Vajza me ferexhe dhe zv.ministrja me dekolte
Arben Nelku <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
1.
Në fundvitet 80’ kur isha pionier i Enverit dhe shkoja ne shkollën “8 nëntori”
në Kombinat, më kujtohet si tani që jashtë mureve të shkollës dhe në rrugët e
Gastranomit uleshin disa “katunare” nga Sharra. Këto plaka që vishnin benevrekë
të gjerë dhe mbanin shami në kokë, shisnin majdanoz, kopër dhe vezë nga mëngjesi
e deri në aksham. Shisnin në mes të shiut dhe vapës, në mes të baltës dhe të
ftohtit. Në shumë raste policët e lagjes u shkonin dhe i dëbonin nga cepat ku
shisnin por sapo largoheshin policët ato dilnin sërisht. Kur vinte akshami, me
ato pak lekë që kishin fituar gjatë ditës, plakat shkonin në dyqanin e bukës dhe
lusnin shitëset që t’u jepnin një bukë gruri, pasi në fshatin ku jetonin, Partia
e Punës u jepte të hanin vetëm bukë misri pasi buka e grurit ishte rezervuar
vetëm për qytetin.
Kur i shihja këto plaka që rrinin me brekushe të mëdha e të zeza dhe mbanin
shami në kokë dhe kur flisnin me njëra tjetrën pëshpërisnin fjalë arabe si ‘ja
Rabi shyqyr’ (o Zot të falenderoj) e ‘toben estakfirullah’ (përpara teje
pendohem o Zot) mua si një shqiptar i gjeneratës së realizmit socialist, ku
nëpër shkolla na mësohej që Zoti nuk ekziston, fjalët arabe të plakave me shami
më dukeshin shumë të çuditshme. Por më shumë më habisnin veshjet e tyre, shamitë
e bardha dhe brekushet e gjëra që vishnin. Sa herë i bëja pyetje vetes pse
visheshin kështu dhe çfarë do të thonin fjalët që ato pëshpërisnin në atë gjuhë
të huaj (fjalë që ne nëpër shkolla na i mësonin si barbarizma)?
Kombinati i fundviteve 80 ishte produkti më i dukshëm i reformës së realizmit
socialist në Shqipëri. Lagja perëndimore e Tiranës e ndërtuar nga Stalini ishte
populluar me njerëz që Partia e Punës solli me shumicë nga jugu dhe veriu i
vendit, të cilët duke punuar në Kombinatin e Tekstileve Stalin prodhonin veshje
për popullin tonë revolucionar dhe heroik. Lagja 6, siç njihej Kombinati në atë
kohë, ishte ndërtuar sipas skemave të ndërtimqyteteve socialiste. Në qendër
ishte statuja e Stalinit rreth të cilës vinin vërdallë autobuzat e linjës
Kombinat-Kinostudio. Në krahun e djathtë ishte kinemaja e cila shërbente si
“xhami” e pushtetit ku klasa punëtore indoktrinohej e socializohej me “të
vërtetat” që filmat dhe arti i realizmit socialist propagandonte. Në krahun e
majtë qëndronte Kombinati i ndërtuar nga sovjetët, ndërsa matanë rrugës
shtriheshin pallatet me tulla të kuqe të ndërtuar nga sovjetët, e më pas ato me
tulla silikate që kishin ndërtuar vetë shqiptarët. Pallatet tona ndaheshin nga
rrugë të drejta të cilat kishin emra herojsh komunistë vllehë dhe muslimanë si
Llazi Miho, Llambi Bonata, Hamdi Cenoimeri etj. Ne qytetarët e Kombinatit
jetonim në pallate dhe kjo na bënte të ndjeheshim superiorë ndaj katunarëve.
