Anisa Dema, aktorja shqiptare qe jeton ne Nju Jork, por "zemren" e ka ne Fier...
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Anisa Dema, aktorja shqiptare qe jeton ne Nju Jork, por "zemren" e ka ne Fier..... BROADWAY - NEW YORK CITY : Anisa Dema (lindur me 1983) eshte nje aktore e re shqiptaro - amerikane. Ajo filloi duke "vrapruar" si nje vajze lozanjare pas aktrimit, gjate viteve te shkolles se mesme(gjimanzit). Roli i pare qe ka luajtur ajo ne teater, ka qene ne gjimnaz, ku luajti ne nje spektakel 'musical' te shkolles qe titullohej 'Babes in Arms'. Dhe me pas ajo vazhdoi ne nje seri te roleve ne disa aktrime te tjera, deri sa ajo shpertheu ne nje shfaqje me plot sukses keto dite ne off-Broadway ne "the Producers Club", ne komedine : 'Ngritja e perballueshme Fatlinda Paloka’ - 'The Resistible Rise of Fatlinda Paloka' , pikerisht ne rolin e vajzes emigrante shqiptare ne Amerike - Besartes. Biles kete vit asaj i doli rasti te konkuroje dhe te punoje ne nje projekt filmi me metrazh te shkurter, qe duket se e lidhi, aq me shume me vendlindjen e saj. Filmi, eshte nje projekt i producentit te talentuar Andamion Murataj, dhe titullohet "Nje Sy Mbyllur," i financuar nga Qendra Kombetare e Kinematografise Shqiptare, ne Tirane. Anisa ka lindur ne Fier, por u shkollua si aktore ne Bloomington, Indiana, ku e ema studionte per Master dhe Ph.D. ne Indiana University. Ajo thote se gjithmone enderronte pe t'a pare veten ne skenat e Nju Jorkut, ndersa ajo ishte e re dhe ishte duke ndjekur shkollen ne interesa te tjera. Kuptohet ne moshen 11 vjeçe, Anisa dinte shume pak per Ameriken, por, ishte nje eksperience, qe siç rezultoje me pase, plot me mesime dhe gjithashtu me shume te papritura, thote ajo ne kete interviste te pare me medien shqiptare. "Pas gjimnazit, tregon Anisa, vazhdova per shkenca politike dhe filozofi, tek Indiana University, ku bera dhe shumicen e pergatitjes akademike per aktrim. Pas diplomimit, avancova ne shkolle per jurisprudence. Por, pas vitit te pare e ndjeva thelle mungesen e aktores brenda meje, andaj vendosa te largohesha nga shkolla e te rikthehesha tek aktrimi, dhe te ndiqja enderrat e mia ne Nju Jork. Megjithese, thote se ka nje dashuri te madhe per familjen dhe Fierin, ka zgjedhur Nju Jorkun, qe njihet ne tere boten si kryeqyteti i teatrit boteror, per aktrim ketu - si dhe te konkuroje per role te ndryshme. Ajo nder te tjera ne kete interviste eskluzive me gazetarin tone ne Nju Jork, Beqir Sina, tha se "Besoj se nje qytet me kaq konkurence si Nju Jorku, te jep jo vetem shume frymezim artistik dhe kreativitet, por dhe nje pergjigje te sakte, persa i perket shansave qe mund te kesh ne kete sfide te artit." Anisa eshte e re ne moshe, por edhe ne karriere. Megjithese eshte e rritur dhe e edukuar ne "Eldorado" SHBA-es, Anisa eshte shume krenare qe eshte shqiptare. Per çdo vit ajo nuk mungon ta vizitoje Shqiperine, dhe se fundmi gjithnje e me teper vemendja e saj profesionale po perfshin Shqiperine. Jeton ne Nju Jork, por "zemren" e ka ne Shqiperi. Bota Sot : Per lexuesin tone qe nuk e dine kush eshte Anisa Dema, çfare keni per te thene? Anisa Dema : Jam lindur dhe rritur ne Shqiperi, deri ne moshen 11 vjeçe, kur leviza me familjen time ne Amerike – Indiana – ku mamaja do te studionte per Master dhe Ph.D. ne Indiana University. Qe ne gjimnaz kam aktruar ne role te rendesishme ne teatrin e shkolles, dhe prej aty e kuptova qe nuk i rrija dot larg ketij lloj arti te bukur. Bota Sot : Na pershkruaj pak prej kur erdhet ne Amerike nga 11 vjeçare, si rrodhi jeta ketu per