Robert Hand: Jo demonstrata te tjera ne rruge Ilir Ikonomi - Uashington

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 

_http://www.voanews.com/albanian/news/_ 
(http://www.voanews.com/albanian/news/) 
_Robert  Hand: Jo demonstrata të tjera në rrugë | Lajme | SHQIP_ 
(http://www.voanews.com/albanian/news/Robert-Hand-Jo-demonstrata-te-tjera-ne-rruge-1147
31859.html)  
Robert Hand: Jo demonstrata të tjera në rrugë
Ilir Ikonomi | Uashington  E enjte, 27 Janar 2011  


Robert Hand, këshilltar politik pranë Komisionit Amerikan të Helsinkit, i  
bëri thirrje qeverisë në Shqipëri që të bashkëpunojë me prokurorinë. Duke  
komentuar për gjendjen e tensionuar në vend, ai tha se opozita po përpiqet të 
 minojë legjitimitetin e qeverisë dhe nuk është e qartë se si duan ta 
arrijnë ata  këtë. Zoti Hand ka qenë disa herë në Shqipëri për të vëzhguar 
zgjedhjet. 
Zëri i Amerikës: Zoti Hand, në Shqipëri vazhdon lufta e  fjalëve mes dy 
palëve politike dhe disa herë politikanët përdorin gjuhë të  pakontrolluar në 
publik, madje edhe gjuhë urrejtjeje. Mendoni se ky ishte një  faktor që çoi 
në dhunën e 21 janarit? 
Robert Hand: Mendoj se kjo ndihmoi për krijimin e një klime  që mundësoi 
atë që ndodhi të premten e kaluar. Është e vështirë të vësh gishtin  te një 
incident ose episod i caktuar dhe të thuash se ky ishte shkaku, por  sigurisht 
që kjo krijon një klimë të tensionuar. Megjithatë, pikëpamja ime për  atë 
që ndodhi të premten është se ajo mund të shmangej, dhuna mund të ishte  
parandaluar. Fakti që ekziston një klimë e tillë ku njerëzit thonë gjëra që nuk  
janë të shëndetshme dhe produktive, nuk ua heq përgjegjësinë atyre që u  
angazhuan në këtë dhunë ose që e orkestruan atë si dhe përgjegjësinë për atë 
që  për fat të keq ndodhi në demonstratë në Tiranë. 
Zëri i Amerikës: Ka gjithashtu një përplasje mes  institucioneve; zoti 
Berisha refuzon t’i dorëzojë prokurorisë shefat e sigurisë  për të nisur 
hetimet. A ju shqetëson kjo si diçka që duhet marrë seriozisht apo  e shihni 
thjesht si një trysni ndaj prokurorisë?  
Robert Hand: Po. Mendoj se duhet marrë seriozisht. Kam  dëgjuar se pjesë e 
arsyes që lufta e fjalëve është rikthyer, ka të bëjë me disa  parregullsi 
teknike apo formulimet e gabuara në urdhrat e ndalimit. Unë nuk jam  jurist 
shqiptar prandaj nuk mund të them nëse kjo është ose jo e vërtetë. Por në  
anën tjetër kjo po shoqërohet me akuza, sikur prokurorja, duke e bërë këtë, po  
merr anën e opozitës dhe po vepron gabim. Mendoj se në fund të fundit 
prokuroria  ka një punë që duhet të bëjë sepse të premten u kryen vepra penale 
dhe ajo ka  detyrën si prokurore të hetojë rreth tyre. Përsa kohë që ajo 
qëndron në kufijtë  e kompetencave të saj, mendoj se qeveria është e detyruar 
ligjërisht ta  respektojë autoritetin e saj dhe të bashkëpunojë edhe pse mund 
të mos jetë  dakord me akuzat që qëndrojnë prapa hetimit. Në fakt, mungesa e 
bashkëpunimit  thjesht do të krijonte një sens kundërproduktiv dhe nuk do të 
ishte në interes  të qeverisë. Në qoftë se qeveria i shikon si të gabuara 
këto akuza, mënyra më e  mirë për të do të ishte të bashkëpunonte me 
prokurorinë dhe të jepte argumentin  e saj. 
