_www.botasot.info_ (http://www.botasot.info)
NJU-JORK - Perkujtohet 30-vjetori i vrasjes se Xhon Lenonit
BEQIR SINA , New York
07/12/2010 Kete jave bota e madhe e muzikes kujton 30-vjetorin e vrasjes
se yllit te muzikes rokenroll Xhon Lenon, i cili ne vitet kur arriti kulmin
e tij ka marre titullin me te madh per te gjitha koherat: “Greatest
Transplant New Yorker Of All Time".
Qyteti ku ai u vra, keto dite eshte mbushur me postera. Dyqanet e
suvenireve ne qytet tregtojne pllaka te vjetra gramafoni, sidi e dividi, bluza me
fytyren e tij, kitara me firmen e tij, kartolina me fotografine e tij dhe
simbole te tjera te grupit te ku ai bente pjese: "Bitellsat".
Kujtimet ne Nju-Jork per 30-vjetorin e vrasjes se Xhon Lenonit do te
dominohen nga nje videoprojektim publik ne Parkun Qendror te dokumentarit
Lennonnyc, ku tregohet per jeten e tij ne Big Apple ne vitet 70 te muzikantit
legjendar.
Per keto kujtime, ashtu si ne 70-vjetorin e lindjes se tij, jane
riperpunuar nen drejtimin e Joko Ono regjistrimet e bear nga Lenon ne vitet post “
Bitellsat” te albumit “Plastic Ono Band” ne vitin 1970 te Double Fantasy dhe
albumit te paperfunduar Milk and Honey me 1980.
Me 8 dhjetor parashikohet te zhvillohet nje koncert i madh ne Parkun
Qendror ne nderim te Lenon, ku do te marrin pjese edhe yje te muzikes amerikane.
“Bota sot” ishte sot ne lagjen ku ai banonte ne pallatin ku gjendej dhe
apartamenti i tij dhe pa nga afer se si po pergatitet qyteti qe te kujtohet
30-vjetori i vrasjes se ikones se muzikes, rokekroll, ish-bitellsit Xhon
Lenon.
Qendra e kujtimeve eshte pallati “Dakota”, i ndertuar nga 25 tetor 1880
deri me 27 tetor 1884. Kjo eshte nje ndertese kooperative, me apartamente te
vendosur ne kendin veriperendimore te rruges “Strit nr. 72” dhe rruges qe
ndahet me “Central Park West”, ne nje nga zonat me te shtrenjta te
Manhatanit ne Nju-Jork City. Ndertesa eshte e stilit te vjeter arkitektonik
evropian, ku njerezit do te vendosin lule dhe ndezin qirinj.
Me 8 dhjetor 1980 ne pallati “Dakota”, ne kendin veriperendimore te
rruges “Strit nr.72” dhe rruges qe ndahet me “Central Park Wes”t ne Manhatan
ne Nju-Jork City Lenon u vra nga Mark David Shapman para shtepise. Ketu keto
dite fansat e tij nga e gjithe Amerika, por dhe nga Evropa dhe vendet e
tjera, vijne per ti bere nderime dhe per te qene deshmitare te kujtimit te
kesaj legjende te muzikes rokenroll
Vetem ne Shqiperi, Kosove dhe viset e tjera shqiptare sot mund te kete me
dhjetera fansa te tij, madje edhe nga ata qe ne Shqiperi qysh ne ate kohe
provuan burgun pse degjonin ne radio muziken e tij. Megjithese thuhet se ai
kishte bindje komuniste, regjimi komunist i Enver Hoxhes ua ndalonte
rreptesisht muziken e huaj
Televizioni i Nju-Jorkut, “NY-1”, sot ne kujtim te 30-vjetorit te vdekjes
se Lenon zhvilloi nje bisede me mjekun Stefan Lyn, i cili e trajtoj i
fundit Lenon ne “ER Roosevelt Hospital” ne Nju-Jork. Ai thote se ka punuar ne
sallen e operacionit me Lenon per 25 minuta me dy kirurget te tjere dhe
gjashte infermiere. "Beme te gjitha perpjekjet, - kujton ai, - por per fatkeq
nuk pati dobi. Nuk e dija se pacienti ishte Xhon Lenon, megjithese kisha
degjuar shume per te, - tha ai, duke vijuar: - Mbasi ai vdiq... nje nga
infermieret po bente regjistrimin ne formularin e spitalit dhe kishte gjetur ne
xhepin e xhaketes se tij portofolin per identifikim, atehere ne morem vesh
se pacienti ishte Xhon Lenon. Ai vdiq sikur po flinte gjume... Ai dukej si
ne jete... ishte gri... ai ishte i pikelluar, nuk kishte shenja ne fytyre
te vdekjes. Nuk kishte puls, pa presion gjaku... ai nuk kishte me fryme.
