Faleminderit Gjakove qe nderove bijte e Malesise !
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_www.botasot.info_ (http://www.botasot.info) Shqiptaret e Amerikes faleminderojne Gjakoven qe nderoi bijte e Malesise, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha BEQIR SINA, New York. , "Ata ishin dy burra nga Tropoja, te cilet, u rriten ne djepin e trimerise, dhe me kengen e lirise, dy emra te cilet u gdhenden ne historine shqipetare, keshtu u tha ne akademin perkujtimore, organizuar me rastin e 100 vjetorit te Kryengritjes se vitit 1910, perkatesisht varjes se Patrioteve Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha." NEW YORK : Me rastin e nderimit te dy figurave te kombit, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha, ne 100 vjetorin e varjes se tyre nga turqit e rinje, z. Harry Bajraktari veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, i ka drejtuar kryetarit te komunes se Gjakoves, Dr. PaL Lekaj nje leter faleminderimi ku thuhet se shqiptaret patriot e atdhetare ne SHBA-es, faleminderojne Gjakoven, qe i nderoi kete fund nentori, bijte e Malesise, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha. "I nderuari Dr. Pal Lekaj, thuhet nder te tjera ne letren e zoti Bajraktari, Kryetar i komunes se Gjakoves dhe te nderuar te gjithe ju pjesemarres te atij manifestimi perkujtimor ne 28 nentor ne Gjakove: Ne pamundesi qe edhe une te isha bashke me ju dhe te behesha pjese e atij tubim historik, me lejoni qe nga New York-u, ne emer te familjes sime, dhe te gjithe miqve dhe shokeve te mi, atdhetar e patritot ne SHBA-es, t'ju pershendes juve personalisht dhe pjesemarresit e atij manifestimi aq dinjitoz, ku ju perkujtuat dy figura te rendesishme te kombit, Shaban Binakun dhe Abdullah Hoxhen, me rastin e 100 vjetorit te varjes se tyre nga turqit e rinj, ne qytetin tuaj, ne Gjakoven heroike. Me kete ju treguat se sa i çmoni lart vlerat historike te popullit tone, percjelle me kalvare e sakrifica te medha per liri dhe pavaresi." Nderkohe edhe media gjakovare, shkruajti keto dite se ne 100 vjetorin e Kryengritjes se vitit 1910 ne çlirimin e tokave shqiptare nga perandoria osmane, Komuna e Gjakoves, ne bashkepunim me Institutin e Historise ne Prishtine dhe Shoqaten e Intelektualeve “Jakova”, me rastin 98 - Vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise - Diten e Flamurit, me nje akademi perkujtimore, kujtoi dhe nderoi patriotet e shquar Shaban Binaku nga Bujani dhe Abdulla Hoxha nga fshati Kovaç, te Malesise se Gjakoves, te cilet para 100 vjetesh u varen ne mes te pazarit te Gjakoves. "Ata ishin dy burra nga Tropoja, te cilet, u rriten ne djepin e trimerise, dhe me kengen e lirise, dy emra te cilet u gdhenden ne historine shqipetare, keshtu, u tha ne akademin perkujtimore, organizuar me rastin e 100 vjetorit te Kryengritjes se vitit 1910, perkatesisht varjes ne litar ne mes te qytetit te Gjakoves, se Patrioteve te shquar Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha." Spas medias gjakovare eshte njoftuar gjithashtu se te pranishem ne kete akademi perkujtimore perveç strukturave komunale te Gjakoves, te pranishem ishin dhe mysafire te shumte nga Shqiperia e Kosova, mes te cileve edhe Princi Leka Zogu, pastaj zevendesministri i Mbrojtjes se Shqiperise, Ekrem Spahija, deputet te Parlamentit shqiptar, kryetar komunash te Kukesit e Tropojes dhe familjare te patritoteve te shquar Shban