Bota Sot : KKSHA: Të shmangen veprimet e dhunës apo provokimet
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
www.botasot.info KKSHA: Të shmangen veprimet e dhunës apo provokimet Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me dhunën e ushtruar gjatë demonstratës së djeshme të opozitës në Shqipëri. “Ne u shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave që humbën jetën tragjikisht dhe lutemi për shpëtimin dhe përmirësimin e gjendjes së të plagosurve”, thuhet në këtë deklaratë. Duke shtuar se shqiptarët e Amerikës u bëjnë thirrje institucioneve juridike shqiptare të ndërmarrin hetime të menjëhershme për incidentin dhe të zbatojnë plotësisht ligjin. “Ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar të ruajë qetësinë dhe të shmangë veprime të mëtejshme dhune apo provokime. Po ashtu, ne u bëjmë thirrje institucioneve të qeverisë shqiptare të ushtrojnë funksionet e tyre udhëheqëse dhe të mbrojnë qytetarët gjatë kësaj krize”, përfundon deklarata e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan KKSHA: Te shmangen veprimet e dhunes apo provokimet Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan ka reaguar permes nje deklarate zyrtare lidhur me dhunen e ushtruar gjate demonstrates se djeshme te opozites ne Shqiperi. “Ne u shprehim ngushellimet tona familjeve te viktimave qe humben jeten tragjikisht dhe lutemi per shpetimin dhe permiresimin e gjendjes se te plagosurve”, thuhet ne kete deklarate. Duke shtuar se shqiptaret e Amerikes u bejne thirrje institucioneve juridike shqiptare te ndermarrin hetime te menjehershme per incidentin dhe te zbatojne plotesisht ligjin. “Ne i bejme thirrje popullit shqiptar te ruaje qetesine dhe te shmange veprime te metejshme dhune apo provokime. Po ashtu, ne u bejme thirrje institucioneve te qeverise shqiptare te ushtrojne funksionet e tyre udheheqese dhe te mbrojne qytetaret gjate kesaj krize”, perfundon deklarata e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan