Nje shembull nga Bullgaria

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_Një shembull nga Bullgaria_ 
(http://botasot.info/def.php?gjuha=0&category=20&id=93587) 
 
 
BEQIR SINA, New York
 
 
 
 
Bullgaria thotë se ka ardhur koha që duhet të ndahemi me diplomatët  ish 
agjentë të Sigurimit të Shtetit 

 

BENSONHURST- BROOKLYN NY :
WASHINGTON D.C: "Duhet te ndahemi me diplomatet ish-agjente te Sigurimit  
shteteror". Keshtu, Kryeministri bullgar Bojko Borisov, komentoi çeshtjen per 
 numrin e madh te diplomateve bullgare ish-agjente te Sigurimit te Shtetit. 
Ne  mbledhjen e Keshillit te Ministrave, Kryeministri bullgar tha se do ta 
diskutoje  kete çeshtje me ministrin e Puneve te Jashtme, Nikollaj  
Mlladenov. 
Me shume se gjysma e diplomateve te epokes komuniste bullgare, te cilet  
ushtrojne edhe sot detyren e diplomatit ne vende te ndryshme te botes, kane  
punuar si spiun sekret ne shume vende, ose si agjente te Policise Sekrete  
bullgare-Sigurimit te Shtetit-DS. Ata me nje vendim te posaçem do te gjenden 
ne  hetim per veprimtarine e tyre dhe do te largohen nga puna ne Ministrine e 
 Jashtme. Parlamenti i Bullgarise, tha Bojko Borisov, "duhet te ndahet me  
diplomatet ish-agjente te Sigurimit te Shtetit"  
Ne liste sipas "New York Times" jane pothuajse gjysma e ambasadoreve dhe  
konsujve te Bullgarise, ne kryeqytetet e vendeve europiane dhe SHBA e Kanada. 
 Nje komision i posaçem i ngritur per kete qellim thote se, ata ne vend te  
ushtrimit te detyres se tyre diplomatike, para vitit 1990-kur ra dhe 
regjimi  komunist, dhane informacion per sherbimet sekrete komuniste para renies 
se  regjimit ne vitin 1990, sipas te dhenave te leshuara te marten ne 
kryeqytetin  Sofje nga Komiteti Mbikqyres per te dhenat sekrete. 
Ministria e Jashtme bullgare beri hapjen e dosjve te tyre dhe ajo ka  
publikuar ne internet emrat e 192 diplomateve kryesore, qe ishin aktive per  
sigurimin e njohur per pune per te sherbyer per Sigurimin Shteteror (DS). Ne  
kete liste jane perfshire ish-diplomatet e komunizmit dhe ambasadoret e 
tanishem  te Bullgarise ne vendet e Bashkimit Evropian si Gjermania, Britania, 
Italia,  Spanja dhe Portugalia dhe ata ne SHBA dhe Kanada. 
Gazeta "New York Times" shkruan se si deri tani "Nuk ka pasur asnje  reagim 
zyrtar nga Ministria e Jashtme ne Sofje per veprimtarine e tyre", por ata  
vazhdojne te kene statusin e diplomatit te marre ne kohen e  komunizmit. 
Komisioni i Mbikqyrjes se figurave publike ne Bullgari, kishte hetuar 462  
ish-ambasadore dhe te cilet jane diplomate ose punonjes te sherbimit 
diplomatik,  gazetare dhe analiste politike aktual bullgar, ata jane konsuj dhe 
deputete, ose  punonjes ne misionet diplomatike bullgare neper vende kyçe, por 
qe kane qene per  bashkepunim te mundshem me sherbimet sekrete  komuniste. 
"Dyzet e pese perqind e ambasadoreve dhe konsujve ishin pjese e  
strukturave te policise, qe ne menyre te fshehte, jane marre me spiunime dhe jo  
diplomaci", tha kreu i komisionit, Evtim Kostadinov, per agjencine gjysme  
shteterore te lajmeve "Focus". 
Mirepo, sipas mediave thuhet se ambasadore ose diplomate bullgare  
ish-agjente te Sigurimit te Shtetit, perfshijne edhe ambasadoret e tanishem te  
Bullgarise ne vendin fqinj, Maqedoni, Serbi, Turqi, Greqi dhe Rumani, si dhe  
perfaqesues te saj ne Moske, Gjeneve, Pekin, Tokio, ne Vatikan dhe Kombet e  
Bashkuara. 
Kuoten e informatoreve ne sherbimin diplomatik duket se ka qene shume me  e 
larte se ne zona te tjera - te tilla si politika dhe media, ku rreth 10  
perqind e te te gjithe punonjesve bullgare sherbyen si agjente te Sigurimit te 
 Shtetit. Dhe, vete Presidenti Georgi Parvanov eshte ne mesin e 
ish-agjenteve te  sigurimit, i cili rezulton se ka bashkepunuar me DS, dhe kjo eshte 
konfirmuar  zyrtarisht.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.