Binaku dhe Abdulla Hoxha. Per figuren e ndritshme te ketyre dy atdhetareve, qe radhiten nder luftetaret e shquar ne shume beteja per çlirimin e trojeve shqiptare folen profesoret e Institutit te Historise te Kosoves, Jusuf Bajraktari dhe Frasher Demaj, kryetare te bashkive ketej e matane kufirit shqiptare, bashkeqytetare dhe familjare te deshmoreve dhe personalitet te jetes shoqerore. Me nje fjale rasti per rezistencen e dy patrioteve dhe kontributin e tyre per çeshtjen kombetare u prezentua edhe Dr.Pal Lekaj kryetar i komunes se Gjakoves. Atdhetaret Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha, u nderuan me mirenjohje pas vdekjes nga struktura te Shqiperise. Perveç akademise perkujtimore, ne 100 vjetorin e varjes se dy deshmoreve, u shfaq edhe nje film dokumentare, eshte zbuluar pllaka perkujtimore ne nje shesh ne qytetin e Gjakoves, si dhe jane vendosur kurora me lule ne varrezat ku prehen trupat e dy deshmoreve Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha. Duke perkujtuar 100 Vjetori i varjes ne litare te dy figurave te shquara te asaj kryengritje , Shaban Binakut dhe Abdulla Hoxhes, gjithmon sipas shtypit lokal, thuhet se pjesmarresit thane se ngjarjet e atyre viteve sollen edhe pavaresine e Shqiperise me 1912-te dhe shenuan keshtu fillimin e nje rruge te gjate deri tek pavaresia e Kosoves. Kryetari i Komunes se Gjakoves dr. Pal Leka, tha se Dita e flamurit kombetar eshte kremte e gjithe shqiptareve dhe ajo i ka rrenjet ne shembelltyren e te reneve per lirine e shqiptareve. " Me perkushtimin dhe flijimin qe na japin keto familje - Binaku dhe Hoxha jane shembelltyra e jetes dhe e vdekjes se perbashket per komb - atedhe dhe bashkim kombetar. Deputeti i Parlamentit Besnik Dusha tha se nentorin e sivjetem shqiptaret e kremtojne krejt ndryshe nga e kaluara e tyre."Ky 100 vjetor tha deputeti Dusha, eshte pervjetori i pavdekesise i kryengritesve dhe heronjeve te perjeteshem dhe e gjene kombin tone ne momenetet me fat-lume , Kosoven e lire e te pavarur dhe Shqiperine e lulezuar dhe qe vazhdon te ndryshoje per çdo dite ; Shqiperine anetare te NATO-s, shqiptaret do te levizen pa viza ne te gjithe Europen dhe Shqiperi aspirante per ne Bashkimin Europian," keshtu citohet te kete thene nder te tjera edhe Deputeti i zones Besnik Dushaj. Ne kete perkujtimore e ka marr fjalen edhe Princi Leka i biri pretendenti te Fronit Mbretit Leka Zogu i I-re, i cili beri thirrje per respektimin e te gjithe atyre qe flijuan me shume per kete dite qe gezojme ne sot. Princi Leka, theksoje "Zeri i Amerikes", ne nje reportazh te shkurter te saj, tha se ne "kete dite te rendesishme duhet te kujtojme ata qe u flijuan dhe sakrifukuan per kete dite te madhe qe gezojme ne sot, te gjithe shqiptaret , pre te gjithe ata qe bene gjithçka per kombin dhe atedheun tone, per lirine tone, qe u luftua me sakrifica dhe mundim , pra jane te gjithe ato familje si ajo Jashari edhe familje te tjera te Kosoves te cilat luftuan per lirine dhe pavaresine e Kosoves. Nderkohe ne kete perkujtimore e ka marre fjalen edhe drejtori i Institutit te Historise se Kosoves, Professor Isuf Bajraktari, i cili, e ka vene theksin ne fjalen e tij, ne respektimin e se kaluares dhe perqendrimin e shqiptareve drejt ndertimit te se ardhemes se tyre te shendrriteshme qe kane perpara. Profesor Bajraktari ka potencuar se "duhet me qene krenar ne per te kaluaren e tyre, dhe te punojme me