ju? Anisa Dema : Kuptohet ne moshen 11 vjeçe dija shume pak per Ameriken, por ishte nje eksperience siç rezultoi me pas, plot me mesime dhe gjithashtu me shume te papritura. Pas gjimnazit, isha e etur per dije dhe vazhdova te studioja shkenca politike dhe filozofi ne Indiana University. Aty mora dhe bazat akademike te pergatitjes per aktrim, ku u specializova ne aktrim per kamera si edhe ne teatrin klasik dhe te improvizimit. Pas diplomimit, avancova ne shkolle per jurisprudence. Por, pas vitit te pare e ndjeva thelle mungesen e aktores brenda meje, andaj vendosa te largohesha nga shkolla e te rikthehesha tek aktrimi, dhe te ndiqja enderrat e mia ne Nju Jork, ku mu hapen me shume oportunitete. Bota Sot : Pse keni zgjedhur pikerishte qytetin e Nju Jorkut, per te jetuar? Anisa Dema : Nju Jorku njihet ne tere boten si kryeqyteti i teatrit boteror, dhe ka qene gjithmone endrra te luaj e te konkuroj ketu, e per ta arritur, nuk jam stepur para asgjeje. E perkushtuar te arti, une i hyra serish studimeve te thella ne T. Schreiber Studio ne Manhatan, ku ka studiuar Eduart Norton e shume aktore te ketij niveli. Aty mesova akoma me thelle jo vetem mjeshtrine, por edhe si te jem gjithnje ne kerkime te roleve te pershtatshme per karakterin tim. Biles para disa muaj konkurova dhe fitova nje role teper interesant, qe kerkonte te luaja 4 karaktere me shume personalitete dhe dialekte te ndryshme ne nje komedi Angleze, e titulluar “Joking Apart”. Shfaqja u prit jashtezakonisht mire nga publiku dhe nga media amerikane dhe ishte nje eksperience me plot sukses per te tere ne aktoret. Ndaj nje qytet si Nju Jorku ku ka kaq shume konkurence, nepermjet eksperiencave te tilla, te jep jo vetem shume frymezim artistik dhe kreativitet, por edhe nje pergjigje te sakte persa i perket shansave ne fushen e artit. Bota Sot : Kur jetoni ne nje qytet kaq te madh ai i kujtoni ndonjehere fillimet e tuaja ne qytetin e lindjes - Fier, si kane qene? Anisa Dema : Pyetje nostaligjike kjo! Kam shume kujtime te embla nga femijeria ime ne Fier, dhe me nostalgji e melankoli e kujtoj shume shpesh ate qytet te dashur dhe te bukur. Edhe pse kthehem atje here pas here, e kuptoj qe ajo kohe qe kam kaluar para se te vija ne Amerike, nuk kthehet me. Biles mendoj se ka qene kjo kohe e femijerise ne Fier qe ka krijuar dhe kultivuar kriteret te personalitetit tim dhe te kureshtjes artistike. Bota Sot : Keni nostalgji per femijerine, dhe per çfare ju merr malli me shume ? Anisa Dema : Kam shume nostalgji per femijerine time, jo vetem se kam qene ne vendim tim, por, besoj se çdo njeri e kujton femijerine e tij me mall sepse ato jane kohet me te thjeshta dhe me te bukura te jetes. Me merr malli vazhdimisht, per çdo gje, por me shume nga te tera, per kohen qe kam kaluar me gjyshet dhe gjyshat e mi, dhe mesimet qe me kane dhene qe e vogel per jeten. Per mua jane me te vlefeshme se çdo diplome apo çertifikate shkollore. Bota Sot : Sa te veshtire e keni pasur te qene, kjo qe jeni sot ne nje vend te huaj ? Anisa Dema : Ne fillim me dukej si enderr qe kisha ardhur me familjen ne Amerike. Ne 1994 kur kam ardhur ketu, Shqiperia ndryshonte si nata me diten me Ameriken. Gjithesesi, besoj se fakti qe kam qene ende femije me ndihmoi te ambientohesha me kollaj dhe me shpejt me kulturen si dhe gjuhen. Ne fakt, e vura synim ne vetvete te mos e lejoja statusin tim si nje e huaj te ndikonte ne perparimin dhe zhvillimin tim akademik dhe artistik. Besoj se e vetmja veshtiresi ka qene te gjeja nje balance midis kultures dhe identitetit tim shqiptar si dhe pershtatjes