Monumenti i atij njeriu te tmerrshem qe njihet si Piramida, do te jete hequr

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
     
     
Monumenti i atij njeriu te tmerrshem qe njihet si Piramida,  do te jete 
hequr 
William Ryerson: Ju  rrefej Shqiperine e pasrrezimit te Komunizmit  
 
(http://www.voanews.com/albanian/news/Amb-Rayerson-Albania-democracy-12-07-2010-111441604.html)  
Disa  muaj pas fillimit te levizjes demokratike, ne Shqiperi shkoi  
perfaqesuesi i Shteteve te Bashkuara ne vend, me pas ambasadori i  pare amerikan 
pas komunizmit, William Ryerson. Ne nje bisede me  gazetaren e Zerit te 
Amerikes, Laura Konda zoti Ryerson flet per  disa nga momentet qe i kane lene atij 
mbrese gjate qendrimit ne  Shqiperi ne vitet 1991-1994. Ai thote se 
Shqiperia ka bere shume  perparim qe atehere dhe komenton mbi  tranzicionin e 
veshtire  neper te cilin ka kaluar vendi: 
Si u priten ne Shtetet e Bashkuara fillimet e levizjes  demokratike te 
Shqiperise 20 vjet me pare? 
Ambasador William Ryerson: Nuk besoj se ato u vune re nga shume njerez, 
perveçse ne  Departamentin e Shtetit, ku njerezit interesohehsin me teper per  
Ballkanin ne pergjithesi. Dihej shume pak per Shqperine, ajo ishte  si nje 
pike e bardhe ne harte. Dhe e kam thene edhe me pare, se  persa i perket 
politikes se jashtme amerikane, Shqiperia nuk kishte  asnje lloj rendesie; ne se 
Shqiperia do te ishte zhdukur ne valet e  detit ndoshta do te 
shqetesoheshin; ndoshta vetem si nje vend ne  kufi me Kosoven. Kjo eshte e pakendshme te 
thuhet, por eshte e  vertete. Ne marredheniet tona me jashte Shqiperia nuk 
kishte asnje  lloj rendesie. 
Ju shkuat fillimisht ne Shqiperi ne prill te vitit  1991, ne nje kohe te 
veshtire, cilat ishin pershtypjet e para qe  patet? 
Ambasador William Ryerson: Une shkova fillimisht per nje mision 30-60 
ditesh, me  funksionin e pranise amerikane atje. Pas asaj qe ndodhi me 2 prill  
ne Shkoder, fillimisht une u trondita nga masakra, pastaj nga  varferia, nga 
pislleku, njerez te veshur keq, te paushqyer mire.  Kujtoj nje ushtar te ri, 
te gjate, qe ecte ne bulevard dhe qe kishte  nje pallto qe nuk ishte per 
trupin e tij, me palen te grisur. Pashe  nje vetesherbim afer sheshit 
Skenderbej dhe mendova, “Ndoshta mund  te shkoj e te ha mengjes”. U afrova dhe 
ndjeva nje ere te keqe. Dhe  ky ishte kryeqyteti. Mendoni se si mund te ishte  
periferia. 
Ju keni qene diplomat karriere dhe keni patur rastin te  vizitoni nje numer 
vendesh. Ishte Shqiperia ndryshe nga keto vende  qe ju i kishin vizituar me 
pare? 
Ambasador William Ryerson: Pyetja qe i bear vetes ishte: “A jam ne Evrope?”
. Une kisha  sherbyer kryesisht ne Evrope, dhe nuk kisha pare shume vende 
te  tjera, me perjashtim te disa vizitave 1-javore ne Najrobi dhe Nju  Delhi, 
pra nuk kisha pare shume vende te varfera te botes. Prandaj i  bear pyetjen 
vetes: “A eshte ketu Evrope?” Po, ishte. 