Atehere ne e deklaruam te vdekur.”
Xhon Uinston Lenon, lindur me 9 tetor 1940 dhe vdekur ne 8 dhjetor 1980,
ishte nje muzikant - kengetar dhe kompozitor anglishtfoles, i cili u be i
famshem ne mbare boten si nje nga anetaret themeluesit te “Bitellsave” dhe
babai i muzikes rokenroll. Ai se bashku me Paul McCartney formuan grupin
lirik me te suksesshem te partneriteteve te shekullit XX.
Ai ka lindur dhe eshte rritur ne Liverpul. Qysh aty ai u perfshi si nje
adoleshent ne mani skifle. Banda e tij te pare ishte “Quarrymen”, e cila ka
evoluar ne “Bitellsat” ne vitin 1960. Pasi grupi u shperbe ne fund te
dekades, Lenon hyri ne nje karriere solo, qe do te prodhoje albume, qe u
vleresuan ne menyre kritike, si “Ono Band”, “Imagjinoni” dhe portreti kengeve
te tilla si "Paqe!”, “I Jepni nje shans" dhe deri tek "Imagine". Lenon e
pati shkeputur veten nga biznesi i muzikes ne vitin 1975 dhe do ti kushtonte
me shume kohe familjes se tij, por u rishfaq ne vitin 1980 me nje album te
ri, “Double Fantasy”.
Lenon zbuloi nje natyre rebele ne muziken e tij, shkrimet e tij, vizatimet
e tij, ne film dhe ne intervista dhe u be i diskutueshem me aktivizimin e
tij ne politike. Ai erdhi ne Nju-Jork City ne vitin 1971, ku qyteti kishte
terhequr vemendjen e botes per kritikat ndaj Luftes se Vietnamit, e cila
rezultoi ne nje perpjekje te gjate nga administrata e Riçard Niksonit, deri
ne kerkesat per deportimin e tij, ndersa kenget e tij u miratuan si himne
nga protestat e levizjeve kunder luftes ne SHBA.
Vrasja
Ne Nju-Jork, rreth ores 10:50 te darkes se 8 dhjetorit 1980, ai se bashku
me gruan e tij “Ono Lenon” u kthye ne Nju-Jork ne banesen e tyre Dakota.
Nje fans i marre, i quajtur Mark David Shapman, ka shtene kur perpara tij
eshte shfaqur Lenon . Ai i gjuajti me rovelver kater here prapa shpine ne
hyrje te nderteses. Lenon u dergua menjehere ne spital ne dhomen e urgjences
ne “Roosevelt Hospital” aty prane dhe u deklarua i vdekur menjehere pas
rreth 20 minutave ne oren 23:07. Ne ate mbremje me pare Lenon kishte dhene
autografe dhe nje kopje pllake gramafoni te kenges "Double Fantasy" per
vrasesin e tij Shapman.
Bashkeshortja e tij, Ono, leshoi nje deklarate te nesermen, duke thene se
"nuk ka asnje funeral per Xhon”, duke i dhene fund spekulimeve te shtypit
amerikan me fjalet: "I dashuri im Xhon u lut per racen njerezore. Dhe ju
lutem lutni te njejten gje per ate!" Trupi i tij eshte djegur ne varrezat “
Ferncliff” ne Hartsdale, Nju-Jork. Ono tha se e kishte shperndare hirin e tij
ne Parkun Qendror te Nju-Jorkut, aty ku per çdo vit po mbahen tash pas
vdekjes perkujtimoret e tij.