dhe ambientimit te jetes ne Amerike. Bota Sot : Pra, eksperienca e pare ka qene si aktore, atehere si u bete pjese e kesaj rruge? Anisa Dema : Roli i pare qe kam luajtur ne teater ka qene ne gjimnaz, ku luajta ne nje spektakel 'broadway musical' qe titullohej 'Babes in Arms'. Kisha vite qe studioja teater, por, kjo ishte hera e pare qe konkuroja per rol dhe fitova. Ka qene nje eksperience e shkelqyer per mua dhe me bindi perfundimisht qe kjo ishte rruga ime. E mbaj mend si tani heren e pare qe kam ndjere emocionet qe krijohen ne sekondat para se te dalesh ne skene apo lumturine qe ndjen kur salla e mbushur me spektator reagon e qesh me te madhe pas nje tregimi humoristik, ose lotet qe mund te ndjellesh te spektatoret nga emocionet e thella. Jane ndjenja qe nuk replikohen kollaj dhe te pakten mua me binden qe pa aktrimin nuk mund te jetoja dot. Bota Sot : Kush te ka ndihmuar me shume dhe te ka dhene kurajo per te vazhduar? Anisa Dema : Jane shume ata qe me jane gjendur ne krahe ne çdo faze te karieres sime dhe kam patur gjithnje shume njerez, qofte dhe te panjohur qe me kane perkrahur, nga familja deri te shoqeria. Aktrimi eshte jo vetem i veshtire, por eshte art kolegjial dhe do ishte shume e veshtire te arrije gje pa perkrahjen e kolegeve ne art, si regjizore, producente, ose aktore apo artista te tjere. Gjithesesi, prindrit e mi si dhe vellai im qe eshte vet aktor, gjithmone me kane dhene kurajo dhe perkrahje, jo vetem per aktrim, por ne çdo sfide te jetes. Sa me thelle te angazhohesh me artin, aq me shume rritet konkurenca dhe ka shume te papritura, sidomos kur je ne nje vend te huaj. Andaj eshte dhe e veshtire ndonjehere edhe per prinderit t'a pranojne jeten e artit per femijet e tyre, pa asnje lloj garancie per te ardhmen. Por, jam shume mirenjohese dhe me fat qe familja ime me ka ndihmuar dhe inkurajuar qe ne moshe te vogel dhe me ka bere te besoj qe çdo gje ishte e mundshme dhe mund te arrihej nese perkushtohesha dhe nese kisha vullnet te mesoja e te punoja deri ne vetesakrifice. Bota Sot : Po me aktoret shqiptare - komunitetin e artistave ne New York - si u lidhet ? Anisa Dema : Sot per fatin tim te mire por edhe te kombit ne pergjithesi, artistet shqiptar ne Nju Jork po krijone dita dites nje profil te fort dhe pozitiv per kulturen shqiptare. Merite te pacmuar per kete ringjallje te kultures shqiptare ne Nju Jork kane padyshim dy vellezerit Tollja nga Lura: Fredi dhe Ernesti, te cilet gradualisht po e shnderrojne kete institucion te rendesishem te lagjies te Brodueit: ‘Producers Club’ te Manhatanit ne nje qelize jetike te kultures shqiptare ne Nju Jork. Ketu eshte nje tradite ku lidhjet dhe ‘network’ midis artisteve shqipfoles jane aq te rendesishem sa edhe shume shpesh Producers Club ve ne dispozicion skenat, kinemat dhe dhomat e provave te tyre per teatrin, filmat apo shfaqjet e ndryshme artistike te artisteve shqiptar. Gjithe keto ndodhin vetem disa hapa larg Majestic Theater qe shfaq ‘Phantom of the Opera’ apo disa nga shfaqet me te rendesishme te kultures amerikane te Brodueit. Bota Sot : Sa e impresionuar jeni te luani teater ne Off - Broadway - " Producers Club"? Anisa Dema : Jam teper e kenaqur dhe e lumtur qe po luaj tek Producer Club, jo vetem se eshte nje vend me histori dhe shume rendesi per artin ne Nju Jork prej vitesh, por edhe pse eshte nje qender qe po kultivon dhe artin Shqiptar dhe na jep mundesi ne si artista Shqiptar te kemi qendren tone artistike. Bota Sot : Cili eshte roli i juaj tek komedia qe po shfaqet me plot sukses keto dite ne " Producers Club", e kam