Ne Bronx të NY u ngrite flamuri kuq e zi

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.presheva.com/index.php/lajme/3326-ne-bronx-te-ny-u-ngrite-flamur
i-kuqe-e-zi-foto.html_ 
(http://www.presheva.com/index.php/lajme/3326-ne-bronx-te-ny-u-ngrite-flamuri-kuqe-e-zi-foto.html) 
 
 
 

_.:Presheva.com  Web Portal:. - Në Bronx të NY u ngritë flamuri kuqë e zi 
/foto/_ 
(http://www.presheva.com/index.php/lajme/3326-ne-bronx-te-ny-u-ngrite-flamuri-kuqe-e-zi-foto.html)  

Në Bronx të NY u ngritë flamuri kuqë e zi /foto/
35 minuta më herët 
Madhësia e germave:  (javascript:tsz('article_body','12px'))   
(javascript:tsz('article_body','16px'))  
 
 
Lagjia më e madhe e shqiptarëve të Nju Jorkut, Bronxi, është përfshirë këto 
 ditë nga atmosfera e festave të nëntorit, teksa i gjithë qyteti është 
zbukuruar  e hijeshuar, i mbushur përplotë nga ngjyrat kuq e zi të flamurit tonë 
 kombëtar.

Zbukurimet e "kryeqytetit" të ri të Shqiptarëve të  Amerikës, Nju Jork, 
janë bërë në të gjithë shtëpitë klubet, e lokalet e  shqiptarëve, në disa prej 
rrugeve më të frekuentuara nga shqiptarët si në Bronx,  Bruklin, Staten 
Island, Kuins, e Longa Island.

Dy anët e rrugës u  hijeshuan këto ditë me flamurin kuqë e zi, në segmenti 
e rrugës që mbanë emrin  Nëna Tereses " Lydig Avenue  dhe Hollanda Avenue," 
Avenyja e famshme  “Arthur Avenue”, si edhe anët e rrugëve që kanë shumë 
biznese e dyqane  shqiptare, si në “Morris Park”, “Huge Avenue”, “187 Street”
, “William Bridge”,  “Pelham Park”,etj. . Këto rrugë prej një jave, kanë 
paralajmëruar festën e  pavarësisë, stolisur   me flamurin kuq e zi. 
Ndërkohë, që edhe kompani  argëtimi, shoqatat e arganizatat e komunitetit kanë ditë 
që  kanë nisur  përgatitjet për mbrëmjet festive.

Mark Gjonaj, bashkë-themelues i  Shoqatës Komuniteti Shqiptaro-Amerikan 
organizatori i një ngjarje historike, për  të bërë që edhe rrugët e Bronxit, 
këto ditë feste të shqiptarëve të jenë të  zbukuruar me flamuj të dy vendeve 
Shqipërisë dhe flamurin Amerikanë, në praninë  e qindra shqiptarëve 
organizojë dje edhe ceremoninë e ngritjes së flamurit  shqiptarë në Bronx. "Unë, tha  
gjithashtu Gjonaj dua të u jap falenderim të  veçantë për të gjithë ata që 
e ndihmuan për të bërë këtë ngjarje të jetë e  mundur"

Në rrugë filluan të kremtojnë së bashku, qindra  shqiptarë.  Festimet u 
zhvilluan në shesh gjatë gjithë ditës. Krenaria e  shqiptaro-amerikanëve - 
flamuri kuqë e zi, u ngritë së bashku me flamurin  amerikan nën egzekutimin e 
hymneve të dy vendeve,  në shtizën e sheshit në  East Belmont në  187 Street 
dhe Crescent Avenue. Ndërsa një skuadër me  unifomra të policisë ( policë 
shqiptarë që shërbejnë në Policinë e Nju Jorkut  dhe Nju Xhersit) dhe një 
skuadër e vogël e marisave të ushtrisë së SHBA-ës,  nderuan në pozicion gati 
ngritjen e falumerve të dy vendeve SHBA dhe  Shqipërisë.

Flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Marinsi i  Klasit të parë, 
Zeco Sujak , sikurse në intonimin e hymnit tonë kombëtarë një  grup fëmijësh 
shqiptarë veshur me kostumet folkolrike shqiptare e ngriti një  flamur 
shqiptar krah atij amerikan.

Shqiptarët e Amerikës  respektojë këtë ngjarje historike me ngritjen e 
flamurit - me ceremoni gjatë së  cilës  flamuri shqiptar flamuri kuqë e zi me 
shkabën e zezë dykrenare,  ngrihet për të fluturuar pranë flamurit amerikan. 
Shqiptarët e konsiderojnë ShBA  aleatë dhe mik të madh së saj më të afërt - 
prej nga mbështetja e Presidentit  Woodrow Wilson për pavarësinë e Shqipërisë 
një shekull më parë dhe me  mbështetjen më të fundit amerikane të 
pavarësisë së Kosovës. Me Presidentin  Klinton dhe George W. Bush.

Ceremonia e ngritjes së flamurit kuqë e  zi, të cilën e udhëhoqi znj. 
Gledis Vogli nisi këtu në East Belmont - Bronx - me  këngë e valle popullore nga 
grupet e vallëtarve të Grupit Rozafa.    "Kjo ishte një ditë e madhe , një 
sukses i madh që të ketë në këtë ditë edhe një  pjesëmarrje spektakolare", 
tha Mark Gjonaj, bashkë-themelues i Shoqatës  Shqiptaro-Amerikane të 
Komunitetit (AACA). Në ceremonin e ngritjes së flamurit  në Belmont, Gjonaj mbajti  
fjalimin kreysorë, duke folur për   historinë e popullit shqiptar.

Gjonaj tha gjatë fjalës së tij se  "Ne po e ngremë flamurin kuqë e zi, çdo 
vit për të nderuar këtë ngjarje  historike, si një shprehje e lirisë sonë 
kombëtare dhe të lirisë së SHBA-ës. Dhe  çfarë mund të jetë më simbolike të 
kësaj feste të madhe se ngritur flamurin  shqiptar pranë është flamurit 
amerikan." Më tej ai tha se "Ngritja e flamurit 98  vjetë më parë në Vlorën 
heroike,  ishte në të njëjtën frymë dhe dëshirë për  vetëvendosje që çoi në 
shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë gati 100 vjet më  parë nga Perandoria Osmane, 
më 28 nëntor 1912. Në atë ditë, flamuri shqiptar -  një shqiponjë të zezë 
dykrenore në një sfond të kuq - ishte ngritur nga Ismail  Qemali dhe Luijg 
Gurakuqi, duke i dhënë fund sundimit të huaj  mbi 500  vjet". /BEQIR SINA, New 
York, presheva.com/
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.