Obama cakton negociator për Egjiptin a mbasadorin Frank G. Wisner
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=69083_ (http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=69083) _Gazeta Metropol_ (http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=69083) : Ambasadori Frenk Uisner udhëtoi për në Kajro BEQIR SINA 02/02/2011 Obama cakton negociator për Egjiptin ambasadorin Frank G. Wisner Në foto, zëvendëspresidenti Joe Biden, Presidenti Obama, këshilltari i sigurimit kombëtar Tom Donilon, Ambasadori Frank G. Wisner dhe këshilltarë të tjerë të sigurimit për të dikutuar ngjarjet më të fundit mbi trazirat në Egjipt. WASHINGTON D.C: Ish-ambasadori amerikan në Egjipt, Frenk Uisner, ka udhëtuar në Kajro për të diskutuar me zyrtarët e lartë egjiptian rreth trazirave që kanë përfshirë këtë vend të Afrikës Veriore. Departamenti i Shtetit tha se Uisner pritet ta përforcojë mesazhin e Uashingtonit se Egjipti duhet të zbatojë reforma të gjera ekonomike dhe ndryshime politike, të cilat do ti hapnin rrugën zgjedhjeve të lira e të drejta. Diplomati Uisner ishte përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në bisedimet rreth statusit të Kosovës. Administrata Obama dërgoi dje një emisar special për tu takuar me qeverinë Mubarak. Diplomati në pension ambasadori i njohur Frank Wisner, ish-ambasador në Egjipt, është dërguar se diplomati amerikan që e di më mirë se çdo politikan tjetër amerikan, qeverisjen e administratës Mubarak, dhe nga vitet e tij të shërbimit diplomatik në Egjipt, ai u dërgua për të marrë një negocim të asaj që po ndodh prapa skenave në Kajro. Ambasadori Wisner, para se të nisej për Kajro, pati një takim në Shtëpinë e Bardhë, në Këshillin Kombëtar të Sigurimit, thonë zyrtarët nga Uashingtoni. Ai ka deklaruar se do të flasë me të arritur në Kajro, me zyrtarët e qeverisë egjiptiane për zbatimin e reformave sociale dhe ekonomike. Pavarësisht entuziazmit në mesin e atyre që u janë ngjitur turmave masive të demonstruesve, se do të ketë ndryshime, diplomatët amerikanë thonë se Egjipti, një vend me 80 milionë njerëz ka njerëz në këtë vend që janë të tmerruar në mundësinë e largimit të Presidentit Mubarak, të vetmit President që ata kanë njohur ndonjëherë si demokrat. Pjesa më e madhe e popullsisë, e cila nuk është e përfshirë në protestat masive, thonë analistët amerikanë; duket se "janë të frikësuar për ardhjen e të parit të vendit të tyre, në qoftë se ai vjen dhe vendi i tyre zhytet në kaos". Ndërkohë njoftohet se Presidenti Obama është takuar për më shumë se një orë me zv/presidentin Xho Bajden, këshilltarin e sigurimit kombëtar Tom Donilon dhe këshilltarë të tjerë të sigurimit për të diskutuar ngjarjet më të fundit mbi trazirat në Egjipt. Administrata Obama duket se ka dërguar një ekspert diplomatikë, me lidhje të ngushta me Egjiptin në një mision në Kajro, që ai të takohet me Presidentin Hosni Mubarak. Zyrtarë të tjerë të lartë të administratës thonë se janë për të vlerësuar qëllimet e zotit Mubarak, në mes të ngjarjeve. Diplomati, Frank G. Wisner, një ish-ambasador në Egjipt që e njeh mirë politikën e z. Mubarak, zbarkoi në Kajro të hënën, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Philip J. Crowley. Ai nuk pranoi të thuhet nëse zoti Wisner, i cili shërbeu si ambasador i 1986-1991, shkonte atje me "ndonjë një mesazh të qartë" nga Presidenti Obama. "Wisner e di se cilët nga lojtarët kyç janë për tu takuar në kuadër të takimeve që ai do të ketë me anëtarët e qeverisë egjiptiane, në Kajro këto ditë", tha z. Crowley. Administrata amerikane besonte se do të ishte "e dobishme" për diplomatin Wisner, që të takohet me z. Mubarak dhe të sjellë perspektivën e tij, tha Crowley. Sepse është bërë zgjedhja e zotit Uisner, 72-vjeçar, një zyrtar tjetër citohet ti ketë thënë shtypit amerikan, është bërë ngaqë Wisner, është një diplomat i respektuar, i moshuar dhe njohës i mirë i politikës së jashtme. Megjithëse, për këtë janë ngritur shumë pyetje në lidhje me atë nëse administrata ishte duke përdorur atë si një emisar "të butë" e pro z. Mubarak, për të dhënë dorëheqjen. Zyrtarët e administratës amerikane nuk pranonin të thoshin