fjalen per komedine : 'Ngritja e perballueshme e Fatlinda Paloka - 'The Resistible Rise of Fatlinda Paloka' ". "? Dhe pse ju "zgjodhet" pikerisht rolin e Besartes, çfare karakteristikash ka ai rol ? Anisa Dema : Po vertet, une luaj rolin e "Besarta Paloka" tek komedia "The Resistible Rise of Fatlinda Paloka" me nje trupe aktorash te persosur, gjysma e te ciles jane shqiptaro-amerikan, si Elza Zagreda, Roland Uruci, Johnny Shkreli, Bujan Rugova dhe Lumi Subasic. Eshte nje kenaqesi e madhe per mua te loz per here te pare teater me tema shqiptare dhe me aktor shqiptar. Pikerisht une konkurova per rolin e Besartes se me terhoqi nga ana kreative, por si dhe nga ana simbolike. Besarta eshte nje karakter me shume humor dhe shume tragjedi, e flakeruar per familjen dhe prejardhjen e saj shqiptare, por edhe shume e dedikuar per te vazhduar kete jete te sukseshme ne Amerike. Besoj se çdo shqiptar qe jeton ne diaspore qe arrin ketu ka te njejtat qellime. Nga ato qe ju pate ne shfaqjen e kesaj komedie, gati çdo shqiptare eshte perballuar ne mergim. Mbasi komedia eshte nje histori reale qe mund te jete shume e kendshme, sepse ne shohim humor ne perleshje te kulturave te ndryshme. Komedi te tilla mund te arrijne nivele te reja kur ne e pranojme, siç i themi ne shqiptaret "i huaji ne nje vend te huaj". Bota Sot : Çfare ju ka terhequr me shume nga jeta artistike e shqiptareve ne New York ? Anisa Dema : Me vjen shume mire qe kemi nje komunitet artistash Shqiptar, qe zgjerohet nga dita ne dite me producente, regjizore, aktor dhe artiste te te gjitha fushave qe po integrohen me shume sukses ne jeten dhe artin amerikan dhe po lejne gjurmet e tyre. Besoj se me bashkepunim dhe me perkrahje te njeri tjetrit, kemi filluar te krijojme projekte edhe me te sukseshme artistike, qe shpresoj te shumefishohen ne te ardhmen. Gjithesesi, besoj se eshte e rendesishme te çajme ne çdo fushe te artit per sa me shume spektator, shqiptar, amerikan dhe te huaj. Bota Sot : Cilet jane emrat me te rendesishem te artit qe keni me per zemer ? Anisa Dema : Per mua ka shume, por emra qe i kujtoj vazhdimisht nga kinemaja Shqiptare, si dhe ajo e huaj jane: Meryl Streep, Kate Winslet, Audrey Hepburn, Al Pacino, Jack Nicholson, Kadri Roshi, edhe Violeta Manushi, e cila me ka frymezuar nga roli i saj tek ‘Zonja Nga Qyteti’ per karakterin tim te pare komik qe kam luajtur ne gjimnaz. Bota Sot : Dhe se fundi le te kthhemi edhe pak tek jeta juaj, sa here e keni vizituar Shqiperine? Te paken siç i themi ne, per t'u çmallur apo edhe me ndonje "projekte"? Anisa Dema : Hera e pare qe jam kthyer ne Shqiperi, ka qene ne 1999 - ne nje kohe qe ishte akoma shume tranzitore ne Shqiperi. Hera e dyte ka qene ne 2008, dhe qe atehere jam kthyer per vit. Çdo here jam kthyer per t'u çmallur dhe mezi sa prisja te shpenzoja kohe me pjestaret te familjes time qe jetonin akoma ne Shqiperi. Çdo pushim qe kam bere ne Shqiperi, ka qene nje me i embel se tjetri, dhe me jep nje ndjenje te pakrahueshme me asnje gje tjeter. Biles kete vit me doli rasti te konkuroja dhe te punoja ne nje projekt filmi me metrazh te shkurter, qe me lidhi aq me shume me vendlindjen time. Filmi eshte projekti i regjizorit te sukseshem ne Amerike, Andamion Murataj, dhe titullohet "Nje Sy Mbyllur." Ky projekt financohet nga Qendra Kombetare e Kinematografise Shqiptare dhe eshte gje e shkelqyer qe tashme kane filluar te ndertohen urat midis komunitetit te artisteve te sukseshem shqiptar ne Amerike dhe vende shqipfolese si Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia. Ishte nje kenaqesi