Vrasesi i Lenon shpjegon motivet e vrasjes
Mark David Shapman, vrasesi i Xhon Lenonit, ka thene se ai e qelloi
muzikantin sepse donte te ishte dikush i njohur. Shapman i tha bordit per lirim
me kusht ne Nju-Jork se motivimi i tij ishte qe behej i falshem, por tani e
kupton se kishte marre nje vendim te tmerrshme per ti dhene fund jetes se
nje tjeter qenie njerezore per arsye te egoizmit te tij. “E ndieja se nga
vrasja Xhon Lenonit une do te behesha dikush. U bear nje vrases dhe vrasesit
nuk jane askush", - tha ai. Shapman tha gjithashtu se e kishte ne plan te
qellonte ose mbi Xhon Karson ose Elizabet Tejlorin.
Shapman u denua me 20 vjet burg, pasi shkrepi pese te shtena jashte
apartamentit Dakota me 8 dhjetor te vitit 1980, ku kater prej tyre rane mbi
Lenon, qe ishte perballe gruas se tij Yoko Ono, dhe te tjereve. Ai pranoi fajin
e vrasjes te shkalles se dyte.
Ai iu ka thene zyrtareve se ai zgjodhi Lenon sepse ish-bitellsi ishte me i
kapshem. “Kisha nje liste te njerezve dhe ai ishte ne krye te listes dhe
dukej me i kapshem per mua”, - tha ai kur u pyet pse zgjodhi Lenon. Ai
vazhdoi: "Ne qofte se nuk do te ishte Lenon, do te ishte dikush tjeter" Shapman
i tha gjithashtu bordit se ai ishte mire me shendet dhe ne ate kohe punonte
si hamall dhe si nepunes ne nje biblioteke.
Eshte hear e pare qe nje interviste e bere me Lenon 40 vjet me pare nga
themeluesi i revistes “Rolling Stone”, Jan Wenner, shikon driten e medias
vizive.
Intervista u zhvillua ne vitin 1970, pak muaj pas shperberjes se grupit “
Bitellsat”. Xhon Lenon, i famshem me kengen “All you need is love”, ishte i
mbushur me vrer.
Per Pol McCartnin
Ai ishte shkaku kryesor qe “Bitellsat” u ndane. U lodhem duke qene
prapavija e Paul.
Per kengetarin e “Rolling Stones”, Mick Jagger.
“Dua te radhis ato çfare beme ne dhe çfare beri grupi “Rolling Stones” dy
muaj pas çdo albumi dhe çdo veprimtarie... Mick Jagger na imitoi ne ne te
gjitha, bile edhe per tifozet e tij. Me vjen keq qe kam kenduar per ata qe
nuk kane ndjenja dhe nuk dine asgje.”
Editori dhe themeluesi i “Rolling Stones” zhvilloi intervisten sapo qe
larguar nga “Bitellsat”. Me zor duronte te ishte i lire, donte tu mbushte
mendjen se ishte artist serioz dhe kishte qellime te tilla.
“Lenon sapo kishte mbaruar disa muaj terapi per te çliruar emocionet dhe
friken e krijuar prej kohesh.
Njerez si une e kuptojne gjenine brenda vetes rreth moshes 10-vjeçare. E
dija gjithmone, edhe pse askush nuk me zbuloi mua.
Xhon Lenon u qellua per vdekje jashte nderteses ku jetonte ne qytetin e
Nju-Jorkut. E shoqja, Yoko Ono, e cila ende jeton ketu, pati thene se burri i
saj asnjehere nuk tregoi zgjuarsi apo takt gjate intervistave. Por ajo
thote se humori, energjia dhe embelsia e tij shiheshin gjithmone. I kam kaluar
te gjitha dhe nuk ka asgje si nje grua qe e dashuron dhe te dashuron.
Kur e pyeten se si e shihte veten kur te mbushte 64 vjeç, Lenon tha se
shpresonte qe ai dhe Ono te ishin nje çift i shkelqyer. Fatkeqesisht, kjo nuk
ndodhi. Artistika dhe zemerimi i tij te regjistruara ne kete interviste u
shuan 25 vjet me pare.