Kur komunistët ndërtuan Kombinatin, ata u morrën me dhunë tokat
katunarëve muslimanë të Sharrës, u prishën xhaminë e u ndaluan fenë. Fëmijët e
tyre i bën bujqër që punonin në kooperativë, e ata që ishin më servilë i bën
komunistë të cilët shanin Allahun nëpër katund, pinin raki e lavdëronin Enver
Hoxhën. Ndërsa gratë me shami që unë shihja përditë ishin nënat e “fanatikëve”
katunarë, të cilat regjimi i kishte përjashtuar nga jeta e qytetit. Ne që
jetonim disa qindra metra larg Sharrës, pra në Kombinat e quanim veten qytetarë,
ndërsa ata që jetonin pak metra larg nesh, në shtëpi me qerpiç e me gurë dhe
rrugë me baltë e që flisnin një dialekt ndryshe nga yni shiheshin si katunarë.
Fëmijët e qytetarëve ishin të privilegjuar në Tiranën e Realizmit Socialist.
Edhe pse Kombinati shihej si lagje jo aq e mirë sa fjala bie Blloku dhe 21
Dhjetori ku jetonte Edi Rama dhe elita komuniste, sërisht ne “kombinacat” ishim
qytetarë në krahasim me katunarët. Ishim pak më të egër sesa “skorpionsat” e
Tiranës pasi vinim nga familje punëtorësh, por sërisht numëroheshim si çuna
tirone. Ne bënim shkolla të mira, jetonim në apartamente të mira, shkonim me
pushime gjatë verës dhe gjatë fundjavës në plazh në Durrës. Kush nga ne mësonte
mirë mund të shkonte në universitet e kështu me radhë. Por fëmijët e katunareve
muslimane e me shami punonin në bujqësi, ishin shumë më të varfër sesa ne dhe si
pasojë edhe më të egër dhe shumë prej tyre bëheshin gangsterë e bixhozçinj me të
cilët më pas merrej policia dhe i çonte nëpër burgje. Arsyeja pse ne, kombinacat
kishim më shumë shanse në jetë sesa katunarët e Sharrës dhe katundeve përreth
Tiranës, nuk është se ishim gjenetikisht më të mirë se ata. Por arsyeja ishte e
thjeshtë; regjimi komunist i kishte përjashtuar nga sistemi gratë me shami të
Sharrës dhe burrat e saj besimtarë, etërit e të cilëve kishin qenë njëherë e një
kohë sunduesit e Tiranës e mbështetësit e Haxhi Qamilit dhe Esat Pashë Toptanit.
Pushteti i kishte harruar në baltërat e kooperativës ata që kishin qenë pronarët
e tokës, ndërsa ne ‘qytetarët’ e ardhur nga larg, na kishte dhënë shanse që të
edukoheshim sipas standarteve të regjimit dhe të përparonim në jetë.
2.
Debati që po bëhet këto ditë në Tiranë, ku ministri i arsimit Myqerem Tafaj dhe
zëvendësja e tij Nora Malaj kanë përpunuar një projektligj për sistemin arsimor
parauniversitar, më kanë sjellë ndërmend vitet e mia të vegjëlisë dhe Kombinatin
socialist. Në atë kohë ashtu si edhe sot, regjimi kishte shpikur standarte dhe
ligje diskriminuese sipas të cilave fshati shtypej nga qyteti, katunari sundohej
nga qytetari dhe besimtari nga qafiri. Standartet e regjimit komunist shtypnin e
diskriminonin kulakun, reaksionarin e fetarin në emër të diktaturës së
proletariatit. Ama edhe sot pas 20 e kusur vitesh historia duket sikur po
përsërit vetveten. Në një bisedë televizive që pashë në datë 27 dhjetor 2010 në
televizionin ABC News zv.ministrja e arsimit Nora Malaj e cila kishte veshur një
bluzë dekolte nëpërmjet të cilës i dukej gjoksi, në debatin që bënte me Enkel
Demin sqaronte që në Shqipëri sistemi arsimor ka karakter laik dhe kjo do të
thoshte që në institucionet arsimore indoktrinimi fetar është i ndaluar.
