Bota Sot: SHSHA-ja ne Çikago denon d hunen ne Tirane
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_www.botasot_ (http://www.botasot.info) .info SHSHA-ja ne Çikago denon dhunen ne Tirane “Demonstrata e dhunshme dhe brutale e organizuar nga PS-ja dhe aleatet e saj ne sheshin e Tiranes ka indinjuar thelle Diasporen Shqiptare ne Amerike. Me kete rast i bejne thirrje te gjitha mekanizmave politike dhe te organeve te shtetit shqiptar qe sa me pare te heqin dore nga dhuna dhe skenaret e anarkise qe na çojne ne shkaterrimin e vlerave kombetare dhe te kodeve te krijuara me shume mund te Shtetit Shqiptar”, thuhet ne reagimin e Shoqates Shqiptaro-Amerikane ne Çikago te SHBA-ve. Kjo organizate i ka bere thirrje institucioneve demokratike, njerezve te vullnetit te mire, forces se superstruktures intelektuale, te universiteteve te dijes qe sa me pare te vehen ne rend dite zgjidhja e problemeve dhe programeve, qe nganjehere pa arsye po i kalon kufijte e jetes demokratike, te tolerances, te luftes se mendimeve, te kaheve te reja zhvillimore per Kombin dhe Shtetin Shqiptar. “Kjo qe nga ndodhur sot ne sheshin e Tiranes nuk e ka merituar Shqiperia! Ne keto ore te dhunes, Diaspora Shqiptare ne Amerike qendron afer institucioneve demokratike ne Shqiperi dhe bene thirrje per te tejkaluar gjendjen e kaosit, te brutalitetit, anarkise dhe shembjen e mire te imazhit qe ka Shqiperia ne bote. Nuk na duhen skenaret e vjeter te viteve te 20-ta te shekullit te kaluar dhe me vone, kur udhet e Atdheut tone u pergjaken shpeshhere qe armiqte e tij vetem farkonin duart!”, theksohet ne reagimin e SHSHA-se SHSHA-ja në Çikago dënon dhunën në Tiranë “Demonstrata e dhunshme dhe brutale e organizuar nga PS-ja dhe aleatët e saj në sheshin e Tiranës ka indinjuar thellë Diasporën Shqiptare në Amerikë. Me këtë rast i bëjnë thirrje të gjitha mekanizmave politikë dhe të organeve të shtetit shqiptar që sa më parë të heqin dorë nga dhuna dhe skenarët e anarkisë që na çojnë në shkatërrimin e vlerave kombëtare dhe të kodeve të krijuara me shumë mund të Shtetit Shqiptar”, thuhet në reagimin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago të SHBA-ve. Kjo organizatë i ka bërë thirrje institucioneve demokratike, njerëzve të vullnetit të mirë, forcës së superstrukturës intelektuale, të universiteteve të dijes që sa më parë të vëhen në rend dite zgjidhja e problemeve dhe programeve, që nganjëherë pa arsye po i kalon kufijtë e jetës demokratike, të tolerancës, të luftës së mendimeve, të kaheve të reja zhvillimore për Kombin dhe Shtetin Shqiptar. “Kjo që nga ndodhur sot në sheshin e Tiranës nuk e ka merituar Shqipëria! Në këto orë të dhunës, Diaspora Shqiptare në Amerikë qëndron afër institucioneve demokratike në Shqipëri dhe bënë thirrje për të tejkaluar gjendjen e kaosit, të brutalitetit, anarkisë dhe shembjen e mirë të imazhit që ka Shqipëria në botë. Nuk na duhen skenarët e vjetër të viteve të 20-ta të shekullit të kaluar dhe më vonë, kur udhët e Atdheut tonë u përgjakën shpeshherë që armiqtë e tij vetëm farkonin duart!”, theksohet në reagimin e SHSHA-së
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 341 B) - not displayed