FBSHK : Gjaku i viktimave te qofte ne ndergjegjeje, o Edi Rama,...!

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Komunikate  
Gjaku i viktimave te qofte  ne ndergjegjeje, o Edi Rama,...!  
 
Edi Rama ma bashkemendimtaret e vet na shkaktuan kater vdekje dhe qindra  
te plagosur te tjere. Ngushellime zoteri Kryetar Bamir Topi, zoteri 
kryeminister  Salih Berisha, luteni qe ti ngushelloni edhe familjet e viktimave. Qe 
ne fillim  te ketij shkrimi kerkojme te denohen perjetesisht organizatoret e 
ketyre  demonstratave te dhunshme e te pergjakshme ne menyre qe ata te mos 
merren me me  politike dhe me pune tjera publike. Fakti qe OPOZITA ne krye me 
Edi Ramen qysh  heret kane paralajmeruar kete proteste me skenar siç e pame 
nepermjet te  televizioneve te ndryshme, fakti qe njeri nga organizatoret e 
demonstratave te  pergjakshme deklaron: “ 3 apo 13 mije te vrare”, nuk i 
interesojne vetem e vetem  qe puçi i tyre te kete sukses. Fakti qe ( siç 
shihet ne filma te televizioneve)  gjate gjithe kohes e kane sulmuar policine e 
ne anen tjeter gjate gjithe kohes  policia duket duke u mbrojtur, tregon se 
qellimi i tyre ishte thjesht puçiste.  Pra duke u bazuar ne keto qe u than 
me siper, ata duhet ndaluar se vepruari ne  Shqiperine Demokratike.  
Skenari i Ediu Rames dhe i bashibozukeve te tij ka qene rrezimi dhe  
rrenimi i institucioneve te shtetit, se vertete ashtu ka qene tregon fakti qe  ata 
nuk ishin deri ne fund ne krye te demonstruesve, dhe se askund nuk u ndalen 
 per t’i lexuar deklaratat politike, perkundrazi ne krye te demonstruesve 
ishin  njerezit enkas te pergatitur per nje epilog çfare edhe ndodhi diten e 
premte.  Demonstratat e dhunshme puçiste te Edi Rames, te dates 21 janar 
2011 ishin  kunder popullit dhe shtetit demokratik shqiptar, dhe si te tilla 
per gjithe  shqiptaret qe ia duan te miren kombit dhe shtetit shqiptar jane te 
papranueshme,  jane te denueshme, jane krejtesisht te pa pelqyeshme. Siç 
patem rastin pra me i  pa filmimet neper kanale te ndryshme televizive, 
demonstratat ishin ne funksion  te drejtperdrejte te rrezimit te qeverise dhe te 
sistemit demokratik ne  Shqiperi.  
Njeriu i rendomte do te pyeste:  Edhe çka duhet tjeter te ndodh ne  
hapesiren shqiptare ne menyre qe ne te zgjohemi nga kjo amulli dhe   pergjumje qe i 
ka kapluar shqiptaret?  
Ne kete pyetje do te pergjigjeshim kesisoj:Shkrimtari i yne i  mirenjohur 
Faik Konica  kishte pas thene:  " armiku me i madh per  shqiptarin eshte vet 
shqiptari" urojme qe perendia te na liroj nga ky mallkim,  keshtu qe  
njehere e pergjithmone te mendojme me koke te “kthjellte”, te  shikojme 
realitetin e krijuar, dhe te bejme nje vleresim real. Pothuajse neper  te gjitha 
trojet shqiptare eshte e njejta gje, çka done te thote se ne te gjitha  rastet 
faktori politik shqiptar eshte fajtor pse ne shqiptaret nuk po mundemi te  
merremi vesh per çeshtjet madhore kombetare. Kjo gjendje eshte si ne Iliride, 
si  ne Luginen e Presheves si ne troje te tjera shqiptare. Hiç me mire nuk 
eshte ne  Shqiperine londineze, zaten siç u pa nepermjet te kanaleve 
televizive ne  Shqiperine Londineze gjendja eshte thuajse edhe me e keqe.  