e madhe te punoja ne kete projekt mbareshqiptar nen syrin kreativ te Adamionit, por edhe me aktor te njohur ne Shqiperi, nga Kosova, si dhe me Luan Bexhetin, aktor dhe komedian i njohur ne Nju Jork me origjine nga Tetova - Maqedoni. Ishte nje bashkepunim shume kuptimplote, sidomos per mua, Luanin dhe Andamionin qe jetojme ne Nju Jork, dhe na krijohen mundesi te tilla te xhirojme projkte ne Shqiperi. Shpresoj qe ky eshte vetem fillimi per bashkepunime te tilla me shprese qe te kontribojme te tere sa me shume per filmat, teatrin dhe ne pergjithesi, çdo projekt artistik shqiptar! Bota Sot : Ju faleminderit per intervisten dhe suksese ! Anisa Dema : Ju faliminderit shume edhe ju! Ishte me te vertet kenaqesia ime te jap intervisten e pare me gazeten tuaj ! Bota Sot _www.botasot.info_ (http://www.botasot.info) INA _www.ina-online.net_ (http://www.ina-online.net) _http://www.ina-online.net/default.aspx?news=73c96a3d-40fe-4538-b1d1-9cf1e7e 367d9&ln=3_ (http://www.ina-online.net/default.aspx?news=73c96a3d-40fe-4538-b1d1-9cf1e7e367d9&ln=3) Anisa drejt sukseseve në kinematografinë amerikane 19/12/2010 08:59:22 Anisa Dëma (lindur më 1983) është një aktore e re shqiptare në SHBA, që po ecën me hapa të suksesit profesional. Anisa ka lindur në Fier, por u shkollua si aktore në Bloomington, Indiana, ku e ëma studionte për Master dhe Ph.D. në Indiana University. Ajo thotë se gjithmonë ëndërronte për ta parë veten ne skenat e Nju Jorkut, ndërsa ajo ishte e re dhe ishte duke ndjekur shkollën në interesa të tjera. Megjithëse është e rritur dhe e edukuar në "Eldorado" SHBA-ës, Anisa është shumë krenare që është shqiptare. INTERVISTOI: Beqir SINA INA: Për lexuesin tonë që nuk e dinë kush është Anisa Dëma, çfarë keni për të thënë? Anisa Dëma : Jam lindur dhe rritur në Shqipëri, deri në moshën 11 vjeçe, kur lëviza me familjen time në Amerike – Indiana – ku mamaja do të studionte për Master dhe Ph.D. në Indiana University. Që në gjimnaz kam aktruar ne role të rëndësishme në teatrin e shkollës, dhe prej aty e kuptova që nuk i rrija dot larg këtij lloj arti të bukur. INA : Na përshkruaj pak prej kur erdhët në Amerikë nga 11 vjeçare, si rrodhi jeta këtu për ju? Anisa Dëma : Kuptohet në moshën 11 vjeçe dija shumë pak për Amerikën, por ishte një eksperiencë siç rezultoi më pas, plot me mësime dhe gjithashtu me shumë të papritura. Pas gjimnazit, isha e etur për dije dhe vazhdova të studioja shkenca politike dhe filozofi në Indiana University. Aty mora dhe bazat akademike te përgatitjes për aktrim, ku u specializova ne aktrim për kamera si edhe ne teatrin klasik dhe të improvizimit. Pas diplomimit, avancova në shkollë për jurisprudencë. Por, pas vitit të parë e ndjeva thellë mungesën e aktores brenda meje, andaj vendosa të largohesha nga shkolla e të rikthehesha tek aktrimi, dhe të ndiqja ëndrrat e mia në Nju Jork, ku mu hapën më shumë oportunitete. INA: Pse keni zgjedhur pikërishtë qytetin e Nju Jorkut, për të jetuar? Anisa Dëma : Nju Jorku njihet në tërë botën si kryeqyteti i teatrit botëror, dhe ka qenë gjithmonë ëndrra të luaj e të konkurroj këtu, e për ta arritur, nuk jam stepur para asgjëje. E përkushtuar te arti, unë i hyra sërish studimeve të thella në T. Schreiber Studio në Manhatan, ku ka studiuar Eduart Norton e shumë aktorë të këtij niveli. Aty mësova akoma më thellë jo vetëm mjeshtërinë, por edhe si të jem gjithnjë në kërkime të roleve të përshtatshme për karakterin tim. Biles para disa muaj konkurrova dhe fitova një rolë tepër interesant, që kërkonte të luaja 4 karaktere me shumë personalitete dhe