Nju Jork: Kisha kremtoi Meshe dhe ngriti Flamurin me rastin e 28 Nentorit

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Kisha Katolike  Shqiptare Zoja e Shkodres ne Nju Jork, kremtoi Meshe dhe 
ngriti Flamurin me  rastin e 28 Nentorit  
BEQIR SINA, New  York 
U festua ne Kishe  Shpallja e Pavaresise se Shqiperise - Dom Pjeter Popaj : 
"Kjo eshte "Festa  me e madhe kombetare".   
HARTSDALE - NEW  YORK :  : Shqiptaret e Amerikes  masivisht festuan keto 
dite, ne te gjitha qytetet amerikane, ku jane te  perqendruar me se shumti 
shqiptaret, pervjetorin e 98-te te shpalljes se  pavarsise se Shqiperise, dhe 
66-vjetorin e çlirimit te vendit, shoqeruar edhe me  disa veprimtari, me 
ngritjen flamurit kuqezi, ne rruget e sheshet e disa  qyteteve me te medha 
amerikane, si ne Nju Jork, Filadelfia, Boston, Çikago,  Detroit, Feniks, Dallas, 
Stamford, me ceremoni festive, mbremje dhe koncerte.   
Pas meshes se te djeles, ne mesdreken e 28  nentorit, qindra besimtare, u 
mblodhen ne oborrin e Kishes Katolike  Shqiptare ne Amerike, "Zoja e 
Shkodres, per te marre pjese dhe festuar  ceremonine e ngritjes se flamurit 
shqiptar, ne pjesen me te lart te nderteses se  kishes. 
Kremtimi i Dites Flamurit,  filloi me bekimin qe i bene kesaj dite, 
prifterinjet e kesaj kishe, te  cilet kremtuan Meshen kushtuar deshmoreve te te 
gjitha koherave, si  dhe folen gjate predikimit per rendesine e kesaj dite. I 
perndershmi  Dom Pjeter Popaj, famullitari i kesaj kishe, gjate predikimit, 
tha se kjo  eshte "Festa me e madhe kombetare".  
Dom Pjetri duke folur per kete dite u tha besimtareve se "Ne jemi  ne ditet 
e bukura te nentorit, te Festes Kombetare te Pavaresise, te Flamurit,  te 
cilen, sivjet e festojme duke qene me te lire, me te begate, me te gezuar se  
çdo vit tjeter. Shqiperia, tha ai, disa dite me pare fitoi te drejten e  
levizjes se lire ne hapsiren Shengen, duke realizuar nje enderr te vjeter dhe 
te  bukur te kahershme te nje populli qe 20 vjet me pare u ngrite ne kembe 
dhe  shporri diktaturen me te eger ne bote"  
Me tej famullitari i kesaj kishe Dom Pjeter Popaj, u  kujtoi besimtareve se 
sot "Ne jemi ne vitin e 20-te, te lirise se fese ne  Shqiperi. Kjo eshte 
nje ngjarje tjeter e madhe, nje arritje e mrekullueshme e  popullit tone, i 
cili jo vetem nuk humbi ndjenjen fetare, perkundrazi e ruajti  ate thelle ne 
zemer, atje ku ruhet dashuria per Zotin e Madh, per Krijuesin e  Gjithesise. 
Pikerishte 20 vjet me pare ne Shkoder myslimane e katolike, rreth  50,000 
djem e vajza trima, besimtare krenare,  duke treguar edhe njehere  vlerat e 
mrekullueshme te harmonise fetare, e cila, kurre nuk ishte venitur,  duke 
treguar edhe njehere forcen e madhe te lirise e te dashurise per Zotin dhe  
Atdheun" tha ai. 


Ngritja e flamurit  filloi ne ora 1  pasdite,  me kohen e Nju Jorkut, kur 
nje grup valletaresh te grupit  Rozafati, bene ngritjen solemne te flamurit 
kuq e zi, te percjellur me  himnin kombetar te Shqiperise dhe Shtetetve te 
Bashkuara. Aktori i njohur Shaban  Lajçi, recitoi plot pathos vargje te disa 
poezive te zgjedhur per Diten e  Pavaresise se Shqiperise - Diten e Flamurit. 