Fronti Bashkimit Kombetar Shqiptar, u bene thirrje te gjithe lidereve  
partiak qe te mos luajne me nderin e kombit, sepse do te jemi te shtrenguar tu  
themi NDAL se nuk lejohet qe te neperkembet autoriteti i shtetit dhe i 
kombit.  FBKSH, ka djem, vajza, ka burra qe dine ti kundervihen çdo furtune qe e 
rrezikon  shtetin dhe kombin shqiptar. Me tere qenien tone do t’i 
kundervihemi te gjithe  atyre qe rrezikojne te arriturat (shume te çmuara)e  popullit 
shqiptar, te  jeni te bindur se kjo nuk eshte shaka, keto nuk jane fjale te 
kota, por ju themi  me bindje te plote shqiptarqe verjani gishtin kokes dhe 
mendoni “esulle” sepse  nuk do te tolerohet askush te shkel mbi vlerat: 
shteti, kombi, gjuha, flamuri,  dhe integriteti territorial si dhe te gjitha 
ndikimet anesore qe i perbejne keto  karakteristika, te shenjta te popullit 
shqiptar. Boll ma, boll ma se do te  pendoheni rende, do te ju mallkoj 
populli, do ju mban mend historia, dhe mos  harroni kurre, gjithmone ka pasur dhe 
do te kete shqiptaria djem dhe vajza   qe i kane dal zot “vatanit”.  
Organet kompetente qe merren me percjelljen e puneve te partive politike  
urgjentisht duhet te ulen e t’i analizojne veprimet e organizatoreve te  
demonstratave te pergjakshme dhe skajshmerisht te demshme per kombin si edhe per 
 imazhin e Shqiperise demokratike ne boten demokratike, ne menyre qe tu 
ndalohet  puna e partive organizatore te demonstratave te pergjakshme, nderkaq  
organizatoreve te drejtperdrejt t’u ndalohet me ligj aktiviteti politik si 
edhe  aktivitetet tjera publike per nje kohe te caktuar ose edhe per tere 
jeten.  Keshtu duhet vepruar ne menyre qe neser..., te gjithe ata qe duan te 
organizojne  demonstrata dhe organizime tjera me karakter proteste te jene te 
pergjegjshem  dhe te jene ne gjendje qe tere kohen te mbaje rregull dhe 
qetesi konform ligjeve  mbi organizimin e protestave dhe demonstratave.  
Organeve me te larta partiake organizatore e  demonstratave te 
siperpermendura u drejtohemi me kerkese fare vellazerore qe  qysh sot te organizohen dhe 
te marrin qendrim per t’i denuar demonstratat e 21  janarit te 2011-se dhe 
ndaj lidershipit te partive organizatore te shqiptohen  denimet perkatese.  
Tirane, 25 janar 2011  
Fronti Bashkimit Kombetar Shqiptar  
Prof. Arber Kastrioti  
 
Komunikatë  
Gjaku i viktimave të qoftë në ndërgjegjeje, o Edi  Rama,...!  
Edi Rama ma bashkëmendimtarët e vet na  shkaktuan katër vdekje dhe qindra 
të plagosur të tjerë. Ngushëllime zotëri  Kryetar Bamir Topi, zotëri 
kryeministër Salih Berisha, luteni që ti ngushëlloni  edhe familjet e viktimave. Që 
në fillim të këtij shkrimi kërkojmë të dënohen  përjetësisht organizatorët e 
këtyre demonstratave të dhunshme e të përgjakshme  në mënyrë që ata të mos 
merren më me politikë dhe me punë tjera publike. Fakti  që OPOZITA në krye 
me Edi Ramën qysh herët kanë paralajmëruar këtë protestë me  skenar siç e 
pamë nëpërmjet të televizioneve të ndryshme, fakti që njëri nga  organizatorët 
e demonstratave të përgjakshme deklaron: “ 3 apo 13 mijë të  vrarë”, nuk i 
interesojnë vetëm e vetëm që puçi i tyre të ketë sukses. Fakti që  ( siç 
shihet në filma të televizioneve) gjatë gjithë kohës e kanë sulmuar  policinë e 
në anën tjetër gjatë gjithë kohës policia duket duke u mbrojtur,  tregon se 
qëllimi i tyre ishte thjesht puçistë. Pra duke u bazuar në këto që u  than 
më sipër, ata duhet ndaluar së vepruari në Shqipërinë Demokratike.  
Skenari i Ediu Ramës dhe i bashibozukëve të  tij ka qenë rrëzimi dhe 
rrënimi i institucioneve të shtetit, se vërtetë ashtu ka  qenë tregon fakti që ata 
nuk ishin deri në fund në krye të demonstruesve, dhe se  askund nuk u 
ndalën për t’i lexuar deklaratat politike, përkundrazi në krye të  demonstruesve 
ishin njerëzit enkas të përgatitur për një epilog çfarë edhe  ndodhi ditën e 
premte. Demonstratat e dhunshme puçiste të Edi Ramës, të datës 21  janar 
2011 ishin kundër popullit dhe shtetit demokratik shqiptar, dhe si të  tilla 
për gjithë shqiptarët që ia duan të mirën kombit dhe shtetit shqiptar janë  
të papranueshme, janë të dënueshme, janë krejtësisht të pa pëlqyeshme. Siç 
patëm  rastin pra me i pa filmimet nëpër kanale të ndryshme televizive, 
demonstratat  ishin në funksion të drejtpërdrejtë të rrëzimit të qeverisë dhe të 
sistemit  demokratik në Shqipëri.  
