtime 
në këtë epokë të rëndësishme të kombit shqiptar dhe suksesi i gazetës  
Illyria është një nga provat e forcës së këtij komunitetit”.
Gazeta “Illyria”  e cila shitet në të pesë lagjet e mëdha të qytetit të 
New York-ut shkon në formë  abonimi në të mbarë Shtetet e Bashkuara të 
Amerikës. E themeluar 20 vjet më  parë, ajo nuk bën dallim mes shqiptarëve, 
pavarësisht nga bindjet e tyre  politike, besimet fetare apo trojet nga vijnë apo 
ku jetojnë. Është një gazetë  që I bashkon të gjithë shqiptarët rreth idealit 
kombëtar, rreth Flamurit që e  ngremë me krenari çdo vit në 28 Nëntor.


Ruben  Avxhiu
Editor-in-chief 
Illyria newspaper 
481 8th Avenue, Suite 537  
New York, NY 10001  
212-868-2224
Illyria-28Nentor.jpg (image/jpeg, 81.4 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.