perkushtemeri per te ardhmen e femijeve te tyre. Per te arritur nje jete te lumtur ne liri e demokraci dhe te shpresojme edhe tek nje Shqiperi te bashkuar." Pinjolli i familjes Binaku, pasardhesi i kesaj familje te nderuar ne kete ane, veprimatri i dalluar i komunitetit Musli Mulosmani, i beri jehone te madhe ngjrjeve te atyre viteve duke perkujtuar 100 Vjetorin e varjes ne litare te dy figurave te shquara te asaj kryengritje , Shaban Binakut dhe Abdulla Hoxhes. Mulosmani tha se "sot, jemi ne nje vend ashtu siç e deshironin te gjithe ata qe u flijuan per kete dite. Ne jemi sot te lire dhe te bashkuar te pakten shpireterisht dhe fizikisht, me afer dhe me te bashkuar sesa sot kurr nuk kan qene ndonjehere shqiptaret ne historine e tyre." tha ai duke sigamtizuar apostolatin e Mbretit te Shqiptareve Ahmet Zogu - "per nje Shqiperi Etnike". Veprimatri i dalluar i komunitetit Musli Mulosmani, ka faleminderuar ne menyre te veçante ne emer te tij dhe familjes Mulosmani ne Amerike, z. Harry Bajraktari veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, dhe te gjithe patritotet dhe atdhetaret shqiptare ne Amerike, qe faleminderuan Gjakoven qe nderoi bijte e Malesise, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha. Shqiptarët e Amerikës faleminderojnë Gjakovën që nderoi bijtë e Malësisë, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha BEQIR SINA, New York. , "Ata ishin dy burra nga Tropoja, të cilët, u rritën në djepin e trimërise, dhe me këngen e lirisë, dy emra të cilët u gdhenden në historinë shqipëtare, kështu u tha në akademin përkujtimore, organizuar me rastin e 100 vjetorit të Kryengritjes së vitit 1910, përkatësisht varjes së Patriotëve Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha." NEW YORK : Me rastin e nderimit te dy figurave të kombit, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha, ne 100 vjetorin e varjes së tyre nga turqit e rinjë, z. Harry Bajraktari veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, i ka drejtuar kryetarit te komunës së Gjakovës, Dr. PaL Lekaj një letër faleminderimi ku thuhet se shqiptarët patriot e atdhetarë në SHBA-ës, faleminderojnë Gjakovën, që i nderoi këtë fund nëntori, bijtë e Malësisë, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha. "I nderuari Dr. Pal Lekaj, thuhet ndër të tjera në letrën e zoti Bajraktari, Kryetar i komunës së Gjakovës dhe të nderuar të gjithë ju pjesëmarrës të atij manifestimi përkujtimor në 28 nëntor në Gjakovë: Në pamundësi që edhe unë të isha bashkë me ju dhe të bëhesha pjesë e atij tubim historik, më lejoni që nga New York-u, në emër të familjes sime, dhe të gjithë miqve dhe shokëve të mi, atdhetar e patritot në SHBA-ës, t'ju përshëndes juve personalisht dhe pjesëmarrësit e atij manifestimi aq dinjitoz, ku ju përkujtuat dy figura të rëndësishme të kombit, Shaban Binakun dhe Abdullah Hoxhën, me rastin e 100 vjetorit të varjes së tyre nga turqit e rinj, në qytetin tuaj, në Gjakovën heroike. Me këtë ju treguat se sa i çmoni lart vlerat historike të popullit tonë, përcjellë me kalvare e sakrifica të mëdha për liri dhe pavarësi." Ndërkohë edhe media gjakovare, shkruajti këto ditë se në 100 vjetorin e Kryengritjes së vitit 1910 në çlirimin e tokave shqiptare nga perandoria osmane, Komuna e Gjakovës, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Prishtinë dhe Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”, me rastin 98 - Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë - Ditën e Flamurit, me një akademi përkujtimore, kujtoi dhe nderoi patriotët e shquar Shaban Binaku nga Bujani dhe Abdulla Hoxha nga fshati Kovaç, të Malësisë së Gjakovës, të cilët para 100 vjetësh u varën në mes të pazarit të Gjakovës. "Ata ishin dy burra nga Tropoja, të cilët, u rritën në djepin e trimërise, dhe me këngen e lirisë, dy emra të cilët u gdhenden në historinë shqipëtare, kështu, u tha në akademin përkujtimore, organizuar me rastin e 100 vjetorit të Kryengritjes së vitit 1910, përkatësisht varjes në litar në mes të qytetit të Gjakovës, së Patriotëve të shquar Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha." Spas medias gjakovare është njoftuar gjithashtu se të pranishëm në këtë akademi përkujtimore përveç strukturave komunale të Gjakovës, të pranishëm ishin dhe mysafirë të shumtë nga Shqipëria e Kosova, mes të cilëve edhe Princi Leka Zogu, pastaj zëvendësministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ekrem Spahija, deputet të Parlamentit shqiptar, kryetar komunash të Kukësit e Tropojës dhe familjarë të patritotëve të shquar Shban Binaku dhe Abdulla Hoxha. Për figurën e ndritshme të këtyre dy atdhetarëve, që radhiten ndër luftëtarët e shquar në shumë beteja për çlirimin e trojeve shqiptare folën profesorët e Institutit të Historisë të Kosovës, Jusuf Bajraktari dhe Frashër Demaj, kryetarë të bashkive këtej e matanë kufirit shqiptarë, bashkëqytetarë dhe familjarë të dëshmorëve dhe personalitet të jetës shoqërore. Me një fjalë rasti për rezistencen e dy patriotëve dhe kontributin e tyre për çështjen kombëtare u prezentua edhe Dr.Pal Lekaj kryetar i komunës së Gjakovës. Atdhetarët Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha, u nderuan me mirënjohje pas vdekjes nga struktura të Shqipërisë. Përveç akademisë përkujtimore, në 100 vjetorin e varjes së dy dëshmorëve, u shfaq edhe një film dokumentarë, është zbuluar pllaka përkujtimore në nje shesh ne qytetin e Gjakovës, si dhe janë vendosur kurora me lule në varrezat ku prehen trupat e dy dëshmorëve Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha. Duke përkujtuar 100 Vjetori i varjes në litarë të dy figurave të shquara të asaj kryengritje , Shaban Binakut dhe Abdulla Hoxhës, gjithmon sipas shtypit lokal, thuhet se pjesmarrësit thanë se ngjarjet e atyre viteve sollën edhe pavarësinë e Shqipërisë më 1912-të dhe shënuan kështu fillimin e një rrugë të gjatë deri tek pavarësia e Kosovës. Kryetari i Komunës së Gjakovës dr. Pal Leka, tha se Dita e flamurit kombëtar është kremte e gjithë shqiptarëve dhe ajo i ka rrënjët në shëmbëlltyrën e të rënëve për lirinë e shqiptarëve. " Me përkushtimin dhe flijimin që na japin këto familje - Binaku dhe Hoxha janë shëmbëlltyra e jetës dhe e vdekjes së përbashkët për komb - atëdhe dhe bashkim kombëtar. Deputeti i Parlamentit Besnik Dusha tha se nëntorin e sivjetëm shqiptarët e kremtojnë krejt ndryshe nga e kaluara e tyre."Ky 100 vjetor tha deputeti Dusha, është përvjetori i pavdekësisë i kryengritësve dhe heronjëve të përjetëshëm dhe e gjenë kombin tonë në momenetet më fat-lume , Kosovën e lirë e të pavarur dhe Shqipërinë e lulëzuar dhe që vazhdon të ndryshojë për çdo ditë ; Shqipërinë anëtare të NATO-s, shqiptarët do të lëvizën pa viza në të gjithë Europën dhe Shqipëri aspirante për në Bashkimin Europian," kështu citohet të këtë thënë ndër të tjera edhe Deputeti i