Vdiq ne Nju Jork : Ndue Gjonmarku pinjoll i krenarise se historise 7 shekullore
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Ndue Gjonmarku (1914-2011) pinjoll i krenarise se historise 7 shekullore te Kapidaneve te Mirdites Diten e marte, me 4 Janar 2011, ne Spitalin “North Shore” Forest Hills, Queens New York, ne moshen 97-vjeçare (ne oren 11:00 nates), u nda nga jeta Kapidani i Mirdites Ndue Gjomarku, i rrethuar nga familja, vellai Kapidan Nikolle Gjonmarku, djali Gjoni dhe vajzat: Kristina, Bardha dhe Aleksandra. Ishin te pranishem meshtari Dom Pjeter Popaj dhe miqte e ngushte te familjes Gjomarku: Dr. Gjon Buçaj Kryetar i Federates Panshqiptare “Vatra” dhe Sekretar i Blokut Indipendent, Tome Mrijaj Sekretar i Pergjithshem i Lidhjes se Prizrenit etj. Ne momentet e fundit te jetes se tij Dom Pjeter Popaj beri salikimet e rastit per aktivistin nacionalist Kryetarin e Blokut Indipendent dhe besimtarin e devotshem te Kishes katolike shqiptare ne New York Kapidan Ndue Gjomarku. Kush ishte Kapidani Ndue Gjonmarku? Ne Orosh te Mirdites para 97-te vjeteve, do te linde me 29 shtator te vitit 1914 Ndue Gjonmarku, qe i shton gezimin prinderve te vet dhe vellait te pare Markut. Kjo familje e madhe oroshase, do te kete 10 femije, pese djem dhe pese vajza. Aty linden femijet njeri mbas tjetrit, duke filluar me Markun, qe eshte femija i pare dhe me pas u lind Ndoja, Lleshi (Aleksandri), Deda, Nikolla dhe motrat: Dava, Gjela, Marta, Dila dhe Bardha. Kapidani Ndue Gjon Marku, nga nena ishte nipi i Bajraktarit te Kurbinit i Gjok Pjeter Pervizi, nje personalitet i njohur askohe per bese, burreri, zakone e tradita te hershme e bashkekohore shqiptare. Babai Gjoni perkujdeset qe djemte te ndjekin shkollen fillore, ku midis tyre edhe Ndue Gjomarku vijon pese vitet e para fillore dhe gjimnazin prane shkollave private katolike te Fretenve Françeskane dhe Jezuitve ne vitin 1934 ne qytetin e lashte kulturdashes Shkoder, ne kohen kur Minister i Arsimit ne Qeverine e Mbretit Zog ishte Dr. Mirash Ivanaj. I prirur pas botes se librave dhe kultures civilizuese perendimore, adolishenti Ndue niset ne vitin 1937 per studime te larta sebashku me vellaun Lleshin ne Universitetin (College) ne Terezianum te Vjenes ne Austri. Pas disa vitesh kthehet ne Shqiperi dhe pas disa muajsh shkon ne Universitetin e Firences (Itali) per te ndjekur studimet e larta ne Jurisprudence. Ai per asnje çast nuk e shkeputi lidhjen me vendlindjen, miqte e huaj dhe vendas, te cilet e donin dhe respektonin, mbasi gjithnje Dera e Kapidanit te Mirdites ka respektuar popullin e Mirdites dhe krahinat te tjera te Atdheut. Me anije i riu Gjomarkaj ne vitin 1943 kthehet ne Shqiperi. Jeta studentore, miqte e rinj dhe shoket ne vendindje bejne qe ai te zgjeroje rrethin e te njohurve. Keshtu sikurse kujtojne disa bashkekohes qe ende jetojne sot ne qytetin e Shkodres dhe ne Orosh te Mirdites, familja dhe ai vete ka pasur nderin, fatin, privilegjin dhe kenaqesine te marre pjese ne shume ngjarje dhe evenimente atdhetare, fetare dhe kulturore ne qytetin e njohur te Shkodres dhe qytetet e tjera, duke kuvenduar me kreret, parine e qytetit, klerike te larte katolike, konsuj dhe udhetare te huaj, qe vinin shpesh ne Shqiperi dhe ne veçanti ne treven e Veriut. Gjate bisedave te lira e pyes Kapidanin, se a keni perjetuar ndonjehere ne jeten tuaj, nje çast i cili ju ka mbetur thelle ne kujtesen tuaj. Dhe ai me nje buzeqeshje fisniku m’u pergjigj: “Isha shum i ri, rreth 16-17-vjeçar e m’kujtohet casti kur n’Shkoder po pergaditej nga Kleri Katolik shugurimi i Ipeshkvit te qytetit dhe Primat i Shqipnis imzot Gasper Thaçi (1882-1946). Paria e Shkodres vjen ne shtepin time dhe me thon t’ju prij ne ket rast ceremonie te randsishme per qytetin dhe besimtart e devotshem katolik. U thash se baba gjindet n’Mirdit. Ata me than qe Ju mund ta zavendsoni Kapidan Gjonin. Un me shum knaqsi mora pjes ne shugurimin e Ipeshkvit. Paria e qytetit, ku banin pjes krent e familjeve ma te njohuna te qytetit, si: Çoba, Muzhani, Pistulli, etj., ku mua ma caktuan vendin n’krye te sofres n’mesin e dy konsujve atij Italian dhe Jugosllav. Isha shum i ri te merrja pjes ne at rreth te madh, ne mesin e atyne figurave te nderueme te qytetit, por e kalova mir proven e par, pasi ne Kullen e Oroshit kishim mesue te degjonim e jo te flasim…”. Edhe studiuesi i njohur ne diasporen shqiptaro-amerikane Idriz Lamaj, ne shenimet biografike per Kapidanin Ndue Gjon Marku shkruan, se: “…Ndojt i paraqiten raste me prite e percjelle personalitete te shqueme shqiptare dhe te hueja dhe me perfaqsue oxhakun e tij te njoftun… Por simbas tij, ne Mirdite ne kontakt me popull e krene, dhe te krahinave te ndryshme, formohet ne pikpamje tradicionale e kanunore. Te gjitha keto kontakte e formojne moralisht e politikisht me kuptue