PAS KASTRIOT MYFTARAJT FSHIHET VATIKANI

albertino rakipi <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Çfare eshte ky Njeri?!


Dërguar të Saturday, 08 April @ 16:01:32 PDT nga aipr




Rikonceptimi kombetar shqiptar ne driten e gegeve 
katolike, ne formen e nje kombi krahinor te mbiquajtur “alban”- pak a 
shume si basket- duke propozuar ndarjen e Shqiperise me gjysmen e saj 
jugore “jo-albane”-sipas tij, per t’u bashkuar me trojet e shkeputura 
jashte kufinjve nen nje flamur e fe’ kristiane, eshte parathenie shume e
 trishte e nje nisme qe per shqiptaret eshte qartesisht regresive. Ajo 
eshte anti-shqiptare.

Nga Alban Bala


Teksti
 ne vijim mban firmen e Kastriot Myftarajt- nje individi te çuditshem, 
quasi-fantomatik, qe publiku i gjere e besonte me teper si nje pseudonim
 deri diten kur Prokuroria e Pergjithshme hapi ndaj tij hetime per 
akuzat e nxitjes se urrjetjes nder-fetare dhe nderetnike. Hetimi tani 
eshte nderprere, por jo veprimtaria e ketij njeriu. Vetem gjate dy 
muajve te fundit ai ka akuzuar Fondacionin Soros se po ringjall ne 
menyre perfide nga regjistrat mesjetare te gjithe elementet me origjine 
çifute ne Shqiperi dhe po i mbeshtet ata - ku ai perfshin edhe Edi Ramen
 e Erion Veliajn e organizates MJAFT-, si dhe pervijoi provokimin e 
meheret qe tronditi kontinentin duke shpifur ndaj profetit islam 
Muhammedit kesaj rradhe me nje akuze te pashembullt per “pedofili”.(?!)
Ideja
 e tij baze eshte ne fakt me shume se utopike. Ajo eshte e rrezikshme. 
Rikonceptimi kombetar shqiptar ne driten e gegeve katolike, ne formen e 
nje kombi krahinor te mbiquajtur “alban”- pak a shume si basket- duke 
propozuar ndarjen e Shqiperise me gjysmen e saj jugore “jo-albane”-sipas
 tij, per t’u bashkuar me trojet e shkeputura jashte kufinjve nen nje 
flamur e fe’ kristiane, eshte parathenie shume e trishte e nje nisme qe 
per shqiptaret eshte qartesisht regresive. Ajo eshte anti-shqiptare. Ne 
fund te fundit çfare kerkojne me teper qarqet ultra-nacionaliste te 
Vorio-Epirit?
Eshte
 interesante se databaza e te dhenave kryesisht personale qe ky individ 
ka perdorur per te sulmuar shume figura shqiptare, nga politologu Abdi 
Baleta deri tek shkrimtari i mirenjohur Ismail Kadare, i perngjajne si 
dy pika uji te dhenave qe mbledhin zakonisht sherbimet sekrete, kur 
pergjojne, skedojne apo hetojne mbi nje individ. Z.Myftaraj asnjehere 
nuk ka sqaruar se cili sherbim ia ka kaluar atij keto te dhena.
Debati mbi lirine e shprehjes ne fakt tek ky njeri ka kohe qe nuk ben me sens. Ne vitin 2003 ai publikoi Deklaraten
 e meposhtme, e cila vazhdon te qarkulloje ne internet. Edhe pse e 
vjeter, kjo Deklarate perben zemren e te gjithe mendimit te tij politik 
qe ai levron ne nivel editorialistik prej disa vitesh. Per kete arsye 
AIPR zgjodhi ta botoje te plote kete Deklarate per te sqaruar njehere e 
pergjithmone se ke apo çfare perfaqeson Kastriot Myftaraj.
I
 lindur ne Korçe dhe i rritur ne Elbasan gjate periudhes se regjimit 
komunist, ky njeri shfaqet i afte te shkruaje sa ne shqipen korente 
ashtu edhe ne nje nendialekt te humbur te Mbi-Shkodres, me nje shqipe qe
 te kujton leterkembimet e freterve me Seline e Shenjte nga provincat 
ballkanike te 1,800-es (?!). Me kete gjuhe tmerresisht te veshtire ne 
leksik dhe ortografi, edhe per vete banoret e zonave qe ende e flasin 
ate, Myftaraj ka nenshkruar edhe libra te tere, ndersa e folura e tij 
normale eshte nje shqipe e mire dhe e unifikuar.
Gjasisht
 veç si “firmatar me qera” i teksteve te gatshme me origjine te 
dyshimte, ky njeri ne fakt perben me shume se nje dukuri komplekse per 
median shqipe dhe per krejt hapesiren e mendimit shqiptar. 
Nuk
 mjafton te jesh sharlatan per t’u bere i famshem. Myftaraj e di me mire
 se te gjithe ne, se çfare mekanizmash te tjere ka adoptuar ne kete 
“mission impossible”.
Sikur Kastriot Myftaraj te ishte nje ishull i 
veçuar i lajthitjes shqiptare, kjo do te ishte gjysma e se keqes. E 
keqja e madhe eshte se ky Don Kishot i frymes komb-shkaterruese ka 
mbrojtjen e disa redaksive dhe perkrahjen e disa emrave qe perbejne 
fatkeqsisht tashme institucion intelektual per Shqiperine; ai perfaqeson
 prej kohesh pararojen e çmendur, “kamikazin” rruge-shestues per nje 
arradhe te ngushte luftetaresh “te urte”, qe ne mos plotazi e gjejne 
teorine e tij pjeserisht te pranueshme dhe e perkrahin ate ne format dhe
 menyrat e tyre. Shume prej tezave te kesaj deklarate, as fillojne dhe 
as mbyllen tek Myftaraj.
Ne shkurt 
te ketij viti nje gjykate ne Austri denoi me 3 vjet heqje lirie 
historianin britanik David Irving per “mohim te Holokaustit dhe 
deklarata antisemite dhe raciste”. David Irving u denua per nje 
interviste te tij te dhene ne Austri ne vitin 1989. Austria, e cila ka 
pasur me heret ne pushtet edhe parti ultranacionaliste te djathta, nuk 
eshte i vetmi vend qe ka vendosur rregulla per perdorimin e te drejtes 
se mendimit dhe shprehjes se tij. E keqja- sidomos ne vendet e 
perparuara- parandalohet.
Sado
 e papershtatshme te tingelloje ne shekullin e 21-te censura, eshte 
ligji ai qe percakton se kush duhet te beje çfare ne keso rastesh. Por 
detyra jone eshte ta refuzojme kete shantazh kulturor qe na behet ne 
emer te lirise, sigurisht pasi ta njohim se kush eshte ky njeri dhe se 
çfare marrezish ka avancuar dhe avancon ne tregun e ideve. Mjafton te 
lexoni tekstin e tij ne vijim.