Ndesra, grupet e  valletareve veshur me kostumet folklorike, kenduan e 
vallezuan per rreth  flamurit kuq e zi.  
Te pranishem ishin me shume se 500 vete, shumica te  rinje e te reja  
Kjo ceremoni qe po behet  tradicionale ka meriten e madhe te punes se 
shkelqyer te klerit  kaatolik, ne kete Kishe, e dalluar per fe dhe atdhe. 
Komuniteti  katolik shqiptar, tashme solid dhe i organizuar mire rreth Kishes  
Katolike Shqiptare ne Amerike, kane nje lidhje te fort mes fese se tyre dhe  
kombit. Keta besmitare, te motivuar nga deshira per t'a ruajtur si fene  edhe 
kombin, me dinjitet, krenari kombetare, kan kohe qe po  i zhvillojne disa 
lloje veprimtarishe me karakter kombetar, gati çdo vit  kushtuar festave tona 
kombetare.  
Pas Meshes dhe ngritjes se  flamurit, ne Qendren Kulturore Nena Tereze, u 
mbajt edhe nje  koktej per te gjithe pjesmarresit, i udhehequr nga drejtori i 
kesaj qendre  zoti Mark Shkreli. Gjate kesaj dreke festive u shpalos edhe 
nje  program modest kulturo-argetues, shoqeruar edhe me fjalime te  rastit. 
Kryetari i Keshillit te Kishes, zoti Fran Çotaj, ne pershendetjen e tij  
tha se "Eshte me te vertet nje kenaqesi e madhe, per ne te gjithe  shqiptaret 
e Amerikes, qe edhe pse jemi kaq larg vendlindjes sone,  per disa dite me 
rradhe ne Nju Jork, te valvitet flamuri kuq e zi, e  te gezohemi te gjithe se  
bashku. Ne, tha ai jetojme ne mergim ku  fatkeqesisht kemi edhe asimilimin, 
por ja qe me aktivitete te tilla siç eshte  ngritja e flamurit tone 
kombetar, ne ngjallim ndjenjen e forte kombetare.  Dhe, merita per keto veprimtari 
i shkon te gjithe komunitetit shqiptare ne  Amerike, pa harruar edhe rolin 
qe po luan edhe Kisha Katolike Shqiptare Zoja e  Shkodres, dhe i Prendershmi 
Dom Pjeter Popaj, famullitari i kesaj kishe" theksoi  Çota. 
"Ne kete menyre  u shpreh ai, festimi kaq masiv ne Nju Jork, po tregon se 
sa progres kemi  bere ne shqiptaret ne keto 100 vjet. Megjithse, ceku Çota, 
ende ne trojet  tona te banuara nga shqiptaret sunduesit nuk ua lane 
shqiptareve t'a ngrene  flamurin kuq e zi , por jemi ne shqiptaret kudo qe  nuk do 
te ndalemi  deri sa ne te gjitha trojet tona te ngrihet vetem flamuri kuq e 
zi  - Flamuri i Gjergje Kastriotit - Skenderbeut." 
Me pas  fjalen e mori aktivisti i njohur i komunitetit, dhe ne Kosove ne 
kohet me te  veshtira, anetari i Keshillit te Kishes, professor Leke 
Perlleshi.  
"Ndihem  shume i nderuar, tha ne fillim te fjales se tij zoti Perlleshi, qe 
mu dha  rasti te pershendes 28 Nentorin - Diten e Flamurit". Duke vijuar ai 
tha se  ne sot po festojme se bashku kete dite te shenuar si motra e 
vellezer te nje  famullie te shkelqyeshme, me famullitarin tone shume te 
respektuar dhe te  nderuar i Perndershmi Dom Pjeter Popaj - ku jemi tubuar te 
kremtojme  98 - Vjetorin e Shpalljes se Pavaresise se Shtetit Shqiptare, te njohur 
si  dita e Flamurrit tone Kombetar". 