realitetin e gjendjes te nderlikueme te kohes”. (Idriz Lamaj, “Komiteti Kombetar “Shqiperia e Lire” 1949-1956”, New York, USA, 2000, fq.101). Ne bisede e siper e pyes me interes Kapidanin, se si e kalojshe kohen ne ato male te pashkeluna te Mirdites. Ai si zakonisht me nje buzeqeshje fisnike me pergjigjet: “Mirdita per mue asht vendi ma i bukur ne bote e ma i dashtuni. Populli fisnik i krahines se Mirdites na ka dasht e respektue edhe ma shum. Na nuk kena prit asnjiher qi populli me na pershndet ne, por na i kena pershendet perpara te gjithe, pavarsisht se a kan ken te rij apo ma te vjeter se ne. Na kena shkue shum mire me popull dhe kena ken tamam si nji familje e madhe. E prandaj Oroshi e tan krahina e Mirdites asht gjithçka per mue e Deren ton”. Kapidani Ndue Gjonmarku ishte alfa dhe omega ne luften kunder komunizmit E gjithe treva e Veriut dhe qarqet diplomatike e shoqerore te komunitetit shqiptar ne atdhe asokohe e kane njohur e vleresuar lart figuren e madhe te Kapidan Gjon Marka Gjoni dhe te birit te tij te madh Dr. Mark Gjonmarku (Minister i Brendshem) dhe Llesh Gjonmarkut, kane qene shume aktiv dhe jane marre perhere me politike, kurse Ndoja sikurse e thote edhe vete ka pas me shume kenaqesi ne jeten private e familjare. At e bir, duke nuhatur afrimin e furtunes se terbuar komuniste, qe kishte bere kerdi ne Europen Lindore dhe kryesisht ne Rusi, fillojne te pergatisin terrenin per te rizgjuar ndergjegjen e forcave nacionaliste, qe t’i bejne balle komunizmit, qe ishte nje ideologji e shkaterrimit, moral, material, filozofik, ateist dhe paatdhe te njerezve qe jetojne historikisht ne trojet stergjyshore autoktone. Koha kerkonte, qe bijte e shqipes me shume se kurre te tregojne atdhetashurine, per te ruajtur vlerat e lene trashegim nga te paret, dinjitetin e shqiptarit, fene, pasurite private te individit, pluralizmin e mendimeve, perparimin ekonomik dhe lidhjen shpirterore, ekonomike dhe politike me vendet e Europes Perendimore. Per te bere nje politike me te konsoliduar Kapidan Gjoni, ne pranvere (mars) te vitit 1944 i jep jete themelimit te “Grupit Nacional Indipendent”, ndersa i biri Dr. Marku, duke gjetur perkrahje dhe mbeshtetje ne nismen e vet krijon “Lidhjen e Shkodres”, duke mbledhur rreth vetes te gjithe eksponentet kryesore antikomuniste, qe ishin rreshtuar ne organizatat e mirenjohura nacionaliste “Legaliteti”, “Balli Kombetar” dhe “Grupi Nacional Indipendent”. Jo rastesisht, por interesat e larta patriotike, e bejne Ndojen qe te perfshihet menjehere ne politike dhe sapo merr vesht se forcat e ashtequajtura partizane po i afrohen vendlindjes se tij te dashur Mirdites, lajmeron vellain e vet ne Tirane, se krahina dhe e gjithe Shqiperia e Veriut po sulmohet nga bisha e kuqe, qe per fat te keq kishte emer e gjak shqiptari. Ai nder te tjera kerkon te leshoj kushtrimin e qendreses me vullnetaret e vendosur antikomunist. Menjehere i vjen pergjigjja pozitive dhe inkurajuese e vendosmerise nga i vellai Dr. Marku, qe ishte shume i shqetesuar per fatet e brishta te vendit. Ai, sikurse kujton Kapidani Ndue Gjon Marku dhe shkruan edhe studiuesi Idriz Lamaj per kete ceshtje, i thote se: “Ndue i dashtun, sot fillon nji kthese e re ne historine e Deres sone, te Mirdites e Shqipnise mbare. Mbledh sa me shume vullnetar e fillo qendresen kunder brigadave komuniste. S’kemi rruge tjeter”. (Idriz Lamaj, Vep. e cit., fq.102). Organizimi i forcave politike dhe luftetareve nacionaliste bene qe nje dite Ndoja te takohet me perfaqesuesit me te larte te grupimeve nacionaliste te “Legalitetit” dhe “Ballit Kombetar”, te cilet gjate perleshjeve te tyre te meparshme kishin pesuar humbje ne forca, por qe nuk iu dorezuan komunisteve. Ata tashme kishin arritur ne Veri te Shqiperise. Udheheqesi i Organizates “ Balli Kombetar” patrioti Mit’hat Frasheri dhe drejtuesi i “Legalitetit” Abaz Kupi, kishin mberritur ne shtepine e Gjon Fushes ne Bulger te Mirdites. Mit’hat Frasheri, qe mbetet ne Mirdite, sebashku me ballistet e tjere shkojne ne Sh’Pal, ku i pret Ndue Gjomarku ate nate dhe te nesermen i percjelle me besniket e tij per ne Shkoder. Me sherbestarin e kombit Mirt’hat Frasherin (i biri i patriotit te flakte te Rilindjes Kombetare Abdyl Frasherit), Ndoja do te kete edhe takime te tjera dhe bashkepunime te frytshme ne luften e rezistences kunder komunizmit ne Shqiperi, Europe dhe ShBA. Ngjarjet asokohe zhvilloheshin me shpejtesi. Si gjithnje truri dhe kryet e levizjes antikomuniste mbeten ne Veri te Shqiperise me seli ne Mirdite. Nga ana e tjeter Dr. Mark Gjonmarkaj, me te gjithe forcat vullnetare qe kishte nen kontroll, duke mos u demoralizuar me 26 nentor 1944 len qytetin e Shkodres dhe merr rrugen drejt maleve te Veriut. Tashme Ndoj me bashkeluftetaret e tij per pese muaj ne shi e debore, luftojne pa u mposhtur