Anders Fog Rasmusen, shpreh ngushellimet per vdekjen e Hollbruk

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Sekretari i  Pergjithshem i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, shpreh 
ngushellimet  per  vdekjen e Richard Holbrooke  
 
Sekretari i  pergjithshem i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka shprehur sot, 
qeverise amerikane,  familjes dhe popullit Amerikan me ane te nje telegrami  
ngushellimet e  tij me rastin e vdekjes se zyrtarit te lart amerikan - i 
derguar special i  presidentit Barak Obama per Afganistanin dhe Pakistanin,  
arkitektit i  Marreveshjes se Dejtonit ne vitin 1995, me te cilen perfundoi 
lufta ne  Bosnje-Hercegovine dhe ne fund te viteve te 98 - 99-ta, ai u kthye  
serish ne Ballkan, ne kohen kur ne Kosove shpertheu lufta ndermjet forcave  
serbe dhe shqiptareve. 
. 

Ne  telegramin e tij kreu i Natos, thote se “Shpreh ngushellimet me te 
thella,  Qeverise, popullit Amerikan dhe familjes se Richard Holbrook, per kete  
vdekje te rende. Kjo eshte nje humbje e madhe per te gjithe ne ,  qeverine 
Amerikane familjen e tij dhe popullin Amerikan”, ka thene Rasmusen.   
"Jam  thellesisht i pikelluar  nga vdekja e ambasadorit Richard Holbrooke,  
perfaqesuesin e posaçem i SHBA per Afganistanin dhe  Pakistanin  thuhet me 
tej ne telegramin e  Rasmusen,  “Me lejoni zoti President qe, ne emer te 
Aleances  te Atlantikut Verior - NATO-s, dhe ne emrin tim personal, t’u shpreh  
ngushellimet me te thella dhe te sinqerta, Ju, qeverise Amerikane,  
familjareve, dhe popullit Amerikan per kete vdekje".  
Rasmusen  thote se "Perulem me respekt per aftesite e tij diplomatike, 
vizionin  strategjik dhe percaktimin e tij legjendar. Si arkitekt i Marreveshjes 
se  Dejtonit 1995, ambasadori Hollbruk, thote Rasmusen, ambasadori 
Holbrook, ka  luajtur nje rol kyç ne dhenien fund te luftes ne Bosnje, tragjedine me 
te  tmerrshme ne token evropiane qe nga Lufta e Dyte  Boterore." 
"Ne fund te  karrieres se tij te gjate dhe te shquar, ai udhetoi pa pushim 
ne Afganistan dhe Pakistan ne ndjekje te paqes  dhe stabilitetit ne rajon. 
Ai e dinte se historia eshte e paparashikueshme, qe  ne ndonjehere kemi per 
t'a mbrojtur deri edhe me sigurine tone, duke u  perballur me konflikte ne 
vende te largeta, dhe se aleanca transatlantike mbetet  e pazevendesueshme, ne 
zgjidhjen e ketyre konflikteve." theksohet ne telegramin  e Sekretarit te 
pergjithshem i NATO-s, Anders Fog  Rasmusen,  /BEQIR  SINA/
clip_image001.jpg (image/jpeg, 27.2 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.