Akademi perkujtimore, kushtuar pesevjetorit te vdekjes se Rugoves
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Nju Jork, akademi perkujtimore, kushtuar pesevjetorit te vdekjes se Presidentit te pare Kosoves Dr. Ibrahim Rugova BEQIR SINA, New York 22 Janar 2011 - Ne Nju Jork, me shume se njiqinde bashkeatdhetar, kan marre pjese ne Akademine perkujtimore te mbajtur te shtunen mbasdite ne perkujtim te pesevjetorit te shkuarjes ne amshim te presidentit te pare te Kosoves Dr. Ibrahim Rugova. Akademia, u mbajte ne nje nga mjediset e lokalit te njohur, restorantit "Mario's" ne Arthure Avenue - Bronx . Kjo, Akademi, u mbajt edhe kesaj rradhe ne shenje respekti dhe dashurie duke perjetesuar figuren e pakrahasushme te Presidentit te pare te Kosoves, Dr, Ibrahim Rugova, feniksit te Kosoves, ose ikones se pavaresise se saj. Ne kete Akademi perkujtimore moren pjese disa nga perfaqesuesit e shtetit shqiptar ne Nju Jork dhe Republikes se Kosoves, si Konsulli i Pergjitheshem i Shqiperise zoti Dritan Mishto, Konsullja e Kosoves zonja Arta Rama, si dhe kreret e disa shoqatave e organizatave shqiptaro - amerikane, afariste, intelektuale, studente, nxenes shkollash, shkrimtare, poete, gazetare politikane e tjer. Mori pjese edhe miku i shqiptareve ne Nju Jork, avokati i njohur Stiv Kaufman. Akademia perkujtimore, u shoqerua me disa fjalime te rastit, dhe pershendetje, kumtesa e recitime keto dedikuar Presidentit te Kosoves Dr. Ibrahim Rugova. Ne salle ishin te vendosur flamuri i Shqiperise, SHBA-es, Kosoves (Dardanise), buqeta me lule te freskta, dhe nje portrete i madh shume afer flamurve, qe kujtonin e nderonin figuren e tij. Akademia perkujtimore e pesevjetorit te vdekjes se Presidentit Rugova, u hape me intonimin te himnit kombetar Shqiptar, Amerikan dhe ate te Kosoves "Kur ka ra Kushtrimi i Kosoves". Nje himn ky qe Presidenti i ndjere i Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova, e pate propozuar dhe pati dhe ne te njejten ide me flamurin Dardanise. I ndjeri Rugova, pati kerkuar kete himn "Kur ka ra Kushtrimi i Kosoves", sepse siç thoshte ai "Kjo eshte kenge te cilen ne Kosove, e kane kenduar burrat gjate viteve 1908-1910. "Êshte nje tekst i djenje me te gjitha elementet artistike, muzikore, qe mund te jete himni i Kosoves", keshtu eshte shprehur atehere Presidenti Ibrahim Rugova. Presidenti i ndjere Rugova, thoshte per flamurin e Kosoves - te Dardanise, siç po i thone ne menyre te popullarizuar - qe permes procedurave ne se legalizohej " do te jene ne funksion te shpjegimit te nevojes se shpalljes se shtetit te Kosoves, si nje faktor stabiliteti ne rajon." Me pase te pranishmit me nje minute zi - nderuan kujtimin e paharruar te Presidentit te Kosoves. Dr. Ibrahim Rugova, Moderatori i kesaj akademie perkujtimore, ishte veprimtari i dalluar, z.Shkumbin Teta (gazetar) dhe zoti Valon Alaj aktivist i LIDK-es. Zoti Tetaj ne fillim te fjales se tij - tha se e ndiejme obligim moral e njerezor qe t'iu falenderojme per pjesmarrjen tuaj ne kete Akademi perkujtimore, qe se bashku t'a shenojme pervjetorin e peste te shuarjes fizike te - Presidentit historik te Kosoves Dr. Ibrahim Rugova. "E them te shuarjes fizike, vazhdoi ai, ngase emri i tij perhere do te mbetet i ngulitur thelle ne ndergjegjen e shqiptareve, si nje nder emblemat me te kompletuara te kauzes sone kombetare. Qe nga rinia e tij e hershme, cilesit e tij, premtojne, ngase ai busullen e fatit tone, e kishte orientuar kah fanari i dijes, qe quhet shkolla, e lirise, pavaresise dhe demokracise" Ne fund te fjales se tij, drejtuesi i kesaj Akademie, zoti Shkumbin Teta, u shpreh se "Vlerat e filozofise se tij politike i nderruan kahjen orientimit te politikes euro - atlantike te Kosoves. Levizja e rezitences se pa dhune, nuk ishte nje somnabul(shtepi pa dere) per vendin!......, siç vlersohej nga disa, ngase , ai brendaperbrenda rrathve te eger te pushtuesit, me stoicizmin e tij dihet se e themeloi edhe Levizjen Demokratike te Kosoves dhe nen drejtimin e saj shpallet : Deklerata e Pavaresise, Kushtetuta e Kaçanikut, organizohet Referendumi gjithe popullor dhe mbahen zgjedhjet e para shumepartiake per Kuvendin e Kosoves, ndersa zgjedhjet presidenciale e japin Ibrahim Rugoves, epitetin : Presidenti i Republikes se Pavarur te Kosoves, qe nga ajo kohe e deri ne momentin, kur ai fizikisht e permbyll kapitullin e jetes se tij! tha Shkumbin Teta Gazetari i njohur nga Kosova, Sinan Kamberaj, i cili jeton ne SHBA-es ne pesevjetorin e vdekjes se Presidentit Rugova, solli nji poezi kushtuar artitektit te pavaresise se Kosoves, dr Rugoves, te titulluar "Vdekja e Nositit" (Me Lasgushin. Ibrahim Rugoves) * Pa nis ah! Gjirin ta godas... Dh'e hap ah! gjirin per nje ças... Dh'i nginj ah! zogjte - e vdes me gas!... (L. Poradeci) Ti nuk flisje me zjarr, ah Me zjarrin e