“Kastriot Myftaraj
Kryetar i Lvizjes për Rikonkuisten Albane
nji nacion alban geg, nji fe kristiane, nji shtet i bashkum nacional 

Deklarate

Lvizja
 per Rikonkuisten Albane (LRA) u drejton ket kumt shqiptarve gege 
muslimane dhe katolike n' dy ant e kufinit (trevat e Republikes s' 
Shqipnis n' veri t' Shkumbinit, Kosove, trevat shqiptare n' FYROM, 
Luginen e Presheves dhe trevat shqiptare n' Mal t' Zi);
LRA, tuj konsideru se:
-Religjioni
 islamik qi i asht imponu me dhune shqiptarve n' dy ant e kufinit 
shtetnor n' kohen e okupimit turk, asht shndrrue sot, n' nji pengese per
 prosperimin dhe integrimin e shqiptarve n' boten moderne perndimore s' 
cilles i takojne historikisht.
-Religjioni islamik, veqanrisht tash 
n' epoken e pas 11 shtatorit 2001, asht shndrru n' nji rrezik 
ekzistencial per shqiptart muslimane n' dy ant e kufinit, kahse nacionet
 fqije ortodokse, serbt, grekt dhe makedonsat, t' cillet assesi nuk 
pajtohen me ekzistencen e ishullit islamik shqiptar n' Ballkanin 
Perndimor, n' ato qi ata i definojne si trevat e veta historike, per 
shka tash ma teper se nji shekull nuk i pushojne msymjet per eliminimin 
dhe dbimin e shqiptarve muslimane.
-Se veq 4-5% e shqiptarve gege me 
origjine muslimane jane muslimane t' vertete, pra njerez qi besojne tek 
Allahu dhe Muhamedi si profet i ktij dhe permbushin s' pakut nji here n'
 dite detyrimin islamik per falje, ndersa pjesa tjeter jane thjesht 
njerez me origjine muslimane dhe nuk njifen si muslimane prej fes 
islamike. 
-Ekzistencen e dallimeve t' thella etnike, kulturale, gjuhsore mes toskve dhe gegve
-Konfliktin historik-toske-gege, t' ardhun si pasoje e aspirates historike toske me i nanshtru dhe sundu gegt.
-Shqiptarizmi
 i krijum sipas shembullit t' Jugosllavizmit, qi dojte me i bashku serbt
 dhe kroatet n' nji nacion t' vetem, deshtoi me i bashku toskt dhe gegt 
n' nji nji nacion t' vetem, po per ato shkaqe qi deshtoi Jugosllavizmi, 
aspirata serbe, respektivisht toske per sundim kundrejt kroatve. 
-Toskt
 kane dhane dhe japin prova se ata n' asnji mnyre nuk e pranojne 
bashkimin e trevave shqiptare n' dy ant e kufinit, n' nji shtet t' 
vetem, pasi kshtu permbyset balanca mbrendashqiptare e fuqis, qi n' 
Republiken e Shqipnis tash asht lehtsisht n' favor t' toskve dhe shtetin
 e ri nuk e dominojne ma toskt. Prove per mospranimin kah ana e toskve 
t' shtetit t' bashkum nacional shqiptar asht fakti se toskt perdorin, 
sikur serbt, grekt dhe makedonsit, shprehjen "Shqiperi e Madhe" per ket 
shtet.
-Toskt, historikisht dhe kontemporanisht kane bashkpunu me 
nacionet fqije sllave ortodokse dhe ate grek per coptimin, nanshtrimin 
dhe sundimin e Gegnis, n' dy ant e kufinit (pjesa e Republikes s' 
Shqipnis nalt Shkumbinit, Kosova, trevat shqiptare n' FYROM, Lugina e 
Presheves, trevat shqiptare n' Mal t' Zi).
-E majta toske n' pushtet 
n' Republiken e Shqipnis (koalicioni n' pushtet me n' krye Partin 
Socialiste), qi prej ardhjes n' pushtet me revolucion-kryqaten 
tosko-majtisto-ortodokse, e ka shndrrue Republiken e Shqipnis n' nji 
Republike Vorio-Epirote, gjegjsisht koloni greke, ku po ecen me ritme 
