Kryepiskopi Janollatos : "Mekati im i vetem eshte se une jam greke"
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Shqiptaret jane kundra dhe kane akuza te forta Kryepiskopit Anastasios ne
Shqiperi
BEQIR SINA, New York
Kryepiskopi Janollatos : "Mekati im i vetem eshte se une jam greke"
(http://eu.greekreporter.com/)
NEW YORK CITY : Revista ne gjuhen angleze online Greek Europe Reporter,
shkruan ne numerin e saj te fundit para Vitit te Ri,((Albanian Nationalists
Point Finger at Archbishop Anastasios - on 27 December 2010) se" Shume
njerez ne Shqiperi dhe jashte saj, sidomos nacionalistet shqiptare e kane
akuzuar Kryepeshkopin e Shqiperise, Anastasios Janullatos dhe karakterizuar ate
si nje: "agjent i fshehte i shovinizmit grek ne Shqiperi", "mercenar",
"komplotist", ose "luftetar i interesave greke ne Shqiperi". Te tjere thane se
ai eshte i paligjshem dhe ai duhet te kete lene tashme Shqiperine dhe te
shkoj ne shtepine e tij."
Me tej Greek Europe Reporter, thote se" Ka shume shqiptare te cilet jane
kthyer kunder Kryepiskopit Anastasios, pavaresisht nga prania e tij 20
vjeçare ne Kryedioqezen e Shqiperise dhe perpjekjet e tij te forte per
rindertimin e Kishes Ortodokse Shqiptare. Perveç kesaj, Kryepiskopi Anastas u njoh
nderkombetarisht si ambasadori i mire te interesave te shqiptareve. I
pyetur per kete qendrim Kryepiskopi Janollatos thote se "Mekati im i vetem
eshte se une jam greke", per ata qe nuk duan te mbajne mend qe nga prelatet
grek te cilet kontribuan ne rilindjen e Kishes Orthodhokse te Shqiperise.
Nderkohe, shtypi shqiptare njeftoi ne fund te viti qe lame pase se
pikerisht ne qytetin e Sarandes eshte pergatitur dhe po perhapet nje formular ne
gjuhen shqipe dhe greke, ku çdo te krishteri i kerkohet te firmose. Ky
formular pritet te shperndahet ne çdo familje ortodokse dhe poshte tekstit
mbeshtetes per Anastas Janullatosin duhet te vendoset jo vetem emri dhe mbiemri,
por dhe vendbanimi i nenshkruesit, profesioni, si dhe firma e tij.
Duke i referuar shtypit shqiptare me tej thuhet se deri tani, ky fenomen
eshte shfaqur ne Sarande, ndersa ne qytetet e tjera, ku ka dhe minoritet
grek, si ne rastin e Gjirokastres, eshte perfolur, por ende keta formulare
nuk jane pare. Nga burime te sigurta pohohet se ky formular po qarkullon ne
rajonin jugor, nga dora ne dore, nga prifterinj me origjine greke. Qellimi i
formularit jepet qe ne fillim te kreut te tij, ku theksohet se: Mbeshtesim
Kryepiskopin Anastas, me mirenjohje dhe besim te palekundur.
Nje gazete e Tiranes shkruajti se per te vazhduar me fjalet: "Ne muajt e
fundit, disa qarqe, te cilat ne vitet e persekutimit te fese shijonin pozita
dhe komoditete dhe qe gjate njezet viteve te demokracise nuk kane ofruar
absolutisht asgje ne Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, ndermarrin
te shkruajne, me menyren e tyre, historine e saj dhe te na mesojne te
drejten kanonike dhe theologjine e orthodhoksise". Ndonese nuk permenden emra
konkrete mbi "qarqet", formulari thekson se, "ata dalin ne perfundime per
tema, per te cilat nuk jane te specializuar, duke kerkuar gjoja te na mbrojne
nga armiq imagjinare.
Ne fund te njoftimeve nga Tirana thuhet se " Ne lidhje me keto çeshtje qe
kane prekur, tashme kane marre pergjigje te sakta dhe me pergjegjesi nga
tre tekste te Fortlumturise se Tij, Kryepiskopit te Tiranes, Durresit dhe te
gjithe Shqiperise, Anastasit. Çdo ortodoks, shqiptar apo dhe minoritar,
duhet te firmose ne mbeshtetje te Janullatosit, pasi, bazuar ne kete formular,
e njohin prej shume vitesh udheheqesin shpirteror, i cili duke pasur
njohuri te thelle theologjike dhe vetesakrifikim, e udheheq Kishen tone me fjale
gjithmone paqesore dhe me veper krijuese".