me te gjithe brigadat partizane te drejtuara nga Mehmet Shehu me urdher direkt te gjeneralit e komandantit asokohe Enver Hoxha. Forcat e brigadave komuniste, duke pase ushtri te madhe ne numer dhe te armatosur mire pushtojne krahinen e Lumes dhe Luren, duke iu afruar shume prane trevave te Mirdites. Forcat nacionaliste, te drejtuar nga Ndue Gjonmarku gjenden para nje rrethimi shume te veshtire, kur brigadat komuniste sulmojne ne tre drejtime menjehere, pa i dhene mundesi nacionalisteve qe te organizohen mire. Ne kete situate te rende te krjuar, sikurse kujton Kapidan Ndoj, asokohe nuk i mbeti asgje tjeter vecse te ngujohet ne Sh’Pal. Keshtu fillon nje lufte e ashper midis komunisteve, qe kerkonin te gjunjezonin e pushtoin me dhune krenarine e historise se lavdishme te Mirdites dhe nacionalisteve, qe kerkonin te mbronin vlerat demokratike dhe lirine e popullit nga nje roberi internacionalisteve proletare, qe ishin per nje bote pa Zot dhe roberi, nata e zeze e se ciles filloi me 29 nentor 1944 ne tere Shqiperine. Megjithe rezistencen e madhe per tre dite me radhe, duke pare edhe humbjet e medha ne radhet e forcave nacionaliste Ndue Gjomarkaj jep urdher per terheqje ne drejtim te Shkodres, nje qender e madhe e rezistences antikomuniste. Kapidan Gjoni, Dr. Marku dhe Ndoj takohen dhe zhvillojne biseden e fundit per planin e ri qe kishte menduar Dr. Marku. Keshtu, ai kishte vendosur sipas logjikes se tij te shendoshe, qe i ati Gjon Marka Gjoni dhe vellai i tij i dyte Ndoja, duhet te largoheshin nga Atdheu, me arsyetimin, se nuk duhet te shuhet dera e tyre nga perpjekjet luftarake qe do te behen me forcat komuniste. Vertete e dhimbshme, por e domosdoshme kjo zgjidhje e menduar shume mire nga Dr. Marku, te cilen pas 9 dekadave mbi supe Kapidani Ndue Gjonmarku e kujton me dhimbje, kur flet per momentin e ndarjes me antaret e tjere te familjes. Ka qene pikerisht Kisha e Kastratit ne Malesi te Madhe, kur Ndoj ka shtrenguar doren per here te fundit me Dr. Markun. At e bir nisen prej Kastratit ne Tuz, Kolashin, Vishegrad, Sarajeve, Zagreb, ne Vjene, Linz dhe ne Insbruk, ne nje dimer te ashper dhe nen bresherine e bombardimeve te shpeshta nga forcat e aleateve. Nga qendrimi per disa dite ne Insbruk me nje makine udhetojne drejt Italise, duke kaluar ne “Passo di Resia” afer kufirit te Zvicres. Per pese muaj ata qendruan ne Merano deri ne gusht te vitit 1945 dhe me pas moren drejtimin drejt Romes, qe mbetet edhe stacioni i fundit i tij. Me te mberritur ne Perendim (Itali), Kapidani Ndue mendoi per te bashkuar forcat nacionaliste dhe antikomuniste, per te hedhe bazat e krijimit te nje organizate te mirefillte politike kunder rregjimit te kuq te Tiranes zyrtare, qe po e zhyste popullin ne mjerim. Fryt i ketyre perpjekjeve eshte edhe krijimi i partise politike me emrin “Bloku Kombetar Indipendent” ne vitin 1946 e cila do te kete jetegjatesi deri me permbysjen e komunizmit ne Shqiperi me 13 dhjetor 1990, duke i qendruar me dinjitet deri ne fund, ku e mbylli me ndere e njerezi. Gjate vitit 1948, ne bashkepunim me aleatet perendimore anglo-amerikane, Kapidanit Ndue i paraqitet rasti per te derguar vullnetar per te permbysur komunizmin ne Shqiperi, duke krijuar ne kete menyre Komitetin Kombetar “ Shqipnia e Lire”, ku benin pjese shume antare te Blokut. Ne lidhje me kete mision Kapidani kujton: “Ne pikepamje morale ishem kryenalt, tue marre ne konsiderim luften kunder rregjimit komunist, vendosa me ftue dy luftare besnike te cilet pranuen pa kurrfare kundershtimi. Keshtu filloi ndermarrja e jone kunder rregjimit komunist ne Shqipni”. Bloku beri hapin e pare dhe ruajti linjen e perpjekjeve qellimmire per te bere bashkimin e te gjithe forcave antikomuniste shqiptare ne mergate, qe ishin ndare dysh ne Komitet dhe jashte Komitetit. Kjo inisiative synonte afrimin e grupeve te ndryshme dhe harmonizimin me te plote e te qarte te veprimtarise se tyre ne dobi te atdheut dhe ne nje front te perbashket kunder komunizmit. Mirepo rruga e nisur nuk ishte e kollajt mbasi fillojne polemikat dhe pengesat ndaj inisiatorit te saj mirditor. Perpjekjet e Kapidanit Ndue Gjonmarkut hasin ne pengese, per mospranimin e tij ne Komitetin e pare nga ana e perfaqesuesve te organizates Balli Kombetar, qe zoteronte asokohe te gjitha postet e organizatave. Nderhyrja energjike e diplomacise angleze dhe amerikane (ku perfaqesuesit amerikane kembengulen qe Kapidani te pranohet pa kushte), beri te mundur qe te zgjidhet ky problem dhe keshtu Kapidani i Mirdites behet nje nder drejtuesit e Komitetit, fale kultures se shendoshe perendimore, vizionit largpames per te ardhmen, origjines me emer shume te mire te familjes nga ai vinte, kontributi me arme ne dore qe kishte dhene drejtperdrejte kunder komunizmit etj. Ndue do te kete takime te rendesishme ne Itali, me