"Ne, e  festojme kete dite me shume gezime te medha qe perjetuan keto vitet 
e fundit  shqiptaret, sot ne na gezon edhe fakti se kemi edhe nje shtet 
tjeter shqiptare,  qe me 17 shkurt 2008, ka shpallur pavaresisne e saj nga 
serbia, duke u bere  shteti me i ri i botes i njohur nga me se 70 shtete, dhe 
nga shtetet me te medha  dhe me te fuqishme te botes, dhe miku yne i madh  
SHBA-es." 
Me pase Perlleshi  evokoi kete dite duke thene se "Sot, me 28 Nentor 2010 u 
mbushen 98 vite nga  çasti historik, kur heronjte tane kombetar ngriten 
flamurin historik te Gjergj  Kastriotit- Skenderbeu ne Vlore dhe njeherit 
deklaruan mevetesine e shtetit ame,  Shqiperine, pas pese shekujsh roberie. Ky 
akt historik mbajti gjalle shpresen se  kombi Shqiptar, kurr nuk do te shuhej, 
edhe pse trojet kombetare u copetuan  ne pjese nga Evropa, per te kenaqur 
fqinjte tane. Ne diten e shenjte te Flamurit  ne Vlore ishte e gjithe 
Shqiperia, prej plakut te urte e te meçur Ismail  Qemali, Luigj Guarkuqi, Dom 
Nikoll Kaçorri, Isa Boletini, dhe Kosova, Plava e  Gucia, Presheva, Shkupi e 
Çameria me trimat e vet". 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Kisha Katolike  Shqiptare Zoja e Shkodrës në Nju Jork, kremtoi Meshë dhe 
ngriti Flamurin me  rastin e 28 Nëntorit  
BEQIR SINA, New York 
U festua në Kishë  Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë - Dom Pjetër Popaj : 
"Kjo është "Festa  me e madhe kombëtare".   
HARTSDALE - NEW YORK  :  : Shqiptarët e Amerikës masivisht festuan këto 
ditë, në të gjitha  qytetet amerikane, ku janë të përqendruar më së shumti 
shqiptarët, përvjetorin e  98-të të shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë, dhe 
66-vjetorin e çlirimit të  vendit, shoqëruar edhe me disa veprimtari, me 
ngritjen flamurit kuqezi, në  rrugët e sheshet e disa qyteteve më të mëdha 
amerikane, si në Nju Jork,  Filadelfia, Boston, Çikago, Detroit, Feniks, Dallas, 
Stamford, me ceremoni  festive, mbremje dhe koncerte.  
Pas meshës së të djelës, në mesdrekën e 28  nentorit, qindra besimtarë, u 
mblodhën në oborrin e Kishës Katolike  Shqiptare në Amerikë, "Zoja e 
Shkodrës, për të marrë pjesë dhe festuar  ceremoninë e ngritjes së flamurit 
shqiptar, në pjesën më të lart të ndërtesës së  kishës. 
Kremtimi i Ditës Flamurit,  filloi me bekimin që i bënë kësaj dite, 
priftërinjët e kesaj kishe, të  cilët kremtuan Meshën kushtuar dëshmorëve të të 
gjitha kohërave, si  dhe folën gjatë predikimit për rendësinë e kësaj dite. I 
përndershmi  Dom Pjetër Popaj, famullitari i kësaj kishe, gjatë predikimit, 
tha se kjo  është "Festa me e madhe kombëtare".  