Nacionalistët shqiptarë kundra dhe akuza të forta Kryepiskopit Anastasios
në Shqipëri
BEQIR SINA, New York
Kryepiskopi Janollatos thotë se "Mëkati im i vetëm është se unë jam grekë"
(http://eu.greekreporter.com/)
NEW YORK CITY : Revista në gjuhën angleze online Greek Europe Reporter,
shkruan në numërin e saj të fundit para Vitit të Ri,((Albanian Nationalists
Point Finger at Archbishop Anastasios - on 27 December 2010) se" Shumë
njerëz në Shqipëri dhe jashtë saj, sidomos nacionalistët shqiptarë e kanë
akuzuar Kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastasios Janullatos dhe karakterizuar atë
si një: "agjent i fshehtë i shovinizmit grek në Shqipëri", "mercenar",
"komplotist", ose "luftëtar i interesave greke në Shqipëri". Të tjerë thanë se
ai është i paligjshëm dhe ai duhet të ketë lënë tashmë Shqipërinë dhe të
shkoj në shtëpinë e tij."
Më tej Greek Europe Reporter, thotë se" Ka shumë shqiptarë të cilët janë
kthyer kundër Kryepiskopit Anastasios, pavarësisht nga prania e tij 20
vjeçare në Kryedioqezen e Shqipërisë dhe përpjekjet e tij të fortë për
rindërtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare. Përveç kësaj, Kryepiskopi Anastas u njoh
ndërkombëtarisht si ambasadori i mirë të interesave të shqiptarëve. I pyetur
për këtë qëndrim Kryepiskopi Janollatos thotë se "Mëkati im i vetëm është
se unë jam grekë", për ata që nuk duan të mbajnë mend që nga prelatët grek
të cilët kontribuan në rilindjen e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.
Ndërkohë, shtypi shqiptarë njëftoi në fund të viti që lamë pasë se
pikërisht në qytetin e Sarandës është përgatitur dhe po përhapet një formular në
gjuhën shqipe dhe greke, ku çdo të krishteri i kërkohet të firmosë. Ky
formular pritet të shpërndahet në çdo familje ortodokse dhe poshtë tekstit
mbështetës për Anastas Janullatosin duhet të vendoset jo vetëm emri dhe mbiemri,
por dhe vendbanimi i nënshkruesit, profesioni, si dhe firma e tij.
Duke i referuar shtypit shqiptarë me tej thuhet se deri tani, ky
fenomen është shfaqur në Sarandë, ndërsa në qytetet e tjera, ku ka dhe
minoritet grek, si në rastin e Gjirokastrës, është përfolur, por ende këta
formularë nuk janë parë. Nga burime të sigurta pohohet se ky formular po qarkullon
në rajonin jugor, nga dora në dorë, nga priftërinj me origjinë greke.
Qëllimi i formularit jepet që në fillim të kreut të tij, ku theksohet se:
Mbështesim Kryepiskopin Anastas, me mirënjohje dhe besim të palëkundur.
Një gazetë e Tiranës shkruajti se për të vazhduar me fjalët: "Në
muajt e fundit, disa qarqe, të cilat në vitet e persekutimit të fesë shijonin
pozita dhe komoditete dhe që gjatë njëzet viteve të demokracisë nuk kanë
ofruar absolutisht asgjë në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
ndërmarrin të shkruajnë, me mënyrën e tyre, historinë e saj dhe të na mësojnë të
drejtën kanonike dhe theologjinë e orthodhoksisë". Ndonëse nuk përmenden
emra konkretë mbi "qarqet", formulari thekson se, "ata dalin në përfundime
për tema, për të cilat nuk janë të specializuar, duke kërkuar gjoja të na
mbrojnë nga armiq imagjinarë.
Në fund të njoftimeve nga Tirana thuhet se " Në lidhje me këto çështje
që kanë prekur, tashmë kanë marrë përgjigje të sakta dhe me përgjegjësi nga
tre tekste të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe
të gjithë Shqipërisë, Anastasit. Çdo ortodoks, shqiptar apo dhe minoritar,
duhet të firmosë në mbështetje të Janullatosit, pasi, bazuar në këtë
formular, e njohin prej shumë vitesh udhëheqësin shpirtëror, i cili duke pasur
njohuri të thellë theologjike dhe vetësakrifikim, e udhëheq Kishën tonë me
fjalë gjithmonë paqësore dhe me vepër krijuese".
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 25 KB) - not displayed