ushtarake te larte italiane, sikurse ishte admirali i marines italiane zotin Talarigo dhe te misionit anglo-amerikan, perfaqesues te larte te Ministrise se Jashtme Italiane. Takime te tjera ka pasur edhe me z. Herbert, nje personalitet i njohur britanik per çeshtjen shqiptare, amerikanin z. Mc Lean etj. Gjithashtu Ndoj kemnguli, qe ne kete Komitet duhet te perfshihet patjeter edhe intelektuali i shquar ing. Xhafer Deva, mbasi ai ishte nje njeri me influence te madhe ne Kosove dhe ne malesite e Shqiperise politike. Kapidan Ndoj, ka organizuar hedhjen e parashutisteve te grupit te ing. Xhafer Deves ne Shqiperi. Kapidani kishte dhe ruan ende sot nje respekt te veçante per atdhetarin e flakte Mit’hat Frasheri. Per figuren dhe vepren e tij Kapidani flet me nje admirim te vecante, per arsye sikurse thote se “ishte nji njeri me nji prestigj te nalte kombtar dhe pinjoll i nji familje me merita te medha atdhetare ”. * * * Duhet vene ne dukje se gjithnje shqiptaret ne mergate nuk kane gjetur gjuhen e bashkepunimit te perhershem me njeri tjetrin dhe grupin apo partine, ku benin pjese, çka ka sjelle per pasoje edhe mungese serioziteti dhe besueshmeri nga ana e qeverive perendimore dhe asaj amerikane per krijimin pse jo me pas te nje qeverie paralele ne azil, qe me permbysjen e komunizmit ne Shqiperi, do te kishin marre frenat e pushtetit ne dore. Keshtu eshte vepruar shpesh here me shtetet e tjera ish-komuniste apo diktatoriale asokohe. Kjo shpiegon edhe nje nga arsyet pse komunizmi u rrezua i fundit ne Shqiperi dhe se populli duhet t’i besonte e mbeshteste me shume forcat nacionaliste se sa fjalet e bukura te ideologjise ateisto-komuniste mbi kurrizin e se cilit ra shtypja, varferia, mjerimi, qe zgjati per 50 vjet me radhe. Ne vitin 1956 Kapidani Ndue Gjonmarku hap familje te re, duke u martuar me zonjushen romane Maria Teresa Agustini, nje vajze e diplomuar ne gjuhet frengjisht dhe anglisht ne Universitetin Internacional “PRO DEO” ne Rome. Çifti i ri do te gezohet me lindjen e tre vajzave Kristina, Bardha, Aleksandra dhe Gjoni djali i vetem, qe ruan emrin e gjyshit te vet shume te mirenjohurit Kapidanit Gjon Marka Gjonit. Kapidan Ndue u interesua qysh ne fillim te shkolloje femijet ne te gjitha nivelet. Keshtu vajzat dhe djali mbasi perfundojne shkollen e mesme, ndjekin dhe perfundojne me rezultate shume te larta kolegjet me te njohura ne ShBA. Me vdekjen e prinderve te gruas se Kapedanit dhe te babait te tij Kapidanit Gjon Marka Gjoni, ne vitin 1966, familja e tij emigrojne ne ShBA. Edhe ketu fillon nje etape e re e levizjes antikomuniste, ku aktiviteti i tij zgjerohet dhe respekti per kontributin e tij rritet edhe me shume kur zgjidhet si Kryetar i Blokut dhe per vete faktin tjeter, se ai tashme eshte trashegimtar i Deres si Kapidan i Mirdites, krenari dhe nder te cilen e mbajti deri ne moshen 97-vjecare ku ai kaloi ne amshim. Ne New York Kapidani humb bashkeshorten, dhimbje e cila, nuk e mposht ne luften kunder komunizmit. Veprimtaria e Kapidanit eshte shume e madhe me shkrime publicistike ne organet zyrtare te Blokut, gazetat: “L’Albanie Libre” dhe “Lajmetari i te Merguemit”, qe asokohe botoheshin ne New York dhe Rome. Famlja do te ruaje marredhenie shume te mira me kleriket katolike shqiptare ne emigracion, nje tradite e trasheguar edhe nga te paret e kesaj Dere brez mbas brezi dhe shekuj pas shekujve ne Mirdite. Keshtu qysh ne Itali, ruajti lidhje te ngushta me atdhetaret e antikomunistet konseguente, studiesin e meshtarin e palodhur ne “Fe-Atdhe e Perparim” At Daniel Gjecaj OFM dhe bashkevendasin e bashkemigrantin, klerikun e nderuar ne te gjithe komunitetin shqiptaro-amerikan, nacionalistin e madh, qe luftoi me pushke e pende, themeluesin e Kishes se pare shqiptare ne ShBA, te nderuarin e respektuarin Dr. Mons. Zef Oroshin (1912-1989). Gjate ketyre viteve, ai po merret me saktesimin e disa interpretimeve te gabuara, qe jane bere gjate koheve te ndryshme vepres se At Shtjefen Kryeziu Gjecovit me titull: “Kanuni i Leke Dukagjinit”, te cilin e ka ne doreshkrim dhe shume doreshkrime te tjera qe priten se shpejti te dalin ne botim. Fryt i ketyre hulumtimeve serioze eshte edhe botimi ne vitin 2002 ne New York te vepres se pare me titull kuptimplote: “Mirdita Dera e Gjomarkut Kanuni”. Ajo qe me nxiti si shtyse, qysh ne fillim edhe te vete titullit te shkrimit tim: “Mirdita krenaria dhe lavdia e dinastise se Deres te Kapidanit”, eshte vete historia e pasur e Mirdites dhe Deres se Kapidanit bijte e nderuar te se ciles njeri mbas tjetrit bene nje epoke te lavdishme gjate shekujve. Ata sebashku plotesojne njeri-tjetrin dhe jane dy ane te se njejtes medalje te çmuar ne xherdanin e pasur te historise se popullit shqiptar. Tome Mrijaj New York, 4 Janar 2011 Ndue Gjonmarku (1914-2011) pinjoll i krenarisë së