Dom Pjetri duke folur për këtë ditë u tha besimtarëve se "Ne jemi në ditët 
e  bukura të nëntorit, të Festës Kombëtare të Pavarësisë, të Flamurit, të 
cilën,  sivjet e festojmë duke qenë më të lirë, më të begatë, më të gëzuar se 
çdo vit  tjetër. Shqipëria, tha ai, disa ditë më parë fitoi të drejtën e 
lëvizjes së  lirë në hapsirën Shengen, duke realizuar një ëndërr të vjetër dhe 
të bukur të  kahershme të një populli që 20 vjet më parë u ngritë në këmbë 
dhe shporri  diktaturën më të egër në botë"  
Më tëj famullitari i kësaj kishe Dom Pjetër Popaj, u  kujtoi besimtarëve se 
sot "Ne jemi në vitin e 20-të, të lirisë së fesë në  Shqipëri. Kjo është 
një ngjarje tjetër e madhe, një arritje e mrekullueshme e  popullit tonë, i 
cili jo vetëm nuk humbi ndjenjën fetare, përkundrazi e ruajti  atë thellë në 
zemër, atje ku ruhet dashuria për Zotin e Madh, për Krijuesin e  Gjithësisë. 
Pikërishtë 20 vjet më parë në Shkodër myslimanë e katolikë, rreth  50,000 
djem e vajza trima, besimtarë krenarë,  duke treguar edhe njëherë  vlerat e 
mrekullueshme të harmonisë fetare, e cila, kurrë nuk ishte venitur,  duke 
treguar edhe njëherë forcën e madhe të lirisë e të dashurisë për Zotin dhe  
Atdheun" tha ai. 


Ngritja e flamurit  filloi në ora 1 pasdite,   me kohën e Nju Jorkut, kur 
një grup vallëtarësh të grupit Rozafati,  bënë ngritjen solemne të flamurit 
kuq e zi, të përcjellur me himnin  kombëtar të Shqipërisë dhe Shtetetve të 
Bashkuara. Aktori i njohur Shaban Lajçi,  recitoi plot pathos vargje të disa 
poezive të zgjedhur për Ditën e  Pavarësisë së Shqipërisë - Ditën e Flamurit. 
Ndësra, grupet e  vallëtarëve veshur me kostumet folklorike, kënduan e 
vallëzuan për rreth  flamurit kuq e zi.  
Të pranishëm ishin më shumë se 500 vetë, shumica të  rinje e të reja  
Kjo ceremoni që po bëhet  tradicionale ka meritën e madhe të punës së 
shkëlqyer të klerit  kaatolik, në këtë Kishë, e dalluar për fe dhe atdhe. 
Komuniteti  katolik shqiptar, tashmë solid dhe i organizuar mirë rreth Kishës  
Katolike Shqiptare në Amerikë, kanë një lidhje të fort mes fesë së tyre dhe  
kombit. Këta besmitarë, të motivuar nga dëshira për t'a ruajtur si fenë  edhe 
kombin, me dinjitet, krenari kombëtare, kan kohë që po  i zhvillojnë disa 
llojë veprimtarishë me karakter kombëtar, gati çdo vit  kushtuar festave tona 
kombëtare.  
Pas Meshës dhe ngritjes së  flamurit, në Qëndrën Kulturore Nëna Tereze, u 
mbajt edhe një  koktej për të gjithë pjesmarrësit, i udhëhequr nga drejtori i 
kësaj qëndre  zoti Mark Shkreli. Gjatë kësaj dreke festive u shpalos edhe 
një  program modest kulturo-argëtues, shoqëruar edhe me fjalime të  rastit. 
Kryetari i Këshillit të Kishës, zoti Fran Çotaj, në përshëndetjen e tij  
tha se "Është me të vërtet një kënaqësi e madhe, për ne të gjithë  shqiptarët 
e Amerikës, që edhe pse jemi kaq larg vendlindjes sonë,  për disa ditë me 
rradhë në Nju Jork, të valvitet flamuri kuq e zi, e  të gëzohemi të gjithë së  
bashku. Ne, tha ai jetojmë në mërgim ku  fatkeqësisht kemi edhe asimilimin, 
por ja që me aktivitete të tilla siç është  ngritja e flamurit tonë 
kombëtar, ne ngjallim ndjenjën e fortë kombëtare.  Dhe, merita për këto veprimtari 
i shkon të gjithë komunitetit shqiptarë në  Amerikë, pa harruar edhe rolin 
që po luan edhe Kisha Katolike Shqiptare Zoja e  Shkodrës, dhe i Prëndershmi 
Dom Pjetër Popaj, famullitari i kësaj kishe" theksoi  Çota. 
