Riçard Holbruk çmohet nga populli dhe institucionet e Kosoves

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Richard Holbrook vdiq  sonte ne Uashington, DC, ai ishte  69 vjeç 
BEQIR SINA, New  York 
Ambasadori amerikan  Riçard Holbruk çmohet nga populli dhe institucionet e 
Kosoves per ndihmen  qe ai ka dhene per çlirimin dhe lirine e Kosoves. 


WASHINGTON D.C: Perfaqesuesi  Special i SHBA per Afganistanin dhe 
Pakistanin Richard Holbrooke vdiq pas kaloi  dy operacione te veshtira ne zemer ne 
nje spital te Washingtonit. Richard  Holbrooke, eshte diplomati me i njohur i 
dekades se fundit ne SHBA-es, i dalluar  per nje prani te forte ne 
diplomacine amerikane per me shume se 45 vjet.  Ai vdiq sot ne mbremje ne kryeqytetin 
e  SHBA-es Uashington, DC ne moshen 69  vjeç. 
Vdekja e tij, erdhi  pas nje operacioni urgjent te premten dhe nje 
nderhyrje tjeter  kirurgjikale per te zhbllokuar nje nga Aortat. Lajmi per vdekjen  
e tij eshte konfirmuar nga burime te  Shtepise se  Bardhe. 
Hollbruk, ka sherbyer  ne administraten e Obames si perfaqesues i posaçem i 
SHBA per Afganistanin dhe  Pakistanin. Diten qe pesoje goditjen ne zemer, 
ai ishte ne nje mbledhje ne  Departamentin e Shtetit, drejtuar nga Sekretaria 
e Shtetit Hillary Rodham  Clinton. Burime nga Shtepia e Bardhe, thane se ai 
ishte duke perfunduar ne  nje raport te madh ne perpjekjet amerikane 
ushtarake dhe diplomatike ne  Afganistan, per shkak se duhej leshuar te premten, 
kur edhe shkoi  urgjente ne spitalin George Washington University Hospital . 
Holbruk  i u bashkua Sherbimit te Jashtem Amerikan ne vitin 1962.  Ai  ne 
luften ne Vietnam ishte nje  oficer i lart ne karrieren e tij te hershme. Ai 
sherbeu  atje ne  mes te viteve 1960, duke perfshire kohen ne Operacionin 
Delta Mekong per  USAID. Ne vitin 1966, ai filloi te punoje ne çeshtjet e 
Vietnamit ne Shtepine e  Bardhe nen administraten e Presidentit Lyndon Johnson.  
 
Ai ishte  me vone autori i nje pjese te librave e shkrimeve te gazetave  te 
Pentagonit. Shkrimet e tij dalloheshin per- historine e fshehte e te  
brendshem te Luftes se Vietnamit qe u zbulua me vone dhe  jane publikuar nga New 
York Times. Holbruku pas Luftes se Vietnamit do te  vinete ne nje rreth te 
plote te diplomateve amerikane per çeshtjet e  Vietnamit: ai ishte pjese e 
delegacionit te SHBA per bisedimet e paqes ne Paris per Vietnamin  e Veriut qe 
i dha fund luftes disa vjeçare. 
Hollbruk gjate  karrieres se tij diplomatike mori pjese pothuajse ne te 
gjitha "qoshet  politike" per politik amerikane ne nje bote ne ndryshim. Ai 
sherbeu si  drejtor i Korpusit te Paqes ne Marok ne fillim te viteve 1970 dhe 
me vone, nen  Administraten e Presidentit Jimmy Carter, trajtoi çeshtje ne 
Azi si Ndihmes  Sekretari i Shtetit per Lindjen e Mesme, Azise dhe Paqesorit . 
Ai sherbeu  si kryetar i Shoqerise Azise 2002-2009. 
Gjate mandatit te dyte  te presidentit Bill Klinton ne Administraten e tij, 
Holbrook ishte  ambasador amerikan ne Kombet e Bashkuara. 
Pertej rolit te  tij ne Departamentin e Shtetit, Hollbruk gjithashtu 
sherbeu si editor menaxhues  i  Politikes se Jashtme Amerikane, ne rolet e 
lidershipit ne dy bankat e  Wall Street dhe, para se te ri-bashkohet perseri me 
diplomacine  Amerikane si  i derguari special i Shteteve te Bashkuara ne  
Afganistan dhe Pakistan, i Administrates Obama, ai pati punuar si  nenkryetar i 
Perseus LLC, nje firme e kapitalit privat ne SHBA me qender ne New  York.  
Gjate kesaj  kohe ai gjithashtu ka sherbyer ne rolet e lidershipit ne nje 
numer te madh  organizatash -jo-fitimeprurese dhe jo-qeveritare  dhe eshte 
autor i  nje biografie, te titulluar "Per t'i dhene fund nje lufte", liber 
biografik qe  flete ne lidhje me kohen e ushtrimit te detyres diplomatike  ne  
ish-Jugosllavi. 
Aty  ku ishte  Hollbruk ai ishte i angazhuar ne momentet e tij me  
dramatike te diplomacise dhe statecraft. Ne mes te viteve 1990, ai sherbeu si  
ndihmes sekretari i shtetit per Evropen, ku ai ndermjetesuar paqe ne Ballkan,  
dhe eshte hartues i Paqes te Dejtonit qe i dha fund viteve te luftes  brutale 
ne Bosnje. 
I njohur si arkitekti  i Ballkanit dhe “buldozeri” i diplomacise 
amerikane, Riçard Holbruk dha nje  kontribut te çmuar ne paqen ne Ballkan 