dialekte të ndryshme në një komedi Angleze, e titulluar “Joking Apart” . Shfaqja u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe nga media amerikane dhe ishte një eksperience me plot sukses për të tërë ne aktorët. Ndaj një qytet si Nju Jorku ku ka kaq shumë konkurrencë, nëpërmjet eksperiencave të tilla, të jep jo vetëm shumë frymëzim artistik dhe kreativitet, por edhe një përgjigje të saktë përsa i përket shanseve në fushën e artit. INA : Kur jetoni në një qytet kaq të madh ai i kujtoni ndonjëherë fillimet e tuaja në qytetin e lindjes - Fier, si kanë qenë? Anisa Dëma : Pyetje nostalgjike kjo! Kam shumë kujtime të ëmbla nga fëmijëria ime në Fier, dhe me nostalgji e melankoli e kujtoj shumë shpesh atë qytet të dashur dhe të bukur. Edhe pse kthehem atje herë pas here, e kuptoj që ajo kohë që kam kaluar para se të vija në Amerikë, nuk kthehet më. Biles mendoj se ka qenë kjo kohë e fëmijërisë në Fier që ka krijuar dhe kultivuar kriteret të personalitetit tim dhe të kureshtjes artistike. INA: Keni nostalgji për fëmijërinë, dhe për çfarë ju merr malli më shumë ? Anisa Dëma : Kam shumë nostalgji për fëmijërinë time, jo vetëm se kam qenë në vendim tim, por, besoj se çdo njeri e kujton fëmijërinë e tij me mall sepse ato janë kohët më të thjeshta dhe më të bukura të jetës. Më merr malli vazhdimisht, për çdo gjë, por më shumë nga të tëra, për kohën që kam kaluar me gjyshet dhe gjyshat e mi, dhe mësimet që më kanë dhënë që e vogël për jetën. Për mua janë më të vlefshme se çdo diplomë apo certifikatë shkollore. INA: Sa të vështirë e keni pasur të qenë, kjo që jeni sot në një vend të huaj ? Anisa Dëma : Në fillim më dukej si ëndërr që kisha ardhur me familjen në Amerikë. Në 1994 kur kam ardhur këtu, Shqipëria ndryshonte si nata me ditën me Amerikën. Gjithsesi, besoj se fakti që kam qenë ende fëmijë me ndihmoi të ambientohesha me kollaj dhe më shpejt me kulturën si dhe gjuhën. Në fakt, e vura synim në vetvete të mos e lejoja statusin tim si një e huaj të ndikonte në përparimin dhe zhvillimin tim akademik dhe artistik. Besoj se e vetmja vështirësi ka qenë të gjeja një balancë midis kulturës dhe identitetit tim shqiptar si dhe përshtatjes dhe ambientimit të jetës në Amerikë. INA : Pra, eksperienca e parë ka qenë si aktore, atëherë si u bëtë pjesë e kësaj rruge? Anisa Dëma : Roli i parë që kam luajtur në teatër ka qenë në gjimnaz, ku luajta në një spektakël 'broadway musical' që titullohej “Babes in Arms”. Kisha vite që studioja teatër, por, kjo ishte hear e parë që konkuroja për rol dhe fitova. Ka qënë një eksperiencë e shkëlqyer për mua dhe më bindi përfundimisht qe kjo ishte rruga ime. E mbaj mend si tani herën e parë që kam ndjerë emocionet që krijohen në sekondat para se të dalësh në skenë apo lumturinë që ndjen kur salla e mbushur me spektator reagon e qesh me të madhe pas një tregimi humoristik, ose lotët që mund të ndjellësh te spektatorët nga emocionet e thella. Janë ndjenja që nuk replikohen kollaj dhe të paktën mua më bindën që pa aktrimin nuk mund te jetoja dot. INA : Kush të ka ndihmuar më shumë dhe të ka dhënë kurajo për të vazhduar? Anisa Dëma : Janë shumë ata që më janë gjendur në krahë në çdo fazë të karrierës sime dhe kam patur gjithnjë shumë njerëz, qoftë dhe të panjohur që më kanë përkrahur, nga familja deri te shoqëria. Aktrimi është jo vetëm i vështirë, por është art kolegjial dhe do ishte shumë e vështirë të arrije gjë pa përkrahjen e kolegëve në art, si regjisorë, producentë, ose aktorë apo artistë të tjerë. Gjithsesi, prindërit e mi si dhe vëllai im që është vet aktor, gjithmonë