8 dhjetor 1980, vritet Xhon Lenon
Nderkohe disa jane ende duke arsyetuar nese Shapman ishte nje person i
armatosur i vetmuar dhe nese ai ishte nje ushtar i CIA-s. Ne qofte se teorite
e konspiracionit nuk jane te mjaftueshme, ju mund te shikoni kete artikull
per ate se si portreti i Lenon erdhi deri te keto....
Me 8 dhjetor 1980 Xhon Lenon, ish-anetari i "Bitellsave", i grupit muzikor
qe transformoi muziken popullore me 1960, u qellua dhe u vra nga nje fans
i tij ne Nju-Jork. Artisti 40-vjeçar ishte duke hyre ne apartamentin e tij
luksoz ne Manhatan, kur Mark David Shapman e qelloi kater here me
pistolete. Lenon u dergua me urgjence ne spital, por vdiq gjate nderhyrjes se
mjekeve pas 20 minutave qe mberriti ne spital. Autori i krimit, Shapman, kishte
marre nje autograf nga Lenon po ate nate (me heret) dhe qendroi, siç ka
deklaruar ai vete, ne vendngjarje pas vrasjes derisa u arrestua nga policia.
Per nje jave rresht pas vrasjes miliona njerez ne mbare boten bene
demonstrime te shumta ne kujtim te Lenon.
Xhon Lenon ishte autori i gjysmes se kengeve te "Bitellsave", grupit me
popullor ne bote te shekullit XX. Lideri tjeter i grupit ishte Paul
McCartney, por autor kengesh ishin gjithashtu edhe anetaret e tjere te grupit, si
George Harrison dhe Ringo Starr. Te ardhur nga Liverpuli, Angli, dhe te
influencuar nga rokenrolli i hershem amerikan, "Bitellsat" pushtuan si nje stuhi
Britanine e Madhe ne vitin 1963 me kengen "Please Please Me". Bitellsmania
u perhap ne SHBA me 1964 kur "Bitellsat” ben nje tur ketu.
Xhon Lenon konsiderohej si intelektuali i "Bitellsave" dhe ishte zedhenesi
i tyre. Me 1966 ai beri nje deklarate teper te debatushme kur tha se
"Bitellsat" jane me popullore se Jesus", gje qe provokoi djegien ne mase te
kasetave te "Bitellsave" ne Amerike. Me vone ai u be nje aktivist kunder luftes
dhe flirtoi me komunizmin ne disa lirika solo, si "Imagine", album i bere
pas ndarjes se grupit me 1970. Me 1975 Lenon la muziken dhe iu kushtua
gruas se tij japoneze, Yoko Ono, dhe djalit te tyre Sean. Me 1980 ai iu rikthye
muzikes me nje duet fantazie ne nje album teper te kritikuar, qe
pasqyronte dashurine e tij per Yokon.
Me 8 dhjetor 1980 jeta e tyre e qete ne Nju-Jork u trazua nga 25-vjecari
Mark David Shapman. Mjeku psikiater e vleresoi Shapman si nje psikopat dhe
ne gjykate u kerkua qe ai te deklarohej i semure psikik, por Shapman kerkoi
vete te deklarohej fajtor dhe u denua me 20 vjet burg. Ne vitin 2000 atij
iu mohua lirimi me kusht dhe mbeti prapa hekurave ne nje burg te Nju-Jorkut.
Nje memorial per nder te Xhon Lenonit eshte vendosur ne parkun "Kopshtet e
Luleshtrydheve", ne nje pjese te Parkut Qendror ne Nju-Jork, nga
bashkeshortja e tij Yoko Ono.
Kjo është fotoja e fundit në publik për John Lennon në intervistën e tij të
po të fundit. Sëbashku me bashkëshorten e tij ai tha për Radio 1 se
ndjehet i sigurtë dhe rehat nëpër rrugët e Nju Jorkut. Dy ditë më pas, fansi i
çmendur Mark Chapman do ta qëllonte për vdekje teksa ish këngëtari i Beatles
ishte jashtë banesës. Fotoja është realizuar nga producenti i BBC-së Paul
Uilliams në Nju Jork më 6 dhjetor 1980. Mësohet se intervista që ishte
planifikuar të shkonte një orë e gjatë arriti deri në tre orë e 20 minuta.