Ku Holbruk,  shquhet per nje diplomaci te suksesshem dhe me shume rezultate 
ne Ballkan,  duke qene negociator per Bosnjen dhe Kosoven gjate lufterave 
ne keto dy  vende, atij i  ishte besuar edhe roli i perfaqesuesit  sepecial 
ne Afganistan dhe Pakistan, si i derguar i  Presidentit Barack Obama.  

Ne Ballkan lufta dhe çlirimi i Kosoves identifikohet me suksesin e  
diplomacise  Holbruk. Ai ishte njeriu i fundit qe i dorzoi Millosheviqit,  letren e 
Presidentit Bill Klinton ku behej fjale "qe Millosheviqi ose te linte  
Kosoven ose do te pergatitej per bomabradimet ushtarake - sulmet ajrore ne  
drejtimin  Amerikan te NATO-s,   qe zgjaten me pase 78 dite, dhe  luften 
historike te UÇK - es,  deri ne dorzmin e Serbise dhe largimin nga  Kosova. Pra, 
çlirimin perfundimtar te  Kosoves, dhe dhenjes fund te  sundimit serb mbi 
Kosoven. 
Ai  ishte nje mik i presidentit te ndjere Ibrahim Rugova, por me pas nje 
nga  shtyllat e diplomacise per lidhjet e tija te mira me komandantet UÇK-se.  
Nje fotografi i tij ne Junik, me ushtaret e UÇK-es me unifroma dhe te  
kamuflazhit dhe te armatosur, beri xhiron e botes. Kurse gjate luftes ne  Kosove 
ambasadori i ShBA-se ne Kombet e Bashkuara, Riçard Holbruk, ushtareve  
shqiptare, thuhet se u tha "nese doni pavaresi vazhdoni te luftoni". Pra  eshte 
nje solidaritet privat dhe jo zyrtar i diplomatit amerikan Riçard Holbruk.  
,Gjate gjykimit ne Tribunalin e Hages per Krimet e Luftes ne ish  Jugosllavi 
 te kryekriminelit Sllobodan Millosheviqi tashme i vdekur  ne qelit e 
Hages, ai ka pasur deshmi kyçe . 
Me rastin e vdekjes se  tij, Holbruk kishte shkruar:  
“Kur e  kam takuar Ibrahim Rugoven per here te pare, ai dukej si nje ze i 
vetmuar, ne  beteje te vetmuar, duke bartur nje shall qe thoshte se do ta 
varte, vetem kur ta  sheh vendin e lire. E shikoja duke ndjekur endrren e 
popullit te vet nen kushte  te jashtezakonshme me urtesi dhe kembengulesi, dhe u 
bera admirues dhe shok i  tij. Çfare kenaqesie ishte ta shoh me ne fund ne 
Prishtine pa shallin e tij!  Mbaj zi per nderrimin e jetes, se bashku me tere 
popullin e Kosoves.   
Derisa  Kosova e fitoi lirine nen udheheqesin e tij, tani perjetoi nje 
humbje te  tmerrshme ne nje pike kritike, kur shume pune mbeten per tu bere. 
Presidenti  Ibrahim Rugova ishte nje udheheqes i jashtezakonshem. Populli i 
Kosoves ishte me  fat qe u drejtua nga nje njeri i tille dhe tani duhet te 
punoje per te realizuar  endrren e Presidentit Rugova per pavaresi. Kosova 
ndoshta nuk do te ekzistonte  sot pa vizionin dhe kembenguljen e tij. Ai ishte 
nje njeri i madh dhe populli i  Kosoves ishte me fat qe e kishte ate si 
udheheqes". 
Ambasadori amerikan  Riçard Holbruk çmohet nga populli dhe institucionet e 
Kosoves per ndihmen  qe ai ka dhene per çlirimin dhe lirine e Kosoves. 
 
