Berisha: Mirënjohje policit që ngriti f lamurin e hedhur nga një bandit si leckë

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Berisha: Mirënjohje policit që ngriti flamurin e hedhur nga një bandit si  
leckë 
Efektivi i FNSH-së, Amarildo Yzeiri, i dorëzon flamurin Kryeministrit.  
Yzeiri: Për këtë flamur kemi luftuar 
Efektivi i Forcave Speciale FNSH 712, Amarildo Yzeri është polici që u 
fiksua  në sytë e mijëra shqiptarëve duke ngritur flamurin ditën e demonstratës, 
kur një  prej protestuesve e hodhi në këmbët e policëve. Ai i ka dorëzuar 
sot  Kryeministrit Sali Berisha, flamurin kombëtar, duke u shprehur se ai 
flamur i  dha forcë për të qëndruar. 
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar më pas se Amarildo: “U bë simboli më 
i  shkëlqyer i mbrojtjes të rendit kushtetues, i institucioneve kushtetuese 
të  vendit. Në një moment të caktuar një horr, një rrugaç, një bandit, që 
flamurin  kombëtar e kishte për leckë, e vërviti atë tek këmbët e policëve. 
"Amarildo e mori flamurin dhe e ngriti.”, ka deklaruar kryeministri, duke  
shprehur mirënjohjen për efektivin e Repartit të Forcave Speciale.  
“Flamuri i kombit nuk mund të ishte kurrë një leckë që të flakej. Flamuri i 
 kombit shqiptar, është flamuri i më i bukur, por edhe flamuri kombëtar 
shtetëror  më i vjetër në Europë. Është flamuri kombëtar, në qelizat e të cilit 
prehen  martirët e kombit, që nga koha e Skënderbeut deri më sot. Në të 
prehen të gjitha  ata që kanë luftuar për liri dhe dinjitet njerëzor si dhe të 
ata që luftuan për  liri të Kosovës”, ka nënvizuar kryeministri Sali 
Berisha. 
Kryeministri tha se ky është flamuri që në dallim nga kombet e tjera, edhe  
himnin e kombit e ka të qëndisur rreth tij dhe betimi solemn e ka mbi të  
.Kryeministri ka përgëzuar afektivin e gardës Amarildo Yzeiri për gjestin dhe 
 kurajën.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.