shume t' shpejta fushata ortodoksizuese me profil helenizues e ndermarre
 kah Kryepeshkopi Yannoulatos, si dhe ku ekonomia gjindet totalisht nan 
kontrollin e nji oligarkie tosko-greke, qi asht tuj i imponu vendit t' 
jone shndrrimin n' nji treg per mallrat greke, ose t' bleme si dore e 
dyte n' Greqi, me cmime ma t' nalta se tregu grek.
-Se Gegnia e 
Republikes s' Shqipnis, pra pjesa n' veri t' Shkumbinit nuk mujtet me 
prosperu n' rrafsh kultural, ekonomik, institucional etj, veq pas 
lirimit prej okupacionit tosk, t' kryem n' vitin 1944, kur filloi edhe 
kolonizimi dhe eksploitacioni (shfrytzimi) i ksaj pjese t' Gegnis, shka 
kerkon damjen e Republikes s' Shqipnis n' lumin Shkumbin.
-Se Gegnia 
n' dy ant e kufinit nuk mujtet me jetu e dame, pasi gjeografia, historia
 dhe proceset politike dhe ekonomike kerkojne natyrshem bashkimin e 
pjeses s' Republikes s' Shqipnis n' veri t' Shkumbinit, me Kosoven, 
trevat shqiptare n' FYROM, Luginen e Presheves dhe trevat shqiptare n' 
Mal t' Zi, n' nji shtet t' bashkum nacional.
-Se veq gegt, n' dy ant e
 kufinit, kane konstitue historikisht dhe kontemporanisht, n' rrafsh 
etnik, kultural dhe shtetformues, nji bashksi nacionale solide dhe me 
nji identitet kultural dhe shtetnor t' veqante (tradita albane), ndersa 
toskt kane qene nji amalgame etnike dhe kulturale greko-vllaho-sllave.
-Se
 "Albanizimi", gjegjsisht tradita e jone nacionale, kulturale, 
religjioze (katolike) dhe shtetnore historike e jona asht ekskluzivisht 
gege, tuj kene krejt e huj per toskt, t' cillet kane traditen e 
Epirotizmit ortodoks dhe prohelen.
-Se toskt muslimane tash jane tuj u konvertue me shpejtsi n' religjionin e t' parve, Krishtenimin ortodoks grek.
Deklaron
Gegt
 muslimane, n' dy ant e kufinit shtetnor gjinden para rrezikut t' 
shndrrimit n' nji tribu t' prapambetme mjedis Europes, si dhe para 
rrezikut t' eliminimit fizik dhe dbimit. N' kto rrethana ka veq nji 
solucion: Me u invoku ideali alban i artikulum n' devizen:
Nji Nacion Alban Geg, nji religjion kristian (protestant dhe katolik), nji shtet i bashkum nacional!
LRA i fton intelektualt gege, n' dy ant e kufinit, si dhe partit politike gege:
N' Republiken e Shqipnis:
1)Partin Demokratike 
2)Partin Lvizja e Legalitetit 
3)Partin Demokristiane
N' Kosove
1)Lidhjen Demokratike t' Kosoves
2)Partin Demokratike Shqiptare
3)Aleancen per Ardhmnin e Kosoves
4)Partin Demokristiane 
N' FYROM
1)Bashkimin Demokratik per Integrim
2)Partin Demokratike Shqiptare
3)Partin per Prosperitet Demokratik
N' Luginen e Presheves
1)Partin Demokratike Shqiptare
N' Mal t' Zi
1)Lidhjen Demokratike Shqiptare
me
 u angazhu per ate qi ne e definojna si Rikonkuista Albane dhe qi e 
konceptojna si nji lvizje paqsore per riidentifikimin shpirtnor t' gegve
 muslimane, gjegjsisht konvertimin e jone n' kristiane perndimore 
(protestante dhe katolike), si dhe per bashkimin e Gegnis, n' dy ant e 
kufinit, n' nji shtet t' vetem nacional alban, prej Shkumbinit, n' 
Morave, prej Vardarit n' Adriatik. 
LRA i fton partit politike gege me e ba Albanizmin si bosht t' programeve t' veta.  
 
Lvizja per Rikonkuisten Albane
10 qershor 2003
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.