Zëri i Amerikës: Ka një vit e gjysmë që opozita kërkon  hetimin e 
zgjedhjeve të vitit 2009. Tani ata kërkojnë zgjedhje të reja dhe bëjnë  thirrje për 
largimin e kryeministrit Sali Berisha. A mendoni se opozita ka një  strategji 
të qartë se çfarë kërkon? 
Robert Hand: Mendoj se është e qartë ajo që kërkojnë ata.  Ata duan të 
minojnë legjitimitetin e qeverisë së tanishme të Shqipërisë. Ajo që  është më 
pak e qartë është se si duan ta arrijnë këtë. Ata nuk janë përpjekur ta  
arrijnë këtë përmes proceseve politike normale por bojkotuan parlamentin dhe  
tani me demonstratat në rrugë e të tjera, çka nuk duket se po e ndihmon  
situatën. Në fakt, me sa di, Partia Socialiste ka në plan të bëjë një  demonstratë 
tjetër. Mendoj se gjëja më e përgjegjshme dhe më e shëndetshme që  duhet të 
bëjë opozita është të mos organizojë demonstrata të tjera në rrugë,  sepse 
tani për tani gjendja është tepër konfrontuese. Do të ishte një shenjë e  
mirë nga ana e tyre nëse ata tërhiqen, ta anulojnë demonstratën dhe të gjejnë  
mënyra që të rivendoset dialogu politik normal, pra një dialog më i 
civilizuar  dhe më dinjitoz, siç janë shprehur edhe shefat e mij në Komisionin 
amerikan të  Helsinkit. Nëse e bëjnë këtë, na mbetet të shikojmë nëqoftëse 
koalicioni në fuqi  do të përgjigjet me të njëjtën mënyrë. 
Zëri i Amerikës: Duke patur parasysh atë që po shikojmë tani  në Shqipëri, 
mendoni se pranimi i Shqipërisë në NATO ishte i parakohshëm? 
Robert Hand: Unë kam marrë pjesë aktive në diskutimet për  anëtarësimin e 
Shqipërisë në NATO kur u shtrua ky problem. Edhe pse ne e  mbështetëm 
anëtarësimin e Shqipërisë, dhe unë isha mes tyre, ne shtruam pyetjen:  nëqoftëse i 
japim anëtarësimin Shqipërisë, ç’do të bëhet me procesin e  reformave? 
Logjika që ne ndoqëm ishte kjo: kur vende të reja hyjnë në NATO, ato  kanë 
prirjen të vazhdojnë të reformohen dhe si rrjedhojë e anëtarësimit,  demokracia 
bëhet më e qendrueshme. Pra, mbi këtë bazë dhe me këtë shpresë pati  një 
mbështetje shumë të fortë që Shqipëria të bëhej aleate e NATO-s, aq më tepër  që 
ajo ishte një mike e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, gjë që këtu në  
Uashington dihet mirë. Mendoj se mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të bëhej  
përjashtimi fatkeq i kësaj logjike që ka të bëjë me vazhdimin e reformave pas 
 anëtarësimit. Unë do t’i jepja Shqipërisë më tepër kohë për ta provuar 
veten. E  them këtë me një farë keqardhjeje sepse gjithnjë kam qenë një 
mbështetës i fortë  i saj, që prej më shumë se 20 vjetësh kur e vizitova vendin për 
herë të parë.  Mund të mos jem një nga miqtë më të fuqishëm të Shqipërisë 
në Uashington por jam  ndër miqtë më të vjetër. Gjithnjë jam përpjekur që 
hartuesit e politikave për  Shqipërinë, qoftë këtu apo në Evropë, të kapërcejnë 
disa paragjykime për këtë  vend, se gjoja të gjithë janë të korruptuar, se 
atje ka një nacionalizëm të  skajshëm apo sikur shqiptarët në një farë 
mënyre janë më pak evropianë. Për mua,  anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka qenë 
një inkurajim, kur mendoja për dekadat  e sundimit komunist apo për 
poshtërimin e saj nga vendet fqinje. Shpresoj se e  gjithë kjo nuk do të humbasë për 
shkak të papërgjegjshmërisë së politikanëve sot  në Shqipëri. 