Kur erdhi Sekretari amerikan i Shtetit James  Baker ne qershor te vitit 
1991 ne Shqiperi, atij ju be nje pritje  madheshtore nga populli shqiptar, 
kujtoj mitingun e Tiranes, ku  ishit dhe ju i pranishem. A e prisnit ju nje 
pritje te tille, apo  ishte ajo nje surprize per ju dhe per zotin  Baker? 
Ambasador William Ryerson: Me teper ishte surprize per Sekretarin Bejker, 
se sa per  mua, se une e nuhasja se çdo ndodhte. Une fillimisht isha i 
shqetesuar per gjendjen e sigurise.  Chris (Hill) erdhi dhe na çuan ne nje miting 
ne Kavaje. Une shkoja  çdo dite tek sindikata dhe thoja, me falni, ne se 
keta bastarde do  t’i demtojne  keta njerez, bota do ta marre vesht dhe ata do 
te  duhet te me vrasin mua, (gjykimi im i ishte se nuk do te me vrisnin)  
dhe me thane: mos u shqeteso zoti Rajerson, trenat punojne dhe ne do  te 
sjellim njerez dhe atehere mendova “ka per  te qene e  madhe”. Nuk e prisja te 
kishte kaq shume njerez. Une kam qene gjate  vizites se JF Kenendit ne 
Berlin, isha me sherbim, isha i ri  atehere; ishte e njejta gjendje emocionale. 
Xhejms Bejker u çudit  dhe madje u befasua. Kujtoj fjalimin e tij. Nje 
politikan shume i  larte qe ishte ne podium me Bejkerin, tha pasi foli Bejkeri, se  
ishte hear e pare ne jeten e tij qe ai ndjeu se mund te flitej  lirshem ne 
vend. Ai punonte ne Komitetin Qendror. Efekti ishte si  nje vetetime dhe i 
dha energji situates. 
Ju keni qene ambasador i SHBA ne Shqiperi nga viti 1991 deri  ne 1994. 
Cilat jane disa nga ngjarjet qe ju kane lene me teper  mbrese? 
Ambasador William Ryerson: Dashuria e jashtezakonshme per Shtetet e 
Bashkuara. Me kane  pyetur vazhdimisht, “a ishte e veshtire puna ne Shqiperi?” por 
une  them: “Jo, nuk ishte, te pakten nuk ishte per mua. Une u bear  objekti 
i kesaj dashurie per Ameriken, qe nuk ishte per mua  personalisht, por une 
isha perfaqesuesi i saj, prandaj shfaqej ndaj  meje. Pashe nje perparim 
shume te madh, me zgjedhjet e marsit 1992,  te cilat ishin te parat zgjedhje te 
drejta dhe te lira ne Shqiperi.  Ato te 1991-ishit nuk ishin as te lira, as 
te drejta, pavaresisht se  si i cilesuan ato disa evropiane. Mbaj mend kur 
Presidenti Berisha  bisedoi ne telefon me Presidentin Xhorxh Bush ne Shtepine 
e Bardhe,  ishte nje moment i veçante. Me kane lene mbrese individet qe kam 
 takuar gjate qendrimit tim atje dhe u habita se tepermi se sa i  njohur 
isha. Ne fillim ishte pak e veshtire. Kur mora ne telefon  Shefin e Zyres se 
Protokollit diten qe arrita ne prill, i thashe:  pres me kenaqesi diten kur 
te shkoj ne Parlament, per te degjuar  debatin dhe ai me tha: “Jo nuk mund te 
shkosh!” “Si nuk mund te  shkoj? - i thashe, - ne Uashington mund te 
shkosh ne Kongres dhe te  degjosh seancat." Atehere i thashe: ”Une protestoj, 
qeveria ime  proteston”. Ate pasdite takova Gramoz Pashkon dhe ai me tha “Jam 
i  sigurt qe neser do te jesh ne Parlament” . Une i thashe se do te  doja 
shume. Ai me tha: “Do te shohim ne se kemi me te vertete nje  Parlament te 
lire, apo jo”. Te nesermen ne mengjes me moren ne  telefon dhe me thane: “Mund 
te vish ne Parlament dhe te marresh me  vete edhe perkthyesen”. Dhe me 
falenderuan shume diplomate te tjere  ne Tirane, qe nuk kishin mundur te hynin 
ne pare ne  parlament. 
Dhe qe atehere ju shkonit rregullisht ne Parlamentin e  Shqiperise… 
Ambasador William Ryerson: Une shkoja atje ne çdo kohe. Haja dreke dhe 
darke ne Dajti  shpesh dhe prej andej shkoja... 