Laicizimin e shkollës ministrja militante LSI-ste e quante “filozofi
institucionesh” e “ligje me të cilat ndërtohet shteti” e si pasojë legjitimonte
përjashtimin që ministrja me dekolte i bënte nga sistemi vajzave me ferexhe.
Ndërsa shihja intervistën e ministres Malaj më kujtohej koha e Partisë së Punës
kur në Shqipëri arsimi ishte laik dhe ateist ashtu sikur edhe sot. Në atë kohë
Brahmanët komunistë të pushtetit i kishin shpallur luftë Allahut dhe atyre që
ata quanin “zakone prapanike” dhe personave që visheshin e besonin si
“prapanikët”. Si modernizues që ishin, komunistët vazhduan politikat
oksidentalizuese që Ahmet Zogu nisi në Shqipëri. Politikat e Zogut ishin ato që
nisën ç’rrënjosen e fesë dhe ndërtuan njeriu e ri shqiptar, i cili ishte
nacionalist i pafe, por e shihte veten si progresist meqë nuk falej në xhami, e
kishte nxjerr gruan pa shami si kaureshat e Evropës, kishte lënë xhamadanin dhe
vishte xhaketë, pinte raki e lozte kumar si këmishëzijtë e Italisë. Lufta kundër
fesë në Shqipëri një nga objektivat kryesorë ka patur gruan dhe në veçanti atë
muslimane e cila ndryshe nga gratë perëndimore që shkonin në kabare e
kurvëroheshin pa teklif, muslimanet ishin dhe janë shumë fanatike dhe besnike
ndaj nderit dhe burrave të tyre. Kuislingu fashist, Mehdi Frashëri të cilin Nora
Malaj përmendte jerm në intervistën e saj, ashtu si edhe Mithat Frashëri, Rexhep
Mitrovica, Stavro Vinjahu e një seri politikanësh imoralë të asaj kohe që ishin
magjepsur nga rrospijet e Parisit, donin që gruan shqiptare ta ‘emanciponin’
sipas modës ala-frënga. Ti jepnin “të drejta” sipas modelit të kaureshave të
Perëndimit, ta nxirrnin nga shtëpia dhe ta bënin “të barabartë” me burrin. Pra
me pak fjalë ta largonin nga pozita e nënës dhe gruas dhe ta “emanciponin” në
pozitën e kurvës, dashnores, punëtores dhe revolucionares.
Në shkrimin Ferexheja dhe qytetërimi, të botuar në gazetën “Bota e re” në vitin
1936, Tajar Zavalani mbulimin e gruas muslimane me ferexhe e trajtonte si “një
nga mbeturinat më të shëmtuara të botës së vjetër” dhe “formë skllavërimi.”
Sipas tij emancipimi i gruas lidhej me zhveshjen e saj dhe për këtë kërkonte që
gratë të zhvisheshin edhe në Shqipëri në mënyrë që të civilizohen. Idetë e
Tajarit u ndoqën me besnikëri edhe nga komunistët në Shqipëri. Enver Hoxha i
cili ishte produkt i shkollës së Zogut dhe licejve francezë që u hapën në vitet
30, në direktivat që jepte pas Çlirimit (shiko Enver Hoxha, Për gruan
(përmbledhje veprash) 1942-1984, Tiranë 1986, SHTËPIA BOTUESE «8 NËNTORI») gratë
me shami i trajtonte si “Mbeturinat e bejlerëve dhe të agallarëve…” të cilëve
“Feja, perçja u shërbejnë … për të mbajtur të tjerët në errësirë, në injorancë,
për të livadhisur lirisht në kurrizin e të tjerëve.” Nën direktivat e tij dhe
Partisë së Punës, komunistët morën e zbritën nga malet e fushat e Shqipërisë më
mijëra gra dhe të reja të cilave u hoqën me dhunë shamitë dhe doket e traditës
dhe i bën revolucionare, zboriste, partizane dhe më pas punëtore të socializmit.