zonës Besnik Dushaj. Në këtë përkujtimore e ka marr fjalën edhe Princi Leka i biri pretendenti të Fronit Mbretit Leka Zogu i I-rë, i cili bëri thirrje për respektimin e të gjithë atyre që flijuan më shumë për këtë ditë që gëzojmë ne sot. Princi Leka, theksojë "Zëri i Amerikës", në një reportazh të shkurtër të saj, tha se në "këtë ditë të rëndësishme duhet të kujtojmë ata që u flijuan dhe sakrifukuan për këtë ditë të madhe që gëzojmë ne sot, të gjithë shqiptarët , prë të gjithë ata që bënë gjithçka për kombin dhe atëdheun tonë, për lirinë tonë, që u luftua me sakrifica dhe mundim , pra janë të gjithë ato familje si ajo Jashari edhe familje të tjera të Kosovës të cilat luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë në këtë përkujtimore e ka marrë fjalën edhe drejtori i Institutit të Historisë së Kosovës, Professor Isuf Bajraktari, i cili, e ka vënë theksin në fjalën e tij, në respektimin e së kaluarës dhe përqëndrimin e shqiptarëve drejt ndërtimit të së ardhemes së tyre të shëndrritëshme që kanë përpara. Professor Bajraktari ka potencuar se "duhet me qënë krenar ne për të kaluarën e tyre, dhe të punojmë me përkushtëmëri për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Për të arritur një jetë të lumtur në liri e demokraci dhe të shpresojmë edhe tek një Shqipëri të bashkuar." Pinjolli i familjes Binaku, pasardhësi i kësaj familje të nderuar në këtë anë, veprimatri i dalluar i komunitetit Musli Mulosmani, i bëri jehonë të madhe ngjrjeve të atyre viteve duke përkujtuar 100 Vjetorin e varjes në litarë të dy figurave të shquara të asaj kryengritje , Shaban Binakut dhe Abdulla Hoxhës. Mulosmani tha se "sot, jemi në një vend ashtu siç e dëshironin të gjithë ata që u flijuan për këtë ditë. Ne jemi sot të lirë dhe të bashkuar të paktën shpirëtërisht dhe fizikisht, më afër dhe më të bashkuar sesa sot kurr nuk kan qënë ndonjëherë shqiptarët në historinë e tyre." tha ai duke sigamtizuar apostolatin e Mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu - "për një Shqipëri Etnike". Veprimatri i dalluar i komunitetit Musli Mulosmani, ka faleminderuar në mënyrë të veçantë në emër të tij dhe familjes Mulosmani në Amerikë, z. Harry Bajraktari veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, dhe të gjithë patritotët dhe atdhetarët shqiptarë në Amerikë, që faleminderuan Gjakovën që nderoi bijtë e Malësisë, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha.
Princi%20009.JPG
(image/jpeg, 34.2 KB) - not displayed
Princi%20011.JPG
(image/jpeg, 47.1 KB) - not displayed
Princi%20013.JPG
(image/jpeg, 36.9 KB) - not displayed
Princi%20014.JPG
(image/jpeg, 41.6 KB) - not displayed
Princi%20015.JPG
(image/jpeg, 46.8 KB) - not displayed
Princi%20016.JPG
(image/jpeg, 37.7 KB) - not displayed
Princi%20018.JPG
(image/jpeg, 42.7 KB) - not displayed
Princi%20021.JPG
(image/jpeg, 37.8 KB) - not displayed
Princi%20024.JPG
(image/jpeg, 36.6 KB) - not displayed
Princi%20026.JPG
(image/jpeg, 38.9 KB) - not displayed
Princi%20027.JPG
(image/jpeg, 37.2 KB) - not displayed
Princi%20028.JPG
(image/jpeg, 34.3 KB) - not displayed
Princi%20032.JPG
(image/jpeg, 33.3 KB) - not displayed
Princi%20035.JPG
(image/jpeg, 35.7 KB) - not displayed
Princi%20037.JPG
(image/jpeg, 35.5 KB) - not displayed
Princi%20040.JPG
(image/jpeg, 30.5 KB) - not displayed
Princi%20041.JPG
(image/jpeg, 40.2 KB) - not displayed
Princi%20007.JPG
(image/jpeg, 28.8 KB) - not displayed