Nderroi jete ne New York ne moshen 58 vjeçare artistja Rajmonda Dabulla

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Nderroi jete ne New York ne moshen 58 vjeçare artistja  Rajmonda Dabulla 



Nga Dalip Greca



Nje lajm i dhimbshem nga diaspora shqiptare ne New York,  nderroi jete, ne 
moshen 58 vjeçare, artistja e njohur, mezzo- sopranoja Rajmonda  Dabulla. E 
ndjera ishte duke u mjekuar ne Jacobi Hospital, por nuk arriti qe ta  
kaperceje semundjen. 



Te  shtunen, 5 shkurt 2011, ne oren 2 pasdite, pushoi zemra e artistes, 
duke lene ne  pikellim te thelle bashkeshortin Kujtim Dabulla dhe vajzen, Irida 
Herri, e cila  udhetoi nga Gjermania dhe iu gjend tek koka nenes se dashur.

Rajmonda keto dite do te festonte 58 vjetorin e lindjes (8 shkurt), por  
semundja e mori para kohe, duke lene ne pikellim e dhimbje familjen, 
komunitetin  e artisteve, miqet dhe te afermit. Rajmonda Dabulla lindi ne Tirane ne 8 
Shkurt  1953. Qe ne moshen e femijerise u aktivizua ne Pallatin e 
Pioniereve ne Tirane.  Pasioni i saj per kanton e beri qe te vazhdoje me tej studimet 
ne Akademine e  Arteve te Bukura. Ne vitin 1978 u emerua si soliste ne 
Teatrin e Operas dhe  Baletit, ku u aktivizua ne shume opera qe viheshin ne 
skene ne ate kohe, si Toka  Jone, Karmen, Berberi i Sevilies, etj.. Karriera e 
saj, megjithese e shkurter,  nga viti 1978-1985, ishte e mbushur me shfaqje 
dhe koncerte brenda dhe jashte  vendit si Greqi dhe France. Ne koncertin qe 
ajo zhvilloi ne Greqi se bashku me  tenorin e njohur shqiptar Gaqo Çako, u 
vleresua nga media greke si "Maria Callas  e Shqiperise". Krahas punes se saj 
si soliste, ajo gjithashtu punoi edhe si  pedagoge ne Akademine e Arteve te 
Bukura ne Tirane. 

Megjithese karriera e saj ishte e shkurter per arsye shendetesore, talenti  
dhe zeri i saj operistik nuk do te harrohen per nje kohe te gjate nga  
personalitetet e muzikes shqiptare.

Edhe ketu ne emigracion, megjithe problemet e shendetit, ajo nuk e nderpreu 
 aktivitetin; por iu pergjigj kerkesave te komunitteit per te qene 
pjesmarrese ne  veprimtarite kulturore. Zeri i saj shoqeroi sa e sa veprimtari ne 
Qendren  kulturore te hebrejve "Bronx House", ku mblidhej shpesh edhe 
komuniteti  shqiptar. Jo vetem kaq por ajo u tregua e palodhur edhe ne pergatitjen e 
 talenteve te reja te komunitetit; femijeve shiptare. Rajmonden e kemi pare 
edhe  ne Festivalet Shqiptare qe organizohen ne New York. Ne Festivalin 
Shqiptar te  vitit 2008,organizuar nga Qendra Kulturore "Nene Tereza" ishte 
pjese e Jurise se  Festivalit.
Ketu e tutje zeri i Rajmondes do te na mungoje, ndersa buzeqeshja  e saj, 
qe trimufoi mbi dhembjet e trupit, nuk do te shuhet kurre nga kujtesa  jone. 
Monda ishte e dashur, e sjellshme, e respektuar nga te  gjithe.
Komuniteti shqiptar natyrisht qe do t'i gjendet prane familjes per ta  
percjelle artisten me nderime e respekt.


Lajmi i dhimbshëm i ndarjes nga jeta i artistes së talentuar,  
mezzo-sopranos Rajmonda Dabulla, e ka goditur rëndë komunitetin e artistëve  shqiptarë 
në SHBA.  
Familja  jonë, që kishte miqësi me Mondën, ndjehet e trishtuar nga vdekja e 
saj e  parakohshme. Monda ishte një artiste e talentuar, e mrekullushme, 
ajo u  duartrokit në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare, por sëmundja ia 
ndërpreu  rrugën artistike.  
Rajmonda ishte një artiste e talentuar dhe një zonjë fisnike. Të gjithëve  
do të na mungojë Monda jonë me shpirt fisnike; do të na mungojë artistja dhe 
 njeriu i mirë. 
I shprehim ngushëllime bashkëshortit Kujtim, vajzës Irida dhe të gjithë  të 
afërmëve dhe miqëve. 
Pushoftë në paqe shpirti i Mondës! 
Pirro  Mani 
Pavlina  Mani 
New York, 6 shkurt  2011
 
 
Per te interesuarit, telefoni eshte ( 646) 418-0078)
 
 


 (http://www.facebook.com/photo.php?pid=629445&id=100000568512291) 





_Home_ (http://www.gazetadielli.com/)   _Numri i Fundit_ 
(aoldb://mail/latest-issue)   _JANUARY 2011_ (aoldb://mail/latest-issue/51-january-2011)   
Ndërroi jetë në New  York në moshën 58 vjeçare artistja Rajmonda Dabulla 
Ndërroi jetë në New York në moshën 58 vjeçare artistja  Rajmonda Dabulla 
 