Shumë nga vajzat që komunistët morën në male dhe bënë partizane gjatë luftës, në
fakt ishin rrospije kolektive, të cilat pas çlirimit, Partia e Punës i bëri
heroina. Ato që hoqën ferexhetë në vitet 40 dhe u bënë partizane e dolën në
çetë, ishin gratë e “emancipuara” që kërkonte të ndërtonte realizmi socialist.
Këto partizane u idealizuan gjatë komunizmit nëpër filmat e realizmit socialist,
siç është filmi “Përtej mureve të gurta”, ndërsa vajzat me perçe sulmoheshin si
të prapambetura. Në albumin “Gruaja Shqiptare” të botuar në vitin 1972, Elena
Kadare fushatën e Partisë kundër veshjes fetare të grave e legjitimonte si luftë
kundër “dokeve e zakoneve të vjetra feudale, patriarkale e borgjeze.” Ashtu si
edhe oksidentalistët e Zogut, Elena Kadare, i shoqi i saj Ismaili dhe të gjithë
spindoktorët e regjimit shaminë dhe zhveshjen e gruas e shikonin si një kurban
që duhej bërë në mënyrë që të “emanciponin” grate sipas shembullit të
partizaneve që pas lufte ishin shpallur heroina.
3.
Emancipimi i grave sipas normave të realizmit socialist dhe oksidentalizmës së
kohës së Zogut ka vazhduar në vendin tonë edhe pas rënies së komunizmit. Edhe
pse në vitet 90’ amerikanët e lejuan praktimin e fesë në Shqipëri, kur vjen puna
te ligjet e vendit dhe natyra e regjimit, në vend janë ndjekur me besnikëri
mësimet e laicizmit francez dhe shthurrjes morale të shoqërisë sipas recetave
Perëndimore. Mësimet e Islamit dhe të Kishës Katolike të cilat kërkojnë ruajtjen
e familjes e të nderit dhe ndërtimin e një shoqërie me moral janë injoruar si në
shoqëri ashtu edhe në arsim. Agjencitë perëndimore që dizanjuan shqiptarin e ri
paskomunist, me në krye USAID-in, që prej fillimviteve 90’të kanë sponsorizuar
me qindra programe nëpër shkolla, spitale, institucione shëndetësore etj duke
mësuar gratë shqiptare sesi të përdorin kontraceptivët, dështojnë kopilët nëpër
spitale, zbatojnë planifikimin familjar dhe të dinë sesi ti bëjnë hile burrave
të tyre. Ky proçes po ndiqet tashmë edhe në Kosovë saqë kur kam qenë aty për
herë të fundit jam habitur që në banjon e një kafeneje, OJQ-të amerikane
shpërndanin prezervativë falas për gratë në mënyrë që të mos ngelin shtatzëna.
Sponsorizimi i degjenerimit nga agjencitë perëndimore në Shqipëri dhe në Kosovë,
emigracioni masiv i shqiptarëve drejt Perëndimit pas viteve 90të dhe degjenerimi
që po mbillet në vend nga televizione si Top Channel dhe të tjerë ka arritur që
të shkatërrojë familjen shqiptare, ndaloj bumin demografik shqiptar në Evropë
dhe shkatërrojë themelin islamik të familjes së madhe të cilin kosovarët dhe
shqiptarët patën si armën e tyre më të fortë kundër ekspansionit serb gjatë
shekullit të XX.