Nositit Mitik Se e dije qe zjarri djeg Ndaj zjarrin e mbaje ne gji * Ti the i Pari me Ze: (Diten e Krrokames se Korbave Ne Fushen e Mullenjave) - Mjaft me! Nje dite do te behet boll Se gjithçka keputet prej se hollit Perveç zullumit Kaq mjaftonte per Emblemen Dhe erdhi stine e Pritjes Neteve te acarta te dimrit Pleqte peshperisnin (Ah Pleqte e Dardanise Sa te Urte qe ishin) Se Engjelli di diçka Qe ne tokesoret s’dime Se edhe Moisiut plak I kish Premtuar Hyu Token Tek bridhte i vetmuar Me shkop ne dore Ne shkretetiren e Nazaretit Prisni u thoshte Ai Dhe ata prisnin Kaq mjaftonte per Durimin * Ti zbertheje me urtesi Rrenjen katrore te Urrejtjes Kur ajo digjte gjithçka (se digjej vete nga zjarrmia) tek zbriste nga Poli i Etheve drejt Jugut te Ilirise Kur zjarri percellonte Token Token qe po lahej ne gjak Ne vdektaret shpesh thoshim Ku eshte Kepi i Shpreses O Plak Ti e shihje Mire Kepin Se ta shfaqte Hyu Ty Ai Diten e Pare kish thene Le te Behet! Dhe u Be Mrekulli! * Ja Kepi i Shpreses se Mire Lundra brigjet e tij po i prek Maje Flamurit te saj Nositi (Qe u kish dhene zogjve te hanin Me dashuri nga gjiri i vet) Po vdiste duke buzeqeshur Qete-qete si Profet Pse e vrave Nositin, o Gusho? E po Nositi s’ka vdekur Kete e dinte edhe vete Poeti I dashurise dhe llahtarise Po atij i duhej nje Hero Per Metafore te Perjetesise * Sivjet nje Dimer I Madh Ka rene mbi Dardani Debora ka mbuluar malet E fushet e kodrat me merzi Dhe ata qe qe dikur bridhnin Grykave te Bjeshkeve te Nemuna Si nje karvan kalvari Biblik Jane nisur sot drejt Velanise Per te pare tek shkon qetesisht Te çeta e Pjeter Bogdanit I fundmi Bir i Madh i Dardanise! Fjalen kryesore e mbajti, kryetari i deges se Lidhjes Demokratike te Kosoves, per Nju Jork e rrethe zoti Ramadan Gashi "Sot jemi tubuar ketu, tha zoti Gashi, te perkujtojme Presidentin e Pare te Kosoves Dr. Ibrahim Rugoven, ne pervjetorin e peste te vdekjes se tij. Po e perkujtojme, pra, Liderin historik, Kryetarin e Kosoves, themeluesin e LDKse, partise se pare demokratike ne trevat gjitheshqiptare. Po! e perkujtojme ideatorin e Lirise dhe te Pavaresise se Kosoves, prijesin politik e shpirteror te Kosoves, arkitektin e Kosoves shtet te pavarur, sovran e demokratik, Liderin qe ishte dhe qe brez pas brezi do te kujtohet si President Historik i Kosoves." "Rugova pati guximin, dinjetetin, shpirtin, durimin dhe vizionin qe per me se 16 - vjet, te sfidoje dhunen, terrorin dhe perpjekjen serbe per shfarosjen e shqiptareve. Ai diti te ndertonte institucione, theksoje Gashi, te krijonte pushtet moral e politik, te ruante substancen shqiptare ne Kosoven e pushtuar mizorisht nga policia e ushtria serbe. Rugova, arriti te krijoje miq te medhej, si dhe te ngrise prestigjin e simpatine per shqiptaret para botes demokratike, si askush tjeter ne historine moderne. Presidenti Rugova me vepren e tij arriti te behej nje emer i dashur per shqiptaret, nje emer me te cilin shenohej nje epoke historike, si nje kolos qe lind nje here ne njeqind vjet." thote zoti Gashi. Duke treguar per disa veçori te Rugoves, Gashi, tha se "Ai ishte kembengules ne kerkesat e tij per Lirine e Kosoves”, sic tha edhe vete me 22 prill 1989 ne nje interviste per nje gazete perendimore: “Koken mund te ma nderrojne por mendimin tim kurre“, paçka se ne kete vit ogurzi vertet mund te shkonte edhe koka, pa bere gati asgje, e lere me t‘i thuash nje kundershtari e armiku qe te kishte shkele pragun e deres dhe te kercenonte me zhdukje fizike." "Rugoven, perfundoje kryetari i deges se LDK-es, per tri shtetshin zoti Ramadan Gashi, e mundi vetem semundja, e pasherueshme, e cila, e ndau prej nesh vetem fizikisht, sepse, ai ishte nga ata burra te rralle te botes qe e kapercejne kufirin e vdekjes, duke u bere i pavdekshem." Veprimtari i komunitetit, zoti Elmi Berisha, ish perfaqesues i Presidentit te Kosoves ne Zyren e ambasadorit te nderit te Kosoves ne SHBA, senatorit Bob Doll, ne ate kohe, tha ne fjalen e tij se "Rugova, ky Gand i Evrpoes, do t'i tregonte botes mbare krimet e Beogradit mbi popullin e Kosoves, krime te cilat Europa, ende vazhdon t'i njohe shume pak. I vetem, me deshiren dhe iedalin e madh per vetevendosjen me vullnet te lire te nje populli te vogel, si populli yne, kundra deshires se popujve te medhenje, Rugova, i tregoi botes se: "Kosoven, shqiptaret e duan te lire dhe te pavarur, me paqe, me drejtesi, diplomaci, marreveshje, dhe gjithmone ri-kujtonte se shqiptaret, din t'a mbrojne edhe me gjak vendin e tyre." "Rugova ,per shqiptaret ishte ai qe i dha me shume Kosoves, thote, zoti Berisha duke thene se Rugova u shfaq para komunitetit nderkombetar, dhe perpara nesh, si nje lider largepames. Perfaqesues i denje i nje populli per te ecur perpara dhe demostruar vlerat e tija me te mira. Ato te lirise, maturise e civilizimit. Le ta