Vdiq ish komentatori i gazetes “Bota s ot” Nazmi Lukaj
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_www.botasot.info_ (http://www.botasot.info) Vdiq ish komentatori i gazetës “Bota sot” Nazmi Lukaj Sot ne orët e pasdites ne spitalin ushtarak të Tiranës vdiq gazetari dhe publicisti i njohur Nazmi Lukaj. Nazmi Lukaj u lind n Pejë në vitin 1964, ai kreu Fakultetin Filologjik Dega e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ai punoi për disa vjet si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnazin e Pejës. Nazmi Lukaj punoi për disa vjet rresht edhe si korrespodent i gazetës kombëtare “Bota sot” nga Peja, ndërsa më pas ishte edhe komentator i gazetës kombëtare “Bota sot”. Nazmi Lukaj shquhej me komente të tija të guximshme të botuara në gazetën kombëtare “Bota sot” jo vetëm me zhvillimet politike në Pejë e rrethinë, por edhe me zhvillimet politike në Kosovë. I ndjeri Nazmi Lukaj do të varroset nesër në Pejë.