historisë 7 shekullore të Kapidanëve të Mirditës Ditën e marte, me 4 Janar 2011, në Spitalin “North Shore” Forest Hills, Queens New York, në moshën 97-vjeçare (në orën 11:00 natës), u nda nga jeta Kapidani i Mirditës Ndue Gjomarku, i rrethuar nga familja, vëllai Kapidan Nikollë Gjonmarku, djali Gjoni dhe vajzat: Kristina, Bardha dhe Aleksandra. Ishin të pranishëm meshtari Dom Pjetër Popaj dhe miqte e ngushtë të familjes Gjomarku: Dr. Gjon Buçaj Kryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe Sekretar i Blokut Indipendent, Tomë Mrijaj Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit etj. Në momentet e fundit të jetës së tij Dom Pjetër Popaj bëri salikimet e rastit për aktivistin nacionalist Kryetarin e Blokut Indipendent dhe besimtarin e devotshëm të Kishës katolike shqiptare në New York Kapidan Ndue Gjomarku. Kush ishte Kapidani Ndue Gjonmarku? Në Orosh të Mirditës para 97-të vjetëve, do të lindë më 29 shtator të vitit 1914 Ndue Gjonmarku, që i shton gëzimin prindërve të vet dhe vëllait të parë Markut. Kjo familje e madhe oroshase, do të ketë 10 fëmijë, pesë djem dhe pesë vajza. Aty lindën fëmijët njëri mbas tjetrit, duke filluar me Markun, që është fëmija i parë dhe më pas u lind Ndoja, Lleshi (Aleksandri), Deda, Nikolla dhe motrat: Dava, Gjela, Marta, Dila dhe Bardha. Kapidani Ndue Gjon Marku, nga nëna ishte nipi i Bajraktarit të Kurbinit i Gjok Pjetër Pervizi, një përsonalitet i njohur askohe për besë, burrëri, zakone e tradita të hershme e bashkëkohore shqiptare. Babai Gjoni përkujdeset që djemtë të ndjekin shkollën fillore, ku midis tyre edhe Ndue Gjomarku vijon pesë vitet e para fillore dhe gjimnazin pranë shkollave private katolike të Fretenve Françeskanë dhe Jezuitve në vitin 1934 në qytetin e lashtë kulturdashës Shkodër, në kohën kur Ministër i Arsimit në Qeverinë e Mbretit Zog ishte Dr. Mirash Ivanaj. I prirur pas botës së librave dhe kulturës civilizuese perëndimore, adolishenti Ndue niset në vitin 1937 për studime të larta sëbashku me vëllaun Lleshin në Universitetin (College) në Terezianum të Vjenës në Austri. Pas disa vitesh kthehet në Shqipëri dhe pas disa muajsh shkon në Universitetin e Firences (Itali) për të ndjekur studimet e larta në Jurisprudencë. Ai për asnjë çast nuk e shkëputi lidhjen me vendlindjen, miqte e huaj dhe vendas, të cilët e donin dhe respektonin, mbasi gjithnjë Dera e Kapidanit të Mirditës ka respektuar popullin e Mirditës dhe krahinat të tjera të Atdheut. Me anije i riu Gjomarkaj në vitin 1943 kthehet në Shqipëri. Jeta studentore, miqtë e rinj dhe shokët në vendindje bëjnë që ai të zgjerojë rrethin e të njohurve. Kështu sikurse kujtojnë disa bashkëkohës që ende jetojnë sot në qytetin e Shkodrës dhe në Orosh të Mirditës, familja dhe ai vetë ka pasur nderin, fatin, privilegjin dhe kënaqësinë të marrë pjesë në shumë ngjarje dhe evenimente atdhetare, fetare dhe kulturore në qytetin e njohur të Shkodrës dhe qytetet e tjera, duke kuvenduar me krerët, parinë e qytetit, klerikë të lartë katolikë, konsuj dhe udhëtarë të huaj, që vinin shpesh në Shqipëri dhe në veçanti në trevën e Veriut. Gjatë bisedave të lira e pyes Kapidanin, se a keni përjetuar ndonjëherë në jetën tuaj, një çast i cili ju ka mbetur thellë në kujtesën tuaj. Dhe ai me një buzëqeshje fisniku m’u përgjigj: “Isha shum i ri, rreth 16-17-vjeçar e m’kujtohet casti kur n’Shkoder po pergaditej nga Kleri Katolik shugurimi i Ipeshkvit të qytetit dhe Primat i Shqipnis imzot Gaspër Thaçi (1882-1946). Paria e Shkodres vjen në shtepin time dhe me thon t’ju prij në ket rast ceremonie të randsishme për qytetin dhe besimtart e devotshëm katolik. U thash se baba gjindet n’Mirdit. Ata me than që Ju mund ta zavendsoni Kapidan Gjonin. Un me shum knaqsi mora pjes ne shugurimin e Ipeshkvit. Paria e qytetit, ku banin pjes krent e familjeve ma të njohuna të qytetit, si: Çoba, Muzhani, Pistulli, etj., ku mua ma caktuan vendin n’krye të sofres n’mesin e dy konsujve atij Italian dhe Jugosllav. Isha shum i ri të merrja pjes në at rreth të madh, në mesin e atyne figurave të nderueme të qytetit, por e kalova mir proven e par, pasi në Kullen e Oroshit kishim mësue të dëgjonim e jo të flasim…”. Edhe studiuesi i njohur në diasporën shqiptaro-amerikane Idriz Lamaj, në shënimet biografike për Kapidanin Ndue Gjon Marku shkruan, se: “…Ndojt i paraqitën raste me pritë e përcjellë përsonalitete të shqueme shqiptare dhe të hueja dhe me perfaqsue oxhakun e tij të njoftun… Por simbas tij, në Mirditë në kontakt me popull e krenë, dhe të krahinave të ndryshme, formohet në pikpamje tradicionale e kanunore. Të gjitha këto kontakte e formojnë moralisht e politikisht me kuptue realitetin e gjendjes të ndërlikueme të kohës”. (Idriz Lamaj, “Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë” 1949-1956”, New York, USA, 2000, fq.101). Në