shfrytezojme figuren e tij, per te perballuar sfidat qe na presin me kohen, sot qe Kosova, eshte e pavarur dhe punone per t'a futur ne familjen Europiane" perfundoje ai. Ne emer te insitucionve te Republikes se Kosoves - institucioneve, te cilat, ajo perfaqeson ne kete konsullate, pershendeti, konusllja e Kosoves, ne Nju Jork, zonja Arta Rama, e cila e quajti nder qe ishte e ftuar te marre pjese ne mbajtjen e kesaj Akademie perkujtimore per Presidentin e pare te Kosoves,Ibrahim Rugoven, qe pa dyshim eshte nje nder personalitetet dhe nje nga figurat me te shquara kombit shqiptare ne 100 vjeçarin e fundit. "Edhe pse u bene tha konsullja e Kosoves zonja Rama, pese vjete qe dr Rugova, u nda nga jeta e them pa asnje dileme se personaliteti dhe figura e tij eshte ende shume e gjalle ne pranine e shqiptareve, kudo qe jane dhe ai sherben, sot si udherrefyes dhe inspirim per te gjithe ne shqiptaret" Sipas zonjes Rama, vizioni i tij per nje Kosove te lire, te pavarur dhe shtet sovran, Rugova e filloj ne nje kohe kur Kosova, po kalonte nje kohe shume te veshtire. Ne kohen kur sistemi kushtetues e politik i Kosoves, ishte ne menyre te orkestuar dhe po rrenohej nga pushteti serb, ai me vizionin e tij perparimtar dhe strateg me politken e tij paqedashese filloj t'i mbledhe shqiptaret rreth vetes, duke krijuar levizjen me te madhe gjitheshqiptare ne ate kohe, te gjithe "nen nje ombrell". Konsullja e Kosoves zonja Arta Rama, foli me pase edhe per kontributin e disapores ne shtetformimin e Kosoves. "Keshtu, qe te gjithe filluan te trokasin ne dyert e shteteve perendimore dhe SHBA, qe t'ju tregojne per çeshtjen e Kosoves dhe se çfare po ndodhte ne Kosove ne ate kohe, dhe, pikerishte, ketu, tha zonja Rama, bene pjese edhe roli i komunitetit shqiptare ne diaspore, dhe veçanerishte ne Amerike, qe ka luajtur ne shtetformimin e Kosoves, ishit edhe ju ata, tha ajo qe se bashku me Ibrahim Rugoven qe trokitet per Kosoven ne dyert e Uashingtonit, Shtepise se Bardhe, senatoreve dhe kongresmenve amerikane. "Dhe, se bashku arritet qe çeshtjen e Kosoves, ta beni te ndjeshme per gjithe boten. Me tej ajo tha se sot edhe une si perfaqesuese e Kosoves ne Nju Jork - SHBA-es, jam duke punuar se bashku me koleget e mi per ndertimin e nje shteti, ashtu si dhe e kishte pare ne vizionin e tij edhe Dr, Ibrahim Rugova, mirepo, na vjen keq qe ai nuk arriti t'a shohe kete dite, per te cilen ai punoje aq shume". Konsulli i Pergjithshem e Shqiperise ne Nju Jork, zoti Dritan Mishto, tha se "Kur themi qe dhemb Kosova - qane Shqiperia jone!" dhe natyrishte qe kur "Dhembe Shqiperia - qane Kosova" "Eshte, gjithmone nje nder dhe kenaqesi, theksoje ne fjalen e tij zoti Mishto, te marresh pjese ne nje aktivitet per Ibrahim Rugoven, njeriun qe maturia e meçuria e beri burreshtetas! por, jame i bindur qe megjithse ne do te flasim "shume edhe shume" ketu, kur do te dalim nga ky tubim, do te "themi se sa pak folem per figuren e ndritur te Dr. Ibrahim Rugoves". Sepse, u shpreh ai vepra dhe jeta e tij eshte aq e gjere dhe aq e madhe, sa qe nuk mund te mbushet me fjalet tona, Andaj ne kete moment ndoshta, ajo, qe thirret doktrina e paqes, dhe qe e percolli Dr. Ibrahim Rugova, mund te jete vlera me e madhe, qe ne duhet te perçojme pikerishte sot tek te gjitha brezat. "Te dashur bashkeatdhetar ! "Kur themi qe dhemb Kosova - qane Shqiperia jone!" dhe natyrishte qe kur "Dhembe Shqiperia qane Kosova", dhe kjo eshte edhe arsyeja, qe te gjithe ne si shqiptare, dhe ne kete Akademi te pesevjetorit te ndarjes nga ne te Dr. Ibrahim Rugoves, e degjuam natyrshem dhe kuptimplot si hymnin tone ate te Shqiperise, me ate "Kur ka ra Kushtrimi ne Kosove". "Si e mbaj mend une Rugoven" ishte nje risjellje kujtimesh qe solli ne kete Akademi , nje mik i tij i afert ne SHBA, i Dr Rugoves, Professor Sami Repishti, ish u brugosur politk gjate regjimit diktatorial te Enver Hoxhes, nje studiues i njohur i çeshtjeve shqiptare. Professor Repishti, tha, se ka qene nje nder dhe pervilegj per te, te njoh mikun e tij Dr. Ibrahim Rugoven. Ai tha se ka njohur Rugoven si nje prijes te levzijes gjithe shqiptare ne fillim te saj per liri, pavaresi dhe demokraci. "Kur nisim e te kujtojme Ibrahim Rugoven, kujtoje professor Repishti, çdo njeri nga ne ka nje kujtim te bukur, pasi shume prej juve qe jeni ketu, keni qene afert te tij, pothuajse, ne çdo takim me presidentin e Kosoves Rugova, Kryetarin e LDKes. Pra, te gjithe kemi qene miq dhe shoket e Rugoves, keshtu qe punen e kemi bere te gjithe se bashku, gjate ketyre viteve, duke dhene kontributin tone per lirine dhe pavaresine e Kosoves, e ndajme se bashku." "Por, theksoje Repishti, duhet te pranojme gjithesesi, ai ka qene udheheqesi yne gjate ketyre viteve. Ose, siç ka thene doktor Bukoshi "Ne kemi qene argatet e Dr. Rugoves "dhe, Dr. Rugova, ka qne "feneri" i disidences politike kosovare, ai ka qene artitekti i levizjes paqesore ne Kosoves, per lirine e pavaresine e saj - ai ka qene flamurtar per pavaresine e Kosoves", perfundoje Professor Sami Repishti. Miku i shqiptareve avokati i njohur Stiv Kaufman duke kujtuar Rugoven solli edhe disa kujtime interesante nga pervoja e jetes se tij me shqiptaret dhe historine tone. " Une, tha ai shikoje se sa te ngjashem jemi ne hebrejte me ju shqiptaret. Pavaresisht, nga vendet e lindjes, prejardhjes se larget dhe perkunder besimeve te ndryshme fetare, kemi te perbashket dhe te ngjashme perkushtimin per familjet tona, shpirtin e tolerances dhe te vullnetit te mire ndaj te gjitheve. Ne tha ai kemi te perbashketa perpjekjet, tona per te ndertuar nje bote me te mire kudo qe jemi edhe larg vendit tone jane vlerat qe ndajme se bashku komuniteti hebre dhe ai shqiptare. "Nje nga momentet me te bukura te jetes sime, u shpreh avokati Kaufman, me shqiptaret pa dyshim qe mbetet ne nentor 2003, ku une dhe nje perfaqesi e delegacionit te Bashkise se Nju Jorkut, shoqeronim kryetarin e Bashkise, Majkell Bloomberg gjate vizites se pare te nje kryetari Bashkie nga Nju Jorku ne Kosove. Ne shkuam shtate vjet me pare ne Kosoven e çliruar per te theksuar mbeshtetjen tone per pavaresi dhe lidhjen e forte qe ndjeja ndaj popullit te saj. Nuk e harroi kurre, kur Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg, e kishte planifikuar nje ndalese te shkurter ne Kosove, ne fund te atij muaji e cila perkonte me diten e shpalljes se pavaresise se Shqiperise. Pra me 23 nentor 2003, 5 dite para 28 nentorit, Dites se Pavaresise se Shqiperise, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg do t'i drejtohej kryeqytetit te Kosoves, ndersa bashke me ushtaret amerikan ne kampin ushtarak Bondestil-Ferizaj dhe me presidentin e pare te Kosoves te ndjerin Ibrahim Rugova do te festonte diten e Flamurit Shqiptare, Une tha ne fund avokati Kaufman kam disa gure kujtim nga Presidenti Rugova". Me nje kumtese ne gjuhen angleze ne kete Akademi, u paraqite edhe nje studente e re Teuta Berisha. Nen kryetari i Vatres zoti Agim Rexhaj, veprimtare i dalluar i komunitetit, tha se " Ibrahim Rugova, jo vetem hapi kete kapitull, jo vetem qe, siç thuhet, hyri ne historine me te re kulturore, politike e shteterore te shqiptareve e te Kosoves e te shqiptareve ne pergjithesi, por ai, me me figuren e tij madheshtore, te ciles, siç e pame edhe ne ceromonin Mortore, iu fal edhe bashkesia nderkombetare, krijoi histori, historine me te re te shqiptareve ne Kosove." Presidenti Rugova ishte personaliteti i cili me veprimet e urta, te matura e te guximshme, hapi shtigje per sendertim te idealeve te qytetareve te Kosoves, per shtetin dhe sovranitetin e Kosoves. Ishte njeriu e udheheqesi i cili me jeten e me vepren e tij, me frymen e tij atdhetare, mbolli, kultivoi, zhvilloi dhe e shpuri ne prag te realizimit te plote pavaresine e Kosoves dhe ai, si i tille, mbetet ne shpirtin e ne mendjet tona, burim i pashterrshem i frymezimit, i perkushtimit atdhetar, i vendosmerise dhe i vizionit historik. Prandaj, nga dita ne dite e muaji ne muaj, na mungon shume e me shume fjala e tij, urtia e tij. Leke Gojcaj-mik i ish Presidentit te ndjere Ibrahim Rugova dhe veprimtar i komunitetit, ka vlersuar Rugoven, si nje figure te paarriteshme, duke e krahasuar ate me Nena Teresen, dhe si nje dhurate nga Zoti, qe i erdhi Kosoves, ne kohen kur i duhesh asaj me shume se kurre. Ne emer te Federates PanShqiptare e Amerikes, pershendeti kryetari i saj - dr Gjon Buçaj, nen/Kryetari i partise Levizja e Legalitetit z Ahmet Hoti pershendeti ne emer te mbreterorve dhe legasteve. Ndersa, ne emer te Keshillit Kombetar Shqiptaro Amerikane, pershendeti kete Akademi zoti Martiin Shkreli . Me pase kujtuan Rugoven edhe editori i i gazetes Dielli z Dalip Greca, me nje kumtes te cilen ai do ta botoje edhe ne numerin e ardheshem te gazetes Dielli. Ish Kryetari i Shoqates Atdhetare Dibrane zoti Ibrahim Kolari, foli per figuren markante te liderit Rugova. Ne emer te Shoqates "Çameria" pershendeti kete Akademi, z Sali Bollati . Veprimtaria i dalluar i komunitetit z nga Rhod Island poetja dhe autoria e disa librave Rita Saliu, recitoj vargje te pergatitura posaqerishte, per kete Akademi dhe solli kujtimet e saj me bashkeshortin inxh, Adem Saliu nga takimet me Presdetin e pare te Kosoves, Dr Ibrahim Rugoven. Nju Jork u mbajtë një akademi përkujtimore, kushtuar pesëvjetorit të vdekjes së Presidentit të parë Kosovës Dr. Ibrahim Rugova BEQIR SINA, New York 22 Janar 2011 - Në Nju Jork, më shumë se njiqindë bashkëatdhetar, kan marrë pjesë në Akademinë përkujtimore të mbajtur të shtunën mbasdite në përkujtim të pesëvjetorit të shkuarjes në amshim të presidentit të parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Akademia, u