Shqiperia tani eshte anetare e  NATO-s, ne pritje te nje ftese per 
anetaresim ne BE.  Megjithate, atje vazhdon te kete nje politike konflikualiteti, ju 
si  i perjetoni keto zhvillime? 
Ambasador William Ryerson: ...Jam ne dijeni, qe eshte nje gjendje 
kofliktuale. Por  aktualisht edhe ne ne Amerike nuk po ofrojme nje shembull me te  
mire. Ne ketu duhet te kemi nje bashkepunim me te madh se sa kemi  tani. Eshte 
diçka e mrekullueshme qe Shqiperia eshte ne NATO. Po te  ma kishit thene 
kete ne vitin 1990, do t’ju thoja: “Jeni e droguar”?  E vetmja gje qe me vjen 
keq eshte qe Safet Zhulali nuk arriti ta  shikoje kete, spese ajo ishte 
enderra e tij. Mendoj se eshte e  rendesishme per Shqiperine se para se 
gjithash, eshte nje ekpozim me  i madh ndaj Perendimit dhe drejt BE-se. Shqiperia 
ka nevoje te beje  me teper brenda vendit per ta bere kete hap. Refuzimi i 
koheve te  fundit ishte nje vendim shume i ashper. Nje fillim i mire per kete  
mendoj se do te ishte nje demokratizim i plote brenda Partise  Demokratike. 
Ju e dini qe une e kam mbeshtetur Partine Demokratike.  Por mendoj se ajo 
duhet te kete demokraci brenda radheve te saj. Nje  njeri, nje vote, votim i 
fshehte. Keshtu mund te ecet perpara.  Ndoshta edhe partite e tjera do ta 
pasojne ate dhe do te bejne te  njejten gje. 

Shpesh thuhet se Shqiperia po perjeton nje  tranzicion te zgjatur. Sipas 
jush, çfare eshte bere mire dhe çfare  mund te ishte bere me mire ne Shqiperi 
gjate ketyre  viteve? 
Ambasador William Ryerson: Nuk eshte per t’u çuditur. Ju e dini, ju keni 
qene atje, e  dini si ka qene vendi me pare. Çfare mund te ishte bere me mire? 
 Ndoshta nje mundesi mund te kishte qene te hapeshin te gjitha  dosjet. Kjo 
kishte rreziqet e veta, siç pati thene i ndjeri Pjeter  Arbnori: "Po sikur 
te mesosh se kunata te ka spiunuar tek sigurimi?  Ndoshta Sigurimi e ka 
frikesuar dhe ajo mund te jete detyruar te  kete thene se ke qene spiun". 
Sigurimi po ashtu, mund te kete sajuar  dosje te kesaj natyre. Kjo kishte rreziqet 
e veta dhe nuk mendoj se  dikush nga jashte do te gjykonte mire se çfare 
rruge duhej  ndjekur. 

E kam fjalen tek korrupsioni, per  shembull... 
Ambasador William Ryerson: Kris Hill dhe une shpesh thonim: Perandoria 
otomane i ka  rrenjet te thella ne Ballkan. Kjo eshte e lehte te thuhet. Ajo qe  
nevojietet sipas meje, eshte qe gjykatat te jene plotesisht te  pavarura. 
Nevojiten gjykates te mire, te cilet te jene te ndershem  dhe kjo nuk eshte e 
lehte, sepse edhe ndaj tyre ushtrohet presion.  Shqiperia eshte nje vend i 
vogel. Te gjithe e njohin njeri tjetrin.  Kjo eshte shume e veshtire te 
realizohet. Por Shqiperia eshte ne  rruge te mbare  dhe une jam shume i lumtur 
per  kete. 
A keni ndermend te shkoni nje dite ne  Shqiperi? 
Ambasador William Ryerson: Kam thene se po. Dua te jem atje per 100 
vjetorin e  pavaresise ne vitin 2012. Dhe ndoshta deri atehere, ndertesa e  
Parlamentit do te jete dhe duhet te tjete ne Bulevard dhe Monumenti  i atij njeriu 
te tmerrshem qe njihet si Piramida, do te jete hequr.  Mendoj se ajo nuk 
eshte aspak funksionale edhe nga brenda, nje tende  gjigande prej guri, e 
pakuptimte. 

Zoti Rajerson, ju faleminderit per  intervisten. 
Ambasador William Ryerson: Faleminderit, i pershendes te gjithe!(Sipas 
Zerit te Amerikes) 


Monumenti i atij  njeriu te tmerrshem qe njihet si Piramida, do te jete 
hequr.
 