_E-mail_ 
(aoldb://mail/component/mailto/?tmpl=component&link=aHR0cDovL3d3dy5nYXpldGFkaWVsbGkuY29tL2xhdGVzdC1pc3N1ZS81MS1qYW51YXJ5LTIwMTEvMTE5OS1uZGVycm9
pLWpldGUtbmUtbmV3LXlvcmstbmUtbW9zaGVuLTU4LXZqZWNhcmUtYXJ0aXN0amEtcmFqbW9uZGE
tZGFidWxsYQ==)  

 
Nga Dalip  Greca 
Një lajm  i dhimbshëm nga diaspora shqiptare në New York, ndërroi jetë, në 
moshën 58  vjeçare, artistja e njohur, mezzo- sopranoja Rajmonda Dabulla. E 
ndjera ishte  duke u mjekuar në Jacobi Hospital, por nuk arriti që ta 
kapërcejë sëmundjen.  
Të shtunën, 5 shkurt 2011, në orën 2 pasdite, pushoi zemra e artistes,  
duke lënë në pikëllim të thellë bashkëshortin Kujtim Dabulla dhe vajzën, Irida  
Herri, e cila udhëtoi nga Gjermania dhe iu gjend tek koka nënës së  dashur. 
Rajmonda këto ditë do të festonte 58  vjetorin e lindjes (8 shkurt), por 
sëmundja e mori para kohe, duke lënë në  pikëllim e dhimbje familjen, 
komunitetin e artistëve, miqët dhe të afërmit.  Rajmonda Dabulla lindi në Tiranë në  
8 Shkurt 1953. Që në moshën e fëmijërisë u aktivizua në Pallatin e 
Pionierëve në  Tiranë. Pasioni i saj për kanton e bëri që të vazhdojë më tej 
studimet në  Akademinë e Arteve të Bukura. Në vitin 1978 u emërua si soliste në 
Teatrin e  Operas dhe Baletit, ku u aktivizua në shumë opera që viheshin në 
skenë në atë  kohë, si Toka Jonë, Karmen, Berberi i Sevilies, etj.. Karriera e 
saj, megjithëse  e shkurtër, nga viti 1978-1985, ishte e mbushur me shfaqje 
dhe koncerte brenda  dhe jashtë vendit si Greqi dhe Francë. Në koncertin që 
ajo zhvilloi në Greqi së  bashku me tenorin e njohur shqiptar Gaqo Çako, u 
vlerësua nga media greke si  “Maria Callas e Shqipërisë”. Krahas punës së 
saj si soliste, ajo gjithashtu  punoi edhe si pedagoge në Akademinë e Arteve 
të Bukura në Tiranë.  
Megjithëse karriera e saj ishte e shkurtër për arsye shëndetësore,  talenti 
dhe zëri i saj operistik nuk do të harrohen për një kohë të gjatë nga  
personalitetet e muzikës shqiptare. 
Edhe këtu në emigracion, megjithë problemet e shëndetit, ajo nuk e  
ndërpreu aktivitetin; por iu përgjigj kërkesave të komunitteit për të qenë  
pjesmarrëse në veprimtaritë kulturore. Zëri i saj shoqëroi sa e sa veprimtari në  
Qendrën kulturore të hebrejve “Bronx House”, ku mblidhej shpesh edhe 
komuniteti  shqiptar. Jo vetëm kaq por ajo u tregua e palodhur edhe në përgatitjen 
e  talenteve të reja të komunitetit; fëmijëve shiptarë. Rajmondën e kemi 
parë edhe  në Festivalet Shqiptare që organizohen në New York. Në Festivalin 
Shqiptar të  vitit 2008,organizuar nga Qendra Kulturore “Nënë Tereza” ishte 
pjesë e Jurisë së  Festivalit. 
Këtu e tutje zëri i Rajmondës do të na mungojë, ndersa buzëqeshja e saj,  
që trimufoi mbi dhembjet e trupit, nuk do të shuhet kurrë nga kujtesa jonë.  
Monda ishte e dashur, e sjellshme, e respektuar nga të gjithë. 
Komuniteti shqiptar natyrisht që do t’i gjendet pranë familjes për ta  
përcjellë artisten me nderime e respekt. 
Lajmi i dhimbshëm i ndarjes nga jeta i artistes së talentuar,  
mezzo-sopranos Rajmonda Dabulla, e ka goditur rëndë komunitetin e artistëve  shqiptarë 
në SHBA. 
Familja  jonë, që kishte miqësi me Mondën, ndjehet e trishtuar nga vdekja e 
saj e  parakohshme. Monda ishte një artiste e talentuar, e mrekullushme, 
ajo u  duartrokit në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare, por sëmundja ia 
ndërpreu  rrugën artistike.  
Rajmonda ishte një artiste e talentuar dhe një zonjë fisnike. Të gjithëve  
do të na mungojë Monda jonë me shpirt fisnike; do të na mungojë artistja dhe 
 njeriu i mirë. 
I shprehim ngushëllime bashkëshortit Kujtim, vajzës Irida dhe të gjithë  të 
afërmëve dhe miqëve. 
Pushoftë në paqe shpirti i Mondës! 
Pirro  Mani 
Pavlina  Mani 
New York, 6 shkurt  2011 
Per te interesuarit, telefoni eshte ( 646)  418-0078)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.