mbajtë në një nga mjediset e lokalit të njohur, restorantit "Mario's" në Arthure Avenue - Bronx . Kjo, Akademi, u mbajt edhe kësaj rradhe në shenjë respekti dhe dashurie duke përjetësuar figurën e pakrahasushme të Presidentit të parë të Kosovës, Dr, Ibrahim Rugova, feniksit të Kosovës, ose ikonës së pavarësisë së saj. Në këtë Akademi përkujtimore morën pjesë disa nga përfaqësuesit e shtetit shqiptar në Nju Jork dhe Republikës së Kosovës, si Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë zoti Dritan Mishto, Konsullja e Kosovës zonja Arta Rama, si dhe krerët e disa shoqatave e organizatave shqiptaro - amerikane, afaristë, intelektualë, studentë, nxënës shkollash, shkrimtarë, poetë, gazetarë politikanë e tjer. Mori pjesë edhe miku i shqiptarëve në Nju Jork, avokati i njohur Stiv Kaufman. Akademia përkujtimore, u shoqërua me disa fjalime të rastit, dhe përshëndetje, kumtesa e recitime këto dedikuar Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Në sallë ishin të vendosur flamuri i Shqipërisë, SHBA-ës, Kosovës (Dardanisë), buqeta me lule të freskta, dhe një portretë i madh shumë afër flamurve, që kujtonin e nderonin figurën e tij. Akademia përkujtimore e pesëvjetorit të vdekjes së Presidentit Rugova, u hapë me intonimin të himnit kombëtar Shqiptar, Amerikan dhe atë të Kosovës "Kur ka ra Kushtrimi i Kosovës". Një himn ky që Presidenti i ndjerë i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e patë propozuar dhe pati dhë në të njëjtën ide me flamurin Dardanisë. I ndjeri Rugova, pati kërkuar këtë himn "Kur ka ra Kushtrimi i Kosovës", sepse siç thoshte ai "Kjo është këngë të cilën në Kosovë, e kanë kënduar burrat gjatë viteve 1908-1910. "Êshtë një tekst i djenjë me të gjitha elementet artistike, muzikore, që mund të jetë himni i Kosovës", kështu është shprehur atëhere Presidenti Ibrahim Rugova. Presidenti i ndjerë Rugova, thoshte për flamurin e Kosovës - të Dardanisë, siç po i thonë në mënyrë të popullarizuar - që përmes procedurave në se legalizohej " do të jenë në funksion të shpjegimit të nevojës së shpalljes së shtetit të Kosovës, si një faktor stabiliteti në rajon." Më pasë të pranishmit me një minutë zi - nderuan kujtimin e paharruar të Presidentit të Kosoves. Dr. Ibrahim Rugova, Moderatori i kësaj akademie përkujtimore, ishte veprimtari i dalluar, z.Shkumbin Teta (gazetar) dhe zoti Valon Alaj aktivist i LIDK-ës. Zoti Tetaj në fillim të fjalës së tij - tha se e ndiejmë obligim moral e njerëzor që t'iu falenderojmë për pjesmarrjen tuaj në këtë Akademi përkujtimore, që së bashku t'a shënojmë përvjetorin e pestë të shuarjes fizike të - Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. "E them të shuarjes fizike, vazhdoi ai, ngase emri i tij përherë do të mbetet i ngulitur thellë në ndërgjegjen e shqiptarëve, si një ndër emblemat më të kompletuara të kauzës sonë kombëtare. Që nga rinia e tij e hershme, cilësit e tij, premtojnë, ngase ai busullën e fatit tonë, e kishte orientuar kah fanari i dijes, që quhet shkolla, e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë" Në fund të fjalës së tij, drejtuesi i kësaj Akademie, zoti Shkumbin Teta, u shpreh se "Vlerat e filozofisë së tij politike i ndërruan kahjen orientimit të politikës euro - atlantike të Kosovës. Lëvizja e rezitencës se pa dhunë, nuk ishte një somnabul(shtëpi pa derë) për vendin!......, siç vlersohej nga disa, ngase , ai brendapërbrenda rrathve të egër të pushtuesit, me stoicizmin e tij dihet se e themeloi edhe Lëvizjen Demokratike të Kosovës dhe nën drejtimin e saj shpallet : Deklerata e Pavarësisë, Kushtetuta e Kaçanikut, organizohet Referendumi gjithë popullor dhe mbahen zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, ndërsa zgjedhjet presidenciale e japin Ibrahim Rugovës, epitetin : Presidenti i Republikës së Pavarur të Kosovës, që nga ajo kohë e deri në momentin, kur ai fizikisht e përmbyll kapitullin e jetës së tij! tha Shkumbin Teta Gazetari i njohur nga Kosova, Sinan Kamberaj, i cili jeton në SHBA-ës në pesëvjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova, solli nji poezi kushtuar artitektit të pavarësisë së Kosovës, dr Rugovës, të titulluar "Vdekja e Nositit" (Me Lasgushin. Ibrahim Rugoves) * Pa nis ah! Gjirin ta godas... Dh'e hap ah! gjirin për një ças... Dh'i nginj ah! zogjtë - e vdes me gas!... (L. Poradeci) Ti nuk flisje me zjarr, ah Me zjarrin e Nositit Mitik Se e dije që zjarri djeg Ndaj zjarrin e mbaje në gji * Ti the i Pari me Zë: (Ditën e Krrokamës së Korbave Në Fushën e Mullenjave) - Mjaft më! Një ditë do të bëhet boll Se gjithçka këputet prej së hollit Përveç zullumit Kaq mjaftonte për Emblemën Dhe erdhi stinë e Pritjes Netëve të acarta të dimrit Pleqtë pëshpërisnin (Ah Pleqtë e Dardanisë Sa të Urtë që ishin) Se Engjëlli di diçka Që ne tokësoret s’dimë Se edhe Moisiut