(javascript:gallery.scrollPic(1);)
John Lennon with Mark Chapman outside the Dakota building, December 8 1980
The Dakota Apartment Building, New York
NJU-JORK - Përkujtohet 30-vjetori i vrasjes së Xhon Lenonit
BEQIR SINA
07/12/2010 Këtë javë bota e madhe e muzikës kujton 30-vjetorin e vrasjes
së yllit të muzikës rokenroll Xhon Lenon, i cili në vitet kur arriti kulmin
e tij ka marrë titullin më të madh për të gjitha kohërat: “Greatest
Transplant New Yorker Of All Time".
Qyteti ku ai u vra, këto ditë është mbushur me postera. Dyqanet e
suvenireve në qytet tregtojnë pllaka të vjetra gramafoni, sidi e dividi, bluza me
fytyrën e tij, kitara me firmën e tij, kartolina me fotografinë e tij dhe
simbole të tjera të grupit të ku ai bënte pjesë: "Bitëllsat".
Kujtimet në Nju-Jork për 30-vjetorin e vrasjes së Xhon Lenonit do të
dominohen nga një videoprojektim publik në Parkun Qendror të dokumentarit
Lennonnyc, ku tregohet për jetën e tij në Big Apple në vitet 70 të muzikantit
legjendar.
Për këto kujtime, ashtu si në 70-vjetorin e lindjes së tij, janë
ripërpunuar nën drejtimin e Joko Ono regjistrimet e bëra nga Lenon në vitet post “
Bitëllsat” të albumit “Plastic Ono Band” në vitin 1970 të Double Fantasy dhe
albumit të papërfunduar Milk and Honey më 1980.
Më 8 dhjetor parashikohet të zhvillohet një koncert i madh në Parkun
Qendror në nderim të Lenon, ku do të marrin pjesë edhe yje të muzikës amerikane.
“Bota sot” ishte sot në lagjen ku ai banonte në pallatin ku gjendej dhe
apartamenti i tij dhe pa nga afër se si po përgatitet qyteti që të kujtohet
30-vjetori i vrasjes së ikonës së muzikës, rokekroll, ish-bitëllsit Xhon
Lenon.
Qendra e kujtimeve është pallati “Dakota”, i ndërtuar nga 25 tetor 1880
deri më 27 tetor 1884. Kjo është një ndërtesë kooperative, me apartamente të
vendosur në këndin veriperëndimore të rrugës “Strit nr. 72” dhe rrugës që
ndahet me “Central Park West”, në një nga zonat më të shtrenjta të
Manhatanit në Nju-Jork City. Ndërtesa është e stilit të vjetër arkitektonik
evropian, ku njerëzit do të vendosin lule dhe ndezin qirinj.
Më 8 dhjetor 1980 në pallati “Dakota”, në këndin veriperëndimore të rrugës
“Strit nr.72” dhe rrugës që ndahet me “Central Park Wes”t në Manhatan në
Nju-Jork City Lenon u vra nga Mark David Shapman para shtëpisë. Këtu këto
ditë fansat e tij nga e gjithë Amerika, por dhe nga Evropa dhe vendet e
tjera, vijnë për ti bërë nderime dhe për të qenë dëshmitarë të kujtimit të
kësaj legjende të muzikës rokenroll
Vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe viset e tjera shqiptare sot mund të ketë me
dhjetëra fansa të tij, madje edhe nga ata që në Shqipëri qysh në atë kohë
provuan burgun pse dëgjonin në radio muzikën e tij. Megjithëse thuhet se ai
kishte bindje komuniste, regjimi komunist i Enver Hoxhës ua ndalonte
rreptësisht muzikën e huaj
Televizioni i Nju-Jorkut, “NY-1”, sot në kujtim të 30-vjetorit të vdekjes
se Lenon zhvilloi një bisedë me mjekun Stefan Lyn, i cili e trajtoj i
fundit Lenon në “ER Roosevelt Hospital” në Nju-Jork. Ai thotë se ka punuar në
sallën e operacionit me Lenon për 25 minuta me dy kirurgët të tjerë dhe
gjashtë infermierë. "Bëmë të gjitha përpjekjet, - kujton ai, - por për fatkeq
nuk pati dobi. Nuk e dija se pacienti ishte Xhon Lenon, megjithëse kisha
dëgjuar shumë për të, - tha ai, duke vijuar: - Mbasi ai vdiq... një nga
infermieret po bënte regjistrimin në formularin e spitalit dhe kishte gjetur në
xhepin e xhaketës së tij portofolin për identifikim, atëherë ne morëm vesh
se pacienti ishte Xhon Lenon. Ai vdiq sikur po flinte gjumë... Ai dukej si
në jetë... ishte gri... ai ishte i pikëlluar, nuk kishte shenja në fytyrë të
vdekjes. Nuk kishte puls, pa presion gjaku... ai nuk kishte më frymë.