Si rrjedhojë e shkatërrimit të familjes dhe prishjes së nderit sot shqiptarët
kanë nisur të prodhojnë femra si ato që ne shohim në spektaklet televizive, që
nga Portokallia, Fiks Fare e Big Brother, ku virtyti që zuzskat mediatike dinë
të reklamojnë është lakuriqësia, seksualizmi dhe mospatja e asnjëlloj norme
morali apo turpi përpara mashkullit. Shumë gazetare dhe drejtuese emisionesh të
televizioneve të Tiranës kanë bërë bujë në vitet e fundit me skandalet e tyre
seksuale e videot që u janë përhapur nëpër internet që tregojnë shthurjen e tyre
morale. Të njëjtën gjë shohim edhe në Prishtinën e pasluftës ku kosovarët të
cilët deri pak dekada më parë vriteshin për nderin e çikës përpara serbit, shumë
nga vajzat e tyre sot janë kthyer në prostituta të EULEX-it dhe mafies
Perëndimore Dy nga prezantueset më domethënëse të kulturës degjeneratë të
Shqipërisë e Kosovës sot janë edhe Genta Ismajli me këngën “Shkune
tune”http://www.youtube.com/watch?v=x9I7bVEayWo apo Çiljeta Xhilaga që këndon me
grupin kosovar Tingulli 3, e cila si shpërblim për këngën e degjeneruar “E kam
bothën e mirë” http://youtube.com/watch?v=iKJDZYwesKs, është shpërblyer nga
kryeministri ynë duke e zgjedhur anëtare të Këshillit Kombëtar të PD-së e
ndoshta në zgjedhjet e ardhshme z. Berisha mund ta emëroj edhe zv.ministre të
arsimit në vend të Norës së Ilirit. Kryeministrit Berisha dhe ministrave të tij
qejfli të cilëve u pëlqejnë dekoltetë e ministres Malaj, mbërtheçkat e
punëtoreve të Ministrisë së Kulturës dhe bothët e Çiljeta Xhilagës nuk do të
guxonin kurrë që në Këshillin Kombëtar të PD-së apo nëpër ministri të merrnin
femra me shami siç kanë bërë me Çiljetën dhe me Norën, pasi nëse do të bënin një
gjë të këtillë do të mërzisnin ambasadën amerikane në Tiranë, e cila, kur
Universiteti Evropjan i Tiranës bëri përpara ca vitesh një reklamë të një vajze
me shami, protestoi pranë këtij universiteti pasi ishte e pakënaqur me
promovimin e shamisë dhe moralit islamik.
4.
Projektligji për sistemin arsimor parauniversitar të cilin ministrat Tafaj dhe
Malaj po sjellin për aprovim në parlamentin tonë në këto javët e fundit është
një projektligj i cili ndjek me fanatizëm trendet degjeneruese dhe anti-fetare
që ka patur arsimi në Shqipëri që pas Kongresit të Lushnjes. Feja u hoq nga
shkollat e Shqipërisë në vitin 1923 kur ministri mason i arsimit, Rexhep
Mitrovica, nën udhëzimet e padronëve të tij francezë vendosi që të largojë fenë
nga shkolla dhe të prodhojë një arsim laik dhe ateist. E njëjta gjë po pësëritet
edhe në Nenin 5 të projektligjit Tafaj-Malaj ku shkruhet që: 1. Arsimi
parauniversitar publik ka karakter laik dhe 2. Në institucionet arsimore është i
ndaluar indoktrinimi fetar. Nga këto dy nene kuptohet që shkollat që dyshja
Tafaj-Malaj po duan të projektojnë në Shqipëri janë vazhdim i fondamentalizmit
laik të modelit francez, ku shkolla shtetërore e cila mbahet me paratë e
taksapaguesëve shqiptarë, do të vazhdojë ti deklarojë luftë Zotit dhe nuk do të
pranojë kompromis siç ndodh në shumicën dërrmuese të vendeve të Evropës ku
fëmijët përkrah biologjisë darviniste mësojnë edhe mësim besimin, përkrah lirisë
seksuale mësojnë edhe për vlerat e familjes e përkrah shkencës shekullare
mësohet edhe filozofia e fesë. Ministrat Tafaj-Malaj kërkojnë të ndërtojnë një
shkollë militante laike e cila do të vazhdojë që ti shpalli luftë Zotit dhe
vlerave morale që predikojnë librat e shenjtë në të njëjtën mënyrë siç bën
shkollat e Zogut dhe Enver Hoxhës dekada më parë.