plak I kish Premtuar Hyu Tokën Tek bridhte i vetmuar Me shkop në dorë Në shkretëtirën e Nazaretit Prisni u thoshte Ai Dhe ata prisnin Kaq mjaftonte për Durimin * Ti zbërtheje me urtësi Rrënjën katrore të Urrejtjes Kur ajo digjte gjithçka (se digjej vetë nga zjarrmia) tek zbriste nga Poli i Etheve drejt Jugut te Ilirisë Kur zjarri përcëllonte Tokën Tokën që po lahej në gjak Ne vdektarët shpesh thoshim Ku është Kepi i Shpresës O Plak Ti e shihje Mirë Kepin Se ta shfaqte Hyu Ty Ai Ditën e Parë kish thënë Le të Bëhet! Dhe u Bë Mrekulli! * Ja Kepi i Shpresës së Mirë Lundra brigjet e tij po i prek Majë Flamurit të saj Nositi (Që u kish dhënë zogjve të hanin Me dashuri nga gjiri i vet) Po vdiste duke buzëqeshur Qetë-qetë si Profet Pse e vrave Nositin, o Gusho? E po Nositi s’ka vdekur Këtë e dinte edhe vetë Poeti I dashurisë dhe llahtarisë Po atij i duhej një Hero Për Metaforë të Perjetësisë * Sivjet një Dimër I Madh Ka rënë mbi Dardani Dëbora ka mbuluar malet E fushet e kodrat me merzi Dhe ata që që dikur bridhnin Grykave të Bjeshkëve të Nemuna Si një karvan kalvari Biblik Janë nisur sot drejt Velanisë Për të parë tek shkon qetësisht Te çeta e Pjetër Bogdanit I fundmi Bir i Madh i Dardanisë! Fjalën kryesore e mbajti, kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Nju Jork e rrethe zoti Ramadan Gashi "Sot jemi tubuar këtu, tha zoti Gashi, të përkujtojmë Presidentin e Parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën, në përvjetorin e pestë të vdekjes së tij. Po e përkujtojme, pra, Liderin historik, Kryetarin e Kosovës, themeluesin e LDKsë, partisë së parë demokratike në trevat gjithëshqiptare. Po! e përkujtojmë ideatorin e Lirisë dhe të Pavarësisë së Kosovës, prijesin politik e shpirtëror të Kosovës, arkitektin e Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik, Liderin që ishte dhe që brez pas brezi do të kujtohet si President Historik i Kosovës." "Rugova pati guximin, dinjetetin, shpirtin, durimin dhe vizionin që për më se 16 - vjet, të sfidojë dhunën, terrorin dhe përpjekjen sërbe për shfarosjen e shqiptarëve. Ai diti të ndertonte institucione, theksojë Gashi, të krijonte pushtet moral e politik, të ruante substancën shqiptare në Kosovën e pushtuar mizorisht nga policia e ushtria sërbe. Rugova, arriti të krijojë miq të mëdhej, si dhe të ngrisë prestigjin e simpatinë për shqiptarët para botës demokratike, si askush tjetër në historinë moderne. Presidenti Rugova me veprën e tij arriti të bëhej një emër i dashur për shqiptarët, një emër me të cilin shënohej një epoke historike, si një kolos që lind një herë në njëqind vjet." thotë zoti Gashi. Duke treguar për disa veçori të Rugovës, Gashi, tha se "Ai ishte këmbëngules në kërkesat e tij për Lirinë e Kosovës”, sic tha edhe vetë më 22 prill 1989 në një intervistë për një gazetë perendimore: “Kokën mund të ma ndërrojnë por mendimin tim kurrë“, paçka se në këtë vit ogurzi vërtet mund të shkonte edhe koka, pa bërë gati asgjë, e lëre më t‘i thuash një kundërshtari e armiku që të kishte shkelë pragun e derës dhe të kërcënonte me zhdukje fizike." "Rugovën, përfundojë kryetari i degës së LDK-ës, për tri shtetshin zoti Ramadan Gashi, e mundi vetëm sëmundja, e pasherueshme, e cila, e ndau prej nesh vetëm fizikisht, sepse, ai ishte nga ata burra të rrallë të botës që e kapërcejnë kufirin e vdekjes, duke u bërë i pavdekshëm." Veprimtari i komunitetit, zoti Elmi Berisha, ish përfaqësues i Presidentit të Kosovës në Zyrën e ambasadorit të nderit të Kosovës në SHBA, senatorit Bob Doll, në atë kohë, tha në fjalën e tij se "Rugova, ky Gand i Evrpoës, do t'i tregonte botës mbare krimet e Beogradit mbi popullin e Kosovës, krime të cilat Europa, ende vazhdon t'i njohë shumë pak. I vetëm, me dëshirën dhe iedalin e madh për vetevendosjen me vullnet të lirë të një populli të vogël, si populli ynë, kundra dëshirës se popujve të mëdhenjë, Rugova, i tregoi botës se: "Kosovën, shqiptarët e duan të lirë dhe të pavarur, me paqe, me drejtësi, diplomaci, marrëveshje, dhe gjithmonë ri-kujtonte se shqiptarët, din t'a mbrojnë edhe me gjak vendin e tyre." "Rugova ,për shqiptarët ishte ai që i dha më shumë Kosovës, thotë, zoti Berisha duke thënë se Rugova u shfaq para komunitetit ndërkombëtar, dhe përpara nesh, si një lider largëpamës. Përfaqësues i denjë i një populli për të ecur përpara dhe demostruar vlerat e tija më të mira. Ato të lirisë, maturisë e civilizimit. Le ta shfrytëzojmë figurën e tij, për të përballuar sfidat që na presin me kohën, sot që Kosova, është e pavarur dhe punonë për t'a futur në familjen Europiane" përfundojë ai. Në emër të insitucionve të Republikës së Kosovës - institucioneve, të cilat, ajo përfaqëson në këtë konsullatë, përshëndeti, konusllja e Kosovës, në Nju Jork, zonja Arta Rama, e cila e quajti nder që ishte e ftuar të marrë pjesë në mbajtjen