Egjypt shfaqet rreziku e perplasjes se idhtarve te Mubarakut me demostruesit

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Ne rruge  nisen te perleshen mbeshtetesit dhe kundershtaret e Mubarakut   
 
Ne  sheshin Tahrir te Kajros jane perleshur mbeshtetesit e presidentit 
Hosni Mubarak  dhe protestuesit qe kerkojne t'i jepet fund sundimit 30-vjeçar te 
 tij. 
Perleshjet shperthyen pasi ithtaret e Mubarakurt marshuan ne shesh, ku  
mijera protestues jane duke demonstruar me dite te tera, duke kerkuar largimin 
e  Mubarakut. 
Dy  palet hodhen gure ndaj njera-tjetres. Raportohet se disa persona jane  
plagosur. 
Sot ushtria u beri thirrje protestuesve qe t'u japin fund demonstratave,  
duke thene se e kane percjelle mesazhin e tyre dhe se kerkesat e tyre jane  
degjuar. 
*  * * * *  
Protestuesit jane tubuar ne sheshin Tahrir ne Kajro per te nenten dite me  
radhe, derisa ata po perpiqen t’i bejne presion presidentit Mubarak dhe 
regjimit  te tij per te dhene doreheqje. 
Por, per dallim nga dita e marte, kur ne rruget e Kajros u tubuan me se  
nje milion njerez, ndersa qindra-mijera te tjere ne protestat anti-qeveritare 
ne  qytetet e tjera, armata e fuqishme e Egjiptit u ka bere thirrje 
protestuesve qe  te kthehn ne shtepite e tyre. 
Zedhenesi ushtarak, Ismail Etman, ne televizion e paraqiti kete  porosi: 
“Mesazhi juaj eshte marre dhe kerkesat e juaja jane te njohura. Ne po  
punojme intensivisht per ta ruajtur sigurine e vendit per ju, popullin e  
Egjiptit. Ne duhet te pergjigjemi ndaj fteses se vendit tone me pune te madhe  dhe 
frytdhenese”. 
Televizioni shteteror po ashtu kishte transmetuar verejtje per mundesi te  
dhunes ne rruge, derisa tubimet ne mbeshtetje te Mubarakut po i terheqin 
mijera  perkrahes te tij. 
Ne  qytetin tjeter, Aleksandri, mbeshtetesit e Mubarakut u perleshen me  
demonstruesit anti-qeveritare, qe po perpiqen te ndertojne kampe gjate nates.  
Kjo ka ndikuar qe ushtria ne kete qytet-port te qelloje ne ajer, ne shenje 
te  verejtjes. 
Por, demonstruesit kunder presidentit Mubarak ne Egjipt jane inkurajuar  
edhe nga lajmet se protesta te ngjashme anti-qeveritare po zhvillohen edhe ne  
disa pjese te botes arabe dhe se ato po kane  ndikim. 
Mijera demonstrues, te marten vone, me ane te ekraneve te medha  televizive 
ne sheshin Tahrir, e ndoqen fjalimin e presidentit Mubarak, ne te  cilin ai 
premtoi se nuk do te kandidohet edhe per nje mandat tjeter ne zgjedhjet  e 
parapara per shtator te ketij viti. 
“Pergjegjesia ime e pare tash eshte qe ta kthej sigurine dhe stabilitetin  
ne vend, per te prodhuar tranzicion paqesor te pushtetit, ne nje atmosfere 
qe e  mbron Egjiptin dhe egjiptianet, duke ia lene autoritetin kujdoqofte qe 
zgjidhet  nga populli ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale”.   
“E  them sinqerisht - pavaresisht nga zhvillimet e tashme - une nuk kam 
qellim te  garoj edhe per nje mandat tjeter presidencial. Nje pjese te madhe te 
jetes sime  e kam kaluar ne sherbim te Egjiptit dhe popullit te tij, por 
tash jam shume i  perkushtuar, qe per te miren e vendit, ta perfundoj mandatin 
tim”, tha  presidenti 82-vjeçar. 