Por problemi edhe më i madh i Projektligjit Tafaj – Malaj është se me nenin 36,
përndryshe nga shkollat e kohës së Zogut, ai kërkon të përjashtojë dhunshëm
jashtë shkollës edhe njeriun fetar dhe sipas pikës 4 sulmon në veçanti femrën me
shami. Duke i përjashtuar femrat besimtare nga sistemi, dizanjuesit e
projektligjit synojnë që njeriun besimtar dhe në veçanti seksin e dobët, femrën
fetare, ta lënë jashtë sistemit publik të vendit duke e dënuar kështu me vdekje
institucionale. Çfarë do të sjellë ky përjashtim, është përseritje e asaj që unë
kam parë në vitet 80’të. Gratë me shami do të ngelen të paditura e kthehen në
qytetare të dorës së tretë. Fëmijët e tyre do të ngelen injorantë. Kjo gjë që do
të sigurojë sundimin e Shqipërisë nga klasa e femrave me dekolte dhe mbërtheçka
si soji i Nora Malajt, ndërsa femrat me shami e fëmijët e tyre do të ngelen
taksapagues dhe të sunduar.
5.
Intervista e zv.ministres Malaj që ndoqa në datën 27 dhjetor 2010
nëpërmjet internetit në linkun http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/1280 më la
me gojë hapur jo vetëm për arrogancën e zv.ministres me dekolte ndaj femrës me
ferexhe, por edhe për injorancën e saj të thellë. Në inçizimin online që kam
ndjekur, në minutën 02.39 kur zv.ministrja flet për problemin e shamisë ajo
thotë që “një problem të shamisë i cili nuk është ngritur vetëm sot, por është
ngritur që në 1935 nga Zogu, dhe atëherë ka pasur një problematikë shumë të
madhe, dhe për ta zgjidhur këtë problem atëherë Zogu, nuk mund ta zgjidhte dot
në mënyrë me dekret por vendosi të mblidhte një këshill të përfaqësuesëve të tij
më të lartë me monitorimin nga Perandoria Osmane atëhere dhe e kaloi në
parlament dhe ja dha Mehdi Frashërit për të diskutuar, dhe mbasi bën një raport
prej 35 faqesh thanë që kjo nuk është simbolikë fetare, e fesë myslymane,
shamia. Dhe atëherë u nxorr një dekret që nuk lejohej shamia përveçse në
mjediset e familjes edhe nëse dilje jashtë nuk e di mesa dënohej me treqind apo
katërqind franga”. Në citimin e zbardhur më sipër nuk dua të korigjoj Norën për
gabimet e saja gjuhësore. Si mësuese gjuhë letërsie që është ajo mund t’ia japë
vetë notën vetes. Por ajo që dua të vë në pah këtu është se zv.ministrja jonë jo
vetëm që nuk di sesi të shprehet, por bën gabime aq të thella historike saqë në
rast se do të ulej për provimin e maturës në shkollën e mesme që ajo kërkon të
reformojë do të ngelte në klasë. Zv.ministrja tregon injorancë të thellë kur
deklaron se në kohë të Zogut është ndaluar shamia. Në kohë të Zogut është
ndaluar perçja apo nikabi (pra mbulimi i fytyrës dhe jo shamia e kokës). Dhe ky
ndalim nuk erdhi nga Zogu apo komisionet e tij por nga vetë Komuniteti Musliman.
Në të njëjtën kohë, ndalimi nuk ndodhi në vitin 1935 siç deklaron zv.ministrja
por në 1937. Dhe përkundër injorancës së zv.ministres që thotë se ky ndalim u bë
me monitorimin e Perandorisë Osmane, ajo duhet të mësojë që Perandoria Osmane ka
vdekur në vitin 1923 dhe Republika Turke e Mustafa Qemalit në këtë kohë nuk
kishte mardhënie të mira me Zogun të cilin e shihte si një sharlatan dhe jo më
të monitoronte heqjen e ferexhesë në Tiranë.