bisedë e sipër e pyes me interes Kapidanin, se si e kalojshe kohën në ato male të pashkëluna të Mirditës. Ai si zakonisht me një buzëqeshje fisnike më përgjigjet: “Mirdita për mue asht vendi ma i bukur në botë e ma i dashtuni. Populli fisnik i krahines së Mirdites na ka dasht e respektue edhe ma shum. Na nuk kena prit asnjiher qi populli me na pershndet ne, por na i kena pershendet përpara të gjithë, pavarsisht se a kan ken të rij apo ma të vjetër se ne. Na kena shkue shum mirë me popull dhe kena ken tamam si nji familje e madhe. E prandaj Oroshi e tan krahina e Mirditës asht gjithçka për mue e Deren ton”. Kapidani Ndue Gjonmarku ishte alfa dhe omega në luftën kundër komunizmit E gjithë treva e Veriut dhe qarqet diplomatike e shoqërore të komunitetit shqiptar në atdhe asokohe e kanë njohur e vlerësuar lart figurën e madhe të Kapidan Gjon Marka Gjoni dhe të birit të tij të madh Dr. Mark Gjonmarku (Ministër i Brendshëm) dhe Llesh Gjonmarkut, kanë qenë shumë aktiv dhe janë marrë përherë me politikë, kurse Ndoja sikurse e thotë edhe vetë ka pas më shumë kënaqësi në jëtën private e familjare. At e bir, duke nuhatur afrimin e furtunës së tërbuar komuniste, që kishte bërë kërdi në Europën Lindore dhe kryesisht në Rusi, fillojnë të përgatisin terrenin për të rizgjuar ndërgjegjën e forcave nacionaliste, që t’i bëjnë ballë komunizmit, që ishte një ideologji e shkatërrimit, moral, material, filozofik, ateist dhe paatdhe të njerëzve që jetojnë historikisht në trojet stërgjyshore autoktone. Koha kërkonte, që bijtë e shqipes më shumë se kurrë të tregojnë atdhetashurinë, për të ruajtur vlerat e lënë trashëgim nga të parët, dinjitetin e shqiptarit, fenë, pasuritë private të individit, pluralizmin e mendimeve, përparimin ekonomik dhe lidhjen shpirtërore, ekonomike dhe politike me vendet e Europës Perëndimore. Për të bërë një politikë më të konsoliduar Kapidan Gjoni, në pranverë (mars) të vitit 1944 i jep jetë themelimit të “Grupit Nacional Indipendent”, ndërsa i biri Dr. Marku, duke gjetur përkrahje dhe mbështetje në nismen e vet krijon “Lidhjen e Shkodrës”, duke mbledhur rreth vetës të gjithë eksponentët kryesorë antikomunistë, që ishin rreshtuar në organizatat e mirënjohura nacionaliste “Legaliteti”, “Balli Kombëtar” dhe “Grupi Nacional Indipendent”. Jo rastësisht, por interesat e larta patriotike, e bëjnë Ndojën që të përfshihet menjeherë në politikë dhe sapo merr vesht se forcat e ashtëquajtura partizane po i afrohen vendlindjes së tij të dashur Mirditës, lajmëron vëllain e vet në Tiranë, se krahina dhe e gjithë Shqipëria e Veriut po sulmohet nga bisha e kuqe, që për fat të keq kishte emër e gjak shqiptari. Ai ndër të tjera kërkon të lëshoj kushtrimin e qëndresës me vullnetarët e vendosur antikomunist. Menjëherë i vjen përgjigjja pozitive dhe inkurajuese e vendosmërisë nga i vëllai Dr. Marku, që ishte shumë i shqetësuar për fatet e brishta të vendit. Ai, sikurse kujton Kapidani Ndue Gjon Marku dhe shkruan edhe studiuesi Idriz Lamaj për këtë cështje, i thotë se: “Ndue i dashtun, sot fillon nji kthesë e re në historinë e Derës sonë, të Mirditës e Shqipnisë mbarë. Mbledh sa më shumë vullnetar e fillo qëndresën kundër brigadave komuniste. S’kemi rrugë tjetër”. (Idriz Lamaj, Vep. e cit., fq.102). Organizimi i forcave politike dhe luftëtarëve nacionalistë bënë që një ditë Ndoja të takohet me përfaqësuesit më të lartë të grupimeve nacionaliste të “Legalitetit” dhe “Ballit Kombëtar”, të cilët gjatë përleshjeve të tyre të mëparshme kishin pësuar humbje në forca, por që nuk iu dorëzuan komunistëve. Ata tashmë kishin arritur në Veri të Shqipërisë. Udhëheqësi i Organizatës “ Balli Kombëtar” patrioti Mit’hat Frashëri dhe drejtuesi i “Legalitetit” Abaz Kupi, kishin mbërritur në shtëpinë e Gjon Fushës në Bulger të Mirditës. Mit’hat Frashëri, që mbetet në Mirditë, sëbashku me ballistët e tjerë shkojnë në Sh’Pal, ku i pret Ndue Gjomarku atë natë dhe të nesërmen i përcjellë me besnikët e tij për në Shkodër. Me shërbestarin e kombit Mirt’hat Frashërin (i biri i patriotit të flaktë të Rilindjes Kombëtare Abdyl Frashërit), Ndoja do të ketë edhe takime të tjera dhe bashkëpunime të frytshme në luftën e rezistencës kundër komunizmit në Shqipëri, Europë dhe ShBA. Ngjarjet asokohe zhvilloheshin me shpejtësi. Si gjithnjë truri dhe kryet e lëvizjes antikomuniste mbetën në Veri të Shqipërisë me seli në Mirditë. Nga ana e tjetër Dr. Mark Gjonmarkaj, me të gjithë forcat vullnetare që kishte nën kontroll, duke mos u demoralizuar më 26 nëntor 1944 len qytetin e Shkodrës dhe merr rrugën drejt malëve të Veriut. Tashmë Ndoj me bashkëluftëtarët e tij për pesë muaj në shi e dëborë, luftojnë pa u mposhtur me të gjithë brigadat partizane të drejtuara nga Mehmet Shehu me urdhër direkt të gjeneralit e komandantit asokohe Enver Hoxha. Forcat e brigadave