"Në këtë mënyrë u shpreh ai,  festimi kaq masiv në Nju Jork, po tregon se 
sa progres kemi bërë ne  shqiptarët në këto 100 vjet. Megjithse, ceku Çota, 
ende në trojet tona të  banuara nga shqiptarët sunduesit nuk ua lanë 
shqiptarëve t'a ngrenë flamurin kuq  e zi , por jemi ne shqiptarët kudo që  nuk do 
të ndalemi deri sa në të  gjitha trojet tona të ngrihet vetëm flamuri kuq e 
zi - Flamuri i Gjergjë  Kastriotit - Skëndërbeut." 
Më pas  fjalën e mori aktivisti i njohur i komunitetit, dhe në Kosovë në 
kohët më të  vështira, anëtari i Këshillit të Kishës, professor Lekë 
Përlleshi.  
"Ndihem shumë i  nderuar, tha në fillim të fjalës së tij zoti Përlleshi, që 
mu dha rasti të  përshëndes 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit". Duke vijuar ai 
tha se ne sot po  festojmë së bashku këtë ditë të shënuar si motra e 
vëllezër të një famullie të  shkëlqyeshme, me famullitarin tonë shumë të 
respektuar dhe të nderuar i  Përndershmi Dom Pjetër Popaj - ku jemi tubuar të 
kremtojmë 98  - Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë, të njohur 
si  dita e Flamurrit tonë Kombëtar". 
"Ne, e festojmë këtë  ditë me shumë gëzime të mëdha që përjetuan këto vitet 
e fundit shqiptarët, sot  ne na gëzon edhe fakti se kemi edhe një shtet 
tjetër shqiptarë, që më 17 shkurt  2008, ka shpallur pavarësisnë e saj nga 
sërbia, duke u bërë shteti më i ri i  botës i njohur nga më se 70 shtete, dhe 
nga shtetet më të mëdha dhe më të  fuqishme të botës, dhe miku ynë i madh 
SHBA-ës." 
Më pasë Përlleshi  evokoi këtë ditë duke thënë se "Sot, më 28 Nentor 2010 u 
mbushën 98 vite nga  çasti historik, kur heronjtë tanë kombëtar ngritën 
flamurin historik të Gjergj  Kastriotit- Skëndërbeu në Vlorë dhe njëherit 
deklaruan mëvetësinë e shtetit amë,  Shqipërinë, pas pesë shekujsh roberie. Ky 
akt historik mbajti gjallë shpresën se  kombi Shqiptar, kurr nuk do të shuhej, 
edhe pse trojet kombëtare u copëtuan  në pjesë nga Evropa, për të kënaqur 
fqinjtë tanë. Në ditën e shenjtë të Flamurit  në Vlorë ishte e gjithë 
Shqipëria, prej plakut të urtë e të meçur Ismail  Qemali, Luigj Guarkuqi, Dom 
Nikoll Kaçorri, Isa Boletini, dhe Kosova, Plava e  Gucia, Presheva, Shkupi e 
Çamëria me trimat e  vet".
VATRA073.JPG (image/jpeg, 27 KB) - not displayed
VATRA075.JPG (image/jpeg, 61.1 KB) - not displayed
VATRA083.JPG (image/jpeg, 33.9 KB) - not displayed
VATRA085.JPG (image/jpeg, 41.5 KB) - not displayed
VATRA089.JPG (image/jpeg, 34.9 KB) - not displayed
VATRA093.JPG (image/jpeg, 69.7 KB) - not displayed
VATRA105.JPG (image/jpeg, 55.1 KB) - not displayed
VATRA121.JPG (image/jpeg, 66.8 KB) - not displayed
VATRA123.JPG (image/jpeg, 69.9 KB) - not displayed
VATRA131.JPG (image/jpeg, 87.2 KB) - not displayed
VATRA134.JPG (image/jpeg, 83 KB) - not displayed
VATRA138.JPG (image/jpeg, 37.6 KB) - not displayed
VATRA064.JPG (image/jpeg, 22.5 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.