Raporti banal i Dik Martit

Agim Jakupi <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Raporti banal i Dik Martit
 
nga Agim Jakupi
Raporti banal i Dik Martit 
nga Agim Jakupi 
19.12.2010,  ora 10:49Një kthesë pozitive në qëndrimin ndaj Kosovës, ndodhi pas 
daljes së UÇK-së, veprimit dhe aktivitetit të saj gjate viteve 1998 – 1999, me 
njohjen e faktorit ushtarak si më me ndikim. Në atë kohë, disa shtete të botës 
mbanin qëndrim parimor, disa të tjera qëndruan përballë lëkundjeve, madje 
shtetet që bazoheshin në të drejtat e njeriut dhe kuptuan realitetin sfiduan 
shtetet që nuk kishin qëndrim real ndaj Kosovës. Edhe përkundër qëndrimit 
provokues e ekstrem të Rusisë dhe aleatëve të saj, blloku tjetër që mbante 
qëndrim të drëjtë u angazhuan për pavarësin e Kosovës, rrugë e pashmangshme. 
Rusia dhe miqt e saj, me politikën paradoksale, nuk lanë gurë pa lëvizur për të 
ndikuar në politikën ndërkombëtare, për të ndryshuar mendime dhe për të 
pezulluar procesin e filluar që kishte një rrugë, ate të pavarësis së Kosovës. 
Mirëpo, propaganda e tyre nuk pati efekt. 


Sot, Kosova përballohet me atakun e ri të politikës degjeniruese serbe - ruse, 
që e sulmon shtetin e Kosovës, mundohen të bëjnë “mrekulli” të llojit sllavë. 
Vetëm ca ditë pas zgjedhjeve, në të cilat u votua për strukturat e reja 
udhëheqëse, ku u dëshmua pjekuria politike dhe vetëdija demokratike e popullit 
shqiptar në rrugën drejt zhvillimit të shtetit të pavarur të Kosovës, filluan të 
njollosen po ato figura që me sakrificën e tyre, djersën dhe me gjakun e derdhur 
për liri shkruajtën historinë më të re të popullit tonë. 


Besueshmëria e popullit kaloi çdo sfidë. Populli i Kosovës edhe kësaj here 
dëshmoi se di të bëje zgjedhje të lira dhe demokratike si dhe di të udhëheqin me 
shtetin. Pra, ky zhvillim i fundit ishte shkas që të krijohet një përmbledhje 
komplekse, ku shifet hapur orvatja për të krijuar një boshllëk politik mbrenda 
në Kosovë. Prej këtu nisen edhe përpjekjet për të diskredituar udhëheqësin e 
UÇK-së dhe njëherit lider i partisë fituese në zgjedhje (PDK-së), z. Hashim 
Thaçin. Të bie në sy fakti, që vlen të nënvizohet, që në këto momente kemi 
politikan me përmasa rebelizmi, që ushqehen në Rusi e dhëmbët i tregojn në 
Këshillin e Europës. Edhe pse nuk është kryer ndonjë hetim që të mund të 
përcaktojë fajësinë ose pafajësinë., Hashim Thaçi akuzohet për përfshirje në një 
organizatë kriminale që merrej me trafikimin e organeve! Nuk kam qenë dhe nuk do 
të jem nga ata që tundin dyshimet e veta në erë, dhe nuk e shkruaj këtë ese për 
të mbrojtur Hashim Thaçin. Ai autoritetin e pakontestueshëm dhe të peshës që ka, 
nuk ka nevojë për mbrojtjen time. Dihet se ai mbrohej vetë, madje ka ditur të 
mbrojë edhe Kosovën në situata më të vështira. Ajo që kërkohet nga ne, në këto 
momente, është se duhet ti peshojmë mirë faktet pro dhe kundra. Si çdo popull 
tjeter, edhe Shqiptarët krijuan kodin moral, por ndryshe nga të tjerët kodi 
shqiptar ishte krijuar nën amblemën e UÇK-së. Kjo ambleme lindi nga mesi i atij 
populli shumë të përvuajtur që historin nuk e shkruan me ngjyrën e stilolapsit 
por me mundin, djersën dhe gjakun e atyre qe dhanë jetën. Në Kosovë krimi u 
ngjit në maje, çdo durim i mëtejshëm ishte vetëm me i bë qejf vetes. Shqiptarët 
nuk ndejtën duarkryq ndaj realitetit të krijuar, shumë të rinjë ishin reshtuar 
në rradhët e UÇK-së. Lufta jo që ishte e dëshiruar por alternativ e vetme që një 
herë e përgjithmon Kosova të fitoj atë që deshirojnë 99% e popullsisë. Në këtë 
rast, serbët ishin ato që dhunonin, masakronin, ishin lugatët e kohës, kurse 
shqiptarët mbronin nderin e tyre. Andaj, raportin e ish-prokurorit Dik Marti nuk 
duhet të kuptuar ndryshe përveçse disa shkronja në paçavure. Ai shtrembëron 
faktet, paraqitet i mëshirshëm dhe krah me lugatin serb e i dhunshëm me 
viktimën, që ishin fëmijë, gra e pleq shqiptarë. Ky raport nuk do e prishe 
imazhin e Kosovës, ngase akuza kundër UÇK-së dhe kryeministrit Hashim Thaçi janë 
shpifje dhe nuk sjellin asnjë argument për mbrojtjen e tyre. Shqiptarët nuk e 
meritojn këtë, andaj duhet vetëdijësuar dhe t’iu largohemi muhabeteve të kota . 
Akuzat ndaj Hashim Thaçit, partitë tjera mos ti marin si veprim politike për të 
fituar ndonjë votë më tepër në rrethin e dytë. Të gjithë njëzëri duhet ti hedhim 
poshtë të pa baza dhe me tendencë, ato janë kundër popullit shqiptar, kundër 
histories së tij të krijuar me nder. Çdo ditë dëgjojmë fjalë nga më të ndryshme 
kundër udhëheqësisë së UCK-së, urojmë që ato fjalë të jenë nga mosdija e jo nga 
ndonje mision i marre nga Dik Marti, lugatit që ushqehet në serbo – rusi.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.