komuniste, duke pasë ushtri të madhe në numër dhe të armatosur mirë pushtojnë krahinën e Lumes dhe Lurën, duke iu afruar shumë pranë trevave të Mirditës. Forcat nacionaliste, të drejtuar nga Ndue Gjonmarku gjenden para një rrethimi shumë të vështirë, kur brigadat komuniste sulmojnë në tre drejtime menjëherë, pa i dhënë mundësi nacionalistëve që të organizohen mirë. Në këtë situatë të rëndë të krjuar, sikurse kujton Kapidan Ndoj, asokohe nuk i mbeti asgjë tjetër vecse të ngujohet në Sh’Pal. Kështu fillon një luftë e ashpër midis komunistëve, që kërkonin të gjunjëzonin e pushtoin me dhunë krenarinë e historisë së lavdishme të Mirditës dhe nacionalistëve, që kërkonin të mbronin vlerat demokratike dhe lirinë e popullit nga një robëri internacionalistëve proletarë, që ishin për një botë pa Zot dhe robëri, nata e zezë e së cilës filloi më 29 nëntor 1944 në tërë Shqipërinë. Megjithë rezistëncën e madhe për tre ditë me radhë, duke parë edhe humbjet e mëdha në radhët e forcave nacionaliste Ndue Gjomarkaj jep urdhër për tërheqje në drejtim të Shkodrës, një qendër e madhe e rezistencës antikomuniste. Kapidan Gjoni, Dr. Marku dhe Ndoj takohen dhe zhvillojnë bisedën e fundit për planin e ri që kishte menduar Dr. Marku. Kështu, ai kishte vendosur sipas logjikës së tij të shëndoshë, që i ati Gjon Marka Gjoni dhe vëllai i tij i dytë Ndoja, duhet të largoheshin nga Atdheu, me arsyetimin, se nuk duhet të shuhet dera e tyre nga përpjekjet luftarake që do të bëhen me forcat komuniste. Vërtetë e dhimbshme, por e domosdoshme kjo zgjidhje e menduar shumë mirë nga Dr. Marku, të cilën pas 9 dekadave mbi supe Kapidani Ndue Gjonmarku e kujton me dhimbje, kur flet për momentin e ndarjes me antarët e tjerë të familjes. Ka qenë pikërisht Kisha e Kastratit në Malësi të Madhe, kur Ndoj ka shtrënguar dorën për herë të fundit me Dr. Markun. At e bir nisën prej Kastratit në Tuz, Kolashin, Vishegrad, Sarajevë, Zagreb, në Vjenë, Linz dhe në Insbruk, në një dimër të ashpër dhe nën breshërinë e bombardimeve të shpeshta nga forcat e aleatëve. Nga qëndrimi për disa ditë në Insbruk me një makinë udhëtojnë drejt Italisë, duke kaluar në “Passo di Resia” afër kufirit të Zvicrës. Për pesë muaj ata qëndruan në Merano deri në gusht të vitit 1945 dhe më pas morën drejtimin drejt Romës, që mbetet edhe stacioni i fundit i tij. Me të mbërritur në Perëndim (Itali), Kapidani Ndue mendoi për të bashkuar forcat nacionaliste dhe antikomuniste, për të hedhë bazat e krijimit të një organizate të mirëfilltë politike kundër rregjimit të kuq të Tiranës zyrtare, që po e zhyste popullin në mjerim. Fryt i këtyre përpjekjeve është edhe krijimi i partisë politike me emrin “Bloku Kombëtar Indipendent” në vitin 1946 e cila do të ketë jetëgjatësi deri me përmbysjen e komunizmit në Shqipëri më 13 dhjetor 1990, duke i qëndruar me dinjitet deri në fund, ku e mbylli me nderë e njerëzi. Gjatë vitit 1948, në bashkëpunim me aleatët perëndimore anglo-amerikanë, Kapidanit Ndue i paraqitet rasti për të dërguar vullnetar për të përmbysur komunizmin në Shqipëri, duke krijuar në këtë mënyrë Komitetin Kombëtar “ Shqipnia e Lirë”, ku bënin pjesë shumë antarë të Blokut. Në lidhje me këtë mision Kapidani kujton: “Në pikëpamje morale ishem kryenalt, tue marrë në konsiderim luftën kundër rregjimit komunist, vendosa me ftue dy luftarë besnikë të cilët pranuen pa kurrfarë kundërshtimi. Kështu filloi ndërmarrja e jonë kundër rregjimit komunist në Shqipni”. Bloku bëri hapin e parë dhe ruajti linjën e përpjekjeve qëllimmirë për të bërë bashkimin e të gjithë forcave antikomuniste shqiptare në mërgatë, që ishin ndarë dysh në Komitet dhe jashtë Komitetit. Kjo inisiativë synonte afrimin e grupeve të ndryshme dhe harmonizimin më të plotë e të qartë të veprimtarisë së tyre në dobi të atdheut dhe në një front të përbashkët kundër komunizmit. Mirëpo rruga e nisur nuk ishte e kollajt mbasi fillojnë polemikat dhe pengesat ndaj inisiatorit të saj mirditor. Përpjekjet e Kapidanit Ndue Gjonmarkut hasin në pengesë, për mospranimin e tij në Komitetin e parë nga ana e përfaqësuesve të organizatës Balli Kombëtar, që zotëronte asokohe të gjitha postet e organizatave. Ndërhyrja energjike e diplomacisë angleze dhe amerikane (ku përfaqësuesit amerikanë këmbëngulën që Kapidani të pranohet pa kushte), bëri të mundur që të zgjidhet ky problem dhe kështu Kapidani i Mirditës bëhet një ndër drejtuesit e Komitetit, falë kulturës së shëndoshë perëndimore, vizionit largpamës për të ardhmen, origjinës me emër shumë të mirë të familjes nga ai vinte, kontributi me armë në dorë që kishte dhënë drejtpërdrejtë kundër komunizmit etj. Ndue do të ketë takime të rëndësishme në Itali, me ushtarakë të lartë italianë, sikurse ishte admirali i marinës italiane zotin Talarigo dhe të misionit anglo-amerikan, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Jashtme