Donald Trump: Po do te kandidoje per President ne 2012

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
Donald Trump:  Po do te kandidoje per President ne 2012 

BEQIR SINA, New  York




Deklarata e tij eshte pare si shume  'serioze' dhe eshte duke u komentuar 
jashtezakonisht ne shtypin amerikan, keto  dite

7 Janar 2011 

WASHINGTON D.C  (INA) Pas disa muajve  back-and-forth mbi ate nese  mund te 
kandidoje per President, Donald Trump, miqte e tij thane se: '..ai patjeter 
do te hedhe kandidaturen ne zgjedhjet  presidenciale ne 2012'. 

Manjati i real estate (i shitjes dhe blerjes se pasurive te  patundeshme) 
ne Shtetet e Bashkuara, multimiliarderi, njoftuan  mbreme ne rrjetet kryesore 
amerikane televizive 'do te shpalle kandidaturen si republikan, kur te  
flase gjate ketij sezoni aktual ne NBC'. Lajmi u dha nga agjensia e  lajmeve 
NewsMax. 

Kete jave, Trump i tha Forbes, se ai ka per te  kandiduar ne zgjedhjet e 
presidenciale 2012 sepse ishte i inkurajuar nga  sondazhet qe e çuan ate ne 
krye te kandidaturave, i dalluar per  mendjemprehtesine e tij dhe suksesin ne 
biznes, çfare shihet si nje note  pozitive nga votuesit. 

'Sondazhet  kane dale dhe kane qene shume te forta', tha Trump. Ne nje 
sondazh  te koheve te fundit, doli qe Trump dhe [Bill] Gates jane te vetmit 
kandidate qe  mundin Presidentin Barack Obama nese futen ne gare per presidente 
ne 2012.  

Newsmax tha se ai ka kerkuar rekomandime per keshilltare te mundeshm  
politik dhe se do te perqendrohet fillimisht ne Iowa dhe New Hampshire ku edhe  
tradicionalisht nis gara per President ne Shtetet e Bashkuara. Eshte vendi ku 
 'jepet sinjali i pare' se kush mund te behet presidenti i SHBA.  

'Jam marre me politike te gjithe  jeten time ne menyre indirekte dhe 
direkte', tha Trump ne interviste  per reviste Forbes. 'Do te thoja disa  njerez 
jane ngritur me shume nga parate per t'u bere politikane. Une kam para  dhe 
me kalimin e viteve me duhet politika. Dhe gjeja tjeter eshte qe une nuk kam  
nevoje per te holla per te kandiduar, ndryshe nga njerezit e tjere, keshtu 
qe  eshte nje avantazh i madh'. 

Deklerata e tij eshte  pare si shume serioze dhe eshte duke u komentuar 
jashtezakonisht ne shtypin  amerikan, keto dite.

Manjati i njohur Amerikan Donald Treump ka  provuar tre here te futet ne 
gare per president ne 1988 dhe perseri para  zgjedhjeve 2000, por nuk paraqiti 
zyrtarisht kandidaturen. Nese kesaj rradhe ai  kandidon atehere kjo do te 
jete hear e pare qe zyrtarisht ai shpall kandidaturen  per president te SHBA. 
Zakonisht kandidaturat e reja fillojne te dalin ne drite  ne gjysmen e 
vitit mbas fundit te pranveres. 
 
Donald Trump - Po! do të kandidojë për President në 2012

BEQIR SINA, New York




Deklarata e tij është parë si shumë 'serioze' dhe është duke u komentuar  
jashtëzakonisht në shtypin amerikan, këto ditë

7 Janar 2011 

WASHINGTON  D.C (INA) Pas disa muajve back-and-forth mbi atë nëse  mund të 
kandidojë për President, Donald Trump, miqtë e tij thanë se: '..ai  patjetër 
do të hedhë kandidaturën në zgjedhjet presidenciale në 2012'.  

Manjati i real estate (i shitjes dhe blerjes së pasurive të  patundeshme) 
në Shtetet e Bashkuara, multimiliarderi, njoftuan mbrëmë në  rrjetet kryesore 
amerikane televizive 'do të shpallë kandidaturën si  republikan, kur të 
flasë gjatë këtij sezoni aktual në NBC'. Lajmi u dha nga  agjensia e lajmeve 
NewsMax. 

Këtë javë, Trump i tha Forbes, se ai ka për  të kandiduar në zgjedhjet e 
presidenciale 2012 sepse ishte i inkurajuar nga  sondazhet që e çuan atë në 
krye të kandidaturave, i dalluar për  mendjemprehtësinë e tij dhe suksesin në 
biznes, çfarë shihet si një notë  pozitive nga votuesit. 

'Sondazhet kanë dalë dhe kanë qenë shumë të  forta', tha Trump. Në një 
sondazh të kohëve të fundit, doli që Trump dhe  [Bill] Gates janë të vetmit 
kandidatë që mundin Presidentin Barack Obama nëse  futen në garë për presidentë 
në 2012. 

Newsmax tha se ai ka kërkuar  rekomandime për këshilltarë të mundëshm 
politik dhe se do të përqëndrohet  fillimisht në Iowa dhe New Hampshire ku edhe 
tradicionalisht nis gara për  President në Shtetet e Bashkuara. Eshtë vendi 
ku 'jepet sinjali i parë' se kush  mund të bëhet presidenti i SHBA. 

'Jam marrë me politikë të gjithë  jetën time në mënyrë indirekte dhe 
direkte', tha Trump në intervistë për  revistë Forbes. 'Do të thoja disa njerëz 
janë ngritur më shumë nga paratë  për t'u bërë politikanë. Unë kam para dhe me 
kalimin e viteve më duhet politika.  Dhe gjëja tjetër është që unë nuk kam 
nevojë për të holla për të kandiduar,  ndryshe nga njerëzit e tjerë, kështu 
që është një avantazh i madh'.  

Deklerata e tij është parë si shumë serioze dhe është duke u komentuar  
jashtëzakonisht në shtypin amerikan, këto ditë.

Manjati i njohur Amerikan  Donald Treump ka provuar tre herë të futet në 
garë për president në 1988 dhe  përsëri para zgjedhjeve 2000, por nuk paraqiti 
zyrtarisht kandidaturën. Nëse  kësaj rradhe ai kandidon atëhere kjo do të 
jetë hear e parë që zyrtarisht ai  shpall kandidaturën për president të SHBA. 
Zakonisht kandidaturat e reja  fillojnë të dalin në dritë në gjysmën e 
vitit mbas fundit të pranverës.
clip_image001.jpg (image/jpeg, 16.2 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.