më kanë dhënë kurajë dhe përkrahje, jo vetëm për aktrim, por në çdo sfidë të jetës. Sa më thellë te angazhohesh me artin, aq më shumë rritet konkurrenca dhe ka shumë të papritura, sidomos kur je në një vend të huaj. Andaj është dhe e vështirë ndonjëherë edhe për prindërit ta pranojnë jetën e artit për fëmijët e tyre, pa asnjë lloj garancie për të ardhmen. Por, jam shumë mirënjohëse dhe me fat që familja ime më ka ndihmuar dhe inkurajuar që në moshë të vogël dhe me ka bërë të besoj që çdo gjë ishte e mundshme dhe mund të arrihej nëse përkushtohesha dhe nëse kisha vullnet të mësoja e të punoja deri në vetësakrificë. INA : Po me aktorët shqiptarë - komunitetin e artistëve në New York - si u lidhet ? Anisa Dëma : Sot për fatin tim të mirë por edhe të kombit në përgjithësi, artistët shqiptar në Nju Jork po krijon dita ditës një profil të fort dhe pozitiv për kulturën shqiptare. Meritë të paçmuar për këtë ringjallje të kulturës shqiptare në Nju Jork kanë padyshim dy vëllezërit Tollja nga Lura: Fredi dhe Ernesti, te cilët gradualisht po e shndërrojnë këtë institucion të rëndësishëm të lagjes të Brodueit: ‘Producers Club’ të Manhatanit në një qelizë jetike të kulturës shqiptare në Nju Jork. Këtu është një traditë ku lidhjet dhe ‘network’ midis artistëve shqipfolës janë aq të rëndësishëm sa edhe shumë shpesh Producers Club vë në dispozicion skenat, kinematë dhe dhomat e provave të tyre për teatrin, filmat apo shfaqjet e ndryshme artistike të artistëve shqiptar. Gjithë këto ndodhin vetëm disa hapa larg Majestic Theater që shfaq ‘Phantom of the Opera’ apo disa nga shfaqet më të rëndësishme të kulturës amerikane të Brodueit. INA : Sa e impresionuar jeni të luani teatër në Off - Broadway - " Producers Club"? Anisa Dëma : Jam tepër e kënaqur dhe e lumtur që po luaj tek Producer Club, jo vetëm se është një vend me histori dhe shumë rëndësi për artin në Nju Jork prej vitesh, por edhe pse është një qendër që po kultivon dhe artin Shqiptar dhe na jep mundësi ne si artistë Shqiptar të kemi qendrën tonë artistike. INA : Cili është roli i juaj tek komedia që po shfaqet me plot sukses këto ditë në " Producers Club", e kam fjalën për komedinë : 'Ngritja e përballueshme e Fatlinda Paloka - 'The Resistible Rise of Fatlinda Paloka' ". "? Dhe pse ju "zgjodhët" pikërisht rolin e Besartës, çfarë karakteristikash ka ai rol ? Anisa Dëma : Po vërtet, unë luaj rolin e "Besarta Paloka" tek komedia "The Resistible Rise of Fatlinda Paloka" me një trupë aktorësh të përsosur, gjysma e të cilës janë shqiptaro-amerikan, si Elza Zagreda, Roland Uruci, Johnny Shkreli, Bujan Rugova dhe Lumi Subasic. Është një kënaqësi e madhe për mua të loz për here të parë teatër me tema shqiptare dhe me aktor shqiptar. Pikërisht unë konkurrova për rolin e Besartës se më tërhoqi nga ana kreative, por si dhe nga ana simbolike. Besarta është një karakter me shumë humor dhe shumë tragjedi, e flakëruar për familjen dhe prejardhjen e saj shqiptare, por edhe shumë e dedikuar për të vazhduar këtë jetë të suksesshme në Amerikë. Besoj se çdo shqiptar që jeton në diasporë që arrin këtu ka të njëjtat qëllime. Nga ato që ju patë në shfaqjen e kësaj komedie, gati çdo shqiptarë është përballuar në mërgim. Mbasi komedia është një histori reale që mund të jetë shumë e këndshme, sepse ne shohim humor në përleshje të kulturave të ndryshme. Komedi të tilla mund të arrijnë nivele të reja kur ne e pranojmë, siç i themi ne shqiptarët "i huaji në një vend të huaj". INA : Çfarë ju ka tërhequr më shumë nga jeta artistike e shqiptarëve në New York ? Anisa Dëma : Më