 
 
 
 
William Ryerson: Ju rrëfej Shqipërinë e pasrrëzimit të Komunizmit  

 
(http://www.voanews.com/albanian/news/Amb-Rayerson-Albania-democracy-12-07-2010-111441604.html) 

Disa muaj pas  fillimit të lëvizjes demokratike, në Shqipëri shkoi 
përfaqësuesi i  Shteteve të Bashkuara në vend, më pas ambasadori i parë amerikan pas 
 komunizmit, William Ryerson. Në një bisedë me gazetaren e Zerit te  
Amerikes, Laura Konda zoti Ryerson flet për disa nga momentet që i kanë  lënë atij 
mbresë gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitet 1991-1994. Ai thotë  se 
Shqipëria ka bërë shumë përparim që atëherë dhe komenton mbi   tranzicionin e 
vështirë nëpër të cilin ka kaluar vendi: 
Si u pritën në Shtetet e Bashkuara fillimet e lëvizjes  demokratike të 
Shqipërisë 20 vjet më parë? 
Ambasador William Ryerson: Nuk besoj se ato u vunë re nga shumë njerëz, 
përveçse në  Departamentin e Shtetit, ku njerëzit interesohehsin më tepër për 
Ballkanin  në përgjithësi. Dihej shumë pak për Shqpërinë, ajo ishte si një 
pikë e  bardhë në hartë. Dhe e kam thënë edhe më parë, se përsa i përket 
politikës  së jashtme amerikane, Shqipëria nuk kishte asnjë lloj rëndësie; në se  
Shqipëria do të ishte zhdukur në valët e detit ndoshta do të  
shqetësoheshin; ndoshta vetëm si një vend në kufi me Kosovën. Kjo është e  pakëndshme të 
thuhet, por është e vërtetë. Në marrëdhëniet tona me jashtë  Shqipëria nuk 
kishte asnjë lloj rëndësie. 
Ju shkuat fillimisht në Shqipëri në prill të vitit 1991, në  një kohë të 
vështirë, cilat ishin përshtypjet e para që  patët? 
Ambasador William Ryerson: Unë shkova fillimisht për një mision 30-60 
ditësh, me funksionin  e pranisë amerikane atje. Pas asaj që ndodhi më 2 prill në 
Shkodër,  fillimisht unë u trondita nga masakra, pastaj nga varfëria, nga 
pisllëku,  njerëz të veshur keq, të paushqyer mirë. Kujtoj një ushtar të ri, 
të  gjatë, që ecte në bulevard dhe që kishte një pallto që nuk ishte për  
trupin e tij, me palën të grisur. Pashë një vetëshërbim afër sheshit  
Skënderbej dhe mendova, “Ndoshta mund të shkoj e të ha mëngjes”. U afrova  dhe 
ndjeva një erë të keqe. Dhe ky ishte kryeqyteti. Mendoni se si mund të  ishte 
periferia. 
Ju keni qenë diplomat karriere dhe keni patur rastin të vizitoni  një numër 
vendesh. Ishte Shqipëria ndryshe nga këto vende që ju i kishin  vizituar më 
parë? 
Ambasador William Ryerson: Pyetja që i bëra vetes ishte: “A jam në Evropë?”
. Unë kisha  shërbyer kryesisht në Evropë, dhe nuk kisha parë shumë vende 
të tjera, me  përjashtim të disa vizitave 1-javore në Najrobi dhe Nju Delhi, 
pra nuk  kisha parë shumë vende të varfëra të botës. Prandaj i bëra pyetjen 
vetes:  “A është këtu Evropë?” Po, ishte. 