 
 
 
 
Richard Holbrook vdiq sonte në Uashington, DC, ai ishte  69 vjeç
 
 
 
 
 
 
 
 
BEQIR SINA, New York
 
 



Ambasadori amerikan Riçard Holbruk çmohet nga qytetarët dhe  institucionet 
e Kosovës për ndihmën që ai ka dhënë për çlirimin dhe lirinë e  Kosovës.




WASHINGTON D.C: Përfaqësuesi Special i SHBA për  Afganistanin dhe 
Pakistanin Richard Holbrooke vdiq pas kaloi dy operacione të  vështira në zemër në 
një spital të Washingtonit. Richard Holbrooke, është  diplomati më i njohur i 
dekadës së fundit në SHBA-ës, i dalluar për një  prani të fortë në 
diplomacinë amerikane për më shumë se 45 vjet. Ai vdiq  sot në mbrëmje në kryeqytetin 
e SHBA-ës Uashington, DC në moshën 69  vjeç.


 
Vdekja e tij, erdhi  pas një operacioni urgjent të premten dhe  një 
ndërhyrje tjetër kirurgjikale për të zhbllokuar një  nga Aortat. Lajmi për vdekjen 
e tij është konfirmuar nga burime  të  Shtëpisë së Bardhë.
 
Hollbruk, ka shërbyer në administratën e Obamës si përfaqësues i posaçëm i  
SHBA për Afganistanin dhe Pakistanin. Ditën që pësojë goditjen në zemër, ai 
 ishte në një mbledhje në Departamentin e Shtetit, drejtuar nga Sekretaria 
e  Shtetit Hillary Rodham Clinton. Burime nga Shtëpia e Bardhë, thanë se  ai 
ishte duke përfunduar në një raport të madh në përpjekjet amerikane  
ushtarake dhe diplomatike në Afganistan, për shkak se duhej lëshuar të  premten, 
kur edhe shkoi urgjentë në spitalin George Washington University  Hospital .
 
   Holbruk i u bashkua Shërbimit të Jashtëm  Amerikan në vitin 1962.  Ai në 
luftën në Vietnam ishte një  oficer i lart në karrierën e tij të hershme. 
Ai shërbeu  atje në  mes të viteve 1960, duke përfshirë kohën në Operacionin 
Delta Mekong për  USAID. Në vitin 1966, ai filloi të punojë në çështjet e 
Vietnamit në Shtëpinë e  Bardhë nën administratën e Presidentit Lyndon 
Johnson. 
 
   Ai ishte më vonë autori i një pjesë të librave  e shkrimeve të gazetave 
të Pentagonit. Shkrimet e tij dalloheshin për-  historinë e fshehtë e të 
brendshëm të Luftës së Vietnamit që u zbulua më  vonë dhe janë publikuar nga 
New York Times. Holbruku pas Luftës së  Vietnamit do të vinëte në një rreth të 
plotë të diplomatëve amerikanë për  çështjet e Vietnamit: ai ishte pjesë e 
delegacionit të SHBA për bisedimet e  paqes në Paris për Vietnamin e Veriut 
që i dha fund luftës disa  vjeçare.
 
Hollbruk gjatë karrierës së tij diplomatike mori pjesë  pothuajse në të 
gjitha "qoshet politike" për politik amerikane në një  botë në ndryshim. Ai 
shërbeu si drejtor i Korpusit të Paqes në Marok në fillim  të viteve 1970 dhe 
më vonë, nën Administratën e Presidentit Jimmy Carter,  trajtoi çështje në 
Azi si Ndihmës Sekretari i Shtetit për Lindjen e  Mesme, Azisë dhe Paqësorit . 
Ai shërbeu si kryetar i Shoqërisë Azisë  2002-2009.
 
Gjatë mandatit të dytë të presidentit Bill Klinton në  Administratën e tij, 
Holbrook ishte ambasador amerikan në Kombet e  Bashkuara.
 
Përtej rolit të tij në Departamentin e Shtetit, Hollbruk gjithashtu  
shërbeu si editor menaxhues i  Politikës së Jashtme Amerikane, në rolet e  
lidershipit në dy bankat e Wall Street dhe, para se të ri-bashkohet përsëri me  
diplomacinë Amerikane si  i dërguari special i Shteteve të  Bashkuara në 
Afganistan dhe Pakistan, i Administratës Obama, ai pati punuar  si nënkryetar i 
Perseus LLC, një firmë e kapitalit privat në SHBA me qender në  New York. 
 
  Gjatë kësaj kohe ai gjithashtu ka shërbyer në rolet e lidershipit në  një 
numër të madh organizatash -jo-fitimeprurëse dhe jo-qeveritare  dhe  është 
autor i një biografie, të titulluar "Për t'i dhënë fund një lufte",  libër 
biografik që fletë në lidhje me kohën e ushtrimit të detyrës  diplomatike  në 
ish-Jugosllavi.
 