Atëherë ne e deklaruam të vdekur.”
Xhon Uinston Lenon, lindur më 9 tetor 1940 dhe vdekur në 8 dhjetor 1980,
ishte një muzikant - këngëtar dhe kompozitor anglishtfolës, i cili u bë i
famshëm në mbarë botën si një nga anëtarët themeluesit të “Bitëllsave” dhe
babai i muzikës rokenroll. Ai së bashku me Paul McCartney formuan grupin
lirik më të suksesshëm të partneriteteve të shekullit XX.
Ai ka lindur dhe është rritur në Liverpul. Qysh aty ai u përfshi si një
adoleshent në mani skifle. Banda e tij të parë ishte “Quarrymen”, e cila ka
evoluar në “Bitëllsat” në vitin 1960. Pasi grupi u shpërbë në fund të
dekadës, Lenon hyri në një karrierë solo, që do të prodhojë albume, që u
vlerësuan në mënyrë kritike, si “Ono Band”, “Imagjinoni” dhe portreti këngëve të
tilla si "Paqe!”, “I Jepni një shans" dhe deri tek "Imagine". Lenon e
pati shkëputur veten nga biznesi i muzikës në vitin 1975 dhe do ti kushtonte
më shumë kohë familjes së tij, por u rishfaq në vitin 1980 me një album të
ri, “Double Fantasy”.
Lenon zbuloi një natyrë rebele në muzikën e tij, shkrimet e tij, vizatimet
e tij, në film dhe në intervista dhe u bë i diskutueshëm me aktivizimin e
tij në politikë. Ai erdhi në Nju-Jork City në vitin 1971, ku qyteti kishte
tërhequr vëmendjen e botës për kritikat ndaj Luftës së Vietnamit, e cila
rezultoi në një përpjekje të gjatë nga administrata e Riçard Niksonit, deri në
kërkesat për deportimin e tij, ndërsa këngët e tij u miratuan si himne nga
protestat e lëvizjeve kundër luftës në SHBA.
Vrasja
Në Nju-Jork, rreth orës 10:50 të darkës së 8 dhjetorit 1980, ai së bashku
me gruan e tij “Ono Lenon” u kthye në Nju-Jork në banesën e tyre Dakota.
Një fans i marrë, i quajtur Mark David Shapman, ka shtënë kur përpara tij
është shfaqur Lenon . Ai i gjuajti me rovelver katër herë prapa shpine në
hyrje të ndërtesës. Lenon u dërgua menjëherë në spital në dhomën e urgjencës në
“Roosevelt Hospital” aty pranë dhe u deklarua i vdekur menjëherë pas
rreth 20 minutave në orën 23:07. Në atë mbrëmje më parë Lenon kishte dhënë
autografe dhe një kopje pllake gramafoni të këngës "Double Fantasy" për
vrasësin e tij Shapman.