Por, pergjigjja e turmes ne sheshin Tahrir ndaj fjalimit te Mubarakut,  
ishte brohoritja: “Largohu, largohu”. 
Lideret opozitare menjehere e kane hedhur poshte propozimin e  Mubarakut. 
Fituesi i Çmimit Nobel per Paqe, Muhamed ElBaradei, njeheresh ish-drejtor  
i Agjencise Nderkombetare per Energji Berthamore, qe u kthye ne Kajro javen 
e  kaluar, duke u shnderruar ne personalitet te unifikimit te opozites, 
fjalimin e  Mubarakut, e vleresoi si “mashtrim”.  
Ai  theksoi se “si gjithnje, Mubarak nuk e degjon popullin e  tij”. 
Njeheresh, grupi me i madh opozitar, Vellazeria Myslimane, tha se oferta  e 
Mubarakut per ta kryer mandatin e tij, nuk e ploteson asnje kerkese nga  
populli i Egjiptit. 
Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barak Obama, qe foli me telefon me  
zotin Mubarak pas fjalimit te tij ne televizion, tha se Mubaraku “e kupton se  
status kuoja nuk eshte e qendrueshme” dhe se ndryshimi duhet te ndodhe.   
Ne  ate qe eshte pare si terheqje efektive e mbeshtetjes se Shteteve te 
Bashkuara  nga aleati me i afert ne boten arabe, Barak Obama tha se i ka thene 
Mubarakut se  ndryshimi duhet te filloje menjehere ne  Egjipt. 
“Ajo qe eshte e qarte dhe ajo qe une e indikova sonte te presidenti  
Mubarak, eshte besimi im se nje tranzicion i rregullt duhet te jete kuptimplote,  
duhet te jete paqesor dhe duhet te filloje tash”, tha Barak  Obama. 
Por, ne rruget e Kajros disa demonstrues duket se ishin te kenaqur me  
oferten e Mubarakut per ta kryer mandatin e tij te  presidentit. 
Organizatoret e protestes kane premtuar se do te vazhdojne ta okupojne  
sheshin Tahrir ne Kajro, derisa Mubaraku te  terhiqet.(rel) 
 
Në rugë nisën përleshen mbështetësit dhe kundërshtarët e Mubarakut 

Në sheshin Tahrir të Kajros janë përleshur mbështetësit e presidentit Hosni 
 Mubarak dhe protestuesit që kërkojnë t'i jepet fund sundimit 30-vjeçar të  
tij. 
Përleshjet shpërthyen pasi ithtarët e Mubarakurt marshuan në shesh, ku 
mijëra  protestues janë duke demonstruar me ditë të tëra, duke kërkuar largimin 
e  Mubarakut. 
Dy palët hodhën gurë ndaj njëra-tjetrës. Raportohet se disa persona janë  
plagosur. 
Sot ushtria u bëri thirrje protestuesve që t'u japin fund demonstratave, 
duke  thënë se e kanë përcjellë mesazhin e tyre dhe se kërkesat e tyre janë  
dëgjuar. 
* * * * *  
Protestuesit janë tubuar në sheshin Tahrir në Kajro për të nëntën ditë me  
radhë, derisa ata po përpiqen t’i bëjnë presion presidentit Mubarak dhe 
regjimit  të tij për të dhënë dorëheqje. 
Por, për dallim nga dita e martë, kur në rrugët e Kajros u tubuan më se një 
 milion njerëz, ndërsa qindra-mijëra të tjerë në protestat anti-qeveritare 
në  qytetet e tjera, armata e fuqishme e Egjiptit u ka bërë thirrje 
protestuesve që  të kthehn në shtëpitë e tyre. 
Zëdhënësi ushtarak, Ismail Etman, në televizion e paraqiti këtë porosi: 
“Mesazhi juaj është marrë dhe kërkesat e juaja janë të njohura. Ne po 
punojmë  intensivisht për ta ruajtur sigurinë e vendit për ju, popullin e 
Egjiptit. Ne  duhet të përgjigjemi ndaj ftesës së vendit tonë me punë të madhe dhe  
frytdhënëse”. 