Njeriu i rëndomtë do të pyeste:  Edhe çka duhet tjetër të ndodh në 
hapësirën shqiptare në mënyrë që në të  zgjohemi nga kjo amulli dhe  përgjumje që i 
ka kapluar  shqiptarët?  
Në këtë pyetje do të  përgjigjeshim kësisoj:Shkrimtari i ynë i mirënjohur 
Faik Konica  kishte pas thënë:  " armiku më i madh për shqiptarin  është vet 
shqiptari" urojmë që perëndia të na liroj nga ky mallkim, kështu  që  
njëherë e përgjithmonë të mendojmë më kokë të “kthjelltë”,  të shikojmë 
realitetin e krijuar, dhe të bëjmë një vlerësim real. Pothuajse  nëpër të gjitha 
trojet shqiptare është e njëjta gjë, çka donë të thotë se në të  gjitha rastet 
faktori politik shqiptar është fajtor pse ne shqiptarët nuk po  mundemi të 
merremi vesh për çështjet madhore kombëtare. Kjo gjendje është si në  Iliridë, 
si në Luginën e Preshevës si në troje të tjera shqiptare. Hiç më mirë  nuk 
është në Shqipërinë londineze, zaten siç u pa nëpërmjet të kanaleve  
televizive në Shqipërinë Londineze gjendja është thuajse edhe më e keqe.  
Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, u bënë  thirrje të gjithë liderëve 
partiak që të mos luajnë me nderin e kombit, sepse do  të jemi të shtrënguar tu 
themi NDAL se nuk lejohet që të nëpërkëmbët autoriteti  i shtetit dhe i 
kombit. FBKSH, ka djem, vajza, ka burra që dinë ti kundërvihen  çdo furtune qe e 
rrezikon shtetin dhe kombin shqiptar. Me tërë qenien tonë do  t’i 
kundërvihemi të gjithë atyre që rrezikojnë të arriturat (shumë të  çmuara)e  popullit 
shqiptar, të jeni të bindur se kjo nuk  është shaka, këto nuk janë fjalë të 
kota, por ju themi më bindje të plotë  shqiptarqe vërjani gishtin kokës dhe 
mendoni “esullë” sepse nuk do të tolerohet  askush të shkel mbi vlerat: 
shteti, kombi, gjuha, flamuri, dhe integriteti  territorial si dhe të gjitha 
ndikimet anësore që i përbëjnë këto karakteristika,  të shenjta të popullit 
shqiptar. Boll ma, boll ma se do të pendoheni rëndë, do  të ju mallkoj 
populli, do ju mban mend historia, dhe mos harroni kurrë,  gjithmonë ka pasur dhe 
do të ketë shqiptaria djem dhe vajza  që i kanë dal zot “vatanit”.  
Organet kompetente që merren me përcjelljen  e punëve të partive politike 
urgjentisht duhet të ulen e t’i analizojnë veprimet  e organizatorëve të 
demonstratave të përgjakshme dhe skajshmërisht të dëmshme  për kombin si edhe 
për imazhin e Shqipërisë demokratike në botën demokratike, në  mënyrë që tu 
ndalohet puna e partive organizatore të demonstratave të  përgjakshme, ndërkaq 
organizatorëve të drejtpërdrejt t’u ndalohet me ligj  aktiviteti politik si 
edhe aktivitetet tjera publike për një kohë të caktuar ose  edhe për tërë 
jetën. Kështu duhet vepruar në mënyrë që nesër..., të gjithë ata  që duan të 
organizojnë demonstrata dhe organizime tjera me karakter proteste të  jenë 
të përgjegjshëm dhe të jenë në gjendje që tërë kohën të mbajë rregull dhe  
qetësi konform ligjeve mbi organizimin e protestave dhe demonstratave.  
Organeve më të larta  partiake organizatore e demonstratave të 
sipërpërmendura u drejtohemi me kërkesë  fare vëllazërore që qysh sot të organizohen dhe 
të marrin qëndrim për t’i dënuar  demonstratat e 21 janarit të 2011-së dhe 
ndaj lidershipit të partive  organizatore të shqiptohen dënimet përkatëse.  
Tiranë, 25 janar 2011  
Fronti Bashkimit Kombëtar  Shqiptar  
Prof. Arbër Kastrioti
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.