e kësaj Akademie përkujtimore për Presidentin e parë të Kosovës,Ibrahim Rugovën, që pa dyshim është një ndër personalitetet dhe një nga figurat më të shquara kombit shqiptarë në 100 vjeçarin e fundit. "Edhe pse u bënë tha konsullja e Kosovës zonja Rama, pesë vjetë që dr Rugova, u nda nga jeta e them pa asnjë dilemë se personaliteti dhe figura e tij është ende shumë e gjallë në praninë e shqiptarëve, kudo që janë dhe ai shërben, sot si udhërrëfyes dhe inspirim për të gjithë ne shqiptarët" Sipas zonjës Rama, vizioni i tij për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe shtet sovran, Rugova e filloj në një kohë kur Kosova, po kalonte një kohë shumë të vështirë. Në kohën kur sistemi kushtetues e politik i Kosovës, ishte në mënyrë të orkestuar dhe po rrënohej nga pushteti serb, ai me vizionin e tij përparimtar dhe strateg me politkën e tij paqëdashëse filloj t'i mbledhë shqiptarët rreth vetes, duke krijuar lëvizjen më të madhe gjithëshqiptare në atë kohë, të gjithë "nën një ombrell". Konsullja e Kosovës zonja Arta Rama, foli më pasë edhe për kontributin e disaporës në shtetformimin e Kosovës. "Kështu, që të gjithë filluan të trokasin në dyert e shteteve perendimore dhe SHBA, që t'ju tregojnë për çështjen e Kosovës dhe se çfarë po ndodhte në Kosovë në atë kohë, dhe, pikërishtë, këtu, tha zonja Rama, bënë pjesë edhe roli i komunitetit shqiptarë në diasporë, dhe veçanërishtë në Amerikë, që ka luajtur në shtetformimin e Kosovës, ishit edhe ju ata, tha ajo që së bashku me Ibrahim Rugovën që trokitet për Kosovën në dyert e Uashingtonit, Shtëpisë së Bardhë, senatorëve dhe kongresmenve amerikanë. "Dhe, së bashku arritët që çështjen e Kosovës, ta bëni të ndjeshme për gjithë botën. Më tej ajo tha se sot edhe unë si përfaqësuese e Kosovës në Nju Jork - SHBA-ës, jam duke punuar së bashku me kolegët e mi për ndërtimin e një shteti, ashtu si dhe e kishte parë në vizionin e tij edhe Dr, Ibrahim Rugova, mirëpo, na vjen keq që ai nuk arriti t'a shohë këtë ditë, për të cilën ai punojë aq shumë". Konsulli i Përgjithshëm e Shqipërisë në Nju Jork, zoti Dritan Mishto, tha se "Kur themi që dhemb Kosova - qanë Shqipëria jonë!" dhe natyrishtë që kur "Dhembë Shqipëria - qanë Kosova" "Është, gjithmonë një nder dhe kënaqësi, theksojë në fjalën e tij zoti Mishto, të marrësh pjesë në një aktivitet për Ibrahim Rugovën, njeriun që maturia e meçuria e bëri burrështetas! por, jamë i bindur që megjithse në do të flasim "shumë edhe shumë" këtu, kur do të dalim nga ky tubim, do të "themi se sa pak folëm për figurën e ndritur të Dr. Ibrahim Rugovës". Sepse, u shpreh ai vepra dhe jeta e tij është aq e gjërë dhe aq e madhe, sa që nuk mund të mbushet me fjalët tona, Andaj në këtë moment ndoshta, ajo, që thirret doktrina e paqes, dhe që e përcolli Dr. Ibrahim Rugova, mund të jetë vlera më e madhe, që ne duhet të përçojmë pikërishtë sot tek të gjitha brezat. "Të dashur bashkëatdhetar ! "Kur themi që dhemb Kosova - qanë Shqipëria jonë!" dhe natyrishtë që kur "Dhembë Shqipëria qanë Kosova", dhe kjo është edhe arsyeja, që të gjithë ne si shqiptarë, dhe në këtë Akademi të pesëvjetorit të ndarjes nga ne të Dr. Ibrahim Rugovës, e dëgjuam natyrshëm dhe kuptimplot si hymnin tonë atë të Shqipërisë, me atë "Kur ka ra Kushtrimi në Kosovë". "Si e mbaj mënd unë Rugovën" ishte një risjellje kujtimesh që solli në këtë Akademi , një mik i tij i afërt në SHBA, i Dr Rugovës, Professor Sami Repishti, ish u brugosur politk gjatë regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, një studiues i njohur i çështjeve shqiptare. Professor Repishti, tha, se ka qënë një nder dhe pervilegj për të, të njoh mikun e tij Dr. Ibrahim Rugovën. Ai tha se ka njohur Rugovën si një prijës të lëvzijes gjithë shqiptare në fillim të saj për liri, pavarësi dhe demokraci. "Kur nisim e të kujtojmë Ibrahim Rugovën, kujtojë professor Repishti, çdo njeri nga ne ka një kujtim të bukur, pasi shumë prej juve që jeni këtu, keni qënë afërt të tij, pothuajse, në çdo takim me presidentin e Kosovës Rugova, Kryetarin e LDKës. Pra, të gjithë kemi qënë miq dhe shokët e Rugovës, kështu që punën e kemi bërë të gjithë së bashku, gjatë këtyre viteve, duke dhënë kontributin tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e ndajmë së bashku." "Por, theksojë Repishti, duhet të pranojmë gjithësesi, ai ka qënë udhëheqësi ynë gjatë këtyre viteve. Ose, siç ka thënë doktor Bukoshi "Ne kemi qënë argatët e Dr. Rugovës "dhe, Dr. Rugova, ka qnë "feneri" i disidencës politike kosovare, ai ka qënë artitekti i lëvizjës paqësore në Kosovës, për lirinë e pavarësinë e saj - ai ka qënë flamurtar për pavarësinë e Kosovës", përfundojë Professor Sami Repishti. Miku i shqiptarëve avokati i njohur Stiv Kaufman duke kujtuar Rugovën solli edhe disa kujtime interesante nga përvoja e jetës së tij me shqiptarët