Kur erdhi Sekretari amerikan i Shtetit James Baker në qershor  të vitit 
1991 në Shqipëri, atij ju bë një pritje madhështore nga populli  shqiptar, 
kujtoj mitingun e Tiranës, ku ishit dhe ju i pranishëm. A e  prisnit ju një 
pritje të tillë, apo ishte ajo një surprizë për ju dhe për  zotin Baker? 
Ambasador William Ryerson: Më tepër ishte surprizë për Sekretarin Bejker, 
se sa për mua, se  unë e nuhasja se çdo ndodhte. Unë fillimisht isha i 
shqetësuar për gjendjen e sigurisë. Chris  (Hill) erdhi dhe na çuan në një miting 
në Kavajë. Unë shkoja çdo ditë tek  sindikata dhe thoja, më falni, në se 
këta bastardë do t’i dëmtojnë   këta njerëz, bota do ta marrë vesht dhe ata do 
të duhet të më vrasin mua,  (gjykimi im i ishte se nuk do të më vrisnin) dhe 
më thanë: mos u shqetëso  zoti Rajerson, trenat punojnë dhe ne do të 
sjellim njerëz dhe atëhere  mendova “ka për  të qenë e madhe”. Nuk e prisja të 
kishte kaq shumë  njerëz. Unë kam qenë gjatë vizitës së JF Kenendit në Berlin, 
isha me  shërbim, isha i ri atëhere; ishte e njëjta gjendje emocionale. 
Xhejms  Bejker u çudit dhe madje u befasua. Kujtoj fjalimin e tij. Një p
olitikan  shumë i lartë që ishte në podium me Bejkerin, tha pasi foli Bejkeri, se  
ishte hera e parë në jetën e tij që ai ndjeu se mund të flitej lirshëm në  
vend. Ai punonte në Komitetin Qendror. Efekti ishte si një vetëtimë dhe i  
dha energji situatës. 
Ju keni qenë ambasador i SHBA në Shqipëri nga viti 1991 deri në  1994. 
Cilat janë disa nga ngjarjet që ju kanë lënë më tepër  mbresë? 
Ambasador William Ryerson: Dashuria e jashtëzakonshme për Shtetet e 
Bashkuara. Më kanë pyetur  vazhdimisht, “a ishte e vështirë puna në Shqipëri?” por 
unë them: “Jo, nuk  ishte, të paktën nuk ishte për mua. Unë u bëra objekti 
i kësaj dashurie  për Amerikën, që nuk ishte për mua personalisht, por unë 
isha përfaqësuesi  i saj, prandaj shfaqej ndaj meje. Pashë një përparim shumë 
të madh, me  zgjedhjet e marsit 1992, të cilat ishin të parat zgjedhje të 
drejta dhe të  lira në Shqipëri. Ato të 1991-ishit nuk ishin as të lira, as 
të drejta,  pavarësisht se si i cilësuan ato disa evropianë. Mbaj mend kur 
Presidenti  Berisha bisedoi në telefon me Presidentin Xhorxh Bush në Shtëpinë 
e  Bardhë, ishte një moment i veçantë. Më kanë lënë mbresë individët që kam  
takuar gjatë qëndrimit tim atje dhe u habita së tepërmi se sa i njohur  
isha. Në fillim ishte pak e vështirë. Kur mora në telefon Shefin e Zyrës  së 
Protokollit ditën që arrita në prill, i thashë: pres me kënaqësi ditën  kur të 
shkoj në Parlament, për të dëgjuar debatin dhe ai më tha: “Jo nuk  mund të 
shkosh!” “Si nuk mund të shkoj? - i thashë, - në Uashington mund  të shkosh 
në Kongres dhe të dëgjosh seancat." Atëhere i thashë: ”Unë  protestoj, 
qeveria ime proteston”. Atë pasdite takova Gramoz Pashkon dhe  ai më tha “Jam i 
sigurt që nesër do të jesh në Parlament” . Unë i thashë  se do të doja 
shumë. Ai më tha: “Do të shohim në se kemi me të vërtetë një  Parlament të lirë, 
apo jo”. Të nesërmen në mëngjes më morën në telefon dhe  më thanë: “Mund 
të vish në Parlament dhe të marrësh me vete edhe  përkthyesen”. Dhe më 
falënderuan shumë diplomatë të tjerë në Tiranë, që  nuk kishin mundur të hynin në 
parë në parlament. 
Dhe që atëhere ju shkonit rregullisht në Parlamentin e  Shqipërisë… 
Ambasador William Ryerson: Unë shkoja atje në çdo kohë. Haja drekë dhe 
darkë në Dajti shpesh  dhe prej andej shkoja... 