vjen shumë mirë që kemi një komunitet artistësh Shqiptar, që zgjerohet nga dita në ditë me producentë, regjisorë, aktor dhe artistë të të gjitha fushave që po integrohen me shumë sukses në jetën dhe artin amerikan dhe po lejnë gjurmët e tyre. Besoj se me bashkëpunim dhe me përkrahje të njëri tjetrit, kemi filluar të krijojmë projekte edhe më të suksesshme artistike, që shpresoj të shumëfishohen në të ardhmen. Gjithsesi, besoj se është e rëndësishme të çajmë ne çdo fushë të artit për sa më shumë spektator, shqiptar, amerikan dhe të huaj. INA: Cilët janë emrat më të rëndësishëm të artit që keni më për zemër ? Anisa Dëma : Për mua ka shumë, por emra që i kujtoj vazhdimisht nga kinemaja Shqiptare, si dhe ajo e huaj janë: Meryl Streep, Kate Winslet, Audrey Hepburn, Al Pacino, Jack Nicholson, Kadri Roshi, edhe Violeta Manushi, e cila me ka frymëzuar nga roli i saj tek ‘Zonja Nga Qyteti’ për karakterin tim të parë komik që kam luajtur në gjimnaz. INA : Dhe së fundi le të kthehemi edhe pak tek jeta juaj, sa herë e keni vizituar Shqipërinë? Të pakën siç i themi ne, për t'u çmallur apo edhe me ndonjë "projekt"? Anisa Dëma : Hear e parë që jam kthyer në Shqipëri, ka qenë në 1999 - në një kohë që ishte akoma shumë transitore në Shqipëri. Hear e dytë ka qenë në 2008, dhe që atëherë jam kthyer për vit. Çdo herë jam kthyer për t'u çmallur dhe mezi sa prisja të shpenzoja kohë me pjesëtarët të familjes time që jetonin akoma në Shqipëri. Çdo pushim që kam bërë në Shqipëri, ka qenë një më i ëmbël se tjetri, dhe me jep një ndjenjë të pakrahasueshme me asnjë gjë tjetër. Biles këtë vit me doli rasti të konkurroja dhe të punoja në një projekt filmi me metrazh të shkurtër, që më lidhi aq më shumë me vendlindjen time. Filmi është projekti i regjisorit të suksesshëm në Amerikë, Andamion Murataj, dhe titullohet "Një Sy Mbyllur." Ky projekt financohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë Shqiptare dhe është gjë e shkëlqyer që tashmë kanë filluar të ndërtohen urat midis komunitetit të artistëve të suksesshëm shqiptar në Amerike dhe vende shqipfolëse si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ishte një kënaqësi e madhe të punoja në këtë projekt mbarëshqiptar nën syrin kreativ të Adamionit, por edhe me aktor të njohur në Shqipëri, nga Kosova, si dhe me Luan Bexhetin, aktor dhe komedian i njohur në Nju Jork me origjinë nga Tetova - Maqedoni. Ishte një bashkëpunim shumë kuptimplotë, sidomos për mua, Luanin dhe Andamionin që jetojmë në Nju Jork, dhe na krijohen mundësi të tilla të xhirojmë projekte në Shqipëri. Shpresoj që ky është vetëm fillimi për bashkëpunime të tilla me shpresë që të kontribuojmë të tërë sa më shumë për filmat, teatrin dhe në përgjithësi, çdo projekt artistik shqiptar! INA : Ju faleminderit për intervistën dhe suksese ! Anisa Dëma : Ju faleminderit shumë edhe ju! Ishte me të vërtet kënaqësia ime të jap intervistën e parë për agjencinë e lajmeve INA ! Gazetari Beqir Sina dhe Anisa (http://bullerdick.files.wordpress.com/2010/03/dsc_0090-copy.jpg)
FotoArtistikengaAlbanaCiftja1.jpg
(image/jpeg, 66 KB) - not displayed
anisa008.JPG
(image/jpeg, 35.3 KB) - not displayed
anisa012.JPG
(image/jpeg, 38.3 KB) - not displayed
anisa018.JPG
(image/jpeg, 24.5 KB) - not displayed
anisa019.JPG
(image/jpeg, 25.8 KB) - not displayed
anisa022.JPG
(image/jpeg, 36.6 KB) - not displayed
fotoartistikengaAlbanaCiftja.jpg
(image/jpeg, 66.1 KB) - not displayed
FotoArtistikengaAlbanaCiftja1.jpg
(image/jpeg, 66 KB) - not displayed
NeLlogaraperxhirimteNjeSyMbyllur.jpg
(image/jpeg, 28.1 KB) - not displayed