Italiane. Takime të tjera ka pasur edhe me z. Herbert, një përsonalitet i njohur britanik për çështjen shqiptare, amerikanin z. Mc Lean etj. Gjithashtu Ndoj këmnguli, që në këtë Komitet duhet të përfshihet patjetër edhe intelektuali i shquar ing. Xhafer Deva, mbasi ai ishte një njeri me influencë të madhe në Kosovë dhe në malësitë e Shqipërisë politike. Kapidan Ndoj, ka organizuar hedhjen e parashutistëve të grupit të ing. Xhafer Devës në Shqipëri. Kapidani kishte dhe ruan ende sot një respekt të veçantë për atdhetarin e flaktë Mit’hat Frashëri. Për figurën dhe veprën e tij Kapidani flet me një admirim të vecantë, për arsye sikurse thotë se “ishte nji njeri me nji prestigj të naltë kombtar dhe pinjoll i nji familje me merita të mëdha atdhetare ”. * * * Duhet venë në dukje se gjithnjë shqiptarët në mërgatë nuk kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit të përhershëm me njeri tjetrin dhe grupin apo partinë, ku bënin pjesë, çka ka sjellë për pasojë edhe mungesë serioziteti dhe besueshmeri nga ana e qeverive perendimore dhe asaj amerikane për krijimin pse jo më pas të një qeverie paralele në azil, që me përmbysjen e komunizmit në Shqipëri, do të kishin marrë frenat e pushtetit në dorë. Kështu është vepruar shpesh herë me shtetet e tjera ish-komuniste apo diktatoriale asokohe. Kjo shpiegon edhe një nga arsyet pse komunizmi u rrëzua i fundit në Shqipëri dhe se populli duhet t’i besonte e mbështeste më shumë forcat nacionaliste se sa fjalët e bukura të ideologjisë ateisto-komuniste mbi kurrizin e së cilit ra shtypja, varfëria, mjerimi, që zgjati për 50 vjet me radhë. Në vitin 1956 Kapidani Ndue Gjonmarku hap familje të re, duke u martuar me zonjushën romane Maria Teresa Agustini, një vajzë e diplomuar në gjuhët frëngjisht dhe anglisht në Universitetin Internacional “PRO DEO” në Romë. Çifti i ri do të gëzohet me lindjen e tre vajzave Kristina, Bardha, Aleksandra dhe Gjoni djali i vetëm, që ruan emrin e gjyshit të vet shumë të mirënjohurit Kapidanit Gjon Marka Gjonit. Kapidan Ndue u interesua qysh në fillim të shkollojë fëmijët në të gjitha nivelet. Kështu vajzat dhe djali mbasi përfundojnë shkollën e mesme, ndjekin dhe përfundojnë me rezultate shumë të larta kolegjet më të njohura në ShBA. Me vdekjen e prindërve të gruas së Kapedanit dhe të babait të tij Kapidanit Gjon Marka Gjoni, në vitin 1966, familja e tij emigrojnë në ShBA. Edhe këtu fillon një etapë e re e lëvizjes antikomuniste, ku aktiviteti i tij zgjerohet dhe respekti për kontributin e tij rritet edhe më shumë kur zgjidhet si Kryetar i Blokut dhe për vetë faktin tjetër, se ai tashmë është trashëgimtar i Derës si Kapidan i Mirditës, krenari dhe nder të cilën e mbajti deri në moshën 97-vjecare ku ai kaloi në amshim. Në New York Kapidani humb bashkëshorten, dhimbje e cila, nuk e mposht në luftën kundër komunizmit. Veprimtaria e Kapidanit është shumë e madhe me shkrime publicistike në organet zyrtare të Blokut, gazetat: “L’Albanie Libre” dhe “Lajmëtari i të Mërguemit”, që asokohe botoheshin në New York dhe Rome. Famlja do të ruajë marrëdhënie shumë të mira me klerikët katolikë shqiptarë në emigracion, një traditë e trashëguar edhe nga të parët e kësaj Dere brez mbas brezi dhe shekuj pas shekujve në Mirditë. Kështu qysh në Itali, ruajti lidhje të ngushta me atdhetarët e antikomunistët konseguentë, studiesin e meshtarin e palodhur në “Fe-Atdhe e Përparim” At Daniel Gjecaj OFM dhe bashkëvendasin e bashkemigrantin, klerikun e nderuar në të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan, nacionalistin e madh, që luftoi me pushkë e pendë, themeluesin e Kishës së parë shqiptare në ShBA, të nderuarin e respektuarin Dr. Mons. Zef Oroshin (1912-1989). Gjatë këtyre viteve, ai po merret me saktësimin e disa interpretimeve të gabuara, që janë bërë gjatë kohëve të ndryshme veprës së At Shtjefen Kryeziu Gjecovit me titull: “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, të cilin e ka në dorëshkrim dhe shumë dorëshkrime të tjera që priten së shpejti të dalin në botim. Fryt i këtyre hulumtimeve serioze është edhe botimi në vitin 2002 në New York të veprës së parë me titull kuptimplotë: “Mirdita Dera e Gjomarkut Kanuni” . Ajo që më nxiti si shtysë, qysh në fillim edhe të vetë titullit të shkrimit tim: “Mirdita krenaria dhe lavdia e dinastisë së Derës të Kapidanit”, është vetë historia e pasur e Mirditës dhe Derës së Kapidanit bijtë e nderuar të së cilës njeri mbas tjetrit bënë një epokë të lavdishme gjatë shekujve. Ata sëbashku plotësojnë njeri-tjetrin dhe janë dy anë të së njëjtës medalje të çmuar në xherdanin e pasur të historisë së popullit shqiptar. Tomë Mrijaj New York, 4 Janar 2011
u1_NdueGjonMarku.jpg
(image/jpeg, 22.5 KB) - not displayed
u1_NdueGjonMarku.jpg
(image/jpeg, 22.5 KB) - not displayed