6.
Projektligji për sistemin arsimor parauniversitar të cilin ministrat Tafaj dhe
Malaj duan të aprovojnë në parlamentin e Tiranës është një projektligj i keq për
të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Është një projektligj i inspiruar nga
politikat franceze të laicizmit militant i cili i shpall luftës fesë, Zotit dhe
femrës besimtare.
Shkollat në Shqipëri nuk duhet të ndërtohen sipas shembullit laik francez.
Laicizmi francez prodhoi në Shqipëri një nga diktaturat më të egra laiciste të
shekullit të XX. Por edhe në Francë, ky laicizëm ka prodhuar një shoqëri të
degjenuar, ksenofobike e cila sot e kësaj dite vazhdon të përjashtojë dhe
diskriminojë muslimanët, afrikano veriorët dhe popujt që janë ndryshe nga
francezët e bardhë. Franca me laicizmin e saj është një rast i dështuar i cili
ka dëshmuar që njeriu që prodhohet në sistemin masonik francez nuk është njeri
me vlera që duhet patur zili. Shembulli më i fundëm i Republikës Franceze, ku
presidenti i saj ka marrë për grua një rrospi mediatike si Karla Bruni, tregon
qartë krizën e laicizmit dhe pretendimeve të tija universaliste. Ne në Shqipëri
nuk duhet të prodhojmë një rini sipas shembullit të Karla Brunit.
Ministri ynë i arsimit që arsimin e tij bazë e ka për veterinari, dhe
zv.ministrja e cila nga një mësuese e keqe gjuhë-letërsie, militantizmi në
Partinë e Ilir Metës e ka katapultuar në Ministri të Arsimit, duhet të ulen dhe
studiojnë pak më shumë mbi fushën e arsimit dhe historisë së qytetërimeve
përpara se të bëjnë çmendurirat që duan të bëjnë me sistemin arsimor
parauniversitar. Shembujt e Shqipërisë në kohën e Zogut dhe të Enver Hoxhës të
cilat zv.ministrja Malaj as që nuk i di sesi janë, nuk janë shembuj që duhen
ndjekur. Ministri Tafaj dhe znj. Malaj që vuajnë nga injoranca fetare dhe nuk
kanë formimin e duhur shkencor për këto punë nuk duhet të ndjekin recetat që
ndonjë ambasadë e huaj u ofron dhe me ato të marrin në qafë gjeneratat e reja.
Meqë mesa shihet nga deklarimet e tyre, ministrat kanë mungesa të thella
historike-pedagogjike dhe fetare, ata do të bënin mirë të jepnin dorëheqjen nga
posti të cilin u ka dhuruar doktor Berisha dhe të kryejnë disa studime në fushën
e pedagogjisë, fesë dhe historisë. Por nëse nuk e bëjnë këtë dhe u pëlqen
karrikja që u kanë dhuruar bajraktarët Meta dhe Berisha, atëherë janë të lutur
që të mos vazhdojnë eksperimente si skemat piramidale që doktori provoi në
Shqipëri në vitet 90, pse vuajtësi nga këto skema është populli i thjeshtë dhe e
ardhmja e tij. Meqë sot Shqipëria është një protektorat amerikan dhe
sahanlëpirja ndaj tyre të mban në pushtet, unë do u sugjeroja ministrave
Tafaj-Malaj që të huazojnë të paktën projektligjet e sistemit shkollor amerikan
për ministrinë e tyre. Në sistemin arsimor amerikan ndërsa feja është e ndarë
nga shteti, shekullarizmi amerikan nuk ndalon njeriun besimtar nga praktimi dhe
demonstrimi i fesë dhe nuk e lufton fenë siç bën laicizmi i urryer francez.
Nora me dekolte