Bashkëshortja e tij, Ono, lëshoi një deklaratë të nesërmen, duke thënë se
"nuk ka asnjë funeral për Xhon”, duke i dhënë fund spekulimeve të shtypit
amerikan me fjalët: "I dashuri im Xhon u lut për racën njerëzore. Dhe ju
lutem lutni të njëjtën gjë për atë!" Trupi i tij është djegur në varrezat “
Ferncliff” në Hartsdale, Nju-Jork. Ono tha se e kishte shpërndarë hirin e tij
në Parkun Qendror të Nju-Jorkut, aty ku për çdo vit po mbahen tash pas
vdekjes përkujtimoret e tij.
Vrasësi i Lenon shpjegon motivet e vrasjes
Mark David Shapman, vrasësi i Xhon Lenonit, ka thënë se ai e qëlloi
muzikantin sepse donte të ishte dikush i njohur. Shapman i tha bordit për lirim
me kusht në Nju-Jork se motivimi i tij ishte që bëhej i falshëm, por tani e
kupton se kishte marrë një vendim të tmerrshme për ti dhënë fund jetës së
një tjetër qenie njerëzore për arsye të egoizmit të tij. “E ndieja se nga
vrasja Xhon Lenonit unë do të bëhesha dikush. U bëra një vrasës dhe vrasësit
nuk janë askush", - tha ai. Shapman tha gjithashtu se e kishte në plan të
qëllonte ose mbi Xhon Karson ose Elizabet Tejlorin.
Shapman u dënua me 20 vjet burg, pasi shkrepi pesë të shtëna jashtë
apartamentit Dakota më 8 dhjetor të vitit 1980, ku katër prej tyre ranë mbi
Lenon, që ishte përballë gruas së tij Yoko Ono, dhe të tjerëve. Ai pranoi fajin
e vrasjes të shkallës së dytë.
Ai iu ka thënë zyrtarëve se ai zgjodhi Lenon sepse ish-bitëllsi ishte më i
kapshëm. “Kisha një listë të njerëzve dhe ai ishte në krye të listës dhe
dukej më i kapshëm për mua”, - tha ai kur u pyet pse zgjodhi Lenon. Ai
vazhdoi: "Në qoftë se nuk do të ishte Lenon, do të ishte dikush tjetër" Shapman i
tha gjithashtu bordit se ai ishte mirë me shëndet dhe në atë kohë punonte
si hamall dhe si nëpunës në një bibliotekë.
Është hera e parë që një intervistë e bërë me Lenon 40 vjet më parë nga
themeluesi i revistës “Rolling Stone”, Jan Wenner, shikon dritën e medias
vizive.
Intervista u zhvillua në vitin 1970, pak muaj pas shpërbërjes së grupit “
Bitëllsat”. Xhon Lenon, i famshëm me këngën “All you need is love”, ishte i
mbushur me vrer.
Për Pol McCartnin
Ai ishte shkaku kryesor që “Bitëllsat” u ndanë. U lodhëm duke qenë
prapavija e Paul.
Për këngëtarin e “Rolling Stones”, Mick Jagger.
“Dua të radhis ato çfarë bëmë ne dhe çfarë bëri grupi “Rolling Stones” dy
muaj pas çdo albumi dhe çdo veprimtarie... Mick Jagger na imitoi ne në të
gjitha, bile edhe për tifozët e tij. Më vjen keq që kam kënduar për ata që
nuk kanë ndjenja dhe nuk dinë asgjë.”
Editori dhe themeluesi i “Rolling Stones” zhvilloi intervistën sapo qe
larguar nga “Bitëllsat”. Me zor duronte të ishte i lirë, donte tu mbushte
mendjen se ishte artist serioz dhe kishte qëllime të tilla.
“Lenon sapo kishte mbaruar disa muaj terapi për të çliruar emocionet dhe
frikën e krijuar prej kohësh.
Njerëz si unë e kuptojnë gjeninë brenda vetes rreth moshës 10-vjeçare. E
dija gjithmonë, edhe pse askush nuk më zbuloi mua.
Xhon Lenon u qëllua për vdekje jashtë ndërtesës ku jetonte në qytetin e
Nju-Jorkut. E shoqja, Yoko Ono, e cila ende jeton këtu, pati thënë se burri i
saj asnjëherë nuk tregoi zgjuarsi apo takt gjatë intervistave. Por ajo
thotë se humori, energjia dhe ëmbëlsia e tij shiheshin gjithmonë. I kam kaluar
të gjitha dhe nuk ka asgjë si një grua që e dashuron dhe të dashuron.