Aty ku ishte  Hollbruk ai ishte i angazhuar në momentet e  tij më dramatike 
të diplomacisë dhe statecraft. Në mes të viteve 1990, ai  shërbeu si 
ndihmës sekretari i shtetit për Evropën, ku ai ndërmjetësuar paqe në  Ballkan, dhe 
është hartues i Paqes të Dejtonit, që i dha fund viteve  të luftës brutale 
në Bosnje.
 
I njohur si arkitekti i Ballkanit dhe “buldozeri” i diplomacisë amerikane, 
 Riçard Holbruk dha një kontribut të çmuar në paqen në Ballkan

Ku Holbruk, shquhet për një diplomaci të suksesshëm dhe me shumë  rezultate 
në Ballkan, duke qenë negociator për Bosnjën dhe Kosovën gjatë  luftërave 
në këto dy vende, atij i  ishte besuar edhe roli i  përfaqësuesit sepecial në 
Afganistan dhe Pakistan, si i dërguar i  Presidentit Barack Obama. 
 


Në Ballkan lufta dhe çlirimi i Kosovës  identifikohet me suksesin e 
diplomacisë  Holbruk. Ai ishte njeriu i  fundit që i dorzoi Millosheviqit, letrën e 
Presidentit Bill Klinton ku bëhej  fjalë "që Millosheviqi ose të linte 
Kosovën ose do të përgatitej për  bomabradimet ushtarake - sulmet ajrore në 
drejtimin  Amerikan të NATO-s,  që zgjatën më pasë 78 ditë, dhe luftën historike 
të UÇK - ës,  deri në dorzmin e Sërbisë dhe largimin nga Kosova. Pra, 
çlirimin  përfundimtar të  Kosovës, dhe dhënjes fund të sundimit serb mbi  
Kosovën.
 
    Ai ishte një mik i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova,  por më pas 
një nga shtyllat e diplomacisë për lidhjet e tija të mira me  komandantët 
UÇK-së. Një fotografi i tij në Junik, me ushtarët e UÇK-ës me  unifroma dhe të 
kamuflazhit dhe të armatosur, bëri xhiron e botës. Kurse  gjatë luftës në 
Kosovë ambasadori i ShBA-së në Kombet e Bashkuara, Riçard  Holbruk, ushtarëve 
shqiptarë, thuhet se u tha "nëse doni pavarësi vazhdoni  të luftoni". Pra 
është një solidaritet privat dhe jo zyrtar i diplomatit  amerikan Riçard 
Holbruk. ,Gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës për Krimet e  Luftës në ish 
Jugosllavi  të kryekriminelit Sllobodan Millosheviqi  tashmë i vdekur në qelit e 
Hagës, ai ka pasur dëshmi kyçe .
 
Me rastin e vdekjes së tij, Holbruk kishte shkruar: 
 
   “Kur e kam takuar Ibrahim Rugovën për herë të parë, ai dukej  si një zë 
i vetmuar, në betejë të vetmuar, duke bartur një shall që thoshte se  do ta 
varte, vetëm kur ta sheh vendin e lirë. E shikoja duke ndjekur ëndrrën e  
popullit të vet nën kushte të jashtëzakonshme me urtësi dhe këmbëngulësi, dhe 
u  bëra admirues dhe shok i tij. Çfarë kënaqësie ishte ta shoh më në fund në 
 Prishtinë pa shallin e tij! Mbaj zi për ndërrimin e jetës, së bashku me 
tërë  popullin e Kosovës. 
 
   Derisa Kosova e fitoi lirinë nën udhëheqësin e tij, tani  përjetoi një 
humbje të tmerrshme në një pike kritike, kur shumë punë mbeten për  tu bërë. 
Presidenti Ibrahim Rugova ishte një udhëheqës i jashtëzakonshëm.  Populli i 
Kosovës ishte me fat që u drejtua nga një njeri i tillë dhe tani duhet  të 
punojë për të realizuar ëndrrën e Presidentit Rugova për pavarësi. Kosova  
ndoshta nuk do te ekzistonte sot pa vizionin dhe këmbënguljen e tij. Ai ishte  
një njeri i madh dhe populli i Kosovës ishte me fat që e kishte atë si  
udhëheqës".
 
 
Ambasadori amerikan Riçard Holbruk çmohet nga populli dhe  institucionet e 
Kosovës për ndihmën që ai ka dhënë për çlirimin dhe lirinë e  Kosovës.
clip_image001.jpg (image/jpeg, 10.3 KB) - not displayed
clip_image002.jpg (image/jpeg, 14.2 KB) - not displayed
clip_image004.jpg (image/jpeg, 16.2 KB) - not displayed
clip_image005.jpg (image/jpeg, 20.1 KB) - not displayed
clip_image006.jpg (image/jpeg, 14.2 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.