Shqipëria tani është anëtare e NATO-s, në pritje të një  ftese për 
anëtarësim në BE. Megjithatë, atje vazhdon të këtë një politikë  konflikualiteti, ju 
si i përjetoni këto zhvillime? 
Ambasador William Ryerson: ...Jam në dijeni, që është një gjendje 
kofliktuale. Por aktualisht  edhe ne në Amerikë nuk po ofrojmë një shembull më të 
mirë. Ne këtu duhet  të kemi një bashkëpunim më të madh se sa kemi tani. Është 
diçka e  mrekullueshme që Shqipëria është në NATO. Po të ma kishit thënë 
këtë në  vitin 1990, do t’ju thoja: “Jeni e droguar”? E vetmja gjë që më vjen 
keq  është që Safet Zhulali nuk arriti ta shikojë këtë, spese ajo ishte 
ëndërra  e tij. Mendoj se është e rëndësishme për Shqipërinë se para së 
gjithash,  është një ekpozim më i madh ndaj Perëndimit dhe drejt BE-së. Shqipëria ka 
 nevojë të bëjë më tepër brenda vendit për ta bërë këtë hap. Refuzimi i  
kohëve të fundit ishte një vendim shumë i ashpër. Një fillim i mirë për  këtë 
mendoj se do të ishte një demokratizim i plotë brenda Partisë  Demokratike. 
Ju e dini që unë e kam mbështetur Partinë Demokratike. Por  mendoj se ajo 
duhet të ketë demokraci brenda radhëve të saj. Një njeri,  një votë, votim i 
fshehtë. Kështu mund të ecet përpara. Ndoshta edhe  partitë e tjera do ta 
pasojnë atë dhe do të bëjnë të njëjtën  gjë. 

Shpesh thuhet se  Shqipëria po përjeton një tranzicion të zgjatur. Sipas 
jush, çfarë është  bërë mirë dhe çfarë mund të ishte bërë më mirë në Shqipëri 
gjatë këtyre  viteve? 
Ambasador William Ryerson: Nuk është për t’u çuditur. Ju e dini, ju keni 
qenë atje, e dini  si ka qenë vendi më parë. Çfarë mund të ishte bërë më mirë? 
Ndoshta një  mundësi mund të kishte qenë të hapeshin të gjitha dosjet. Kjo 
kishte  rreziqet e veta, siç pati thënë i ndjeri Pjetër Arbnori: "Po sikur 
të  mësosh se kunata të ka spiunuar tek sigurimi? Ndoshta Sigurimi e ka  
frikësuar dhe ajo mund të jetë detyruar të ketë thënë se ke qenë spiun".  
Sigurimi po ashtu, mund të ketë sajuar dosje të kësaj natyre. Kjo kishte  rreziqet 
e veta dhe nuk mendoj se dikush nga jashtë do të gjykonte mirë se  çfarë 
rruge duhej ndjekur. 

E kam fjalën tek korrupsioni, për shembull... 
Ambasador William Ryerson: Kris Hill dhe unë shpesh thonim: Perandoria 
otomane i ka rrënjët  të thella në Ballkan. Kjo është e lehtë të thuhet. Ajo që 
nevojietet sipas  meje, është që gjykatat të jenë plotësisht të pavarura. 
Nevojiten gjykatës  të mirë, të cilët të jenë të ndershëm dhe kjo nuk është e 
lehtë, sepse  edhe ndaj tyre ushtrohet presion. Shqipëria është një vend i 
vogël. Të  gjithë e njohin njëri tjetrin. Kjo është shumë e vështirë të 
realizohet.  Por Shqipëria është në rrugë të mbarë  dhe unë jam shumë i lumtur 
për  këtë. 
A keni ndërmend të shkoni një ditë në Shqipëri? 
Ambasador William Ryerson: Kam thënë se po. Dua të jem atje për 100 
vjetorin e pavarësisë në  vitin 2012. Dhe ndoshta deri atëhere, ndërtesa e 
Parlamentit do të jetë  dhe duhet të tjetë në Bulevard dhe Monumenti i atij njeriu 
të tmerrshëm që  njihet si Piramida, do të jetë hequr. Mendoj se ajo nuk 
është aspak  funksionale edhe nga brenda, një tendë gjigande prej guri, e  
pakuptimtë. 

Zoti Rajerson, ju faleminderit për intervistën. 
Ambasador William Ryerson: Faleminderit, i përshëndes të gjithë!(Sipas 
Zerit te  Amerikes)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.