Kur e pyetën se si e shihte vetën kur të mbushte 64 vjeç, Lenon tha se
shpresonte që ai dhe Ono të ishin një çift i shkëlqyer. Fatkeqësisht, kjo nuk
ndodhi. Artistika dhe zemërimi i tij të regjistruara në këtë intervistë u
shuan 25 vjet më parë.
8 dhjetor 1980, vritet Xhon Lenon
Ndërkohë disa janë ende duke arsyetuar nëse Shapman ishte një person i
armatosur i vetmuar dhe nëse ai ishte një ushtar i CIA-s. Në qoftë se teoritë e
konspiracionit nuk janë të mjaftueshme, ju mund të shikoni këtë artikull
për atë se si portreti i Lenon erdhi deri te këto....
Më 8 dhjetor 1980 Xhon Lenon, ish-anëtari i "Bitëllsave", i grupit muzikor
që transformoi muzikën popullore më 1960, u qëllua dhe u vra nga një fans i
tij në Nju-Jork. Artisti 40-vjeçar ishte duke hyrë në apartamentin e tij
luksoz në Manhatan, kur Mark David Shapman e qëlloi katër herë me pistoletë.
Lenon u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq gjatë ndërhyrjes së mjekëve
pas 20 minutave që mbërriti në spital. Autori i krimit, Shapman, kishte
marrë një autograf nga Lenon po atë natë (me herët) dhe qëndroi, siç ka
deklaruar ai vetë, në vendngjarje pas vrasjes derisa u arrestua nga policia. Për
një javë rresht pas vrasjes miliona njerëz në mbarë botën bënë demonstrime
të shumta në kujtim të Lenon.
Xhon Lenon ishte autori i gjysmës së këngëve të "Bitëllsave", grupit më
popullor në botë të shekullit XX. Lideri tjetër i grupit ishte Paul McCartney,
por autor këngësh ishin gjithashtu edhe anëtarët e tjerë të grupit, si
George Harrison dhe Ringo Starr. Të ardhur nga Liverpuli, Angli, dhe të
influencuar nga rokenrolli i hershëm amerikan, "Bitëllsat" pushtuan si një stuhi
Britaninë e Madhe në vitin 1963 me këngën "Please Please Me". Bitëllsmania
u përhap në SHBA më 1964 kur "Bitëllsat” bën një tur këtu.
Xhon Lenon konsiderohej si intelektuali i "Bitëllsave" dhe ishte zëdhënësi
i tyre. Më 1966 ai bëri një deklaratë tepër të debatushme kur tha se
"Bitëllsat" janë më popullorë se Jesus", gjë që provokoi djegien në masë të
kasetave të "Bitëllsave" në Amerikë. Më vonë ai u bë një aktivist kundër luftës
dhe flirtoi me komunizmin në disa lirika solo, si "Imagine", album i bërë
pas ndarjes së grupit më 1970. Më 1975 Lenon la muzikën dhe iu kushtua gruas
së tij japoneze, Yoko Ono, dhe djalit të tyre Sean. Më 1980 ai iu rikthye
muzikës me një duet fantazie në një album tepër të kritikuar, që pasqyronte
dashurinë e tij për Yokon.
Më 8 dhjetor 1980 jeta e tyre e qetë në Nju-Jork u trazua nga 25-vjecari
Mark David Shapman. Mjeku psikiatër e vlerësoi Shapman si një psikopat dhe në
gjykatë u kërkua që ai të deklarohej i sëmurë psikik, por Shapman kërkoi
vetë të deklarohej fajtor dhe u dënua me 20 vjet burg. Në vitin 2000 atij iu
mohua lirimi me kusht dhe mbeti prapa hekurave në një burg të Nju-Jorkut.
Një memorial për nder të Xhon Lenonit është vendosur në parkun "Kopshtet e
Luleshtrydheve", në një pjesë të Parkut Qendror në Nju-Jork, nga
bashkëshortja e tij Yoko Ono.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.