Televizioni shtetëror po ashtu kishte transmetuar vërejtje për mundësi të  
dhunës në rrugë, derisa tubimet në mbështetje të Mubarakut po i tërheqin 
mijëra  përkrahës të tij. 
Në qytetin tjetër, Aleksandri, mbështetësit e Mubarakut u përleshën me  
demonstruesit anti-qeveritarë, që po përpiqen të ndërtojnë kampe gjatë natës.  
Kjo ka ndikuar që ushtria në këtë qytet-port të qëllojë në ajër, në shenjë 
të  vërejtjes. 
Por, demonstruesit kundër presidentit Mubarak në Egjipt janë inkurajuar 
edhe  nga lajmet se protesta të ngjashme anti-qeveritare po zhvillohen edhe në 
disa  pjesë të botës arabe dhe se ato po kanë ndikim. 
Mijëra demonstrues, të martën vonë, me anë të ekraneve të mëdha televizive 
në  sheshin Tahrir, e ndoqën fjalimin e presidentit Mubarak, në të cilin ai 
premtoi  se nuk do të kandidohet edhe për një mandat tjetër në zgjedhjet e 
parapara për  shtator të këtij viti. 
“Përgjegjësia ime e parë tash është që ta kthej sigurinë dhe stabilitetin 
në  vend, për të prodhuar tranzicion paqësor të pushtetit, në një atmosferë 
që e  mbron Egjiptin dhe egjiptianët, duke ia lënë autoritetin kujdoqoftë që 
zgjidhet  nga populli në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”.  
“E them sinqerisht - pavarësisht nga zhvillimet e tashme - unë nuk kam 
qëllim  të garoj edhe për një mandat tjetër presidencial. Një pjesë të madhe të 
jetës  sime e kam kaluar në shërbim të Egjiptit dhe popullit të tij, por 
tash jam shumë  i përkushtuar, që për të mirën e vendit, ta përfundoj mandatin 
tim”, tha  presidenti 82-vjeçar. 
Por, përgjigjja e turmës në sheshin Tahrir ndaj fjalimit të Mubarakut, 
ishte  brohoritja: “Largohu, largohu”. 
Liderët opozitarë menjëherë e kanë hedhur poshtë propozimin e Mubarakut. 
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Muhamed ElBaradei, njëherësh ish-drejtor i 
 Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, që u kthye në Kajro javën 
e  kaluar, duke u shndërruar në personalitet të unifikimit të opozitës, 
fjalimin e  Mubarakut, e vlerësoi si “mashtrim”.  
Ai theksoi se “si gjithnjë, Mubarak nuk e dëgjon popullin e tij”. 
Njëherësh, grupi më i madh opozitar, Vëllazëria Myslimane, tha se oferta e  
Mubarakut për ta kryer mandatin e tij, nuk e plotëson asnjë kërkesë nga 
populli  i Egjiptit. 
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, që foli me telefon me 
zotin  Mubarak pas fjalimit të tij në televizion, tha se Mubaraku “e kupton se 
status  kuoja nuk është e qëndrueshme” dhe se ndryshimi duhet të ndodhë.  
Në atë që është parë si tërheqje efektive e mbështetjes së Shteteve të  
Bashkuara nga aleati më i afërt në botën arabe, Barak Obama tha se i ka thënë  
Mubarakut se ndryshimi duhet të fillojë menjëherë në Egjipt. 
“Ajo që është e qartë dhe ajo që unë e indikova sonte te presidenti 
Mubarak,  është besimi im se një tranzicion i rregullt duhet të jetë kuptimplotë, 
duhet të  jetë paqësor dhe duhet të fillojë tash”, tha Barak Obama. 
Por, në rrugët e Kajros disa demonstrues duket se ishin të kënaqur me 
ofertën  e Mubarakut për ta kryer mandatin e tij të presidentit. 
Organizatorët e protestës kanë premtuar se do të vazhdojnë ta okupojnë  
sheshin Tahrir në Kajro, derisa Mubaraku të  tërhiqet.(rel)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.