dhe historinë tonë. " Unë, tha ai shikojë se sa të ngjashëm jemi ne hebrejtë me ju shqiptarët. Pavarësisht, nga vendet e lindjes, prejardhjes së largët dhe përkundër besimeve të ndryshme fetare, kemi të përbashkët dhe të ngjashme përkushtimin për familjet tona, shpirtin e tolerancës dhe të vullnetit të mirë ndaj të gjithëve. Ne tha ai kemi të përbashkëta përpjekjet, tona për të ndërtuar një botë më të mirë kudo që jemi edhe larg vendit tonë janë vlerat që ndajmë së bashku komuniteti hebre dhe ai shqiptarë. "Një nga momentet më të bukura të jetës sime, u shpreh avokati Kaufman, me shqiptarët pa dyshim që mbetet në nëntor 2003, ku unë dhe një përfaqësi e delegacionit të Bashkisë së Nju Jorkut, shoqëronim kryetarin e Bashkisë, Majkell Bloomberg gjatë vizitës së parë të një kryetari Bashkie nga Nju Jorku në Kosovë. Ne shkuam shtatë vjet më parë në Kosovën e çliruar për të theksuar mbështetjen tonë për pavarësi dhe lidhjen e fortë që ndjeja ndaj popullit të saj. Nuk e harroi kurrë, kur Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg, e kishte planifikuar një ndalesë të shkurtër në Kosovë, në fund të atij muaji e cila përkonte me ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Pra më 23 nëntor 2003, 5 ditë para 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg do t'i drejtohej kryeqytetit të Kosovës, ndërsa bashkë me ushtarët amerikan në kampin ushtarak Bondestil-Ferizaj dhe me presidentin e parë të Kosovës të ndjerin Ibrahim Rugova do të festonte ditën e Flamurit Shqiptarë, Unë tha në fund avokati Kaufman kam disa gurë kujtim nga Presidenti Rugova". Më një kumtesë në gjuhën angleze në këtë Akademi, u paraqitë edhe një studente e re Teuta Berisha. Nën kryetari i Vatrës zoti Agim Rexhaj, veprimtarë i dalluar i komunitetit, tha se " Ibrahim Rugova, jo vetëm hapi këtë kapitull, jo vetëm që, siç thuhet, hyri në historinë më të re kulturore, politike e shtetërore të shqiptarëve e të Kosovës e të shqiptarëve në përgjithësi, por ai, me me figurën e tij madhështore, të cilës, siç e pamë edhe ne ceromonin Mortore, iu fal edhe bashkësia ndërkombëtare, krijoi histori, historinë më të re të shqiptarëve në Kosovë." Presidenti Rugova ishte personaliteti i cili me veprimet e urta, të matura e të guximshme, hapi shtigje për sendërtim të idealeve të qytetarëve të Kosovës, për shtetin dhe sovranitetin e Kosovës. Ishte njeriu e udhëheqësi i cili me jetën e me veprën e tij, me frymën e tij atdhetare, mbolli, kultivoi, zhvilloi dhe e shpuri në prag të realizimit të plotë pavarësinë e Kosovës dhe ai, si i tillë, mbetet në shpirtin e në mendjet tona, burim i pashterrshëm i frymëzimit, i përkushtimit atdhetar, i vendosmërisë dhe i vizionit historik. Prandaj, nga dita në ditë e muaji në muaj, na mungon shumë e më shumë fjala e tij, urtia e tij. Lekë Gojcaj-mik i ish Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe veprimtar i komunitetit, ka vlersuar Rugovën, si një figurë të paarritëshme, duke e krahasuar atë me Nëna Teresen, dhe si një dhuratë nga Zoti, që i erdhi Kosovës, në kohën kur i duhesh asaj më shumë se kurrë. Në emër të Federatës PanShqiptare e Amerikës, përshëndeti kryetari i saj - dr Gjon Buçaj, nën/Kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit z Ahmet Hoti përshëndeti në emër të mbretërorve dhe legastëve. Ndërsa, në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikanë, përshëndeti këtë Akademi zoti Martiin Shkreli . Më pasë kujtuan Rugovën edhe editori i i gazetës Dielli z Dalip Greca, me një kumtes të cilën ai do ta botojë edhe në numërin e ardhëshëm të gazetës Dielli. Ish Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibrane zoti Ibrahim Kolari, foli për figurën markante të liderit Rugova. Në emër të Shoqatës "Çamëria" përshëndeti këtë Akademi, z Sali Bollati . Veprimtaria i dalluar i komunitetit z nga Rhod Island poetja dhe autoria e disa librave Rita Saliu, recitoj vargje të përgatitura posaqërishtë, për këtë Akademi dhe solli kujtimet e saj me bashkëshortin inxh, Adem Saliu nga takimet me Presdetin e parë të Kosovës, Dr Ibrahim Rugovën.
Rugo021.JPG
(image/jpeg, 34.6 KB) - not displayed
Rugo024.JPG
(image/jpeg, 44.3 KB) - not displayed
Rugo034.JPG
(image/jpeg, 29.2 KB) - not displayed
Rugo037.JPG
(image/jpeg, 42.2 KB) - not displayed
Rugo042.JPG
(image/jpeg, 45.7 KB) - not displayed
Rugo044.JPG
(image/jpeg, 39.2 KB) - not displayed
Rugo046.JPG
(image/jpeg, 44 KB) - not displayed
Rugo049.JPG
(image/jpeg, 41.8 KB) - not displayed
Rugo053.JPG
(image/jpeg, 39.5 KB) - not displayed
Rugo056.JPG
(image/jpeg, 43.1 KB) - not displayed
Rugo057.JPG
(image/jpeg, 42.2 KB) - not displayed
Rugo062.JPG
(image/jpeg, 49.9 KB) - not displayed
Rugo068.JPG
(image/jpeg, 46.7 KB) - not displayed
Rugo076.JPG
(image/jpeg, 41.3 KB) - not displayed
Rugo081.JPG
(image/jpeg, 22.2 KB) - not displayed