Zëri i Amerikës: Pra, ekziston një pikëpyetje nëse  institucionet po 
funksionojnë në Shqipëri? Cili është mendimi juaj? 
Robert Hand: Në fund të fundit, si mbështetës i demokracisë,  do të thosha 
se i takon popullit të Shqipërisë të vendosë. Institucionet duhet  t’u 
shërbejnë atyre. Mendimi im personal është se ato funksionojnë por vetëm në  
mënyrë sipërfaqësore. Në Shqipëri ka një lëvizje shumë të vogël të shoqërisë  
civile, pra të njerëzve që interesohen për ta përmirësuar vendin, në kontrast 
me  ata që interesohen për të fituar pushtet. Mes institucioneve politike të 
 Shqipërisë ka gjithashtu shumë pak shërbim publik, pra njerëz që janë të  
përkushtuar për ta bërë vendin të funksionojë pavarësisht se kush është në  
pushtet. Mendoj se kemi të bëjmë me diçka që Shqipëria ende nuk e ka 
kapërcyer.  Politika është tepër e polarizuar, nuk ka një shërbim publik apo 
shoqëri civile,  prandaj fituesi i merr të gjitha për vete, askush nuk shikon se 
çfarë është e  mirë vërtet për vendin dhe për popullin. Kjo është e nevojshme 
të ndryshohet sot  në Shqipëri. 
Zëri i Amerikës: Ju thatë se politika në Shqipëri është  tepër e 
polarizuar. Si mundet që të dy palët të shkojnë drejt dialogut? A mos  kërkohet një 
ndërhyrje më e fuqishme nga jashtë? 
Robert Hand: Politikanët shqiptarë është e nevojshme ta  gjejnë zgjidhjen 
vetë. Ata nuk duhet që gjithmonë t’i ndërkombëtarizojnë  problemet e tyre. Në 
botë ka shumë probleme me të cilat duhet të merret  komuniteti 
ndërkombëtar. Ne duam ta shikojmë Shqipërinë të ketë sukses dhe  qeveria amerikane po 
jep mjaft mbështetje për demokrazimin në Shqipëri. Por ne  nuk mund t’i 
zgjidhim problemet e saj, sepse prandaj janë politikanët atje,  qoftë në shumicë 
apo në opozitë. Mendoj se ndërkombëtarizimi i kësaj çështjeje,  kthimi i saj 
në objekt ndërmjetësimi ndërkombëtar nuk është rruga e duhur. Ka  ardhur 
koha që politikanët shqiptarë të mësojnë t’i zgjidhin vetë këto probleme  që 
ata vetë i kanë krijuar. 
Zëri i Amerikës: Nga ana tjetër, sa herë që ka një ndërhyrje  nga jashtë, 
politikanët shqiptarë i përdorin komentet që bëjnë të huajt secili  për 
interesin e vet. Mendoni se ndërkombëtarët duhet të flasin me terma më të  qarta 
në raste të tilla? 
Robert Hand: Edhe mua vetë më pëlqen që të përdoret një  gjuhë më e qartë. 
Mirëpo kur flitet me fjalë më konkrete, dhe kjo më ka ndodhur  edhe mua, 
atëhere ata zgjedhin dhe përdorin ato fjalë që atyre u pëlqejnë. Kjo  më ka 
bërë më të kujdesshëm kur dua të them diçka për Shqipërinë. Por puna është  se 
sot në sistemin politik të Shqipërisë, nuk ka njeri për të cilin mund të  
thuash se është vërtet “i miri”. Prandaj ka një ngurrim, të paktën nga ana 
ime,  për të kritikuar këtë parti apo atë parti, sepse kjo do të nënkuptonte  
mbështetje për palën tjetër, çka nuk është fare e vërtetë. Nga ana tjetër,  
megjithë polarizimin ekziston një emërues i përbashkët, për shembull për  
anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kështu që, disa nga ato 
komentet  që tingëllojnë të paqarta, në të vërtetë janë një përpjekje për t’i 
bashkuar të  gjitha palët rreth atij emëruesi të përbashkët, që ata e kanë por 
nuk e përdorin  për ta çuar vendin përpara.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.