_Gazeta Standard - Fundi i spiunëve, në krye të revolucionit bolshevik!_
(http://www.standard.al/index.php/analiza/16328.html)
Fundi i spiuneve, ne krye te revolucionit bolshevik!
Nga Halil Rama
Pinjollet e Bllokut qe kane marre peng opoziten e majte shqiptare, tentuan
me 21 janar marrjen e pushtetit me dhune. Edvin Kristaq Rama dhe disa
monstra te njohura tashme si eksponente te gardes se kuqe, madje dhe me keq, si
spiune te infiltruar ne radhet e ish-Sigurimit famekeq te Shtetit
diktatorial te para '90-s, nxoren serish kokat, si kerpudhat pas shiut dhe ndersyen
turmen e çoroditur, kunder forcave te rendit e institucioneve te shtetit.
Ishin po ata qe nxiten dhe udhehoqen revolucionin bolshevik te '97-s, qe
inskenuan po ato metoda revolucionare, me ndryshimin e vetem se ata kesaj
radhe nxoren militantet ekstremiste ne krye te turmes, ndersa vete qendronin
ne prapavije, te fshehur si struci. Nje prapavije me qellime te qarta
kriminale. Nje klike po aq kriminale sa dhe ajo e ish-baballareve te tyre, qe e
izoluan Shqiperine per 50 vjet. Njesoj si eterit, ata s'e pranojne
pushtetin e votes se lire, por kerkojne marrjen e tij me çdo mjet e metode te
dhunshme. Ne fakt, ajo qe ndodhi te premten para Kryeministrise, ishte pjese e
platformes ogurzeze, qe Edvini dhe don Gramozi hartuan fill pas disfates ne
zgjedhjet parlamentare te qershorit 2009.
Per afro dy vjet perdoren te gjitha makinacionet per te perbaltur
voten e lire te shqiptareve, duke nxire e injoruar edhe raportet e
institucioneve me prestigjioze nderkombetare, qe i certifikuan ato zgjedhje si me te
lirat e demokratiket te zhvilluara ndonjehere ne Shqiperi. Te bindur ne
braktisjen e madhe nga elektorati shqiptar, djemte e Bllokut publikuan shpifje
nga me monstruozet ndaj mazhorances aktuale legjitime, madje injoruan çdo
rekomandim te kancelarive perendimore, me qellimin e vetem per te provokuar
zgjedhje te parakohshme.
Pasi deshtuan edhe me te ashtuquajturen greve te sterzgjatur "urie" (ku
hanin e pinin per shtate pale qejfe brenda çadrave qe ngriti vjet per ta
Edvini para Kryeministrise), vijuan me strategjine kriminale te erresimit te çdo
arritjeje, me qellimin e vetem per te penguar procesin e heqjes se vizave,
pasi i terbonte dhe i terbon levizja e lire e shqiptareve ne vendet e
Shengenit.
Me se fundi, ne funksion te strategjise se tyre te tensionimit te
vazhdueshem te situates politike ne vend sajuan procesin "çimke", ne te cilin
angazhuan ish-spiunet e Sigurimit te Shtetit social-komunist te para '90-s. Me
kete proces te dale boje, perveçse degradimin e aleateve potenciale te PD-se
ne mazhorancen e sotme te integrimit, synuan organizimin e revolucionit
bolshevik per te marre pushtetin me dhune.
Ajo qe ndodhi me 21 janar, ne fakt ishte paralajmeruar edhe nga vete lideri
socialist, qe pati deklaruar se nuk mbante pergjegjesi nese demonstrata e
"popullit opozitar" do te dilte jashte kontrollit!. Te njejtin qendrim
mbajti Edvini edhe gjate demonstrates, duke hedhur gurin e fshehur doren. Ai
dhe klika e tij kriminale i hidhnin zjarr benzines qe nga kullat binjake, nga
ku drejtonin eksponentet e botes kriminale qe i kishin vene ne balle te
demonstrates se dhunshme. Dhe e gjitha kjo ndodhi vetem nje dite pasi SHBA
dhe Bashkimi Evropian paten bere te qarte se mbeshtesin tubimin paqesor, por
jo trazirat.
Garda e bllokmeneve te rinj mobilizoi te gjitha potencialet e krimit te
organizuar, shperndau gjithashtu parate e fituara nepermjet korrupsionit
galopant e krimit ekonomik, per te blere demonstrues e sponsorizuar automjete qe
do t'i transportonin ata drejt Tiranes.
Kete platforme kriminale te bijve te eterve, Kryeministri Berisha e
denoncoi publikisht para tri diteve, duke deklaruar se opozita ka mobilizuar
bandat e krimit te organizuar per te provokuar nje demonstrate te dhunshme.
Ndersa te premten, keta eksponente te botes se krimit, te dirigjuar nga Edvini,
Gramozi, Spartaku, Nardi e co, perpara selise se qeverise provokuan
fillimisht forcat e policise, duke hedhur ne drejtim te tyre gure, shkopinj,
çadra dhe sende te tjera te forta. Ata u konfrontuan dhunshem me forcat e
policise, ndersa i vune flaken 6 automjeteve qe ishin parkuar ne mjediset para
Qendres Nderkombetare te Kultures. Ky ishte edhe fundi i demoneve, qe
strategji te vetme kane marrjen e pushtetit nepermjet dhunes. Deshmia me e qarte
e ketij fundi te turpshem eshte dhe reagimi ne unison i kancelarive
perendimore kunder perdorimit te dhunes nga eksponentet e opozites.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.