Nju Jork: Pritje zyrtare tradicionale per kremtimin e festes kombetare te 28 Nen

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Pritje zyrtare  tradicionale per kremtimin e festes kombetare te 28 
Nentorit, organizuar  nga  Konsulli i Pergjitheshme e Shqiperise ne New York - z  
Dritan Mishto   
BEQIR SINA, New  York 
NJU JORK  : Te marten ne mbremje,  30 nentor 2010, Konsulli i Pergjithshem 
I Republikes se Shqiperise ne Nju Jork,  z.  Dritan Mishto  organizoi nje 
pritje festive - koktel  me  rastin e 98 – vjetorit te shpalljes se pavaresise 
se Shqiperise, ne restorantin  e mirenjohur “Macelleria”, ne Nju Jork, 
prone e aktivistit dhe veprimtarit  te njohur Serxho Bytyci. 
Pervjetori i 98-te, i Pavaresise se Shqiprise - Dita e Flamurit tone  
kombetar, mblodhi, mbreme ne kete koktel ne Nju Jork, njerit  nder qytetet me te 
medha te Amerikes dhe nje nder me te medhejte ne  bote, disa nga kreret e 
komunitetit, si dhe perfaqesuesit  diplomatik te shtetit te Shqiperise, dhe 
shtetit me te ri te  botes, Kosoves, si dhe miku i shqiptareve James Vacca 
(Xhimi  Vaca) Anetari i Keshillit, te Qarkut 13 Bronx - New  York.  
Te  ftuar te tjere ne kete pritje ishin edhe drejtues te organizatave  
shqiptare, veprimtare te njohur, biznesmene e afariste te suksesshem,  studente 
shqiptare, perfaqesues te medias se shkruar dhe  elektronike, anetare te 
klubeve te ndryshme kulturore dhe qendrave  arsimore, aktiviste te te drejtave 
te grave, miq te shqiptareve ne  Amerike, etj. 
Ne  hapje te pritjes, se organizuar nga Konsulli i Pergjithshem, zoti 
Dritan  Mishto u shpreh se kjo dite e shenuar e shkeputjes nga terri otoman,  
nderohet sot me me shume gezim e krenari. “Ndjehemi me te gezuar se Shqiperia  
po i bashkohet perhere e me shume Evropes, per vlerat e se ciles burrat e  
kombit tone luftuan dhe shpallen pavaresine. Ndjehemi me krenare se flamuri 
yne  eshte pjese e aleancave te vlerave perendimore”. Me tej, ai vleresoi 
rolin dhe  kontributin e diaspores shqiptare ne Amerike dhe ftoi per 
bashkerendim te  aktiviteteve ne te ardhmen. Duke uruar pjesemarresit per festen e 
flamurit,  Konsulli I Pergjithshem shprehu besimin se e ardhmja do te jete 
akoma me e mbare  per Shqiperine, Kosoven dhe shqiptaret kudo qe jetojne. 
Me kete rast Mishto thekson se, “sot, kur Shqiperia eshte anetare e NATO-s  
dhe po haperon shpejt drejt Bashkimit Evropian, ndersa Kosova eshte shtet i 
 pavarur e sovran dhe po kontribuon ne stabilitetin dhe paqen ne rajon, 
edhe ne  shqiptaret e Amerikes se bashku po ndajme gezimet e kesaj  feste dhe 
mburremi me arritjet e sukseset e Shqiperise, sot,  si  dhe realitetin e ri 
qe po perjetojme si shqiptar ne Ballkan dhe  kudo”.  
Ndryshe, perfundoje Konsulli i Pergjitheshem zoti Mishto, me rastin e 28  
Nentorit, Dites se Flamurit Kombetar,  shqiptaret kudo qe jetojne per kete  
feste madheshtore te kombit shqiptar ne te tilla festime, te cilat vitin e  
ardheshem do te bejme edhe me te medha, uroje tha ai " qe t'i bejme ne nje  
qender kulturore shqiptare".  
Nga  ana tjeter ky aktivitet sherbeu edhe per nje prezantim te Konsullit te 
 Pergjithshem me nje pjese te shoqerise civile, komunitetit, grupeve te 
biznesit,  etj kontakti me te cilet, per arsye te kohes se ngushte nga marrja e 
detyres kan  qene te kufizuar. Gjate pritjes u bisedua personalisht me 
pjesemarresit, u  vendosen kontakte dhe u shkembyen mendime e ide per 
permiresimin e  bashkepunimit. 
Kjo  pritje ishte aktiviteti i rradhes i organizuar nga Konsullata e  
Pergjithshme, krahas darkes tradicionale te organizuar nga Federata  
Pan-Shqiptare “Vatra”, ne te cilen Konsullata jone, tha zoti Mishto, ishte  nder 
organizatoret kryesore.  
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Pritje zyrtare tradicionale për kremtimin e  festës kombetare të 28 
Nëntorit, organizuar nga  Konsulli i  Përgjithëshme e Shqipërisë në New York - z 
Dritan Mishto  






BEQIR SINA, New York
 
 
 
 
NJU JORK : Të martën në mbrëmje, 30 nëntor 2010, Konsulli  i Përgjithshëm I 
Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, z.  Dritan Mishto  organizoi një 
pritje festive - koktel  me rastin e 98 – vjetorit të  shpalljes së pavarësisë 
së Shqipërisë, në restorantin e mirënjohur “Macelleria”,  në Nju Jork, pronë 
e aktivistit dhe veprimtarit të njohur Serxho  Bytyci.
 
    Përvjetori i 98-të, i Pavarësisë së Shqiprisë  - Dita e Flamurit tonë 
kombëtar, mblodhi, mbrëmë në këtë koktel  në Nju Jork, njërit ndër qytetet më 
të mëdha të Amerikës dhe një ndër  më të medhejtë në botë, disa nga krerët 
e komunitetit, si  dhe përfaqësuesit diplomatik të shtetit të Shqipërisë, 
dhe  shtetit më të ri të botës, Kosovës, si dhe miku i shqiptarëve James  
Vacca (Xhimi Vaca) Anëtari i Këshillit, të Qarkut 13 Bronx - New  York. 
 
    Të ftuar të tjerë në këtë pritje ishin  edhe drejtues të organizatave 
shqiptare, veprimtarë të njohur, biznesmenë e  afaristë të suksesshëm, 
studentë shqiptarë, përfaqësues të medias së  shkruar dhe elektronike, anëtarë të 
klubeve të ndryshme kulturore dhe  qendrave arsimore, aktiviste të të 
drejtave të grave, miq të shqiptarëve në  Amerikë, etj.
 
 
 
    Në hapje të pritjes, së organizuar nga Konsulli i  Përgjithshëm, zoti 
Dritan Mishto u shpreh se kjo dite e shënuar e  shkëputjes nga terri otoman, 
nderohet sot me më shumë gëzim e krenari. “Ndjehemi  më të gëzuar se 
Shqipëria po i bashkohet përherë e më shumë Evropës, për  vlerat e së cilës burrat 
e kombit tonë luftuan dhe shpallën pavarësinë. Ndjehemi  më krenarë se 
flamuri ynë është pjesë e aleancave të vlerave perëndimore”. Më  tej, ai vlerësoi 
rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Amerikë dhe ftoi  për 
bashkërendim të aktiviteteve në të ardhmen. Duke uruar pjesëmarrësit për  festën e 
flamurit, Konsulli I Përgjithshëm shprehu besimin se e ardhmja do të  jetë 
akoma më e mbarë për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që  jetojnë.
 
 
     Me këtë rast Mishto thekson se, “sot, kur  Shqipëria është anëtare e 
NATO-s dhe po hapëron shpejt drejt Bashkimit  Evropian, ndërsa Kosova është 
shtet i pavarur e sovran dhe po kontribuon në  stabilitetin dhe paqen në 
rajon, edhe ne shqiptarët e Amerikës së bashku  po ndajmë gëzimet e kësaj feste 
dhe mburremi me arritjet e sukseset  e Shqipërisë, sot, si  dhe realitetin e 
ri që po përjetojmë si  shqiptar në Ballkan dhe kudo”. 



Ndryshe, përfundojë Konsulli i Përgjithëshëm zoti  Mishto, me rastin e 28 
Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar,   shqiptarët kudo që jetojnë për këtë 
festë madhështore të kombit shqiptar në të  tilla festime, të cilat vitin e 
ardhëshëm do të bëjmë edhe më të mëdha, urojë  tha ai " që t'i bëjmë në një 
qendër kulturore shqiptare". 

 
 
 
 
    Nga ana tjetër ky aktivitet shërbeu edhe për një  prezantim të 
Konsullit të Përgjithshëm me një pjesë të shoqërisë civile,  komunitetit, grupeve të 
biznesit, etj kontakti me të cilët, për arsye të kohës  së ngushtë nga 
marrja e detyrës kan qenë të kufizuar. Gjatë pritjes u  bisedua personalisht me 
pjesëmarrësit, u vendosën kontakte dhe u shkëmbyen  mendime e ide për 
përmirësimin e bashkëpunimit.
 
 
 
    Kjo pritje ishte aktiviteti i rradhës i  organizuar nga Konsullata e 
Përgjithshme, krahas darkës tradicionale të  organizuar nga Federata 
Pan-Shqiptare “Vatra”, në të cilën Konsullata jonë, tha  zoti Mishto, ishte ndër 
organizatorët kryesorë.
Festa058.JPG (image/jpeg, 42.1 KB) - not displayed
Festa063.JPG (image/jpeg, 35.1 KB) - not displayed
Festa073.JPG (image/jpeg, 41.6 KB) - not displayed
Festa078.JPG (image/jpeg, 40.4 KB) - not displayed
Festa086.JPG (image/jpeg, 38.1 KB) - not displayed
Festa089.JPG (image/jpeg, 50.1 KB) - not displayed
Festa091.JPG (image/jpeg, 47.5 KB) - not displayed
Festa093.JPG (image/jpeg, 37.9 KB) - not displayed
Festa095.JPG (image/jpeg, 45.4 KB) - not displayed
Festa110.JPG (image/jpeg, 47.7 KB) - not displayed
Festa112.JPG (image/jpeg, 49.5 KB) - not displayed
Festa116.JPG (image/jpeg, 43.5 KB) - not displayed
Festa014.JPG (image/jpeg, 51.6 KB) - not displayed
Festa131.JPG (image/jpeg, 51 KB) - not displayed
Festa124.JPG (image/jpeg, 43.8 KB) - not displayed
Festa126.JPG (image/jpeg, 36.5 KB) - not displayed
Festa140.JPG (image/jpeg, 2.6 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.