se ata e kishin dërguar z. Wisner, me çfarëdo lloj "mesazhi"!?. Por, një zyrtar i lartë në kushte anonime i tha CNN, se "Kur ju keni miq të vjetër për të marrë mendimet e tyre së bashku me ato çka ndodhin, kjo është një bisedë me dy drejtime". Duke folur me gazetarët, zoti Crowley tha: "Ne kemi dërguar një mesazh shumë të qartë në Egjipt, publikisht dhe privatisht. Por, me sa duket ambasadori Wisner do të ketë mundësi për të përforcuar atë që e kemi thënë deri tani dhe është qëndrimi i SHBA me Egjiptin dhe ngjarjet atje". Z. Wisner, i cili ka qenë gjithashtu një ambasador i SHBA-së në Zambia, Filipinet dhe India, ka përvojë në diplomacinë delikate. Në vitin 2006 dhe 2007, ai shërbeu si një i dërguar i posaçëm për Presidentin Xhorxh W. Bush, duke negociuar pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj si një shtet i pavarur dhe sovran nga vendet e tjera. "Ai ka negociuar me shumë shkathtësi në mes të serbëve dhe kosovarëve", tha Nicholas R. Burns, një ish-nënsekretar shteti për çështjet politike, i cili ka punuar me ambasadorin Wisner gjatë asaj periudhe. "Ai është personi me intelekt diplomatik të rrallë, njeri me një intelekt të lartë dhe aftësi të mëdha operacionale. Ai është gjithashtu një person shumë bindës", thotë diplomati Nicholas Burns Babai z. Wisner, i quajtur edhe ai Frank, ka qenë një zyrtar i lartë në Agjencinë Qendrore të Zbulimit, si dhe në agjencinë që ishte paraardhësja e saj, Zyra e Shërbimeve Strategjike, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ambasadori Wisner i Ri vjen nga një rreth diplomatësh të shquar amerikan, të cilët erdhën në diplomaci gjatë Luftës së Vietnamit . Wisner është në një grup diplomatësh të shquar amerikan, që përfshinte edhe Richard C. Holbrooke, ish- përfaqësuesin e posaçëm i administratës amerikane për Afganistanin dhe Pakistanin, i cili vdiq në dhjetor të vitit të kaluar. Z. Wisner, ishte një mik i ngushtë i z. Hollbruk dhe foli për figurën e tij në një shërbim përkujtimor të kohëve të fundit gjatë ceremonive të funeralit të tij. Edhe pse z. Wisner është një dekadë më i ri se Mubarak 82-vjeçar, miqtë tij thanë se ai ishte brezi që ka të drejtën për të folur sinqerisht me Presidentin Mubarak, në lidhje me opsionet e tij. Pyetja është se "Nëse ai do të ftoi z. Mubarak të japë dorëheqjen kësaj nuk i dihet sepse këta njerëz thanë, ai ndoshta nuk do ta bëjë këtë menjëherë, por mbi një seri të bisedave". "Kjo është një lloj dalje nga kriza, që ata do të zgjidhnin në bisedat që do të zhvillojnë", tha Daniel C. Kurtzer, një ish-ambasador në Egjiptit dhe Izrael. "Pyetja kryesore, të cilës ne nuk i dimë dhe përgjigjen për të, është nëse administrata amerikane, ka arritur në një vendim në se Mubarak duhet të shkoj, kjo është zgjidhja", thotë Daniel Cruz. Publikisht, administrata ka vazhduar të këmbëngulë se e ardhmja e zotit Mubarak, ishte një çështje për popullin egjiptian. As Obama dhe as sekretarja e shtetit, Hillary Rodham Clinton, e cila personalisht i është adresuar çështjes të hënën, duke sugjeruar se ata dëshirojnë të shohin se si ngjarjet në terren janë duke u luajtur para se të thonë diçka më shumë nuk ka treguar se cili është qëndrimi i SHBA. Z. Crowley tha se administrata ishte duke kërkuar për prova se zoti Mubarak ishte për hapje të sistemit politik të Egjiptit. "Një tregues, tha ai, do të jetë tërheqja e ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila ka qenë në vend që nga viti 1981 dhe i jep kompetenca qeverisë dërrmuese për të shtypur disidentët. Zyrtarët në Departamentin e Shtetit thanë se zonja Margaret Scobey, ambasadorja aktuale amerikane në Kajro, ishte gjithashtu në kontakt me qeverinë egjiptiane, por se ajo ishte shumë e zënë me koordinimin e evakuimit të qytetarëve amerikanë nga Kajro. Departamenti i Shtetit tha se deri tani ka nis më shumë se 1.200 qytetar amerikanë nga Egjipti në destinacione në Qipro, Greqi dhe Turqi. Z. Kurtzer tha se kishte kuptim me administratën amerikane për të hapur një kanal privat, pas një deklarate publike për largimin e qytetarëve amerikanë nga Egjipti.
Visner,Pirce,Mori,Shugart%20062.JPG
(image/jpeg, 40.7 KB) - not displayed